Top-at e Veres 2013: sipas Periudhave

IV. Vitet ‘70: Tentativa e fundit e quajtur “New Hollywood”. Rradikalizëm identitar në Europë e gjetkë. Dhe: fundi i Kinemasë??

Hakshe hakshe, kinemaja e viteve ‘70 ne Europe fillon me “Majin ‘68″, ndersa ne USA me Anti-Kulturen  (qe ne muzike arriti apoteozen e saj me Woodstock-un), por qe ne kinema perkthehet me ate qe sot quhet “New Hollywood“, levizje kinematografike thellesisht e influencuar nga moderniteti i kinemase europiane te viteve ‘60. Ose ndryshe: tentativa e fundit e regjizoreve amerikanë per te marre nga brenda kalanë, dmth pushtetin e Studiove te Hollywoodit. Dhe vete kjo ide e pushtetit te tyre mbi Studiot, u mbeshtet fuqishem tek ideja e re e “kinemase autoriale”, pjelle e “Vales se Re” franceze (e jo vetem!) te viteve ‘60.

Filmi i pare i suksesshem “New Hollywood” ishte “Easy Rider” me regji te aktorit Dennis Hopper, qe i hap rrugen nje numri te konsiderueshem regjizoresh: Francis Ford Coppola (2 palma te arta ne Kanë: me “The Conversation” ne ‘74 dhe me “Apocalypse Now” ne ‘79) , Woody Allen (me komedite e tij plot nevroza seksuale), George Romero (qe futi zhanrin horror ne shina moderniteti), Martin Scorsese, Kubrick, Cassavetes, Spielberg, Lucas, Brian de Palma, Michael Cimino, Terrence Malick. Eshte periudha kur shumica e filmave amerikane kane tema ‘mashkullore’,  prej nga dhe shkelqimi i aktorëve meshkuj : Jack Nicholson, De Niro, Dustin Hoffman et Al Pacino.

Ne Europe e gjetiu, bie ne sy rradikalizimi identitar i regjizoreve, te cilet permes filmave te tyre shtrojne shpesh pyetjen : “Kush jemine?”. Ne Gjermani shkelqen Rainer Fasbinder (pa dyshim, regjizori më produktiv ne historine e kinemase: ne 12 vjet krijimtari (1970-1982) realizoi 46 filma! rekord: 4 filma ne vit !!) por edhe Wim Wenders (filmat e tij te viteve ‘70 jane te shkelqyer : “Alice in den Städten”, “Im lauf der zeit” e “Der Amerikanische Freund”) e mbi te gjithe, Werner Herzog (nje nga dy-tre te rrallet kineaste te medhej ende ne aktivitet qe nuk ja kane shitur shpirtin djallit).

Ne Rusi, ne vorbullen e mediokritetit te kinematografise soc-realiste, shkelqen Tarkovski. Filmat e tij, te shfaqur me pikatore ne festivalet e filmit ne Europe, mrekullojne publikun perendimor per nga spiritualiteti dhe intemporaliteti qe perçojne. Ndersa ne vendet qe rendom quheshin asokohe ‘vende te botes se trete’, ndodh nje eksplozion i papare i kinemase: India dhe drita e saj aq fotozhenike, ne vitin 1971 realizion gati po aq filma sa dhe USA: 433 !

Dhe si zakonisht, ciklet e historise se kinemase mbyllen gjithmone atje ku edhe kane lindur: ne Amerike. Fundin e “New Hollywood”, fundin e pushtetit te regjizoreve mbi Studiot, e vulos perfundimisht deshtimi financiar  i kryevepres se regjizorit Michael Cimino “Heaven’s gate” (ne 1980), edhe pse nje vit me pare ai kish korrur nje triumf fenomenal ne sallat e kinemase me “The Deer Hunter” (Palme e Arte ne fest e Kanes, 1979). Deshtimi komercial i filmit ne fjale sjell rrenimin e “United Artists”, te famshmes kompani te themeluar ne 1920 nga Charlie Chaplin dhe Griffith nderkohe qe “One from the eart” (1980) e fut Francis Coppolan ne borxhe deri ne gryke : studjot e Hollywoodit pushojne se plotesuari kerkesat faraonike te regjizoreve duke i detyruar ata te jene thjesht ”filmmakers”. Thjesht zanatçinj- u themi ne në shqip…
Nga ana tjeter, fundi i pushtetit te regjizoreve mbi Hollywoodin shoqerohet me lindjen e nje fenomeni i cili vazhdon te jete qendror edhe sot e kesaj dite ne kinemane amerikane por dhe boterore : lindjen e blockbusters, inaguruesi i  vertete i te cileve kane qene filmat fantastiko-shkencore dhe më konkretisht, trilogjia “Star Wars” e George Lucas (1977).

Por fundi i “New Hollywood’ (viti 1980), gjithsesi korrespondon (rastesi??) edhe me nje date kyçe te historise politike, morale dhe sociale te Amerikes : zgjedhjen e Roland Reganit (nje ish-aktori hollywoodian, ç’ironi!!) si president te SHBA-ve, duke inaguruar mbylljen e erës se viteve ‘60-70 dhe duke hapur nje erë te re ultrakonservatore (politikisht) dhe ultraliberale (ekonomikisht). Por per te qene te sinqerte: a nuk e kish parashikuar Scorsese tashme kete, qe ne vitin 1976 me të mrekullueshmin e tij “Taxi Driver” ? Ose Pasolini, nje vit me pare, pra ne 1975, me “Salo”-n e tij ?!
Fundi i Historise??
Apo fundi i kinemase?

  


————————————————-————————————————-

TOP subjektiv te filmave te mi te preferuar te viteve ‘70 :

1. Stalker (Andrei Tarkovski, BRSS 1979) – poema me e bukur metafizike e Historise se kinemase (gjithmone sipas meje!!)
2. Salò o le 120 giornate di Sodoma (Pier Paolo Pasolini, Itali 1975) – i vetmi film ne bote qe sa here e shikoj, me mundeson te kuptoj diçka nga vetja… 
3. La maman et la putain [The Mother and the Whore] (Jean Eustache, France 1973)
4. Zerkalo [ The Mirror] (Andrej Tarkovski, BRSS 1974)
5. The Big Red One (Samuel Fuller, USA ) 1980 – pa diskutim filmi me i mire me lufte qe me eshte dhene te shikoj
6. Angst essen seele auf [Ali: fear eats the soul] (Reiner Fassbinder, Gjermani 1973)
7. Jeanne Dielman (Chantal Akerman, France 1975)
8. A Clockwork Orange (Stanley Kubrick, USA/UK 1971)
9. Edvard Munch (Peter Watkins, Norvegji 1974)
10. Taxi driver (Martin Scorsese, USA 1976)
11. Professione : reporter (Michelangelo Antonioni, USA/Itali 1975)
12. Seasons (Artavazd Pelechian, Armeni 1972) – kjo perle 30 minuteshe eshte free ne youtube 
13. The effect of the gamma rays on man-in-the-moon marigolds (Paul Newman, USA 1972)
14. El espíritu de la colmena (Victor Erice, Spanje 1973)
15. Apocalypse now  (Francis Coppola, USA 1979)
16. Carrie (Brian de Palma, USA 1976)
17. Deep end (Jerzy Skolimowski, Angli/Poloni 1970)
18. Opening Night (Cassavetes, USA 1977)
19. Sauve qui peut (la vie) (Jean-Luc Godard, France 1980)
20. The Deer Hunter (Michael Cimino, USA 1979)
21. Ma nuit chez Maud (Eric Rohmer, France 1969)
22. Nosferatu phantom der nacht (Herzog, 1979)
23. Macadam cowboy (John Schlesinger, USA 1969)
24. Moses und Aron (Staub/Huillet, France 1974)
25. Heaven’s gate (Michael Cimino, USA 1980)
26. Rosemary’s baby  (Roman Polanski, USA 1969)
27. Days of Heaven (Terrence Malick, USA 1979)
28. Close Encounters of the Third Kind (Steven Spielberg, USA 1977)
29. Aguirre (Werner Herzog, Gjermani 1972)
30. Horí, má panenko [The firemen’s ball] (Milos Forman, Cekosllovaki, 1969)

____________________________

Top ‘objektiv’  i filmave te viteve ‘70 konsideruar si kryevepra, por qe personalisht nuk me pelqejne:

– The Exorcist (William Friedkin)

– One flew over the cuckoo’s nest (Milos Forman)

– The godfather (Coppola)

– The Holy Mountain  (Alejandro Jodorowsky)

– Solaris (Andrei Tarkovski)

– Chinatown (Roman Polanski)

– El Topo (Alejandro Jodorowsky)

– Z (Costas Gavras)

– Hair (Milos Forman)

– Eraserhead (David Lynch)

 

***

(more…)

III. Vitet ‘50-60 : fundi i ‘uzinës së ëndrrave’ + shpërthim i kinemasë nëpër botë. Dhe kalimi në modernitet : la Nouvelle Vague!

Zhvillimi i televizionit (mesi i viteve 50) ishte padyshim paniku i dyte i Hollywoodit (Uzines se Endrrave !) qe prej panikut te parë, dmth lindjes se zerit (fundi i viteve 20).  Yjet e medhej (Humphrey Bogart, Gary Cooper) kishin vdekur; regjizoret e talentuar (Hitchcock, Ford…) nuk i do me njeri (fatkeqesisht, pasi pikerisht keto jane vitet kur ata realizojne dhe kryeveprat e tyre !!) dhe presidentët e studiove jane pleq qe kane humbur çdo kontakt me realitetin. Biles ne fund te viteve 60 deshtojne totalisht superproductione te tilla si Cleopatra apo Bibla: Hollywoodi fillon e flet me veten! Ne 1962, sallat e kinemave i frekuentuan 3 here me pak spektatore se ne 1946!

Krejt e kunderta ndodh ne pjesen tjeter te planetit: shperthen kinemaja egjiptiane (Youssef Chahine!) dhe indiane (Satyajit Ray !!) . Brazili (Glauber Rocha !) vihet ne krye te kinemase latino-amerikane, senegalezi Sembene ne krye te asaj afrikane. Japonezet (Wakamatsu, Oshima, Imamura) vihen po ashtu ne kerkim te formave te reja kinematografike : moderniteti lind nga revolta! E nuk po zgjatemi me Italine, ku Antonioni, Fellini apo Pasolini nuk bejne thjesht filma, por vepra arti ne kuptimin me te mirefillte te fjales!

Ne Europe, nese vitet e pasluftes (me perjashtim te neo-realizmit italian) ishin nje katastrofe e vertete kinematografike, nga fundi i viteve ‘50, nje grup çunakesh franceze, kinofilë te thekur (asnjeri nuk studjoi per kinematografi!! Pse i kish lene mendja ??) pasi shkruan artikujt e tyre te pare tek nje reviste e quajtur “Cahiers du Cinéma” (fletore kinemaje e themeluar nga André Bazin, ndofta i vetmi kritik i mirefillte i gjithe historise se Kinemase) kaluan nga kritika tek realizimi. Per here te pare ne historine e artit te 7, kinofilët behen… kineaste! Filmat e tyre, nje grua intelektuale franceze i quajti ‘nouvelle vague’ (vala e re). Dhe ashtu ngeli : LA NOUVELLE VAGUE lindi! Dhe ç’eshte më interesante eshte se, edhe ne plot vende te tjera, fillon e flitet per ‘Valë te re’ : meksikane, japoneze, braziliane etj etj. Ne Poloni, Roman Polanski pasionohet pas filmimit te pasioneve njerezore duke injoruar kanonet e real-socit, çeku Milosh Forman shkelqen me komedite e tij ironike; armenianet Paradjanov et Peleshian bejne filma te lire e poetike si pakkush! Shkurt, nje numer jo i vogel kineastesh anembane botes (me ne krye kryeterroristin e kinemase, frëngun Jean Luc Godard) arrijne te realizojne filmat e tyre personalë dhe introspektivë, duke materializuar pikerisht permes tyre idete per imazhin, duke e konsideruar ate si gjuhe (language) qe shtron pyetje reale mbi kohen, hapsiren, ngjyren dhe formen; krej e kunderta e kinemase argetuese, entertainement. Uffff, me ne fund, kinemaja, kjo vashez 40-50 vjeçare, hyn ne modernitet!  (edhe pse gezimi nuk zgjati shume: pas nje dhjete vjeçari, kinemaja do te kthehej prap ne ‘identitet’, pra rifilloi prap ‘filmi i vjeter’ ku kinematografia luan rolin e vajzen varfanjake te arteve, e degdisur ne lozhen e nje arene Cirku, dmth argetimi).

Megjithate, edhe pse ne Amerike sallat e kinemase e humbin betejen perballe Televizionit, pikerisht ne vitet 50-60, regjizoret e konfirmuar hollywoodiane realizojne edhe filmat e tyre më te arrire dhe më anti-konvencionalë. Jo rastesisht melodrama (formë filmike qe shpreh ne menyre te shkelqyer krizen e mikro-borgjezise amerikane te pasluftes) shkelqen. Ato të Douglas Sirk jane me famë: ne filmat e tij- te cilet nuk jane aspak sentimentalë- fytyrat e personazheve jane te lëmuara, por krisja eshte e supozuar: lufta dhe triumfi i dashurise ndaj rregullave konvencionale te borgjezisë, pranimi i ngjyrës se lëkurës, diferences seksuale, fitorja e lumturise kunder fatkeqesise nuk jane gjithmone te garantuara, por për Douglas Sirkun e madh, kauza nuk eshte e humbur dhe ja vlen gjithmone te luftosh.
Po ashtu, filmat e Nicholas Ray jane të nje subversioni te hatashem (i famshmi “Rebel without a cause” me James Dean  – format i gjere ekrani dhe ngjyra flakeruese !!) shprehin me se miri faktin se ne ç’pike shoqeria amerikane e atyre viteve ishte kthyer ne nje tenxhere me presion!

Dhe e gjithe kjo periudhe, mbyllet par excellence po ashtu ne USA, ne djepin e kinemase, me daljen ne skene te John Cassavetes (fundi i viteve ‘60), babait te kinematografise indipendente amerikane: i frymezuar nga liria, freskia, spontaneiteti i “Vales se re” franceze dhe europeane ne pergjithesi, më ne fund, nje aktor-regjizor i talentuar amerikan, merr kameren ne sup dhe filmon ne menyren me te çlirshme te mundshme kryevepren e tij: FACES!

______________________________________________________________

Top-30 subjektiv i filmave te mi te preferuar te viteve ‘50-60 :

1. Il vangelo secondo Matteo (Pier Paolo Pasolini, Itali 1964) – kush tha qe kinemaja eshte vetem imazh?? Mund te jete edhe vetem zë: mjafton te degjosh kete mallkim-lutje te Jezusit te Nazaretit nga filmi ne fjale dhe zëre se ke ’parë’ filmin
2. Les parapluies de Cherbourg [The Umbrellas of Cherbourg] (Jacques Demy, France 1964) – sipas meje, më e bukura ”Palmë e Artë” e gjithe historise se Kampionatit Boteror te filmit, dmth te Festivalit te Kanës. Dhe finalja me e bukur e nje filmi, ever (per mendimin tim, sigurisht!)
3. Vertigo (Alfred Hitchcock, USA 1958)
4. Vivre sa vie (Jean Luc Godard, France 1961)
5. L’avventura (Michelangelo Antonioni, Itali 1960)
6.  The night of the hunter (Charles Laughton, USA 1955)
7. Tokyo story (Yasujiro Ozu, Japoni 1953)
8. The man who shot Liberty Valance (John Ford, USA 1962)
9. Dancer in the rain (Stanley Donen, USA 1952)
10. Lola (Jacques Demy, France 1961))
11. Le Mépris (Jean-Luc Godard, 1963)
12. Pickup on South Street (Samuel Fuler, USA 1954)
13. Pather Panchali (Satyajit Ray, Indi 1955)
14. Lola Montes (Max Ophuls, USA 1955)
15. Akasen chitai (Kenji Mizogutchi, Japoni 1956)
16. West Side Story (Robert Wise, USA 1961)
17. Ordet (Carl Theodor Dreyer, Danimarke 1955)
18. Tea and Sympathy (Vincente Minelli, USA 1956)
19. Tystnaden [The silence] (Ingmar Bergman, Suedi)
20. Tini zabutykh predkiv (Serguei Paradjanov, BRSS 1965)
21. Accatone (Pier Paolo Pasolini, Itali 1961)
22. Mogambo (John Ford, USA)
23. Faces (John Cassavetes, USA 1968)
24. Some like it hot (Billy Wilder, USA
25. La dolce vita (Federico Fellini, Itali 1960)
26. Deserto rosso (Michelangelo Antonioni, Itali 1965)
27. An affair to remember (Leo McCarey, USA 1957)
28. La jetée (Chris Marker, France 1963)
29. Muriel (Alain Resnais, France 1963)
30. Imitation of Life (Douglas Sirk, USA 1959)

  

   

***

Posted on 28th August 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »

II. Vitet ‘30-40 : nga “Mosha e arte” tek “Filmi i zi” dhe nje shqiptar: Gjon Mili

Siç ka deshmuar me vone John Fordi ne nje interviste te tijen (pa dyshim kineasti me i madh amerikan i te gjitha kohrave, por shkurt, ndofta edhe me i madhi i te gjitheve!) kur nga fundi i viteve ‘20 mberrin zeri, Hollywoodin e kap paniku. Gjithsesi, tranzicioni i kushtueshem i sinkronizimit te zerit ne filma mbaron ne vitin 1930, dhe kjo gje mundesoi lindjen e zhanreve te reja kinematografike: kinemaja amerikane hyri ne ate periudhe qe zakonisht thirret “Mosha e Arte e Hollywoodit” e qe zgjat nga fillimi i viteve ‘30 deri andej nga fundi i viteve ‘40 me mbarimin e Luftes se II Boterore, ose siç eshte bere zakon te quhet, Periudha Klasike (edhe pse ne te vertete, ata nuk jane filma klasikë, por romantikë; klasik do te thote diçka tjeter, por per kete gje do flasim me vone… ).

Filmat realizoheshin pothuaj te gjithe ne studio. Ne shikim te pare, gjithshka ishte biznes. Por nje konstatim i tille nuk eshte aq i vertete: fabrikimi i filmave ne studio, me se shumti te kujton ateliete veneciane, fjorentine apo romane qe prodhonin tablo pikturash ne seri (ne pergjigje te kerkesave qe benin familjet aristokrate apo institucionet fetare), te cilat sot jo rralle konsiderohen si kryevepra.

6 ishin zhanret kryesore :

1. Komedia muzikore (falë zerit dhe vetem atij!!)
2. filmat horror (thellesisht te frymezuar nga ekspresionizmi gjerman: psh Frankenstein!)
3. filmat me gangsterë (po mos luante ne film Humphrey Bogart, nuk quhej! lol)
4. Western
5. Komedite (ku shkelqen mbi te gjithe regjizori Ernst Lubitsch!!)
6. Filmat e animuar (vizatimore)

Ne anen tjeter te pertej oqeanit, ne France shkelqen realizmi poetik (Jean Cocteau, Marcel Carné/Prevert) te cileve, ”filmat e zi” (film noir) amerikane te viteve ‘40 u detyrohen shume (pasi jane thellesisht te frymezuar nga ta). Jean Renoir mbetet regjizori europian me gjigand i atyre viteve, sidomos per humanizmin e tij, i cili ne rastin e Renoir perkthehet me mosrenie ne manikeizem (dmth: disa personazhe te mire e disa te keqinj; ne filmat e tij gjithmone mund tu gjesh diçka pozitive personazheve! )

Ne Gjermani shkelqen Fritz Lang me “M” dhe “Dr Mabuze” por shume shpejt, qe ne 1933, duke ndjere forcimin e nazizmit, emigron ne USA.  Largohen po ashtu per ne Amerike regjizoret Robert Siodmak, Billy Wilder, Max Opuls, Georg Wilhelm Pabst, Otto Preminger… etj etj, por dhe aktorja  Marlene Dietrich! Mbetet ne Gjermani Leni Riefenstal, regjizore me nje talent te pamate, filmat e te ciles shume shpejt kthehen ne objekte puro propagande hitleriane: “Triumph des Willens”  – trumfi i Vullnetit, film mbi kongresin e nazisteve ne Nurenberg ne 1935 dhe “Perendite e Stadiumit”, mbi Lojrat Olimpike ne Berlin ne 36-n , te famshem per bukurine e tyre plastike po aq sa dhe per mesazhin nazist qe percjellin.

Nderkohe qe në asnje nga vendet qe hyne ne konflikt Lufta e II Boterore nuk prodhoi ndonje thyerje, në Itali ndodh nje fenomen unik: lind neo-realizmi (Rossellini, de Sica, De Santis, Fellini…) filmat e te cileve jane teresisht ne faze me ndryshimet morale dhe politike te epokes dhe per rrjedhoje, kinematografia definohet mbi te gjitha per nga permbajtja e saj sociale. Neo-realizmi mund te permblidhet keshtu: nese me pare, per te trajtuar nje situate (per shembull, nje grevë) merrej nje ngjarje (nje drame dashurie e dy grevisteve, psh) dhe greva vendosej ne sfond, neo-realizmi italian e merr greven dhe e vendos ne qender te filmit.
Megjithate, filmat neo-realiste nuk arriten te mbushnin sallat, te cilat vazhdonin me se shumti te shfaqnin filma argetues dhe filma te zhanreve (te cituar me lart), sidomos peplum (psh Herkuli apo Uliksi)

Kthehemi ne Amerike, vend ku tashme ka vendosur per te punuar edhe anglezi Hitchcock.
Pas filmave te viteve 30 (ku gjithshka shkelqen, ndrin, llamburin), nje zhaner i ri fillon e nxjerr krye andej nga viti 1944: filmi i zi (film noir). Arsyeja padyshim duhet te lidhet me ndryshimet sociale te periudhes se Luftes se II, por edhe me nje pjekuri te llogjikshme te publikut : kinemaja po mbushte rreth 40 vjeç dhe tashme, publiku dukej jo pak i pjekur per te pranuar personazhe frojdiane (qe jane esenca e ‘film-noir’ ) . Siç thashe me lart, pesimizmi i realistëve poetike franceze te viteve ‘30 ishte frymezuesi kryesor i ketij zhanri qe ne Amerike lulezoi midis viteve 1944 e 1958. Por siç e kam thene edhe here tjeter, gjurmë te ‘film noir’ gjejme deri edhe sot, psh tek “The Dark Night” i Christophen Nolan (2008) !

Ne 1948, ndodh diçka fort e rendesishme ne Hollywood: ligji i detyron kompanite e medha (ose siç quhen Majors) te shesin sallat e tyre te kinemave: qe nga ai moment, kompanite nuk kane më te drejte te merren me shperndarjen (distribution) e filmave. Nje kapitull i rendesishem mbyllet ne fund te viteve 40 per kinematografine.

Tre konkulzione :

1. Nese duhet pare nje dhe vetem nje film emblematik i atyre viteve, ai eshte “The Third Man” (1949)

2. Nese ka nje regjizor qe me vepren e tij i nderroi faqen Historise se Kinematografise se atyre viteve, ai eshte Orson Welles me kryevepren e tij “Citizen Kane” (te cilin e realizoi ne moshen… 26 vjeçare!!)

3. Nese do ti permblidhnim vitet ‘30 -40 ne nje personazh te vetem me kusht qe ky te ish shqiptar, ai do te qe fotografi Gjon Mili, qe ka realizuar ne 1944-n nje nga metrazhet e shkurter me te bukur ne bote (une do e vija ne nje Top10 short ever): JAMMIN’ THE BLUES

_______________________________

Top 20 subjektiv i filmave te mi te preferuar te viteve ‘30- ‘40  :

1. The Shop around the corner (Ernst Lubitsch, USA 1940)
2. Red river (Howard Hawks, USA 1948)
3. Hitori Musuko – The only son (Yasujiro Ozu, Japoni 1936)
4. Citizen Kane (Orson Welles, USA 1941)
5. My darling Clementine (John Ford, USA 1947)
6. The Ghost and Mrs Muir (Joseph Manchievicz, USA 1947)
7. La règle du jeu (Jean Renoir, France 1939)
8. Rebecca (Alfred Hitchcock, USA 1940)
9. The Awful Truth (Leo McCarey, USA 1937)
10. Its a wonderful life (Frank Capra, USA 1948)
11. Ossessione (Luchino Visconti, Itali 1942)
12. Double indemnity (Billy Wilder, USA 1944)
13. City light (Charlie Chaplin, USA 1931)
14. Frankenstein (James Whale, USA 1931)
15. Roma citta aperta (Roberto Rossellini, Itali 1945)
16. The Fountainhead (King Vidor, USA 1949)
17. L’Atalante (Jean Vigo, France 1934)
18. Иван Грозный – Ivani i Tmerrshem (Sergei Eisenstein, BRSS 1944)
19. Leave here to heaven (John M. Sthal, USA 1945)
20. Out of the Past (Jacques Tourner, USA 1947

 

  

  

 

 

****

Posted on 20th August 2013
Under: Te ndryshme | 3 Comments »

Silenzio! (filmat pa zë: 1900-1930)

Meqe ne kinema shkohet kryesisht ne dimer 🙂 , ne verë, sipas ‘tradites se festivalit’, eshte momenti i lojes me topa (ose me sakte, me TopTen-a ).

– Vera e 2009-s ishte ajo e lojes me filma te vjeter te ndare sipas zhanrit:  (melodrame, wester, dokumentar, film biografik… etj etj)

– Ne veren e 2010-s vura disa lista filmash te kineasteve te mi te preferuar : qofte ata qe jane ende ne aktivitet , qofte ata qe nuk jane më ne kete bote

– Ne 2011 pertova te luaj me topa  🙂

– Ndersa vjet, ne 2012, per te rifreskuar titujt, i ndamë sipas kombesise, pra behej fjale per lista me filmat qe me kane pelqyer me shume në keto 10 vitet e fundit, por te ndare sipas kombesise se filmit ( top USA,  top10 cinéma françaistop-5 cinema italianoTOP30 ‘asian movies’, lista e famshme e revistes prestigjoze ’Sight & Sound“, Topat e veres 2012… etj etj).

Po kete vit, si ta shtyjme gushtin??

Po bejme nje zgjedhje më klasike: ate te ndarjes se Historise se Kinemase ne periudha kohore, e per secilen nga to, po propozojme nga nje top-ten (kuptohet, subjektiv dhe personal) :

E fillojme me KINAMANË PA ZË, e cila ne fakt, kish zë qe ç’ke me të, por… veshet e njerezve nuk e degjonin 😉

___________________________________________________

Ne fakt, sistemi i distribucionit amerikan te filmave te periudhes perpara Luftes se Pare Boterore ishte kunder atyre qe sot i quajme ‘filma me metrazh te gjate’  (pra filmave me më shume se nje bobinë), sepse mendohej se kinemaja duhet te kish thjesht objektiv argetues (si per shembull cirku) dhe duhet te zgjaste vetem disa minuta . Megjithate, regjizoret amerikane ju bashkuan trendit europian te kohes: shkrimi i nje skenari filloi te merrte nje rendesi primare (zakonisht, narrativa ishte: mposhtja e nje sfide nga nje mashkull dhe marrja e zemres se nje bukuraneje! ) ndersa teknikat e teatrit europian filluan te merren borxh nga regjizore si  Cecil B. DeMille, Mary Pickford dhe David Wark Griffith. Dhe keshtu lindi… metrazhi i gjatë!

Ne 1915, D.W. Griffith realizon “Birth of a Nation”, 3 ore e 10 minuta, duke hyre keshtu ne historine e kinemase si filmi i pare me metrazh te gjate: i pritur shume mire nga spektatoret, kjo gje nxiti regjizorin te realizoje nje vit me vone “Intolerance” (2 ore e 45 minuta), ku gershetohen 4 histori te ndryshme, por te rrefyera ne montazh paralel. Dhe publiku e priti filmin… ftohte! Déjà !! Dhe jemi veçse ne vitin e larget 1916!
Nje tjeter arsye e uljes se nivelit dhe kerkesave artistike ishte krijimi i shpejte i kompanive te produksionit perreth nje ylli kinematografike  (a star is born! )  : epoka e ‘movie star’ filloi dhe… nuk mbaroi më kurre! Ne fund te viteve ‘20, kishin hedhurn tashme rrenjet e tyre te para te famshmit Majors amerikanë qe njohim sot (Metro-Golwyn-Mayer, Warner Brothers, Columbia, Fox, Universal, Paramount, United Artists).

Ne Europe, edhe pse shpikesit e kinemase dmth vellezerit Lumière dhe Georges Méliès (regjizori i pare ne bote i efekteve speciale) ishin francezë,  Lufta e Pare Boterore i dha jo pak dermën industrise se sapolindur kinematografike. Megjithate, duke qene vendi i Revolucionit te 1789-s, ne france ndihej perpjekja nga ana e kineasteve per ta konsideruar kinemane si vektor idesh (ne te njejtin nivel, psh, me politiken e Jashtme) : pas luftes (pas vitit 1918), eshte per tu veçuar perpjekja per nje reflektim estetik mbi kinematografine, e qe u shpreh mbi te gjitha permes impresionizmit francez (kineaste di Epsetein apo Gance) qe ju kundervu ekspresionizmit gjerman. Ky i fundit gjithsesi u eksportua me se miri ne USA: regjizorë si Fritz Lang, Lubitsch ose Murnau u ftuan ne Hollywood, duke influencuar kinemane amerikane me efektet e tyre te mbi-impresionit, me montazhin origjinal etj etj.

Ne Rusi, edhe pse per nga natyra revolucionare, kinemaja e viteve ‘20 eshte mbi te gjitha avangardiste: nder emrat qe shkelqejne jane sigurisht ata te Eisensteinit (me ‘Grevën’ dhe ‘Potemkinin’ e tij te famshem) por edhe Dziga Vertov, autori i Kino-Pravda ( kinema-E-vertete) , ne themel te te cilit eshte kino-syri i famshem (ja vlen te perkujtohet shprehja e famshme e Vertovit : “Filmat dramatikë jane opiumi i popullit” – ironia e fatit eshte se vete kinemaja sovjetike ka qene thellesisht dramatike 😉   )

Si konkluzion, mund te thuhet se qe ne fillimet e tij, arti kinematografik u kthye ne industri, ne biznes, dhe disa perjashtime te veçanta nuk bejne gje tjeter veçse konfirmojne rregullën. I tille eshte rasti interesant i Japonise, vend ku klima politike, pergjate viteve ‘20 – ‘30 ka qene shume e acaruar dhe tejet regresive e raciste. E megjithate, eshte impresionues fakti se filmat japoneze te asaj periudhe, shquhen per nje humanizem dhe novatorizem te pamate! Si shpjegohet??  Shpjegohet me faktin se, pergjate atyre viteve, studiot japoneze drejtoheshin … nga vete regjizoret! Dhe jo nga producentet (nuk kish ende te tille).

Megjithate, edhe pse kane kaluar 100 e kusur vjet nga lindja e saj, motori i vertete i kinemase mbetet arti, idete vizuale dhe novacioni dhe jo paraja e marketingu (te pakten, jo aq sa kujtohet…) . Po ashtu, shume ide te gatshme joekzakte dhe raciste mbi harten gjeografike te saj, kane filluar te tejkalohen.  Dhe, edhe pse sot ajo nuk eshte më “pasqyra me e madhe e Botes” sikunder ne shekullin e XX , kinemaja vazhdon te mbetet i vetmi art qe arrin te marre formen e endrrave tona.

________________________

Nuk pretendoj kurrsesi te kem pare gjithe filmat pa ze. Por disa dhe i kam pare. Më poshte, voilà nje top-10 imi, personal, qe permbledh periudhen 1900-1930 :

1. Sunrise (Friedrich W. Murnau, USA) 1927
2. Greed (Eric von Stroheim, USA ) 1925
3. Staroye i novoye [Old & New]  (Serguei Eisenstein, BRSS) 1929
4. Tabu, A story of the South Seas (Friedrich W. Murnau, USA) 1927
5. Vampyr ou l’étrange aventure de David Gray (Carl Theodor Dreyer, Danimarke) 1931
6. The Gold Rush (Charlie Chaplin, USA) 1925 – kurrsesi versioni i ripunuar i vitit 1942!!!
7. The Wind (Victor Stjostrom, USA)  1928
8. The Lodger (Alfred Hitchcock, Angli) 1926
9. Der letzte mann (Friedrich W. Murnau, Gjermani) 1924 – i vetmi film pa zë pa tabela !!
10. Faust (Friedrich W. Murnau, Gjermani) 1924
11. The General (Buster Keaton, USA) 1926
12. Un chien andalou (Luis Bunuel, Spanje) 1926

click:
  

 

  

  

 

____________________________________________________________

 

Nuk kam pare ende, per fat te keq :
– dy kryevepra te King Vidor: The Big Parade (1925) dhe “The Crowd”, (1928) ;
– dy kryevepra te rusit Alexander Dovdjenko : “Arsenal” (1928) dhe “Zemlya” (Toka) 1930;
– Serinë “Vapmiret” e francezit Luis Feuillade si dhe, SHAME ON ME, dokumentarin (me siguri!!) me te bukur ne bote te te gjitha kohrave : “Nanook of the North” te Robert Flaherty (1922)

***

Posted on 13th August 2013
Under: Te ndryshme | No Comments »