Biografik

Dhuratë Akademisë së akademizuar apo akademizim i Demokracisë? (”LINCOLN”- film amerikan me regji te Steven Spielberg)


Qe e ka nje gje te mire te pakontestueshme filmi i fundit i Spielbergut, e ka : faktin qe nuk ka rene ne gracken e biopic-ut (biography picture), domethene rrefimin e gjithe jetes se nje personazhi historik. Problemi i filmave biografike eshte se shpesh ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real : nga fillmi i jetes se tij e deri ne fund te saj ! Por mua më duket se nuk eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) qe te marre persiper te shfaqë si duhet (dmth, bindshem artistikisht !) kete gje, ndaj dhe filma te tille behen patetike, kur shikojme personazhin me paruke, ne fund te filmit, me demek, i plakur. Dhe tra-la-la-ra te tjera te kesaj natyre.

“Lincoln” rrefen vetem 5-6 muajt e fundit te jetes se presidentit te 16 te SHBA-ve dhe pershkruan nje aksion preciz : ate te votimit te amandamentit mbi abolimin e skllaverise. Qellimi i regjizorit eshte evident : vizatimi i portretit te nje inteligjence politike (asaj te Lincoln-it), e me kete rast, nje fare reflektimi mbi demokracine dhe inteligjencen politike ne pergjithesi (per kete te dyten, gjithshka eshte e lidhur me koincidimin e fundit te Luftes Civile ne Amerike, dhe votimit te amendamentit ne fjale : “martesa” e te dyjave, lejtmotiv i vertete i gjithe filmit, eshte aq i pamundur, sa qe kthehet ne kusht te se Mundshmes). E Mundshmja qe, ne fund te filmit, ndodh realisht.
ÇDV.

E megjithate :
Nese elozhet per demokracine (qe ndjehen jo pak ne film) nga ana e regjizorit (doemos, ne kuadrin e nje ere obamajane) nuk kane absolutisht asgje te keqe, mbetet te shihet ana tjeter e medaljes se “Lincoln”-it, forma e tij, dhe ndofta aty mund te kerkojme diçka qe mund te na çoje ne te tjera konkluzione. Ne fakt, duhet pranuar se filmi eshte jo pak instructiv, edukativ– te themi (gati-gati ne sensin pejorativ te fjales). Dakort, trajtimi artistik i ngajrjes behet ne menyre shume komplekse (votimi i amandamentit u realizua permes korrupsionit politik- kete filmi jo vetem nuk e fsheh, por i mëshon jo pak !), por gjithsesi, akademizmi vizual, estetik, artistik, eshte ai qe vë vulen i fundit, ai qe mbetet ne shijen e fundit fare, siç te le nje filxhan kafeje. Ky akademizem i vullnetshem (i bere me vetedije) i jep “Lincoln”-it shijen e diçkaje pa hapje ndaj te sotmes, pa tingellim aktual (si te thuash). Filmi (ngjarja e ‘djeshme’) tingellon si pa te neserme (si pa te sotme). Ose per te qene preciz : kete hapje ndaj te tashmes, filmi i Tarantinos e kishte. Ky jo ! Nderkohe qe te dy filmat, flasin pothuaj per te njejten teme.
Nga vjen nje gje e tille ??

Se pari, pa dyshim nga akademizmi i regjisë. Nga akademizmi i Spielberg-ut. Ndofta kjo eshte zgjedhur si menyre qe filmi te mund te mikloje anetaret e Akademise se Oscar (se zhytur prej dekadash ne akademizem shijesh !) per trofejt e ceremonise se fund-shkurtit.
Megjithate ky do te ishte nje shpjegim reduktues, Speilbergu ka fituar Oscar sa eshte fryre : duhet qemtuar me tej. Per shembull, ne nje fakt te thjeshte si ky qe do citoj tani e qe e lexova diku : sot, pra 150 vjet pas abolimit te skllaverise, SHBA-ja vazhdon te kete njerez me ngjyre neper burgje me teper se sa kishte skllever para 150 vjetesh ! Pra, a nuk vazhdon te mbetet SHBA nje vend i nje pabarzie te thelle ?? Kete ‘dimension’ aktual (te ilustruar me ‘detajin’ qe sapo solla) e qe Djangoja i Tarantinos e transmeton ne menyre brilante, “Lincolni” nuk e ka : te pakten Speilberg-u nuk ka patur sy per ta pare, e keshtu, per te na e transmetuar permes filmit te tij, ne nje menyre ose ne nje tjeter (eshte pune e tij!) : tek “Lincoln”, gjithshka mbyllet (sigurisht, jo vetem skenarisht !!) ne shek XIX, permes nje akademizmi po aq te moçem.

Apo mos vete filmi eshte, padashur, prova reale e akademiz(i)mit te demokracise ??

6.8

trailer :

Posted on 30th January 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

“Autobigrafia e Nikolae Çausheskut” – film rumun me regji te Andrei Ujica-s

Nese ky film (plot 3 oresh !) ka ’shpikur’ diçka, pa dyshim ky eshte fakti se behet fjale per nje film autobiografik, ose thene ndryshe, autori i ketij filmi i bie te jete Nicolae Caushesku, kryetari i PK Rumune dhe president i Rumanise nga 1965 deri ne 1989-n. Dua te them se filmi perdor vetem imazhe te lejuara nga regjimi i Çausheskut, pergjate 25 viteve te mbreterimit te tij (bejne perjashtim imazhet disa minuteshe ne fund te filmit, ato te procesit gjyqesor, zhvilluar te nesermen e rrezimit nga froni te presidentit rumun).

E megjithate, sigurisht qe ky film e ka nje regjizor. Dhe qe sigurisht eshtge Andrei Ujica (dokumentarist rumun tek te 50-at) dhe tejet i talentuar ! Filmi i tij, “Autobiografia e Nikolae Causheskut” më kujtoi nje shprehje te famshme te regjizores belge Chantal Akerman : “Nje film i mire eshte nje film qe ngrihet kunder montazhit, gjithe duke u mbeshtetur tek ai” (”avec et contre le montage). Ketu qendron padyshim dhe forca e filmit ne fjale : montazhi dhe vetem ai !

°°°

Per ata qe do te donin te mesonin mbi historine e Rumanise Socialiste nen udheheqjen e ‘Conducator’-it (Udheheqesit), më mire te lexojne Wikipedian : politika e tij e Jashtme, politikat pro-natalitetit, borxhet e jashtme katastrofike ndaj Perendimit… : te gjitha jane edhe ne film, por ne nje menyre shume te ekonomizuar, duke mos e kthyer filmin ne didaktizem (mesim-dhenie) : gjithshka analizohet nga pikeshikimi i imazheve dhe vetem i tyre : autokracia e diktatorit pershfaqet vetem duke shikuar reflektimin e kesaj autokracie personale tek autokracia estetike (imazhet zyrtare) te regjimit. S’ka asnje koment, asnje zë ‘off’, gjithshka eshte imazh i kohes. ‘Komentet’ i ben vete spektatori, ne heshtje.

Ja nja dy qe bera une :

1. Andej nga fillimi i filmit, ka nje skene qe tregon Çausheskun tek viziton nje dyqan shitjeje ushqimesh. Jemi andej nga fundi i viteve ‘60. Dyqani eshte plot, begati e madhe : Çausheskut i qesh fytyra !
Andej nga treçereku i filmit, imazhet (gjithmone imazhe zyrtare te kohes !) tregojne nje tjeter vizite te Conducatorit, andej nga mesi i viteve ‘80, ne nje kompleks dyqanesh ne Bukuresht : dyqanet jane ‘gjasme’ plot, nuk ka pike entuziazmi, perveç dy-tre shiteseve qe duartrokasin mekanikisht ; Çaushesku shfaqet i plakur, i pjerdhur… . Demonstrim me te qarte nuk ka ku te shkoje : klasa punetore, qe vertet e mori pushtetin ne jo pak vende te botes pergjate shekullit te 20, u tregua e pa-afte te sjelle nje ndryshim te qendrueshem ekonomik, duke kaluar nga menyra kapitaliste e prodhimit ne ate komuniste te prodhimit.

Pse them ‘klasa punetore’ ? Sepse ka nje sekuence andej nga mesi i filmit, ku shfaqet Çaushesku (andej nga vitet ‘70) pergjate nje ceremonie te marrjes se titullit “Honoris Causa” ne Universitetin e Bukureshtit. Çaushesku mban nje fjalim, dhe thote midis te tjerash se origjina e tij familjare ka qene punetore, dhe vete ai ne fillimet e aktivitetit te tij politik ka qene punetor, por qe ju desh te konvertohet ne intelektual (lider).
Me kete, ai jo vetem shpreh nje te vertete personale, por shpreh dhe esencen e militantizmit komunist (e kam fjalen per atë të bazuar ne matricen marksiste-leniniste) : martesën e Mbretit filozof (Platon) me Princin Djall (Makiavelin). Ose thene ndryshe, çdo intelektual duhej te perballej me çeshtje praktike, sikunder çdo militant duhej te zoteronte çeshtjet teorike ! Por pikerisht ketu deshtuan vendet socialiste : efikase ne aksion (rezistence ndaj fashizmit, marrja e Pallatit te Dimrit… etj etj), kjo formule teoriko-praktike doli huq pikerisht ne momentin kur subjekti revolucionar u perball me ndryshimin e menyres se prodhimit (nga ajo kapitaliste, ne ate socialiste) : pasi zbythen klasen e vjeter, njerezit e dale nga ‘gjiri i klases punetore’ (rasti Çausheskut eshte nje rast i tille, par excellence !), nuk arriten te behen ate qe Marksi e quante nje “Intelekt i Gjithanshem’ (General Intellect).

2. Nje tjeter koment qe bera me veten time, pas shikimit te filmit :
Filmi fillon me imazhet e procesit gjyqesor ne Targovishte, ne 1989, ne fund te te cilit, Causheskut dhe gruas se tij ja numerojne ne lule te ballit. Kuadri filmik meriton te analizohet.
Ne qender te tij, çifti presidencial, te ulur prane njeri-tjetrit. Degjohet nje zë ‘off’ ushtaraku, qe ben pyetje qe e kane brenda pergjigjen. Zor se kjo mund te quhet nje gjykate. Aq me pak, gjykate ushtarake. Me se shumti, duket si nje ’sitcom’, nga ata qe transmetohen ne USA, direkt, gjate te cileve publiku eshte ne salle.
Dhe ne fund te filmit, me lindi ideja se nje ’sitcom’ te tille e kisha pare edhe pergjate gjithe filmit : nje çift burre e grua jane pergjate gjithe kohes perpara kameras.
Thene ndryshe, kameramani qe filmoi proçesin gjyqesor ne Targoviste, ne 1989-n, nuk ndryshoi ndonje regjim imazhi, mbajti te njejtin regjim : atë te SITCOM-it. Si shpjegohet qe, ata qe permbysen Causheskun, nuk arriten te prodhojne nje tjeter dispozitiv filmik, por veçse te perzgjasin atë qe ekzistonte tashmë ? (SITCOM-i gati 30 vjeçar). I bie qe nuk ka patur revolucion : thjesht nje fund (THE END) i programit (permes eleminimit fizik te çiftit) me nga nje plumb ballit, dhe kaq.

Ne fakt, ”Autobografia e Causheskut nuk ofron pergjigje. Ofron pyetje. Dmth ofron imazhe, me te cilat spektatori “kokën hengert” !

nota : 10 !

Posted on 3rd May 2011
Under: Rumani | 3 Comments »

Filma Biografike

    

    

Filmat biografikë (bio-pics) :

E kemi thene disa here ketu qe, problemi i filmave biografike eshte se shpesh ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real : nga fillmi i jetes se tij deri ne fund. Mua më duket se nuk eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) qe te marre persiper te shfaqë si duhet (dmth, bindshem artistikisht !) kete gje. Ndaj dhe filma te tille behen patetike, kur shikojme personazhin me paruke, ne fund te filmit, me demek, i plakur…. E te tilla karagjozlleqe enfantile…

Keshtu qe i bie, qe, filmat e mire biografike jane ata qe se pari plotesojne kete “kusht”, pra te rrefejne vetem nje copë-jete nga ajo e nje personi (heroi…).

Sot prodhohen jo pak filma biografike, por te mirët numerohen me gishtat e njeres dorë :

  1. Il vangelo secondo Matteo (Ungjilli sipas Shën-Mateos) (1964) me regji te Pier Paolo Pasolini (Itali) padyshim, I VETMI FILM I MIRE kushtuar Jezu-Krishtit!
  2. The Queen (2006) me regji te Stephen Frears(Angli) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…tephen-frears/
  3. Jeanne d’Arc (1928) me regji te Carl Theodor Dreyer (Danimarke)
  4. The sun (2005) me regji te Alexandr Sokurov (Rusi) http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2009/0…xandr-sokurov/
  5. Van Gogh (1991) me regji te Maurice Pialat (France)
  6. Moloch (1999) me regji te Alexandr Sokurov (Rusi) – pa dyshim, i vetmi film i mire “kushtuar” Hitlerit !

***

Posted on 18th August 2009
Under: Te ndryshmeTOPLIST | No Comments »

 

 

Che Guevara- PJESA E DYTE (Gueriljet) – film amerikan nga Steven Soderbergh

Domethënë, nje minister ekonomie (Che Guevara, Minister i Ekonomise se Republikes se Kubes, ne vitet 59-67, pas trimufit te Revolucionit kubanez), vendos te largohet gati fshehurazi nga vendi i tij dhe te futet klandestinçe ne Bolivi, per te eksportuar revolucionin anembane Amerikes Latine. Dhe del huq. E ça huqi se, keq fare!

Pjesa e dyte e Che, me pelqeu po aq sa e para. Gjynah qe filmi eshte i ndare ne dy pjese; do ish mire te shikohej si nje i tërë, ashtu sikunder dhe ishte konceptuar ne fillim : nje film i vetem 5 orësh.
Vrasja e Che (fundi) eshte nje nga me te bukurit qe me kane pare syte ne nje film!

Soderbergh, e ke qare! (dhe une bashke me te…)

***

Posted on 22nd March 2009
Under: USASoderbergh | No Comments »

Che Guevara – pjesa e I – film amerikan nga Steven Soderbergh

Ajo qe me beri pershtypje ne kete film eshte se, 2/3 e filmit me pelqyen shume, ndersa 1/3 e fundit, me là komplet te ftohte. Po shpjegohem.

Se pari, kjo foto:

Pikerisht, siç e tregon dhe fotoja, pergjate gati 90 minutave te para te filmit (po i quaj 2/3 e filmit), Che Guevara shfaqet duke pergatitur revolten ne Kubë (vitet 1957-58). Regjizori nuk shfaq pothuaj asnje pike-veshtrimi te tijen, por vetem dokumenton, dokumenton dhe dokumenton: shohim Che Guevarën (argjentinas, mjek per nga profesioni) qe sheron te plagosurit, qe merret me arsimimin e analfabeteve, me rekrutimin e ushtareve te rinj. Shohim Che qe behet derr, merzitet, tamam si ne foton e më-lartme (normal: edhe revolucionarët kane te drejte te merziten e te behen derr, apo jo?! Njerez jane). Kjo per mua eshte dhe pjesa me e mrekullueshme e filmit. Me pelqeu sa s’ka më!
Skenat jane te nderthurura me imazhe te Che, ne bardh e zi, 6-7 vite me vone, gjate nje vizite te tij ne New York, ne 1964. E shohim Che tek jep nje interviste per nje gazetare amerikane, tek flet ne OKB. Eshte e vetmja menyre per te mesuar mbi opinionet e tij politike. Biles ne nje moment, ne tribunen e OKB-se, thote: “Më ne fund, nje vend amerikan (e ka fjalen per Kubën!), eshte kthyer ne nje vend te lire dhe te pavarur“, gje qe me beri te rikujtoj ate qe Godard e ka thene shpesh me humor: “Amerikanët kane vjedhur emrin e nje kontinenti te tere per t’ja vene vendit te tyre – Shtetet e Bashkuara te Amerikes).

Pastaj vjen pjesa e fundit (1/3 e filmit, te themi), marrja e qytetit Santa-Clara nga revolucionaret e Che, bastioni i parafundit i qeverise se asokohe kubane te diktatorit Batista. Kjo eshte pjesa qe pothuaj nuk me pelqeu, me là te ftohte pasi dhe ngjan me nje rikonstruksion historik pa ndonje interes. Te presim pjesen e dyte, ne shkurt…

Si perfundim, me ka mbetur ne memorje shija shume emire qe me là pjesa me e madhe e filmit. Nuk i shqita syte nga ekrani. Biles mu duk se pashe ne syte e Che Guevarës atë qe thote Salvador Aliende, ish-presidenti kilian, ne nje dokumentar te rralle te Chris Marker te titulluar “Le fond de l’air est rouge” (Ajri eshte i kuq), e citoj: “Ne jeten time, kam mundur te shikoj melankolinë e te Majtes ne pushtet vetem ne dy palë sy: ne ato te Che Guevares dhe ne ato te Çu Enlait “.

***

Posted on 22nd March 2009
Under: USASoderbergh | No Comments »

LAST DAYS – filmi i fundit i Gus Van Sant

Image result“Last days” eshte nje veper shume e mire filmike e Gus van Sant-it (GVS). Ashtu sikunder pretendon dhe vete autori, bashke me “Elefant” dhe “Jerry”, filmi perben nje trilogji interesante mbi temën e vdekjes.

Sikunder ka paralajmeruar dhe kritika, filmi mund ti zhgenjeje fansat e Kurt Kobain, kengetarit te “Nirvana”-s, grupit mitik rrok te viteve ‘90, sepse filmi nuk ka te “bëjë” aq shume me kengetarin ne fjale (ne kuptimin sociologjik te personazhit) sesa me portretizimin e dikujt qe eshte “i gjallë pa u futur në dhé” dhe raportet qe ai krijon ne momentin e kufirit gjallê-vdekur.
Dhe kete veçse GVS di ta tregoje me gjuhen filmike te heshtjes. Ne 90 minuta film, personazhi kryesor pothuaj nuk flet as dhe nje fjale te vetme, dhe GVS filmon mrekullueshem heshtjen ose me sakt mermeritjen e tij. Doemos, filmi eshte me shume nje veper qe i adresohet nje publiku kinefil, perndryshe rrezikon te mos kutohet dhe te kualifikohet si “film i merzitshem ku nuk ndodh asgje“…

Gjithsesi, nuk besoj qe “Last days” te jete Palma e Arte e festivalit. Ndofta, mund te fitoje çmimin e mizaskenës (qe eshte nje nga 7 çmimet qe shperndan juria) dhe kete çmim, filmi do ta meritonte (pergjate 90 minutave, nuk ndodh asgje, dhe prap se prap, “ndodh” gjithshka !)

 

Posted on 11th March 2009
Under: G. van Sant | No Comments »

“GRIZZLY MAN” – film i Werner HERZOG

Image resultShkova pashê filmin e fundit te nje prej regjizoreve aktualë me te medhenj, gjermanit te famshëm HERZOG, autor i “Fitzcarraldo” apo “Aguirre”.

“GRIZZLY MAN” eshte nje dokumentar-fiksion dy orësh qe rrefen jeten e Timothy Treadwell, ekologjist amerikan qe kaloi 13 vite te jetes se tij ne Alaska, midis arinjve te egër qe quhen grizzly, per ti mbrojtur ata nga gjuetia e pa-principë dhe nga rreziku i zhdukjes. Herzog perdor ne dokumentarin e tij nje pjese te mire te imazheve filmike qe Timothy Treadwell xhiroi gjate kohes se qendrimit te tij midis arinjve, deri sa nje dite vjeshte ai u gllaberua nga njeri prej tyre.

Nje dokumentar-fiksion pasionant mbi çmendinë humane dhe tejkalimin nga njeriu te kufijve te natyrës: regjizori Herzog njihet prej kohësh si mjeshtër i xhirimeve apokaliptike dhe kete e provon edhe nje here permes “Grizzly man” : cili eshte Timothy Treadwell :nje ekologjist i çmendur?, nje vizioner i ekzaltuar?

Kur Timothy Treadwell, ne shoqerine e te dashures se tij u gllabërua nga nje prej grizzly-t (arinjt e egër), kamera e xhirimit te tij ishte duke punuar, por kapaku kish bllokuar fokusin e kamerës, nderkohe qe zeri funksiononte fare mire. Nje sekuence e filmit tregon regjizorin Herzog duke degjuar me walk-man kasetën me klithmat e Timothy Treadwell-it dhe te fejuarës se tij ne momentin qe ariu grizzly i shqyen dhe i gëlltit te dy, por ne si spektatorë, edhe pse nuk i degjojme ato klithma, kalojme nje nga momentet me te forta qe mund te perjetohen ne nje film.

 

Posted on 9th March 2009
Under: HerzogGjermani | No Comments »

“THE AVIATOR” – analizë e vogël.

Image resultMe ne fund, pas gati dy javesh nga dita e daljes ne kinemate e ketushme, pashë Scorsese-n e fundit (autor i “taxi driver”, “the last tentation of the Christ”, “Raging bull”…). Pra pashe “THE AVIATOR”.

Ok, po perpiqem te shkruaj diçka edhe pse nuk kane kaluar me shume se 24 ore nga shikimi i filmit dhe “kapërdimi” i filmit me duket se ende nuk eshte kryer.

Si fillim, duhet thene se çuditerisht, filmi ja del mbanë : Pra, eshte i arritur ! Them çuditerisht, pasi ne aparence i ka te gjithe simptomat e filmit te sëmurë që në zanafillë: film-megaproduksion, film me skenar te komanduar hollivudian…
Ndaj dhe shtrohet pyetja: kush e shpeton filmin ?

Doemos qe dy elementë: regjia e Martin Scorsese-s dhe loja e Leonardo DiCaprio-s.
I pari, pra regjizori, i cili intervenon ne menyre virtuoze duke e vendosur gjithe mizaskenen nen simboliken e karantinës (Q.U.A.R.A.N.T.I.N.E) arrin ti kaloje 165 minutat e filmit… pa u kuptuar ! (me perjashtime te vogla gjate 60 minutave te para). E gjitha kjo vishet me doza humane, qe e shpeton filmin nga aparenca e tij epike hollivudiane.

I dyti, DiCaprio, i cili fizikisht nuk ka asgje te ngjashme me Howard Hughes-in (filmi eshte biografi e miliarderit amerikan paranoiak), jo vetem ja del mbanë, por eshte per mendimin tim ne rolin e tij me te mire deri me sot: i jashtezakonshem dhe i magjishëm.
Fatkeqsisht, nuk ndodh e njejta gje me aktoret femra te filmit: qofte Cate Blanchett (ne rolin e Katharine Hepburn-it) , qofte Kate Beckinsale (ne rolin e Ava Gardner-it) jane te pabesueshme….

Thëne ndryshe, me disa gjera te vogla, filmi mund te ishte nje masterpiece totale kineatografike, por gjithsesi, edhe pse jo nje Citizen Kane , ja arrin te jete nja nga filmat më te mire dhe më elegantë te Scorsese-s e ndofta, nje nga me te miret e koheve te fundit.