II. INDIPENDENT

Vdes George Romero, babai i të gjallëve-të-vdekur

Ashtu sikurse kinemane e ka shpikur dikush, dikush ka shpikur edhe zombit, te gjallet-e-vdekur te kinemase. Dhe ky eshte George Romero, i cili dje ka vdekur “prej verteti”. “Night of the Living Dead” (1968) ishte femija e tij i pare, koncepti i te cilit qe prej asaj kohe eshte kopjuar e sterkopjaur nga dhjetra e qindra te tjere regjizore. Deri ne dhimbje. deri ne maskaradë.
Romero ben pjese tek ata te pakte kineaste qe kurre nuk e tradhetoi artin e tij. Nje nje interviste krejt te fundit te tij, jo pa te drejte ai shprehej i indinjuar per paçavure te tilla hollywoodiane si “World War Z” me aktorin-biznesmen Brad Pitt apo per serine “The Walking dead”, filma apo seri ne te cilet tashme mungon teresisht satira sociale, kritika subversive ndaj shoqerise amerikane (aq e rendesishme ne filmat me zobi te Romeros!) per tu zevendesuar me skena me demek ‘te frikshme’ (ku thjesht shihen zombi qe bejne masakra: aksion dhe vetem aksion).
Filmi i tij i fundit qe pata pare ne kinema ishte “Diary of the dead” (2009), po aq entuziasmues dhe funeber sa dhe gjithe filmat e tjere te mjeshtrit te cilet, ne menyren e tyre, gjithmone kane reflektuar klimen politike dhe sociale te epokes.
George Romero is dead.
Long live the leaving dead !


Amerika është si shpirt (“Get out” – film amerikan me regji të Jordan Peele)

Amerikani Jordan Peele eshte humorist. Dhe per here te pare ka bere nje film. Shume serioz ne dukje (them ne dukje, sepse nuk dua të zbuloj skenarin: nje nga meritat e filmit eshte surpriza skenaristike, edhe pse, muhabeti eshte më i ngaterruar se kaq). Filmi titullohet “Get out”. Ka dale ne kinemate ne USA në shkurt dhe ka korrur nje triumf te vertete (gje e rralle per nje film pothuaj independent : veçse 5 miljon $ buxheti !) : kapi vendin e pare ne Box-office amerikan që ne javën e parë te shfaqjes neper kinema dhe ka mbledhur me teper se 200 milion $ fitime. Rekord i vertete!
Shtypi dhe kritika po ashtu ka qene hatashmerisht e favorshme: “New Yorker” shkoi deri aty sa ta krahasoje Jordan Peele me Bunuel-in e famshem.
Mbetet per tu thene kryesorja : filmi eshte i mire. Ose gati-gati eshte per te thene: paradoksalisht shume i mire.
Ja arsyeja:
Historia eshte ajo e nje vasheze amerikane (e bardhe si aspirina) e cila fton boyfriend-n e saj (te zi si qymyri) per te kaluar nje week-end tek prinderit e saj waspy (e shkuar waspy t).
Kaq.
Problemi eshte se deri dhe zhanrin e filmit nuk dua ta them (per arsye SPOILER). Por nje gje eshte e sigurt: edhe pse ne dukje filmi ‘argeton’ (efikasiteti i tij mbeshtetet mbi faktin qe informacioni skenaristik i jepet spektatorit me pikatore per ta mbajtur gjithmone ne gjendje ankthi –ne princip nje gje e tille eshte fort e pamoralshme), prap se prap ai shtron jo pak pyetje ne koken e tij, fale satires se dhunshme politike qe propozon (nga ana kinofilike, “Get out” ben martesen e “Guess Who’s Coming to Dinner” (1967) dhe “The Stepford Wives” (1975). Permes nje humori te zi (si boyfriend-i), frike te bardhe (si çika) dhe të qeshure te hidhur (si Amerika…), filmi eshte, in fine, nje radiografi çarmatosese e nje Amerike “qe eshte si shpyrt”
8.0
Trailer :

“Split” : horror sarkastik apo…

Sikurse “The Village” mund të shihej si metafore e nje Amerike izolacioniste, po sikur “Split”, filmi i fundit i M. Night Shyamalan të jete (midis te tjerash) metafore e Amerikes aktuale skizofrene? (bashkekzistenca e disa personaliteteve tek i njejti individ).
Po sikur parodia e Jimmy Kimmel të mos jete dhe aq “për të qeshur”?
9.0
*

Ç’ka të përbashkët Jackie Kenedy me Pablo Nerudën? (ose: Portmontoja dhe Poeti)

Keto dite shfaqen ne kinema 2 biopikë (filma biografikë) te realizuar nga i njejtit regjizor: nga kiliani Pablo Larraín. I pari, ”Jackie”, i kushtohet gruas se presidentit amerikan John Kenedy; i dyti, poetit kilian Pablo Neruda.
Më parë, më ishte dhene te shihja dy filma te tij, “Tony Manero” (2008) dhe “No” (2012) per te cilet paskam harruar te shkruaj diçka.

      

Ajo qe kisha vene ré tek ta ishte nje fare ekspresionizmi nga ana regjizoriale: ashtu sikurse në pikture (per shembull, tek “Klithma” e Edward Munch), edhe në kinema (per shembull tek “Sunrise” e Murnau), karakteristika kryesore e ekspresionizmit eshte deformimi i linjave dhe i ngjyrave, me qellim te nje afirmimi te ‘ekzagjeruar‘ (por te qellimshem!) te ndjenjave te artistit (respektivisht te piktorit ose regjizorit). Sa per ilustrim, me erdhi ne mend jo vetem “Sunrise” por edhe filma te tjere si “Kill Bill”, “Crash”, “The night of the hunter” etj etj, shembuj tipike te ekspresionizmit ne kinema.
Në te njejtat ujra jemi edhe tek dy filmat e rinj te Pablo Larrin. Por rezultati kesaj here eshte edhe me i mire se ne filmat e meparshem te regjizorit: te dy jane gati-gati kryevepra!


“Jackie” rrefen vetem 3 dite nga jeta e Jacqueline Kenedy, gruas se John Kenedit te famshem.
Behet fjale per ditet midis vrasjes se presidentit amerikan (22 nentor 1963) dhe dites se ceremonise funerale (25 nentor). Vetem kaq.

Filmi (1 ore e 40 minuta) ndertohet mbi bazen e nje interviste qe Jackie, nje jave pas ceremonise mortore, i jep gazetarit te revistes “LIFE” ne rezidencen e saj ne Georgetown, lagje pasanikësh ne Washington. Montazhi (nga më të bukurit qe me eshte dhene te shoh ne kinema keto vitet e fundit!), ne formen e nje kaleodoskopi (nje arsye më teper per te menduar se regjizori eshte ekspresionist i shkelqyer!) i jep filmit mundesine filmit qe, edhe pse ne qender ka thjesht nje grua vanitoze, ose me sakt, nje portmontò (Jackie Kenedy nuk eshte veçse nje portmontò e bukur ku mund te varesh nje seri kostumesh te bukura Chanel), të shfaqe nje pjese te historise (dmth edhe te mitologjise) se SHBA-ve pikerisht nepermjet menyres se si çifti Kenedy i ishte pershtatur Shtepise se Bardhe.

  Pra, më teper se portreti i nje gruaje (fundja, çdonjëri prej prej nesh do kishte te drejten ti dedikohej nje film, apo jo? qofte ky (ose kjo) nje vanitoz i pakorigjueshem), “Jackie” eshte regjistrimi i jetes se nje gruaje ne Historine e nje vendi, nepermjet legjendes se mbretit dhe mbretereshes Camelot (por per kete duhet pare filmi).
Si tha Jackie ne fund te intervistes se saj, dmth dhe ne fund fare te filmit? “Pa dyshim qe do kete te tjere presidentë te medhej, por kurre nuk do kete më nje tjeter Camelot!”.
9.9

trailer: 


“Neruda”, film kilian me regji te Pablo Larrin

Filmi tjeter i regjizorit kilian rrefen nje fragment te shkurter te jetes se nje tjeter Pabloje: ate te poetit kombetar kilian Pablo Neruda. Jemi ne 1949, Lufta e Dyte boterore sapo ka mbaruar dhe ajo e Ftohta sapo ka filluar. Senatori komunist Pablo Neruda kritikon hapur qeverine-qelbësire te djathte kiliane dhe Videlën, presidentin krye-qelbesirë te asaj kohe (më vonë, deri dhe mbeshtetes i Pinoçetit!) i cili urdheron shkarkimin e senatorit ne fjalë dhe ngarkon inspektorin e policise Óscar Peluchonneau per arrestimin e Nerudes.
Ky i fundit dhe gruaja e tij (piktorja Delia del Carril) perpiqen te arratisen nga Kili, gjithe duke luajtur si macja me miun me inspektorin e policise (luajtur nga Gael Garcia Bernal). Në kete “lojë”, poetisenator gjen rastin te frymezohet artistikisht duke u kthyer sa në simbol te lirise, aq edhe në legjende letrare. E gjitha kjo me nota humori e sarkazme, sikurse vete personazhi i Nerudes.

*

Nje film i tille, per nje personazh si ai i Pablo Nerudes nuk mund te ishte i mirë veçse duke qene 3 here “po” (siç do thoshte Godard) : poetik, politik dhe policesk. Bast plotesisht i fituar! Konkretisht: pjesa e pare e filmit merret vetem me poetin. Kili i atyre viteve eshte fort i tronditur nga lufta e klasave dhe ndjehet dukshem fashistizimi i vendit: sindikatat dhe organizmat politike mbyllen njera pas tjetres, militantet ndiqen e internohen ne kampe perqendrimi etj etj. Nga ana tjeter, shtepia e Nerudes vazhdon te jete nje oaz poetik, ekscentrik e kozmopolit i elites kiliane (mbremje e festa ekstravagante, koncerte “à la parisienne” etj etj). Poeti, tashme me famë boterore, por njekohesisht edhe Senator komunist, eshte mbrojtes i flakte i punetorise. Por si shpjegohet qe dikush qe eshte ne kerkim te se Bukures, qe ne jeten e perditshme eshte më komod me borgjezine e larte se sa me popullin e thjeshte, eshte edhe mbrojtes i flakte i se Drejtes sociale, dmth i proletareve? Dhe mbi te gjitha: si arrin nje film i mire ti trajtoje tema te tilla? (dhe jo ti marrë si te mireqena, siç bejne zakonisht filmat e keqij, qofte ata te Kinostudios, qofte ata te Hollywoodit).

Zgjidhja:
Ne vend qe te ’sqarojë’ problemin kompleks midis se Bukures (poeti) dhe Drejtesise sociale (komunisti), regjizori i ka shtuar nje dimension te trete filmit: hetimin policor. Ose thene ndryshe: “fiksionin” brenda fiksionit (nje inspektor i ri policie qe perndjek nje poet/senator me fame boterore!), gjithe duke i mbetur besnik biografise (Neruda ishte fans i thekur i romaneve policore!). Shume shpejt, në film, arrijme te kuptojme qe, ne fakt, inspektori i policise nuk eshte veçse nje far alteregoje i Nerudes: edhe ai, eshte bir punetori (biles e jema, ka qene nje ish-prostitute!). I bie qe Neruda dhe inspektori jane dy jete te ndryshme te te njejtit person! Po çfare i mban bashke keto 3 elemente ne nje film te vetem? Pa dyshim, zeri i poetit (duhet pare filmi). Zeri i poetit (ne sensin fizik te fjales) eshte ai qe i jep forme politikés (gjësë politike), poetikës (poemave te Nerudes) dhe policores (zeri i inspektorit – alteregos se tij).

9.5
trailer: 


Jarmusch forever !

“Paterson” – film amerikan me regji te Jim Jarmusch

Heren e fundit qe jemi pjekur me Jim Jarmusch, simbolin e kinemase indipendente amerikane te viteve ‘80-90, ka qene në 2014-n per “No lovers left alive“, ndofta zhgenjimi me i paparashikueshem kinematografik i ketyre viteve te fundit (sepse filmi ishte jo vetem chic dhe snob, por akoma me keq, steril). Per mua qe e konsideroj “Stranger than paradise” nje nga 10 filmat qe kam më per zemer, ever, pritshmeria per filmin e ri te Jarmusch ishte, pas nje zhgenjimi te madh, detyrimisht edhe me e madhe.
*

“Paterson” (qe ishte vjet ne konkurim ne festivalin e filmit ne Kanë te Frances) rrefen veçse nje jave nga jeta e Patersonit. Patersoni eshte shofer autobusi ne qytetin Paterson (ne shtetin amerikan te Nju Xhersit) si dhe Laurës, te dashures se tij. Por edhe te Marvinit, bulldogut te tyre.

Qyteti Paterson, qytet poetesh (vendlindja e William Carlos Williams dhe Allen Ginsberg, kaq do mjaftonte!) sot eshte nje qytet i lene në harrese. Jeta e shoferit ne fjale eshte e rregulluar si me sahat nderkohe qe Laura ka endrra dhe projekte artistike. Patersoni shkruan poezi ne nje bllok shenimesh te cilin e mban me vete kudo e nuk i ndahet.

Kaq eshte historia e filmit i cili, per asnje sekonde te vetme nuk dramatizon (ne sensin, siç dramatizon jeten zakonisht kinematografia, per ta bere ate “te gjallë”, siç thuhet rendom). Ditet e Patersonit perseriten ‘banalisht’ njera pas tjetres, por as realizmi (ah i famshmi realizem!) megjithate nuk duket gjekundi. Shkurt: as dramatizem, as realizem. Po çfare??
*
I frymezuar teresisht nga poemat e William Carlos Williams, Jarmusch nenshkruan nje nga adaptimet e rralla kinematografike nje te vepre letrare te rendesishme poetike. Biles me thene te drejten, tani qe po mendohem, une nuk njoh ndonje tjeter film qe transpozon (adopton) me aq intestitet poezinë ne imazh. Ndofta kjo vjen sepse modestia e mjeteve qe perdor regjizori (poezite shfaqen ne ekran, te mbivendosura mbi imazhet qe shohim, gjithe duke qene te recituara nga aktori) eshte ne funksion te preokupimeve te poetit: asnje opinion paraprak nuk mund te kushtezoje aktin krijues te tij (akt qe nuk eshte vetem krijues por edhe menyre jetese per te krijuar). ”Paterson” eshte i vetmi film qe te kem pare deri tani ku poezia nuk shfaqet si konsekuence apo shkak i nje refuzimi apo revolte: raportet llogjike nuk ekzistojne më, jeta eshte shume here më komplekse e misterioze se kaq, shume më komplekse dhe misterioze se thjesht nje skenar (nje intrigë). Poetikja nuk shpjegohet. Poetikja eshte.
*
Figura stilistike e filmit eshte pleonazma. Patersoni jeton ne qytetin Paterson; aktori Adam Driver interpreton rolin e nje ‘bus driver‘-i; ngjarjet e filmit zhvillohen nga e hena në të henen tjeter. Që ne fillim te filmit, poezite perseriten, formohen ngadale e ngadale, pergjate pushimit te punes se Patersonit, duke i rifilluar nga e para por edhe duke i lene te pambaruara. Permes pleonazmes si figure stilistike, Jarmusch arrin te krijoje idene e qendreses: qendrese e nje qenieje njerezore qe “jeton jeten e tij” (”Vivre sa vie“, reference e nje tjeter filmi te shkelqyer pleonazmik). Pa revolte apo refuzim. Thjesht qendresë.
Gjithe rreziku mund te ishte qe filmi te kthehej ne nje ‘carpe diem’. Fare! Ditet ngjasojne si dy pika uji me njera-tjetren. Dashuria, ndjenja sentimentale, eshte e pacenueshme (biles filmi mund te shihet edhe si nje celebration i ndjenjes se dashurise: vargu i fundit i njeres prej poemave eshte “nëse ti zemra(e dashura) ime më braktis/ une do shkul zemren time dhe kurre më nuk do e rivë në vendin e saj”). Biles skena e parafundit (duhet parë filmi) krijon pershtypjen e rreme se pikerisht kemi te bejme me nje ‘carpe diem’. Jo! Skena e fundit fare e anulon atë. Aty mbaron dhe filmi.
Cut! (regjizoret e mire jane ata qe dine ku presin nje skenë; e akoma më teper, fundin!).
FUND
*
Brilant ”Paterson”!
Poetik si vete poezia e William Carlos Williams.
Brilant si vete poetika kinematografike e Jim Jarmusch.
(Ndersa une, edhe pse gjithmone do vazhdoj ta konsideroj “Stranger than paradise” si nje nga 10 filmat e mi më te dashur te te gjitha kohrave, nuk mund ta mohoj se “Paterson” eshte ndofta filmi më i madh i regjizorit).
Than you Mr. Jarmusch!
10!

trailer: 

Pika e ujit që derdh kupën e mbushur të vëllezërve Dardenne

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/07/pika-e-ujit-qe-derdh-kupen-e-mbushur-tevellezerve-dardenne/

Nga te rrallet regjizorë te cileve ua kam pare te gjithe filmat qe kane realizuar, heren e fundit me vellezerit Dardenne jemi takuar para 2 vjetesh, per “2 dite e 1 nate“.

Bittersweet: 2 x America

”Wiener-Dog”– film me regji te Todd Solondz & “Little Men” – film me regji te Ira Sachs. Dy filma amerikane indipendentë, në dukje te kundert, por ne fakt jo dhe aq.
http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/28/bittersweet-2-x-america/


Image result Image result

Albano-id – Nën ’16
Paska fillu tiff-i. Stalker si te duket programi i ketij viti. Paska tematike homazh per kiarostamin http://tiranafilmfest.com/

STALKER – Nën ’16
Ke dy filma qe ishin kete vit në Kanë: të fundit të Almodovar dhe Mungiu. Palmen e Arte (filmin e fundit të Loach) e humbe, u shfaq dje. Une do e shoh të djelen, jam cik kurioz në fakt.
Ke dhe Ullinjt e Kiarostamit pastaj (nga retrospektiva). Nese nuk e ke parë

Albano-id – Nën ’16
po pra ishte vone per kete te ken loach, po hajt mo keta nga viti ne viti se ku i degdisin ne ndonje qoshe ate festival larg syve te publikut, sa vjen e me elitar po behet.

Tjeter coment

Zombi me 300 km/orë!

 

TRENI PER BUSAN – film apokaliptik koreano-jugor me regji te Yeon Sang-ho

Historia:
Nje virus vdekjeprures eshte perhapur ne Korenë e Jugut. Po e more virusin, kthehesh ne zombi. Gjendja e jashtezakonshme eshte dekretuar ne gjithe vendin.
Pasagjeret e trenit KTX (Korean Train eXpress) per Busan (qyteti i dyte per nga madhesia ne Koré te Jugut) te cilet e mesojne kete lajm veçse kur ndodhen brenda ne tren, periqen me te gjitha mjetet per te arritur ne ate qytet, meqe ai eshte i vetmi i paprekur nga virusi.
Ne qender te filmit eshte nje baba tek te 30at i cili duhet te çoje vajzen e tij 7 vjeçare tek e jema e saj (prinderit e vogelushes jane divorcuar).
Kaq.

Filmi ka thyer te gjithe rekordet ne box-office koreane: me 11 miljon spektatore, ai eshte sot per sot filmi me i shikuar korean ne ate vend! Ever!

Dhe fatmiresisht eshte film i mire!

*
Skenari, sikurse e rrefeva me lart, mund te permblidhet ne nje faqe leter A4. Keshtu qe gjithe “pjesa tjeter” e filmt nuk eshte veçse talent i regjizorit per te krijuar nje mizaskene te ankthshme.

Inteligjenca regjizoriale e filmit ka te beje me faktin se, pasi i shter mjetet klasike hitchcockiane te nje filmi-suspens në tren (koridoret, tualetet, bagazhet… etj etj), regjizori nuk mjaftohet me kaq por, ashtu sikurse tek ato te George Romero-s, babait te filmave me zombi (alegori monstruoze te botes kontemporane), e vë filmin në rezonancë me gjënë politike, gjithe duke mos nenvleresuar venën humoristike (nepermjet satires socio-politike).
Great mix ! Ose me sakte : perzierje e shkelqyer tonalitetesh.

“Treni per Busan” eshte prova se ende ka filma te mire horror!

ps: Regjizorit te “World War Z” (film me buxhet ndofta 10 here më te larte se ky koreani !) duhet ti kete ardhur turp kur ka pare “Trenin per Busan”. Dhe ka arsye te forta per tu turperuar!
D

8.5

trailer:  https://www.youtube.com/watch?v=pyWuHv2-Abk

click:

“Learning to love yourself / Is the greatest love of all”

“Toni Erdmann” – film gjerman me regji te Maren Ade

Image result for toni erdmannHistoria:
Ish-profesor muzike, gjermani 60 vjeçar Winfried ka nje vajze, Ines, e cila punon per nje kabinet auditimi ne Bukuresht, me mision keshillimin e bosëve te nderrmarrjeve dhe firmave rumune ne efikasitetin e tyre. Dmth në shkurtimin e vendeve te punes: me shpejtesi, qetesi dhe dashuri. Ines eshte nje workaholic-e e vertete; sa per jeten e saj sentimentale, no comment: nje katastrofe.

Nje dite, Winfried vendos te shkoje ne Bukuresht, pa e paralajmeruar Ines. Kjo e fundit e pret shume ftohte te jatin. Winfried vendos te kthehet ne Gjermani ne krye te pak diteve te qendrimit te tij tek e bija. Në fakt, ai ben te kunderten: qendron ne Bukuresht dhe, pak dite më vone, rishfaqet tek e bija, por kesaj rradhe si Toni Erdmann: paruke qesharake mbi koke, dhembe fallco po aq qesharake, Winfried/Toni hiqet sikur eshte coach dhe arrin te depertoje tek rrethi i kolegeve te punes te se bijes. E zene mat, Ines detyrohet te luaje lojen. Pak e nga pak, te dy fillojne ti afrohet njeri-tjetrit rreth pyetjes: ç’eshte lumturia?

Ketu fillon (te luhet) dhe filmi. I verteti.

*

Gjatesia (gati 3 ore!), dendesia narrative, bizarreria e ritmit etj etj e bejne filmin vertet ‘te veçante’, per me teper që, ne pamje te parë, filmi permbys pothuaj male per te pjellë… diçka fare-fare ‘te vogel’ (ne dukje).
Por qe nga ky moment, edhe spektatori fillon te dyshoje. Dhe te dyshosh eshte alfa e shikimit (atij kinematografik, kuptohet) : ”Toni Erdmann” nuk ofron zgjidhje, por shtron pyetje (ngré dyshime).

Filmi ne dukje eshte komedi, por ne fakt, nuk eshte absolutisht aspak i tille. I nje melankolie te pamatë, biles biles tragjik (filmi, ne te vertete, eshte rrefimi i jetes se Ines por si gjithmone me tragjedite, humori rreshket si ngjale duke krijuar pershtypjen e nje anomalie (tek Shekspiri, psh). Dhe jo vetem humori, por dhe muzika. Filmi nuk ka asnje note muzikore e megjithate, ashtu sikurse regjizori amerikan Harmony Korine perdor nje kenge ”banale” te Britney Spears tek i mrrekullueshmi ”Spring breakers”, edhe gjermania Maren Ade perdor ate te nje tjeter kengetareje (nuk po e them cilen) per te ‘perthyer’ filmin e saj (ne fakt, per te ‘perthyer’ Ines).

*

U be kohe qe nje film nuk më ndiqte nga pas, per dite te tera. Maren Ade, regjizore e re, nuk paragjykon as edhe nje personazh te vetem! Te gjithe te filmuar me te njejten distance, me te njejten empati. Pa folur pastaj per rumunët, te cilet regjizorja gjermane i filmon me nje vertetesi çarmatosese.

Në fakt, Maren Ade veçse vezhgon (me kameren e saj, kuptohet) ; spektatori pastaj bën “filmin” e tij (i cili per mendimin tim, eshte jo pak i keqkuptuar: nje pjese e mire e spektatoreve ne salle zgerdhiheshin vetem me “skeçet” e Winfried/Tonit, ndersa nje pjese e kritikes vazhdon te insistoje  me virtuozitetin e regjizores (drejtimin e aktoreve, skenarin… etj etj). Ne te vertete, “Toni Erdmann” i ka vlerat gjetiu, i ka tek menyra se si ndertohet pikerisht nepermjet hapsires midis shikimeve: shikimit te dashur por plot dyshime te nje babai per vajzen e tij te vetme, atij te nje biznesmeneje (Ines-it) nga maja e nje hoteli lluksoz, shikimit perbuzes te kolegeve te saj per Tonin etj etj.

Shkurt: film i madh per intimen (ne dukje, film mbi raportet babë/bijë por ne fakt, film mbi dramen e njeriut te shek XXI), por dhe film i madh politik. Psh: eshte e hatashme se si, permes veçse nje plani te vetem filmik (shikimi qe hedh Ines mbi Bukureshtin, nga dritarja e hotelit te saj 5 yjesh) mjafton per te na dhene nje idé perfekte mbi Rumanine e sotme post-komuniste.

*

Maren Ade eshte gjermane. Gjerman ka qene dhe poeti Hölderlin, autori i “The Ister”. Nje tjeter gjerman, Heidegger, pa dyshim filozofi me i madh i shekullit qe shkoi, duke shkruar mbi poetin ne fjale rishtroi pyetjen nese njeriu i sotem “ende arrin ta banoje Token poetikisht“. 
Regjizorja e “Toni Erdmann” duket se rishtron perseri te njejten pyetje, kesaj rradhe permes humorit loufoque.
Gjithe duke evituar te ofroje zgjidhje (qe perben dhe forcen kryesore e filmit).

Meisterwerk !

10 !

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=MF4i7qyUysA

Posted on 31st August 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »

Mëmëdhe quhet toka…

Image resultLindur ne Babiloni te Irakut, Abbas Fahdel kur ishte adoleshent kinofil 18 vjeçar, beri gati valixhet dhe shkoi per te studiuar per kinematografi ne Paris, ku ndoqi leksionet e Eric Rohmer-it, Jean Rouch e Serge Daney-t.
Fat eshte pak te thuhet. Rezultati nuk mund te ishte veçse ky qe eshte sot.
***

      Në 2002, kur fjalimi i nje far’ Xhorxh Bushi linte te nenkuptohej pushtimin iminent te Irakut nga SHBA, regjizori ndjeu nevojen e menjehershme per tu rikthyer ne atdhe prane familjes se tij ne Bagdad: kameren ne sup dhe kineasti i futet punes se perjetesimit te jetes se perditshme te irakianeve (mbi te gjitha, te familjes se tij) ne momentet e fundit para ketij pushtimi. 2.5 oret e para te filmit (pjesa e pare e tij) rrefejne pikerisht kete moment. Titulli i ketij kapitulli eshte “Perpara rënies“.

Nje vit me vone, regjizori, pasi i duhet te kthehet ne France per shkak te lindjes se vajzes se tij, vendos te rikthehet perseri ne Irak per te filmuar atdheun e tij pas luftes. 2.5 oret e tjera te filmit rrefejne perditshmerine e irakianeve, mbijetesen e tyre: titulli i kapitullit te dyte eshte “Pas betejes“.

Pas nje ngjarjeje tragjike familjare (vdekja e papritur e nipit, Hasanit 10 vjeçar, nje nga personazhet qendrore ne film, ne foto) regjizori e ndjen te pamundur te merret me montazhin e 100 oreve te filmuara dhe, vetem pas 10 vjetesh, pra ne 2013-n, Abbas Fahdel vendos ti grupoje ato ne (pothuaj) 6 ore film: “Homeland: Irak year zero“. I cili, ne lumin e pafundem te çmimeve te fituar ne festivalet nderkombetare te filmit ne kater qoshet e globit, mori dhe ate te “Të Drejtave te Njeriut” ne DokuFest 2016 ne Prizren, para pak ditesh!

“Homeland: Irak year zero” eshte:

  •  letra me e bukur e dashurise qe nje regjizor mund ti drejtoje atdheut te tij
  • nje nga montazhet më te pasionuar te ndjenjave intime (familja, shoqeri, individi…) me ato politike (historia e pushtimit te nje vendi)
  • provë bindese se ne zemer te nje lufte ekzistojne njerez prej mishi e gjaku, heronj te nje te perditshmeje prej te cileve mund te  ndahemi veçse me zemer te thyer ne fund te filmit (rrjedh…)
  • nje tjeter prove kinematografike se, gjithe duke refuzuar te tregoje qofte edhe nje te vetem imazh lufte, beteje apo dhune, nje film mund te flasë 1000 here me mire pa i shfaqur ato!

ps: kohezgjatja e filmit (pothuaj 6 ore) mund te sherbeje si pretekst per ta anashkaluar e per mos ta parë. E pur si muove:  behet fjale per nje film te ‘pabesueshem’ dhe esencial. Film gjigand mbi Jeten, Luften dhe Boten ne te cilen jetojme.

9.5

ps1:nga shtypi kosovar per filmin, ditet e prezantimit te tij ne DokuFest ne Prizren:  http://www.kultplus.com/?id=3&l=15831

TRAILER :  https://www.youtube.com/watch?v=QEXvk8mT4uU

Posted on 22nd August 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »