Toplist 2000-2010 nga emra /kritike te ndryshem

Topat e verës

Sado femijërorë e naivë ne dukje, top ten-et (dhe ne pergjithesi listat e filmave!) kane qene gjithmone ’loja’ me e veçante e kinofilise. Me shume se nje konkurence midis filmash, interesi i tyre duhet pare mbi te gjitha tek fakti i ndihmes qe ato japin per te na rifreskuar memorjen me tituj dhe emra regjizoresh. Ashtu si me topat e plazhit, vera eshte koha më e mire per tu zbavitur me to

Ja disa gjuajtje me top per kete sezon :

 Top10 i filmave te preferuar te regjizorit (nuk ka ku te shkoje më kinofilik!) Martin Scorcese (ne kuadrin e top-50 ‘all time’ nga revista ’signt & sound’)

Ketu ndodhet lista tij e 10 filmave (sipas rendit alfabetik) :

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Ndersa ketu, Top10 ‘all time’ sipas filozofit jo pak kinofil Slavoj Zizek (te kuptosh pse ka perzgjedhur keta 10 filma eshte sport me vete, por nejse !

Gjithsesi, bie ne sy prezenca e filmave nazistë si “The Great sacrifice” ose fashisto-italianë si “Noi Vivi”, pa dyshim te ‘perzgjedhur’ jo rastesisht nga filozofi ne fjale ):

(gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste : TOP-10 i regjizorit 103 vjeçar portugez Manoel de Oliveira (i vetmi regjizor ne bote qe ka realizuar edhe filma pa zë, edhe eshte ende ne aktivitet!)

Ja list e tij, sipas rendit alfabetik:

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 

Ndersa ketu (click tek fotoja e tij) eshte Top10 i filmave me te bukur ne bote sipas te ‘çmendurit’ Quentin Tarantino (lista e tij eshte po aq e çmendur)

Bien ne sy filma te rralle qe personalisht as titullin nuk ua kisha degjuar, si psh : “The Bad News Bears”. Por amà, bie po aq ne sy perzgjedhja  ultra e rafinuar e regjizorit ndofta më kinofilik ne bote (cili kineast ka pare aq shume filma sa Tarantino??) si per shembull filmi ‘Sorcerer’ qe sigurisht eshte filmi me i bukur i regjizorit William Friedkin, dhe jo ‘The Exorcist’, sikurse mendohet rendom.

(ja lista, gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste me interes eshte ajo e revistes prestigjioze franceze ”Cahiers du Cinéma” (e themeluar ne vitet ‘50 nga regjizoret e ardhshem te ‘Nouvelle vague” (vales se re), e qe realizon çdo 10 vjet top-dekadën e saj :

TOP-10 i kritikëve te revistes franceze “Cahiers du Cinéma” per vitet 2000-2010 :

 

1. Mulholland Drive (David Lynch) 2001 – USA

2. Elephant (Gus Van Sant) 2003 – USA

3. Tropical Malady (Apichatpong Weerasethakul) 2004 – Tailande

4. The Host (Bong Joon-ho) 2006 – Kore e Jugut

5. A History of Violence (David Cronenberg) 2005 – USA

6. La Graine et le mulet (Abdellatif Kechiche) 2007 – France

7. Tie Xi Qu : West of the Tracks (Wang Bing) 2002 – Kine

8. War of the Worlds (Steven Spielberg) 2005 – USA

9. The New World (Terrence Malick) 2005 – USA

10. Ten (Abbas Kiarostami) 2001

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Po e mbyll me disa topa te mijte, personalë.  Per shembull :

Top-5 e regjizoreve, filmat e te cileve më parë i kam pas adhuruar, më pas më kane zhgenjyer :

1. Wim Wenders – qe prej “Wings of Desire” (1987) e tutje – nje katastrofe e vertete!

2. Martin Scorsese : filmi i tij i fundit i madh mbetet “Casino” (1995). Qe prej asaj kohe, Scorsese ben sikur ben filma, ose edhe me sakte, gjithmone sipas meje, pak a shume tall menderen.

3. Woody Allen : andej nga mesi i viteve 2000, pasi kish rreshtuar nje bataljon me filma koti ne vitet ‘90, Woody Allen dukej premtues me ato te tijte europiane (duke filluar me ‘Match Point’). Por bataljoni-koti rifilloi perseri marshimin…

4. Francis Ford Coppola : filma te mire te tijte jane ata te vjetrit, më pak te njohurit (vitet ‘80 : ‘The Convertation’, ‘Rumble fish’, ‘The Outsiders’, por dhe nje film-cult si ‘apocalypse now’ eshte film i mire!). Pastaj Coppola u mor me rrush (me vreshta) dhe andej nga mesi i viteve 2000, u rikujtua te na beje filma (Youth without youthTetroTwixt). Mua me duket vanitoze (edhe pse jam perpjekur ti pelqej filmat e tij te fundit) kjo perpjekje e tij dhe pse me duket keshtu, jam shpjeguar ne fund te ketij postimi

5. Wong Kar-wai : qe hongkongezi i talentuar ka qene qe ne fillimet e tij kinematografike nje kineast manierist kjo dihej dhe nuk kish asgje te keqe (persa kohe qe manierizmi i tij ishte ne funksion te filmit). Qe prej “2046″ (realizuar ne vitin 2004), mua me duket se formalizmi i tij eshte kthyer ne qellim ne vetvete. Vetem ndodhte ndonje çudi e madhe qe wong k.ar wai te më rihabise per mire…

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Top-10 e regjizoreve (ne aktivitet) filmat e te cileve nuk me kane zhgenjyer asnjehere :

1- Manoel De Oliveira   : ky ben filma gjithe e me te bukur, gjithe e duke u rinuar me shume
2- Jean Luc Godard  : idem si de Oliveira !
3- Warner Herzog  : idem si Godard !
4- Tsai Ming-liang : besnik i integritetit te tij artistik !
5- Hong Sang-soo : idem si Tsai !
6- Brian De Palma  : edhe pse i ndodh te punoje per kompanite e Hollywoodit, de Palma, ‘poeti i dhunes’ siç thirret shpesh, pothuaj asnjehere nuk e tradhetuar artin e tij!
7- Alexander Sokurov 
8- Terrence Malick  : kam patur nje dyshim per filmin e tij te fundit (Tree of Life) por kur e kam ripare… zero dyshim!
9- Philippe Garrel (i cili per fatin e mire te artit te 7, do vdese Philippe Garrel !)
10- Pedro Costa  (e pres me padurim filmin e tij te ri, qe thuhet se do te titullohet “Sweet Exorcism”, ja nja dy foto :

 

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

top-5 i filmave me tituj idiotë : 

1.Attack of the Killer Tomatoes! (1978, John De Bello) – USA

2.I epithésis tou yigantiéou moussaka (The Attack of the Giant Moussaka) (1999, Panos H. Kotras) -Greqi

3.Si tu vas à Rio tu meurs (Po shkove ne Rio, do vdesesh) (1987, Philippe Clair) France/Brazil

4. The Cat from Outer Space (Macja e ardhur nga Hapsira) (1978, Norman Tokar) USA

5. Night of the Lepus (Nata e Lepujve) (1972, William F. Claxton) USA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Per ta mbyllur me nje lajm fort te mire : me ne fund trailer i “PASSION”, filmit te ri te njerit prej regjizoreve me te talentuar te viteve ‘70-’80 Brian De Palma (regjizor i “Sisters”, “Carrie”, “Obsession”, “Blow Out”, “Scarface”, “Body double”, “Raising Cain”, “Carlito’s Way”)
“PASSION” :


YouTube – PASSION Trailer | TIFF Festival 2012

Me te gjitha gjasat, rikthim i De Palma-s ne epoken e tij te famshme te viteve ‘80!

  

Posted on 30th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »