Toplist 2015

Best movies for 2015

Sipas traditës së fund-vitit, voilà top-10 imi (subjektiv, sigurisht! ) për vitin kinematografik 2015.

Dhe 10 ”pse” në nje fjali te vetme:

click ne foto per secilin film

  1. Nje “Varreze Mrekullish” qe nuk eshte gje tjeter veçse “Salla e Kinemase” : Cemetery of Splendour!

 

 


  2. 1001 imazhe nga 1001 sirianë e siriane. Dhe nje regjizor.
Dhe Simav: Ujë i argjedtë!

 

 


3. Vetem nga poetikja mund te lindë politikja : prova permes 1001 netesh portugeze!


  4. “Më horror se horrori dhe njekohesisht aspak horror” pat shkruar me shume te drejte ’squarepusher’. “Kështu e kanë melodramat. Dhe “The Visit” eshte nje e tille ” – do shtoja une.

 

 


  5. “Lasciate ogni speranza, voi ch’entrate” : Harroni çdo shprese – shkruante Dantja kur na ftonte te hynim tek “Ferri” i tij. “Til the Madness do us part” ben te njejten ftese.

 

 


 6. Nese regjizoreve hollywoodianë te filmave fantastikë do tu jepej mundesia te shihnin “Vincenti nuk ka luspa”, fshehtesisht do ishin bere te gjithe xhelozë: me kaq pak mjete, pa më te voglin efekt numerik, me nje realizem (vërtetësi më saktë) që te lë pa fjale, Thomas Salvador (i cili luan vete rolin kryesor), realizon nje film poetik (pra: po aq komik, po aq prekes, po aq ‘te çuditshem’ ), gjithe duke mbetur brenda zhanrit… fantastik!


 7. Kesaj rradhe Moretti nuk eshte më hero kryesor por eshte “në anë të” tij: nje engjell Gabriel qe vigjelon e regjistron çintegrimin e realitetit, gjithe duke qene krijues dhe pjesemarres aktiv i saj.

A domani” Mia Madre!

 


8. Ne vend te shpjegimeve sociologjike apo historike, “Rini gjermane” mundeson reflektimin e spektatorit nepermjet sedimentimit (dekantimit) te imazheve te kohes duke na rrefyer historine e nje gjenerate te tere qe fajesonte veten te kish lindur “in the wrong place, at the wrong time

 


9. Western futurist, “djallezisht” feminist, qellimisht modern, “Mad Max” eshte paradoksalisht nje opera Heavy Metal, lirik dhe barok qe ridefinon pa ju dridhur qerpiku kodet kalsike e te vjeteruara te filmave-aksion


  10. Rinia e dyte e Apatow-t nepermjet Amy Schumer, per te kuptuar se monogamia eshte plotesisht e mundur dhe antidoti e ka emrin… dashuri!

 

 


Posted on 30th December 2015
Under: Te ndryshme | No Comments »