Top-at e Veres 2012

Topat e verës

Sado femijërorë e naivë ne dukje, top ten-et (dhe ne pergjithesi listat e filmave!) kane qene gjithmone ’loja’ me e veçante e kinofilise. Me shume se nje konkurence midis filmash, interesi i tyre duhet pare mbi te gjitha tek fakti i ndihmes qe ato japin per te na rifreskuar memorjen me tituj dhe emra regjizoresh. Ashtu si me topat e plazhit, vera eshte koha më e mire per tu zbavitur me to

Ja disa gjuajtje me top per kete sezon :

 Top10 i filmave te preferuar te regjizorit (nuk ka ku te shkoje më kinofilik!) Martin Scorcese (ne kuadrin e top-50 ‘all time’ nga revista ’signt & sound’)

Ketu ndodhet lista tij e 10 filmave (sipas rendit alfabetik) :

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Ndersa ketu, Top10 ‘all time’ sipas filozofit jo pak kinofil Slavoj Zizek (te kuptosh pse ka perzgjedhur keta 10 filma eshte sport me vete, por nejse !

Gjithsesi, bie ne sy prezenca e filmave nazistë si “The Great sacrifice” ose fashisto-italianë si “Noi Vivi”, pa dyshim te ‘perzgjedhur’ jo rastesisht nga filozofi ne fjale ):

(gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste : TOP-10 i regjizorit 103 vjeçar portugez Manoel de Oliveira (i vetmi regjizor ne bote qe ka realizuar edhe filma pa zë, edhe eshte ende ne aktivitet!)

Ja list e tij, sipas rendit alfabetik:

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

 

Ndersa ketu (click tek fotoja e tij) eshte Top10 i filmave me te bukur ne bote sipas te ‘çmendurit’ Quentin Tarantino (lista e tij eshte po aq e çmendur)

Bien ne sy filma te rralle qe personalisht as titullin nuk ua kisha degjuar, si psh : “The Bad News Bears”. Por amà, bie po aq ne sy perzgjedhja  ultra e rafinuar e regjizorit ndofta më kinofilik ne bote (cili kineast ka pare aq shume filma sa Tarantino??) si per shembull filmi ‘Sorcerer’ qe sigurisht eshte filmi me i bukur i regjizorit William Friedkin, dhe jo ‘The Exorcist’, sikurse mendohet rendom.

(ja lista, gjithmone sipas rendit alfabetik)

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Nje tjeter liste me interes eshte ajo e revistes prestigjioze franceze ”Cahiers du Cinéma” (e themeluar ne vitet ‘50 nga regjizoret e ardhshem te ‘Nouvelle vague” (vales se re), e qe realizon çdo 10 vjet top-dekadën e saj :

TOP-10 i kritikëve te revistes franceze “Cahiers du Cinéma” per vitet 2000-2010 :

 

1. Mulholland Drive (David Lynch) 2001 – USA

2. Elephant (Gus Van Sant) 2003 – USA

3. Tropical Malady (Apichatpong Weerasethakul) 2004 – Tailande

4. The Host (Bong Joon-ho) 2006 – Kore e Jugut

5. A History of Violence (David Cronenberg) 2005 – USA

6. La Graine et le mulet (Abdellatif Kechiche) 2007 – France

7. Tie Xi Qu : West of the Tracks (Wang Bing) 2002 – Kine

8. War of the Worlds (Steven Spielberg) 2005 – USA

9. The New World (Terrence Malick) 2005 – USA

10. Ten (Abbas Kiarostami) 2001

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Po e mbyll me disa topa te mijte, personalë.  Per shembull :

Top-5 e regjizoreve, filmat e te cileve më parë i kam pas adhuruar, më pas më kane zhgenjyer :

1. Wim Wenders – qe prej “Wings of Desire” (1987) e tutje – nje katastrofe e vertete!

2. Martin Scorsese : filmi i tij i fundit i madh mbetet “Casino” (1995). Qe prej asaj kohe, Scorsese ben sikur ben filma, ose edhe me sakte, gjithmone sipas meje, pak a shume tall menderen.

3. Woody Allen : andej nga mesi i viteve 2000, pasi kish rreshtuar nje bataljon me filma koti ne vitet ‘90, Woody Allen dukej premtues me ato te tijte europiane (duke filluar me ‘Match Point’). Por bataljoni-koti rifilloi perseri marshimin…

4. Francis Ford Coppola : filma te mire te tijte jane ata te vjetrit, më pak te njohurit (vitet ‘80 : ‘The Convertation’, ‘Rumble fish’, ‘The Outsiders’, por dhe nje film-cult si ‘apocalypse now’ eshte film i mire!). Pastaj Coppola u mor me rrush (me vreshta) dhe andej nga mesi i viteve 2000, u rikujtua te na beje filma (Youth without youthTetroTwixt). Mua me duket vanitoze (edhe pse jam perpjekur ti pelqej filmat e tij te fundit) kjo perpjekje e tij dhe pse me duket keshtu, jam shpjeguar ne fund te ketij postimi

5. Wong Kar-wai : qe hongkongezi i talentuar ka qene qe ne fillimet e tij kinematografike nje kineast manierist kjo dihej dhe nuk kish asgje te keqe (persa kohe qe manierizmi i tij ishte ne funksion te filmit). Qe prej “2046″ (realizuar ne vitin 2004), mua me duket se formalizmi i tij eshte kthyer ne qellim ne vetvete. Vetem ndodhte ndonje çudi e madhe qe wong k.ar wai te më rihabise per mire…

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Top-10 e regjizoreve (ne aktivitet) filmat e te cileve nuk me kane zhgenjyer asnjehere :

1- Manoel De Oliveira   : ky ben filma gjithe e me te bukur, gjithe e duke u rinuar me shume
2- Jean Luc Godard  : idem si de Oliveira !
3- Warner Herzog  : idem si Godard !
4- Tsai Ming-liang : besnik i integritetit te tij artistik !
5- Hong Sang-soo : idem si Tsai !
6- Brian De Palma  : edhe pse i ndodh te punoje per kompanite e Hollywoodit, de Palma, ‘poeti i dhunes’ siç thirret shpesh, pothuaj asnjehere nuk e tradhetuar artin e tij!
7- Alexander Sokurov 
8- Terrence Malick  : kam patur nje dyshim per filmin e tij te fundit (Tree of Life) por kur e kam ripare… zero dyshim!
9- Philippe Garrel (i cili per fatin e mire te artit te 7, do vdese Philippe Garrel !)
10- Pedro Costa  (e pres me padurim filmin e tij te ri, qe thuhet se do te titullohet “Sweet Exorcism”, ja nja dy foto :

 

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

top-5 i filmave me tituj idiotë : 

1.Attack of the Killer Tomatoes! (1978, John De Bello) – USA

2.I epithésis tou yigantiéou moussaka (The Attack of the Giant Moussaka) (1999, Panos H. Kotras) -Greqi

3.Si tu vas à Rio tu meurs (Po shkove ne Rio, do vdesesh) (1987, Philippe Clair) France/Brazil

4. The Cat from Outer Space (Macja e ardhur nga Hapsira) (1978, Norman Tokar) USA

5. Night of the Lepus (Nata e Lepujve) (1972, William F. Claxton) USA

°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

Per ta mbyllur me nje lajm fort te mire : me ne fund trailer i “PASSION”, filmit te ri te njerit prej regjizoreve me te talentuar te viteve ‘70-’80 Brian De Palma (regjizor i “Sisters”, “Carrie”, “Obsession”, “Blow Out”, “Scarface”, “Body double”, “Raising Cain”, “Carlito’s Way”)
“PASSION” :


YouTube – PASSION Trailer | TIFF Festival 2012

Me te gjitha gjasat, rikthim i De Palma-s ne epoken e tij te famshme te viteve ‘80!

  

Posted on 30th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

…sipas “Sight and Sound” :

Qe prej vitit 1952, revista britanike “Sight and Sound” boton çdo 10 vjet “top-50″ te filmave me te mire te te gjitha koherave.

Kete vit jane pyetur 846 kritike kinemaje, programatorë, profesore kinemaje, distributorë etj etj, kryesisht anglo-saksone (Angli & USA), por edhe disa europiane, aziatike etj.

Lista e plote (top-50) me komente ne anglisht eshte ketu, tek web-site i “sight & sound” :

 

top-50 :

1. Vertigo (hitchcock)
2. Citizen Kane (welles)
3. Tokyo Story (ozu)
4. La règle du jeu (renoir)
5. Sunrise (murnau)
6. 2001: A Space Odyssey (kubrick)
7. The Searchers (ford)
8. Man with a Movie Camera (vertov)
9. The Passion of Joan of Arc (dreyer)
10. 8 1/2 (fellini)

11. Battleship Potemkin (Eisenstein)
12. L’Atalante (Vigo)
13. Breathless [à bout de soufle] (godard)
14. Apocalypse Now (coppola)
15. Late Spring (ozu)
16. Au hasard Balthazar (bresson)
17. Seven Samurai (kurosawa)
18. Persona (bergman)
19. Mirror[zerkalo] (tarkovsky)
20. Singin’ in the Rain (donen & kelly)

21. L’avventura (antonioni)
22. Le Mépris (godard)
23. The Godfather (coppola)
24. Ordet (dreyer)
25. In the Mood for Love (wang k.ar-Wai)
26. Rashomon (kurosawa)
27. Andrei Rublev (tarkovsky)
28. Mulholland Dr. (lynch)
29. Stalker (tarkovsky)
30. Shoah (lanzmann)

31. The Godfather Part II (coppola)
32. Taxi Driver (scorsese)
33. Bicycle Thieves (de sica)
34. The General (keaton)
35. Metropolis (lang)
35. Psycho (hitchcock)
36. Jeanne Dielman (akerman)
37. Sátántango (tarr)
39.The 400 Blows (truffaut)
40. La dolce vita (fellini)
41. Journey to Italy (rossellini)
42. Pather Panchali (ray)
43. Some Like It Hot (wilder)
44. Gertrud (dreyer)
45. Pierrot le fou (godard)
46. Play Time (tati)
47. Close-Up (kiarostami)
48. The Battle of Algiers (pontecorvo)
49. Histoire(s) du cinéma (godard)
50= City Lights (chaplin)
50= Ugetsu monogatari (mizoguchi)
50= La Jetée (Chris Marker)

Disa konstatime :

– Te vetmin film nga lista e qe e ka pas transmetu TVSH-ja para renies se kamunizmit ka qene “Beteja e Algjerit” qe figuron ne vend te 48

– Regjizori me shume i cituar eshte Godard, me 4 filma, pastaj vjen Dreyer, Coppola dhe Tarkovsky me 3, pastaj Ozu e Fellini me dy

– Bie ne sy mungesa e ndonje filmi te Bunuel-it, por eshte e vertete qe ai ka bere vetem filma te shkelqyer, dhe eshte gati e veshtire te veçosh ndonje nga tufa

– Ne liste figurojne vetem tre filma te ketyre 20 viteve te fundit : “Mulholland Drive” i Lynch-it (ne vend te 28!), “In the mood fot love” nga Wong Kar-wai dhe “Satantango” e Bela Tarr.

– ‘Stalkeri’ im eshte ne vend te 29

– I vetmi film me metrazh te shkurter qe figuron ne liste eshte ai i Chris Marker “La jetée”!

– Nese ka nje film qe me jep realisht kenaqesi ta shikoj ne kete liste gjithsesi konvencionale, eshte ai i vendit te 36, pra ai i regjizores belge Chantal Akerman : “Jeanne Dielman”, qe eshte per mua nje nga 3-4 filmat me te rendesishem te historise se kinemase, per nga risia qe sjell ne forme (dmth edhe ne permbajtje).

– Filmin qe figuron ne krye te listes ne fjale do ta vija po ashtu me shume deshire ne nje top-5 ‘all time’ timin !

***

Posted on 8th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top-30 ‘asian movie’ 2001-2011 :

Perveç asaj gjeografike, duhet thene se nuk ka asnje arsye tjeter per te folur per ‘filma aziatike’ : produksioni iranian, per shembull, nuk ka asgje te perbashket te themi, me ate japonez; dhe anasjelltas.
Megjithate, gjithe duke mos harruar se nje liste e tille niset nga nje premise pothuaj irelevante (se kontinentet i ka bo zoti mo, nuk i kemi bo ne!), duhet konstatuar se ne konitnentin aziatik, Korea e Jugut ka qene vendi qe ka sjelle ne keto 10 vitet e fundit kinematografine më pasionuese, sa ne lemin e filmave autoriale aq edhe ne ato eksploatative. Sigurisht sigurisht, India me Bollywoodin e saj mbetet pruresi me i madh quantitativ planetar, por ajo ç’eshte deziluzionuese eshte fakti qe qofte dhe nje film te vetem (qofte dhe nje nga 1000 filmat qe Bollywoodi prodhon ne vit – 2 here me shume se Hollywoodi), nuk ka lene gjurme pikerisht ne kete univers kinematografik planetar.
(Click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare : )

 

 

 

 

Lista komplete :

1. Tropical Malady (regjia Apichatpong Weerasethakul) – Tailande, 2004

2. “Tie Xi Qu: West of the Tracks” & “The Ditch” (regjia Wang Bing) – Kinë 2003 & 2010

3. Eureka (regjia Shinji Aoyama) Japoni, 2001

4. Caterpillar (regjia Koji Wakamatsu) Japoni 2010

5. Still Life (regjia Jia Zhang-ke) Kine 2006

6. “Woman on the beach” (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2009

7. Face (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2008

8. Three times ( Hou Hsio Hsien) Tajvan, 2004

9. Yuki & Nina (regjia Hipolite Girardot & Nabuhiro Suwa) Japoni, 2009

10. “Climates” & “Uzak” (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2006 & 2002

11. Z 32 (regjia Avi Mograbi) Izrael 2008

12. Café lumière ((Kôhî jikô) (regjia Hou Hsiao-hsien) Tajvan, 2004

13. This is not a film (regjia Jafar Panahi) Iran 2010

14. Woman is future of man (regjia Hong Sang-soo) Korea e Jugut, 2004

15. I don’t want to sleep alone (regjia Tsai Ming Liang) Taivan, 2006

16. Platform (regjia Jia Zhang-ke) Kine, 2001

17. Little Moth(Xue Chan) (regjia Tao Peng) Kine, 2007

18. The Host (regjia Joon Ho-bong) Korea e Jugut, 2006

19. Dua te shoh (regjia J. Hadjithomas & K.Joreige) Liban, 2008

20. Be with me (regjia Eric Khoo) Singapor, 2005

21. Toka e braktisur (regjia Vimukthi Jayasundara) Sri-Lanka, 2004

22. syndromes & a century (regjia Apichatpong Weerasethakul) Tailande, 2006

23. Talaye sorkh (Crimson Gold) (regjia Jafar Panahi) Iran, 2003

24. Shija e lengut te shalqirit (regjia Tsai Ming Liang) Tajvan, 2004

25. Shara (regjia Naomi Kawase) Japoni, 2003

26. In the mood for love (regjia Wong K.ar-Wai) Hong-Kong 2001

27. Millenium mambo (regjia Hou Hsiao Hsien) Taivan, 2001

28. Mayıs Sıkıntısı (Retë e majit) (regjia Nuri Bilge Ceylan) Turqi, 2001

29. Shanghai dreams (regjia Wang Xiaoshuai) Kine, 2005

30. The Dayereh (The Circle) (regjia Jarfar Panahi) Iran, 2001

Posted on 7th August 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top-10 cinema português 2001-2011

C’me ka bere pershtypje kur kam germuar ne dyqanet multi-media ne Lisbone, ka qene fakti qe ne departamentin e filmave portugeze, ekzistonin vetem filma-autor ! Asnje film portugez i natyres ‘kinematografi ekspoatative‘. Asnje per bese !
Kjo me gezoi pa mase, pasi gjithmone kisha konstatuar se pothuaj ne fund te çdo viti, kur me eshte ‘dashur’ te bej top-ten vjetor, gjithmone ne liste ka figuruar te pakten nje film portugez, por gjithmone i natyres film-autor (indipendent) !

Mungesa e filmave eksploatative tregon qe populli portugez (me te drejte!) i ka rene shkurt : meqe 95% e filmave te shfaqur neper kinema eshte qe eshte ‘made in USA’, pse me u lodh kot e me bo gjasme ‘filma portugeze per publikun e gjere’ (ose cinema-churiço, dmth cine-panettone per italianët), nderkohe qe ai ‘i ngushti’ mund te shijoje kryevepra si keto me poshte :

1. Juventude em marcha (Perpara rini) (regjia Pedro Costa) 2008
2. Aquele querido mes de agosto (Fort i dashur muaji gusht!) (regjia Miguel Gomez) 2009
3. No quarto da Vanda (Ne dhomen e Vandes) (regjia Pedro Costa) 2001
4. O Estranho Caso de Angélica (Rasti i çuditshem i Angjelikes) (regjia Manoel de Oliveira) 2011
5. Singularidades De Uma Rapariga Loira (Veçantitë e nje bjondeje) (regjia Manoel De Oliveira) 2009
6. A Religiosa Portuguesa (Murgeshën portugeze) (regjia Eugène Green) 2010
7. Alice (regjia Marco Martins) 2005
8. Belle toujours (Perjetesisht e bukur) (regjia Manoel De Oliveira) 2006
9. Ne change rien (Asgje mos ndrysho) (regjia Pedro Costa) 2009
10. Body Rice (regjia Hugo Vieira da Silva) 2006

click tek titujt e melartem te filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur i kam pare) :

 

 

 

 

 

 

 

***

Posted on 3rd August 2012
Under: Te ndryshme |No Comments »

Top-5 cinema italiano 2001-2011

Meqe i kemi komshinj, po vazhdoj me kinemane italiane te ketyre 10 viteve te fundit. Nese per ate franceze thame se eshte ne koma por ende nuk ka dhene plotesisht shpirt, per ‘cinema italiano’ i bie te themi se i ka mbire bari me kohe e me vakt aty ku prehet ! Biles do te ishte e pandershme te thuhej se ate e groposi Berluskoni, nderkohe qe ai i dha vetem te shtyren e fundit germadhes qe gjeti

E megjithate megjithate, ndonje film i mire italian edhe çoç eshte endur si fantazem neper sallat e erreta te kinemase

Ja nja 5 te prefruarit e mi :

  

 

 

 

 

 

 

click tek titujt e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare :

1. Vento di terra (regjia Vincenzo Marra) 2005
2. Vincere (regjia Marco Bellocchio) 2009
3. Saimir (regjia Francesco Munzi) 2006
4. Il regista di matrimoni (Regjizori i dasmave) (regjia Marcho Bellocchio) 2007
5. Buongiorno notte (regjia Marco Bellocchio) 2002

***

Posted on 29th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

TOP-10 Cinéma français 2001-2011

“Me brekë neper komë” – keshtu do pergjigjej kinematografia franceze, nese do ta pyeste ndokush se si po ja çon keto vitet e fundit. Ose me sakt, do pergjigjej : “si gjithe poplli, me breke neper kome”, qe do te thote : “si gjithe kinematografite e botes, terhiq e mos e keput”.

Dua te them se me gjithe nje far’ ‘exception culturelle’ (veçanti kulturore – sistem ndihme per krijimtarine kulturore) qe reklamon nje vend si Franca, edhe kinematografise franceze nuk i ka ndodhur ndonje eveniment exceptional : mbi 90% e prurjeve filmike, si kudo ne bote, jane kinematografi eksploatative dhe pjesa tjeter qe mbetet eshte kryesisht kinema autoriale. Vitet e fundit, ka nje perpjekje per te krijuar nje far ‘marke te re fabrike’ qe ne France e quajne ‘film du milieu’ (”filma te mesem”), qe pretendojne te jene as me shume harxhe (mbi 7 miljon €), por dhe as shume varfanjake (nen 2 miljon) dhe qe tentojne te kapin nje publik as shume te gjere, por as shume te ngushte (zgjeroje se te vrava, ngushtoje se te vrava !)

Megjithate, edhe ne France, sallat e vogla indipendente po behen gjithe e me te rralla. Shkurt, globalizmi (ne fakt, emri ekzakt duhet te jete berluskonizimi i Botes por nejse) pra globalizmi terheq, dhe shiriti i artit kinematografik hollohet gjithe e me shume (sa per te ilustruar ate shprehjen “terhiq e mos keput”). Ose siç do thoshte Godard, mohikani i fundit i artit te shtate, kinemaja franceze (sikurse dhe ajo boterore) eshte ne koma, por s’i ka dale ende shpirti…

E megjithate megjithate, disa filma te mire franceze edhe i kam pare keto 10 vitet e fundit. pra ka dhe rezistence. Fundja, te rezistosh, do te thote te krijosh !

TOP-10 Cinéma français 2001-2011

(click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

per ta mbyllur me imazhin e fundit fare fare te filmit “Socializem” te Godard :
no comment !

 

***

Posted on 24th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »

Top USA 2001-2011 :

Meqe sipas ‘tradites se festivalit’ vazhdoj te jem i ‘denuar’ e te mos kem pushime vere, po vazhdoj ate ‘traditen’ tjeter :

– para tre vitesh, postova disa lista te vogla per filma te vjeter e qe i mendoja si te domosdoshem per tu parë, te ndarë sipas zhanrit (click)

– parvjet, vura disa postime me lista filmash te regjizoreve te mi te preferuar : ata qe jane ende ne aktivitet (click) dhe ata qe nuk jane më ne kete bote (click)

Kete vit, per te rifreskuar titujt, po i ndajme sipas kombesise, pra po bej disa lista te vogla per filmat e rinj qe me kane pelqyer me shume ne keto 10 vitet e fundit, ndare sipas vendit nga i cili vjen filmi.

Po e filloj me filmat ‘Made in USA’, vend prej te cilit vjen dhe prurja më e madhe kinematografike boterore

Top-30 filma amerikane 2001-2011 : (click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare) :

 

  

 

 

and : (click tek titujt per komentin e secilit prej tyre)

16. Elephant (regjia Gus Van Sant) 2003
17. Adventureland (regjia Greg Mottola) 2009
18. Greenberg (regjia Noah Baumbach) 2010
19. Funny People (Judd Apatow) 2009
20. In Time (Andrew Niccol) 2011
21. Go Get Some Rosemary (regjia Joshua & Benny Safdie) 2010
22. Redacted (regjia Brian de Palma) 2008
23. Knocked Up (regjia Judd Apatow) 2007
24. Hanna (regjia Joe Right) 2011
25. Bad Teacher (regjia Jake Kasdan) 2011
26. I’m Number Four (D.J.Caruso, USA) 2011
27. Cloverfield (regjia Matt Reeves) 2008
28. Super 8 (regjia J.J. Abrams, USA) 2011
29. Pineapple Express (regjia David Gordon Green) 2008
30. Paranoid Park (regjia Gus Van Sant) 2007

***

Posted on 19th July 2012
Under: Te ndryshme | No Comments »