Toplista te Ndryshme

Vdes George Romero, babai i të gjallëve-të-vdekur

Ashtu sikurse kinemane e ka shpikur dikush, dikush ka shpikur edhe zombit, te gjallet-e-vdekur te kinemase. Dhe ky eshte George Romero, i cili dje ka vdekur “prej verteti”. “Night of the Living Dead” (1968) ishte femija e tij i pare, koncepti i te cilit qe prej asaj kohe eshte kopjuar e sterkopjaur nga dhjetra e qindra te tjere regjizore. Deri ne dhimbje. deri ne maskaradë.
Romero ben pjese tek ata te pakte kineaste qe kurre nuk e tradhetoi artin e tij. Nje nje interviste krejt te fundit te tij, jo pa te drejte ai shprehej i indinjuar per paçavure te tilla hollywoodiane si “World War Z” me aktorin-biznesmen Brad Pitt apo per serine “The Walking dead”, filma apo seri ne te cilet tashme mungon teresisht satira sociale, kritika subversive ndaj shoqerise amerikane (aq e rendesishme ne filmat me zobi te Romeros!) per tu zevendesuar me skena me demek ‘te frikshme’ (ku thjesht shihen zombi qe bejne masakra: aksion dhe vetem aksion).
Filmi i tij i fundit qe pata pare ne kinema ishte “Diary of the dead” (2009), po aq entuziasmues dhe funeber sa dhe gjithe filmat e tjere te mjeshtrit te cilet, ne menyren e tyre, gjithmone kane reflektuar klimen politike dhe sociale te epokes.
George Romero is dead.
Long live the leaving dead !


“Lol lol Land” apo “L.A. Land” ?

“La la Land” – film amerikan me regji te Damien Chazelle

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/29/lol-lol-land-apo-la-land/

KUNDER :
(ose: “Lol lol land”)

Filmi eshte kollajshmerisht i kritikueshem keshtu qe fare mire mund te titullohej “Lol lol land”: ai eshte
gati-gati nje shakà kinematografike.
Kjo vjen kryesisht prej faktit se atij i mungon dukshem konsistenca, por jo ne sensin e skenarit apo
dramaturgjise por mbi te gjitha ne sensin e tensionit kinematografik, te imazhit.
Konkretisht : per kete do mjaftonte te merrnim si shembull skenen-çeles (climax) te tij: ate kur dy
heronjt e filmit shkojne tek Observatori astronomik dhe fluturojne ne qiell. Ideja eshte shume e bukur.
Ok deri ketu. Po ç’ben regjizori me ate ide ? Asgje. Dy heronjt e filmit zbresin zdruq-zruq nga qielli
dhe kaq. Skena, in fine, nuk eshte veçse nje tullumbace e çfryre (dhe pikerisht, ne ate moment, une
dola zdruq-zdruq nga kinemaja, per me teper qe jasht saj bente nje kohe e shkelqyer!).
*
PRO :
(ose: “L.A. Los Angeles Land”)

E megjithate, filmi (gjysma e tij qe pashë) ka nje far’ sharmi. Se pari, kjo vjen nga fakti qe Hollywoodi,
keto vitet e fundit, po na zhgenjen ne kulm nderkohe qe ky film, ka nje far’ deshire per te na nxitur per
te besuar tek Endrra Hollywoodiane. Regjizori, i cili me siguri qe e di qe, ne fillim, Hollywoodi quhej
Hollywoodland, e vendos qytetin e endrrave (Los Angeles) ne qender te filmit. Dhe aq me mire!
Keshtu qe, ne nje far’ menyre, filmi mund te shihet si homazh per Los Angeles, per L.A, per “City of
Stars”!
Nga ana tjeter, filmi nuk eshte agresiv, pra qe te sjell zorret ne fyt sic ti sillte “Whiplash”, filmi
pararendes i ketij regjizori 30 vjeçar. “La la Land” eshte film teresisht inofensif, ne sensin pozitiv te
fjales, dhe aq me mire (PRO).
Problemi eshte se i mungon konsistenca (KUNDER)
6.0

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=lu4RHvouJH8

“Miss Peregrine’s Home For Peculiar Children” ose: Magjia e humbur e Tim Burton-it

E kam patur kete ndjesi edhe kur pata parë “Dark Shadows, filmin e tij te parafundit: Tim Burton-it ka filluar ti shterroje përroi i frymezimit te tij prej magjistari. Dhe u bene jo pak, por 3-4 filma (”Liza ne boten e cudirave“, “Dark Shadows”, “Big Eyes”) qe më kane lene kete pershtypje.


korriku:
fakti qe filmat e fundit te Tim Burtonit jane te gjithe adaptime kinematografike veprash letrare. Ndersa ne nje gazete (te dores se trete) lista e librave te vjeshtes thuajse 50% ishin tituj perdorur per skenare filmi sivjet, ky ketu perfshire.

STALKER
Kjo puna e ketyre të talentuarve të kinemase:
Po shikoja para pak ditesh nje nga filmat e parë të Coppola-s (regjizorit të Kumbarit apo Apocalypse Now) :
THE RAIN PEOPLE. Eshte filmi i katert i tij, realizuar në 1969. Pure poetry !! Ta keshilloj nxehtesisht ta gjesh e ta shohesh (do e vija number One në nje top-10 të filmave të regjizorit, edhe pse jam fans absolut i “Rusty James”, po aq poetik!!). Dhe po mendoja : c’te semes ka patur Coppola qe, pasi realizon nje film kaq të mrekullueshem, kaq ‘pure cinema’, kaq ‘pure poetry’, disa vite më pas i futet realizimit të Kumbareve apo Drakulave, filma puro-romaneske dhe totalisht banale ne krahasim me nje margaritar si “The Rain People” ??
Njesoj dhe puna e Tim Burton qe s’ka c’ben dhe adapton romanet e fundit bestseller qe dalin në USA (Peregrine), nga frika se mos nuk “realizon planin”.
Veshtire, shume e veshtire të rilindesh artistikisht. Por edhe TA QEPËSH, e veshtire u dukerka. Dhe po flasim për artiste qe e kanë provuar talentin e tyre tashme, ok?
….
STALKER
Jo jo, nuk eshte vetem pune moshe. Coppola eshte ‘dorezuar’ shume heret, pothuaj në kulm të aktivitetit të tij.
Biles kjo më kujton faktin se Godard ka folur GJITHMONE mirë për të (ja ka njohur gjithmone meritat e asaj qe Coppola i ka dhene kinemase), gjithe duke e thumbuar me shakà e duke i kujtuar ‘pasionin’ qe i lindi papritur për vreshtarine

Gaz-maraz për të 40-at (”Sieranevada” – film rumun me regji të Cristi Puiu)

Image result“Sieranevada” (ne fakt, titulli nuk ka asnje lidhje me filmin) rrefen historine e perkujtimit të “të 40- ave” tê vdekjes se kryefamiljarit te nje familjeje rumune ne Bukuresht. Heroi kryesor eshte Lary, i biri i te ndjerit, doktor po ashtu tek te 40-at.
Filmi, fillon e mbaron me 24 oret e “të dyzetave”.

….

 

 

 

 

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/05/gaz-maraz-sieranevada-film-rumun-meregji-te-cristi-puiu/


 

Albano-id – Tet ’16
Ndoshta do duhej nje shpjegim per titullin e filmit 😉

STALKER – Tet ’16
ne nje interviste, Puiu thote se titulli s’ka asnje lidhje me filmin dhe kjo, sipas tij, si rezultat i nje pyetje qe ja paskesh bere shpesh vetes : pse titujt e filmave kane lidhje me kombesine (nacionalitetin) e filmave ? Pse i ndryshojme (i perkthejme) ne funksion te tyre ?? Dhe vendosi ta titulloje filmin Sieranevada, qe ne gjuhen rumune shkruhet bashke (dhe jo ndarazi, si ne anglisht). Dhe me nje r, dhe jo me dy si ne anglisht. Gjate
xhirimit – vazhdon regjizori, plot njerez vinin me thonin qe SieRRa shkruhet me dy r. Dhe ai u pergjigjej : e ça pastaj ? E pse duhet te kete sens gjithshka ?
Ka jo pak filma, titujt e te cileve nuk kane asnje lidhje me ta. Ne nje mensazh tjeter do perpiqem te kujtoj disa

STALKER – Tet ’16
Disa filma, titujt e te cileve jane “pa lidhje” :

  • Un chien andalou (me regji te Luis Bunuel, 1929)
  • Brazil (me regji te Terry Gilliam, 1985) – ne fillim, thuhet se regjizori desh ta titullonte “1984 ½” si homazh edhe per romanin “1984” te George Orwell, edhe per filmin e Felinit “8 & 1/2”
  • Pola X (me regji te Leos Carax, France 1999)
  • Japón ( me regji te Carlos Reygadas, Meksike – 2002)
  • Film Socialisme (me regji te Jean-Luc Godard, France 2010)

….

korriku – Tet ’16
ja te lozim pak me titullin, Sieranevada – fjale me shume shkronja, si personazhet e shumte te perfshire. Sieranevada, dy fjale ne nje te vetme, si apartamenti i ngushte ku jane ngucur te luhen skena te filmit. Sieranevada – fjale shumerrokeshe sic dhe zgjat meditimi disa oresh i autorit me ket film. Sieranevada, fjale pa nje referim specifik gjeografik, sic dhe mesazhi i sfumuar e jospecifik i kinemase qe perben filmin. Sieranevada, jo me R te forte sic dhe filmi pa hero ne vecanti… etj. Titulli pa lidhje reflekton se brendshmi vete, dakord plotesisht..

korriku – Tet ’16
po ashtu:
The title Elephant is a tribute to the 1989 BBC short film of the same name, directed by Alan Clarke. Van Sant originally believed Clarke’s title referred to the parable of the blind men and elephant, in which several blind men try to describe an elephant, and each draws different conclusions based on which body part he touched, and Van Sant’s film uses that interpretation, as the same general timeline is shown multiple times from multiple viewpoints. [3] Later, Van Sant discovered Clarke’s film referred to the phrase “elephant in the room” (the collective denial of some obvious problem).[4] Also, Gus Van Sant named Chantal Akerman’s film Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles (1975) an inspiration.

 

Albano-id – Tet ’16
skena ne fjale eshte nje kompozim i arrire, kombinimi i djalogut verbal me levizjet e personazheve te tjera perbejne nje koreografi domethenese qe tregon qendrimin indiferent dhe siperfaqsor te rumanise se sotme mbi potencialin e rregjimit ish komunist. Po qe se ke pare ndonje film te meparshem te Puiu haset shpesh kjo lloj teknike.

Adi Tet – ’16
Stalker nuk e di nese te ka rastisur te shikosh The Lobster te Lanthimos…E pashe para pak kohesh kur isha
gjate nje vizite ne Nates, (nje mikja ime artiste ma sugjeroi). Shum film interesant

STALKER Tet ’16
grekut Lanthimos i kam pare filmin e tij te pare fare (ky qe ti citon eshte i dyti i tij), Dogtooth (mos u habit, asokohe s’kisha ende blog dhe shkruaja ku te mundja) dhe qe më ka pas bere pershtypje per mire (film teorik ne dukje -pra film qe merr persiper te “provoje” diçka, por qe e kalon stadin e teoremes dhe arrin te zhvilloje nje dialektike te brendshme filmike).
The Lobster e anashkalova qellimshem. Doli ne kinema edhe ketu tek une (ku mos dilte: me Colin Farell dhe yje te tjere, sigurisht qe do dilte) por nuk desha ta shihja. I besova asaj kritike qe thosh se, pikerisht, kesaj here, Lanthimos-limontozi kish mbetur ne stadin e teoremes, te grackes se tij sterile, rezultati i te ciles duket se eshte nje film moralizator. Dmth cinik.
ja kshu…
ps: ki parasysh qe nuk kam asnje kunder distopise (si ‘zhaner’ artistik) por me sa duket, regjizori nuk ka ditur ta transformoje ate ne vlerë (po ashtu artistike)

“PARANOID PARK” – film amerikan nga Gus Van Sant

Image resultShkurt muhabeti, i bie qe sot per sot, 3 jane regjizorët me te medhenj amerikane aktualë:
1. David Lynch (”Elephant Man”, “Mulholland Drive”, “Inland Empire”… etj etj).
2. Michael Mann (”Heat”, “Collateral”, “Miami Vice”, … etj etj)
3. Gus Van Sant (”To die for”, “Good Will Hunting”, “Elephant”… etj etj).

Te tre kane nje gje te perbashket: jane formalistë ne kulm ! Pra, i japin nje rendesi te jashtezakonshme formes filmike (ngjyrave, muzikes… etj etj).

Ky i fundit, Gus Van Sant, nga Portland-i, per mendimin tim eshte më interesanti aktualisht. I ka provuar te gjitha : pasi e filloi me filma indipendente, konfirmoi talentin e tij ne filma Hollywood-janë (”To die for”, “Good Will Hunting“), dhe qe prej 5-6 vjetesh, i eshte rikthyer filmave indipendentë, me nje triptik te mrekullueshem : “Gerry”, “Last Days” dhe “Elephant“. Per ata qe jetojne ne USA, e vetmja keshille e imja do ishte qe t’i gjenin e ti shihnin sa me pare keto 3 kryevepra te kinematografise.

Tani vijme tek ky i fundit, “Paranoid Park” qe eshte konkluzioni, por njekohesisht edhe negacioni (mohimi) i trilogjise pararendese (””Gerry”, “Last days”, “Elephant”).

Kryeveper !

 

Posted on 13th March 2009
Under: USAG. van Sant | No Comments »