Toplist 2013

10 arsye për 1 Top-Ten 2013

Voici fotograma e 10 filmave te mi te preferuar te 2013-s shoqeruar nga 10 arsyet (me nje fjalie te vetme!) perse me kane pelqyer :

(click ne foto per secilin film)

TOP 10 – 2013

1.  Pa dyshim filmi i vitit: i magjishem per nga forma vizuale qe propozon (bukle temporale trash-me-ngjyra-fluo), ne funksion te radiografise se epokes qe jetojme (dhjetevjeçari i dyte i shek XXI) ; e gjitha permes “common images” qe e popullojne vete epoken (vidéo clip, youtube, etj etj) por habitshmerisht pa rene per asnje sekonde te vetme ne gracken e kollajsise (qe ne kete rast do ishte satira, parodizimi i nje situate vulgare… etj etj).
Chef d’œuvre !


2. “Sot problemi i vdekjes eshte problem i vdekur” – duket sikur thote i madhi Bellocchio dhe sikur qofte dhe vetem per kete, zor se do e harroj kete film te shkelqyer!

 


3. Suspensi ekologjik i vitit, filmi eshte prove me e fundit e faktit se kinematografia e mire nuk eshte gje tjeter veçse çeshtje distance : distanca me te cilen nje regjizor pozicionohet teksa filmon trupat (prej mishi dhe kocke) te aktoreve te tij, te heronjve te tij. Humanizem – thene ndryshe.

 


4. Kur mjeshtri i famshem hongkongez Wong takon mjeshtrin e madh te kung-fu-së Ip Man,   kinematografia kthehet ne balet dhe baleti ne kinematografi!

 

 


5. Jean-Claude Brisseau vazhdon te mos gjeje asnje kokerr leku per te financuar filmat e tij, por si shpjegohet qe prap se prap ata jane nder filmat me ‘te pasur’ te vitit ??


 

6. “Vetem fillimet jane te bukura” – thosh Heidegger; kete thote dhe filmi i Terrence Malick por pa na e imponuar si pensum, si peshë, si ‘detyre shtepie’, por si… parajse e humbur !

 

 


7. Baroque meets Darkness: rezultati eshte … lirizëm !

 

 


8. Rralle nje film sci-fi ka ofruar nje pasuri te tille pikturale, duke kthyer nje anije kozmike ne nje “Battleship Zero Gravity”, pra ne nje… utopi!

 

 


9. Nje komedi ku te gjithe i urojne njeri-tjetrit vdekjen, e megjithate asnjeri nuk vdes: ne shekullin e XXI ka hekje, por jo vdekje!

 

 


10. Ex æquo, dy filma per nje çmim te vetem: çmimin qe paguajne çiftet europiane qe ndahen ne Europen e bashkuar, ne Paris apo Bukuresht qofshin.

 


***
Posted on 30th December 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »