Aksion

Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller

 

Historia : ish-polici rrugor Max Rockatansky (rol i luajtur nga Tom Hardy), sillet verdalle ne nje bote post-apokaliptiko-berthamore ne te cilen klane kanibalesh, sektesh dhe motoristesh perplasen per vdekje mes shkretetirash te pafundme ne kerkim te naftes dhe ujit. Ne rrethana paradoksale, atij do ti duhet te behet ortak me Imperatoren Furioza (luajtur nga Charlize Theron), kunder tiranit Immortan Joe, armikut te perbashket.

Gjithe duke qene blockbuster par excellence, Mad Max Fury Road ka meriten e shuarjes se mitit te 3 Mad Max-ëve pararendes per te mundesuar lindjen e nje miti te ri : merita sigurisht qe i takon regjizorit, i cili nuk bie ne batakun e klisheve te gatshme blockbusteriane por shkel territore te reja imagjinative, te guximshme nganjehere deri-deri ne kufijte e kinemase autoriale, gjithe duke marre persiper rrezikun e mos-pelqimit te filmit nga fansat tradicionalë te kesaj sage te famshme.

Western futurist, filmi eshte goxha modern (e di e di qe kjo fjale eshte fort e keqperdorur, por s’ka gje, pasi regjizori eshte koshient) dhe ‘djallezisht’ feminist (edhe kjo, s’ka gje te keqe apo moralizuese, sepse edhe kete gje regjizori e ben me qellim).

Modern, sepse godet me te paren. Pra, qe ne fillim, Mad Max imponohet permes aksionit, duke anashkaluar skenat preleminare debilizuese, aq tipike per filma te kesaj natyre. Modern, sepse injoron overcutting (detajizimin e nje skene aksioni ne dhjetra plane te vogla filmike, qe eshte dhe semundja me e keqe e filmave-aksion, a thua se spektatori eshte kokrra e budallait) : në vend te kesaj, filmi propozon nje rrefim pothuaj linear, te drejte si shigjeta, metafora e te cilit do te ishte fiks fotoja majtas. Nga i gjithe ky zjarr dhe llahtar, ‘paradoksalisht’ lind nje opera e vertete  Heavy Metal, lirike dhe baroke sa s’behet.

Feminist, sepse ‘in fine’, heroi kryesor i filmit nuk eshte Maxi, por… Furioza! (ketu ka te beje shume edhe fundi i filmit, te cilin nuk po e tregoj).
Te gjitha keto, e bejne “Mad Max -fury road” nje trashegimtar te denje te “Metropolisit” te Fritz Lang-ut (qyteti i ndare me dysh: ne njeren ane aristokracia, ne tjetren, populli skllav), te “Indiana Jones” (per nga ritmi testosteronian) dhe te “Matrix” (per te ardhmen e shkretuar), gjithe duke i dhene te drejten te kaleroje si nje kalores indipendent qe ridefinon (shpesh me jo pak finese !) kodet e filmave-aksion

nota : 8.7

trailer :https://www.youtube.com/watch?v=hEJnMQG9ev8

One Response to “Mad Max : Fury Road – film amerikan me regji te australianit George Miller”

  1. nowood Says:
    Isha kurioz per pikveshtrimin tend per kete film. Une e kam pare nje muaj e gjysme me pare dhe me pelqeu shume. Dhe ne fakt doli me i mire se c’e prisja si fans i Mad Max-it qe jam. Ky Mad Max konkurron pa frike me me e mirin e Mad Max-eve, ate te dytin.
    Ne 3D eshte breathtaking- si ne kuptimin anglez qe ka kjo fjale ashtu dhe ne kuptimin shqiptar (marrje fryme). Filmi eshte nga fillimi ne fund aksion i paster ose me sakte aksion esencial dhe e perfshin aq shume spektatorin sa ka vetem disa sekuanca qetesie por keto jane me shume per te marre fryme dhe ia fillon perseri….Per mua ky Mad Max eshte nje simfoni e aksionit. Ne ndryshim nga Mad Max 2 (Road Warrior) qe per mua eshte me i kompletuari nga te gjithe, ky Mad Max luan forte me esencialen e aksionit. Duket sikur sfida per Millerin ka qene te tregoje se edhe po theksove vetem aksionin mund te dale art i kulluar. Dhe ia ka dale.

“HANNA” – film anglo-amerikan me regji te Joe Wright

 Regjizori Joe Wright eshte anglez, por kete rradhe duket te kete punuar per nje film Hollywoodian. Më kujtohet te kem pare para dy-tre vitesh nje film anglez te tijin, “Atonement”, qe nuk e paskam komentu ketu ne forum. Por me kujtohet po aq mire se filmi më kish lene shijen se ishte realizuar nga nje regjizor qe ka vetem nje qellim – si te na çudisi me talentin e tij ! Por njeherësh me kujtohet te kem thene me vete se mire qe ky duket se ka talent si regjizor, po ç’dreqin ka që insiston kaq shumë të na e imponojë ! Shkurt, filmi i tij me kish lene shijen qe na lene ajo kategori njerezish qe takojme ne jete e qe mundohen te vene më ne pah nje cilesi qe fundja e kane. Edhe pse dukshem nuk kane nevoje ta bejne nje gje te tille…

“Hanna” më pelqeu ! Shumë ! Ne ndryshim nga “Atonement” (ku me kujtohet se imazhi filmik, në jo pak raste te krijonte pershtypjen e nje ilustrimi te bukur te nje libri te bukur), tek “Hanna” imazhi jeton, merr frymë, jeton ne menyre te pavarur nga skenari, nga intriga, na ‘libri’.

Hisoria eshte e thjeshte, biles i ngjan perrallave te vellezerve Grim. Por per nga forma dhe precizioni, filmi i ngjan gati-gati “Pickpocket” te Robert Bressonit. Dhe konfirmimi i nje aktoreje shume te re : Saoirse Ronan ! (vajza qe luan tek “Lovely Bones”) : pa frike, zbulimi më i magjishem ne kinemane anglofone, keto dy-tre vitet e fundit !

9.9

trailer i filmit : 
Y

Posted on 13th January 2012
Under: ThrillerUSAAksion | 2 Comments »

“I’m Number Four” – film amerikan me regji të D.J. Caruso


Nuk paska te sosur 2011-a  . Po shoh keto dite disa filma qe kishin dale vitin qe shkoi (2011), por qe me kishin shpetuar, edhe pse fort kisha dashur tu hidhja “nje sy”. Dhe bera mire qe i hodha jo vetem nje sy, por dy, ketij filmi.
Ne fakt, D.J.Caruso qenka vertet regjizor i talentuar, sepse edhe filmi i meparshem i tij “Eagle Eye“, me kish pelqyer !
I’M NUMBER FOUR” eshte i zhanrit fantastik me aksion, në te njejten linjë me sagat si “Harry Potter”, “Twilight”, “Narnia” etj. Por ne ndryshim nga keta, filmi ne fjale ka nje te mire te madhe dhe fort te rendesishme, per syte e mi : filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist.9.5

trailer


YouTube – I am Number Four – Official Trailer [HD]

***

Posted on 12th January 2012
Under: Sci-FiUSAAksion | No Comments »

“Sucker Punch” – film amerikan me regji të Zack Snyder

Ndalu Beg se ka hendek” – thote nje shprehje popullore : ky regjizori Zack Snyder nuk eshte dokushdo, sepse ka bo ca filma qe jane jo pak te njohur : per shembull, filmi i tij i parë (në 2003-shin) ka qene nje remake i “Zombi”-t, filmit legjendar te Romeros; korri sukses me filmin “300″ ne 2006-en; po aq sukses korri dy vjet më vone me “Watchmen”- adaptim i nje romani grafik i konsideruar deri asokohe si i paadaptueshem – (per mua, ai eshte filmi me i mire i Zack Snyderit ).

Ndersa “Sucker Punch“, me sa di une, komercialisht deshtoi komplet ne Amerike : as javen nuk e mbushi ne kinema ! Edhe shtypi i atjeshem ka qene fort i hidhur me filmin.
Ndersa mua nuk mu duk fort i keq !

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Historia eshte ajo e nje vajze, Babydoll, qellimi i vetem i se ciles eshte te arratiset nga spitali psikiatrik ku e kane futur me zor. Bashke me 4 shoqe te spitalit, Babydoll krijon nje arsenal te tere virtual dhe niset per lufte kunder krijesave fantastike (samurajve, gjarperinjve… etj etj). Deri ku shkon fuqia e shpirtit, per te fituar Lirinë ? (duket se eshte lejtmotivi i filmit, thene keshtu, intelektualçe).

Kete gje, çikat e arrijne permes kenges : kur ato kendojne e kercejne, fillojne e ‘fluturojne’ ne nje bote virtuale. Por pikerisht, ketu me duket se eshte difekti i filmit : regjizori nuk ka ditur ta filmoje kengen, spektaklin, komedine muzikore (musical theatre). Edhe pse, më duhet te pranoj qe, si rralle ndonjehere ne keto lloj filmash, ka diçka bindese prej realeje tek ky film. Ka diçka reale ne sensin qe, me gjithe historine virtuale te filmit, “Sucker Punch” arrin te na flasë per boten qe jetojme sot (per shembull, per platformat Wii) : më duket se kinemaja, qofte ajo edhe më fantastikja, fantazistja dhe imagjinarja, mbetet art i reales, akoma më mire po te kete vajza te bukra !). Ne kete sens, me duket se filmi arrin diçka (pra diçka prej realeje).

Ajo qe nuk me pleqeu shume, eshte estetika e filmit, tip “Brazil” (une e quaj shpesh, “ngjyre kake” ) ose po ta them më me politesë “ngjyre mustarde”); ose nje far’ estetike gotike e perzier me nje far’ adhurimi te fshehte per disiplinen alla-Rajhu i II e te tjera traplliqe femijerore, semundje kalimtare te zakonshme per keta çunat e talentum te Hollywoodit.

Gjithsesi, jo fort keq jo. Surpirize jo fort e parashikushme !

5.9

Posted on 7th July 2011
Under: USAAksion | No Comments »

“INCEPTION” – film amerikan me regji te Christopher Nolan

 

Mendimin tim per “INCEPTION”, blockbuster veror i 2010-es, e kam shkruar permes 2-3 postimeve tek blogu shqiptar “Peizazhe te Fjales“, nën nickname : STALKER.

Adresa eshte:

http://xhaxhai.wordpress.com/2010/07/23/endrra-filma-kujtime/

Nota ime per filmin : 4.5

***

Posted on 28th July 2010
Under: ThrillerSci-FiUSAAksion | 1 Comment »