Pseudo-Autore vs. Autore, kinema e Frances

“Le Roi de l’évasion” (MBRETI I ARRATISË)- film francez nga Alain Guiraudie

 

  Bash ne prezence te regjizorit, pashe filmin e tij te ri “Mbreti i arratisë” (”Le Roi de l’évasion“). I kisha pare me pare edhe 3 filmat e tjere te Alain Guiraudie-se. Nuk isha ne terren te panjohur.

Megjithate, siç e shpjegoi dhe ai vete, “Mbreti i arratise” eshte jo pak i ndryshem nga 3 te meparshmit (te realizuar ne nje shtrirje kohore gati 10 vjeçare). I ndryshem, qofte dhe per faktin e vetem se, kesaj rradhe, nuk behet fjale per nje vend gjeografik anonim (si zakonisht ne filmat e Guiraudie-se nuk thuhet kurre se ku dhe kur ndodh ngjarja qe rrefehet). Kesaj rradhe, PO. Plus qe ka dhe pak muzike ne film (e pa-imagjinueshme, ne filmat e tij te meparshem… !).

Doja te beja diçka tjeter” – tha regjizori. “Te çlirohesha nga disa “fiksime” qe me dukej se i vija vetes, qofte dhe “padashur“.

E prap se prap, “Mbreti i arratise” eshte film puro Guiraudian, dhe per mendimin tim, e çon ne nje stad superior krijimtarine e ketij regjizori tek te dyzetat).

Une pashe nje film te menduar (shume te menduar ! – per mendimin tim), mbi sensin qe ka (duhet te kete ??) liria seksuale, krejt anasjelltas nga ç’na e propozon per shembull Pedro Almodovar-i, i cili merret me se shumti me gay-pride, me clube,… etj etj. Guraudie-se i intereson e anasjellta, dmth i intereson seksualiteti klandestin. Ne nje fare menyre, kemi gati-gati nje kthim ne arkaizmin e zakoneve, nje kthim “prapa” ( ne thonjeza, ok ?!). Duket sikur filmi eshte gati-gati konservator, edhe pse ne te vertete nuk eshte ashtu. Nje “arkaizem i ri” propozohet ne vend te gjoja lirive alla-almodovariane.

Keto gjera me pelqyen shume ! Tonaliteti i filmit (qe sinqerisht, eshte i nje guximi gati-gati prej budallai !), pra tonaliteti i filmit eshte i nje subtiliteti te pa-matë. Më i holle nuk behet nje film, gjithe duke na shfaqur para syve nje trup kaq te “trashe” (te beshem) : personazhi kryesor peshon mbi 100kg dhe shfaqet jo rralle gjysem lakuriq ne film!

Dhe nje gje tjeter : filmit i heq kapelen per mungesen TOTALE te ç’faredo qofte teorie “te fshehte” (double-fond). Gjithshka ç’ka dashur te thote regjizori, shikohet me sy e degjohet me veshe (pune tjeter kush ka sy e kush ka veshe !), pa u kamufluar pas cilesdo qofte teorie apo pseudo-teorie.

.


 ah, harrova dy fjale per biseden qe u zhvillua pas shfaqjes se filmit, me regjizorin. E qe ishte mediokre. Sigurisht, jo per faj te tij, se sa per nivelin e ulet kinematografik te spektatoreve (e them pa nençmim). Edhe kete, sepse filmi u shfaq ne te vetmen kinema te qytetit tim qe respekton veten ne perzgjdhjet filmike qe ben dhe, edhe pse ishte paralajmeruar nje shfaqje-premiere ne prezence te regjizorit, pyetjet sikur vinin nga ndonje publik (20-30 veta…) qe thua se sapo kishte pare ndonje filmi mizerabel, ne mbremje, ne ekranin e televizorit te TF1 (ose ne RAIUNO). Kuptohet, kjo lidhet pazgjidhshmerisht me renien gjithe e me drastike te nivelit artistik te spektatorit kudo qofte, ne cilindo vend te botes aktuale ku jetojme (por nuk po i futem ketij debati…).

Dikush e pyeti regjizorin … , pse ishte aq e gjate skena kur personazhi kryesor ecen me biçiklete dhe mos ndofta kish harruar ta priste e ta bente me te shkurter ate skene… C’te thoshte i gjori, u pergjigj se perkundrazi, e kish shume per zemer ate skene filmike, por nuk di sa e kuptuan… (nuk besoj se e kuptuan, duke degjuar pyetjet qe ndoqen te mesipermen… e qe ishin te te njejtes natyre).

Mu krijua pershtypja se jo pak spektatore donin ta pranonin filmin vetem si “pune parodie” (deuxième degré), nderkohe qe i gjori Guiraudie ua tha qarte e thjesht qe jo, ky nuk ishte aspak qellimi i tij. Perkundrazi !
Nejse, edhe kjo lidhet me ate nivel ku e ka katandisur shijen e publikut aktual bombardimi me filma hollywoodiane apo pseudo-indipendente (po i bie shkurt), qofte dhe ate publik qe e mban veten per disi te kulturuar (me duket se ai eshte dhe me i keqi, ne fakt !).

I bera nje pyetje te vetme, duke deshiruar te dija se cilet regjiroze ka patur si “model” ne krijimtarine e tij, ose qofte dhe per “Mbreti i arratisë”. Më tha se kish vetem nje, gjermanin e ndjere Fassbinder. Biles citoi dhe filmin qe do te mund ta konsideronte si frymezues per filmin e tij : “Ali: Fear eats the soul” (“Angst essen Seele auf” – aka “Tous les autres s’appellent Ali”).
E kuptueshme : nga njera ane, nje e vé gjermane tek te 60-at qe bie ne dashuri me nje emigrant maroken tek te 30-at; nga ana tjeter, nje “ish”-homoseksual tek te 40-at qe bie ne dashuri me nje adolenshete.
Nje tjeter shembull qe konfirmon se ne filmat e mire, historite njerezore mbeten pergjithesishtte njejtat; ndryshoje (evoluojne) qellimet artistike te atyre regjizoreve qe kane per te thene diçka (dhe si e thone).


.
.
Citim Ne nje post tendin autor sikur ceke “njefare publiku gjoja i kulturuar, qe mbase eshte me i keqi” : mund te thuash te njejten gje per regjizoret.

Po ! Sigurisht, shume dakort !! Por nese do beja dy lista te vogla me regjizore te rinj (30-40 vjeçare) franceze e qe konsiderohen si autorë, nje njeren do vija ca te “kulturuar” (dmth pseudo-te-kulturuar) si :

  • François Ozon,
  • Christophe Honoré,
  • Jacques Audiard,
  • Mathieu Kassovitz…

Ndersa ne nje tjeter, shume here me te vogel, do fusja:

  • Rabah Ameur-Zaimeche,
  • Bertrand Bonello, e ndonje tjeter, por nuk do lija jasht
  • Alain Guraudie.

 

 

Advertisements