I. TE NDRYSHME

Lithuania

Fitoi muzika. Ajo e verteta

“Fitoi muzika. Ajo e verteta”
Keshtu u shpreh portugezi 27 vjeçar Salvador Sobral, qe fitoi festivalin europian të kenges. Ishte gati nje mrekulli fitorja e tij. Kenga qe ai kendoi ishte njera nga 3 kenget e vetme të kenduara në gjuhen amtare të konkuruesve. Të gjitha të tjerat në anglisht.
Kenga e tij ishte nje nga dy-tre të vetmet qe ja vlente ta degjoje. Të tjerat ishin tmerre me ulerima, njesoj si ajo e perfaqesueses shqiptare (qe nuk doli as në finale).
Kenga e portugezit eshte vertet nje mrekulli. Po aq sa fitorja e tij
Degjim të kendshem

 

STALKER – 14 Maj ’17
“Muzika nuk eshte fishekezjarre, por ndjenjë”.
Prova eshte kjo performance (pas triumfit të tij) e ketij crooner-i portugez me thekse të mrekullueshme bossanova, tek ja ofron interpretimin e kenges autores se saj, të motres.
“Amar pelos dois”.
Zemra ime dashuron sa për dy
Literalisht !!

….

STALKER – 14 Maj’17

squarepusher:
fitoi por cfare? dmth per cfare duhet te gezohemi?

Qe fitoi nje kompeticion. Të cilet, edhe pse janë perbindesha (dhe jo vetem në muzike: nje kompeticion eshte perbindesh për nga vete natyra e tij) nuk mund ti heqim (suprimojme). Por edhe ti injorojme, nuk fitojme gje (se ja, nuk do kishim mundur të degjonim kete bizhù të vogel). Rreth i mbyllur vicioz ky muhabet

Marshalla Hollywoodi

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/24/arrival/
Eshte gje aq e rralle qe nje prodhim i formatuar hollywoodian te dale sadopak nga shinat e kodeve dhe kanoneve (ose edhe më troç: nga rregullat e Kanunit te Hollywoodit) saqe kemi tendencen te therrasim “fitore!” kur ndodh kjo gje. Nje rast i tille eshte filmi ”Arrival” (130 meleon $ buxheti!) i cili, per te qene te sinqerte, del jo pak nga ’shinat’. Dhe aq me mire per spektatorin.

 

 


 


Links:

“Fai bei sogni” – Film italian me regji te Marco Bellocchio

Tre pershtypje te nderlidhura me njera-tjetren (concomitant) pas shikimit te filmit me te fundit te Marco Bellocchio-s (i cili, bashke me Nanni Moretti-n, eshte nje nga dy-tre regjizoret e mi te preferuar aktualë italianë) :

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2017/01/20/fai-bei-sogni-bfilm-italian-me-regji-temarco-bellocchio


 

 

Pika e ujit që derdh kupën e mbushur të vëllezërve Dardenne

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/07/pika-e-ujit-qe-derdh-kupen-e-mbushur-tevellezerve-dardenne/

Nga te rrallet regjizorë te cileve ua kam pare te gjithe filmat qe kane realizuar, heren e fundit me vellezerit Dardenne jemi takuar para 2 vjetesh, per “2 dite e 1 nate“.

Kinema-botox: tegelat e trashë të psikologjisë erotike të “Zonjushës” koreane

Titulli origjinal i filmit ne gjuhen koreane eshte “Ahgassi”. Që do te thote Zonjusha. Ne anglisht filmi mban ttitullin “The Handmaiden”. Në frengjisht ka dale si “Mademoiselle”. Në Turqi si ”Hizmetçi“
Ne shqip mund te titullohet “SHERBETORJA” (ose “Hyzmeqarja”).

Regjizor eshte Park Chanwook, ai i “Old Boy”-t (film qe nuk e kam hiç qef), por edhe i “I’m a cyborg” (qe me ka pas pelqyer shume!!), si dhe i grotesko-vampirikut “Thirst” apo fllucko-sapunit “Stoker”.
http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/11/30/kinema-botox-tegelat-e-trashe-tepsikologjise-erotike-te-zonjushes-koreane/

Bittersweet: 2 x America

”Wiener-Dog”– film me regji te Todd Solondz & “Little Men” – film me regji te Ira Sachs. Dy filma amerikane indipendentë, në dukje te kundert, por ne fakt jo dhe aq.
http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/28/bittersweet-2-x-america/


Image result Image result

Albano-id – Nën ’16
Paska fillu tiff-i. Stalker si te duket programi i ketij viti. Paska tematike homazh per kiarostamin http://tiranafilmfest.com/

STALKER – Nën ’16
Ke dy filma qe ishin kete vit në Kanë: të fundit të Almodovar dhe Mungiu. Palmen e Arte (filmin e fundit të Loach) e humbe, u shfaq dje. Une do e shoh të djelen, jam cik kurioz në fakt.
Ke dhe Ullinjt e Kiarostamit pastaj (nga retrospektiva). Nese nuk e ke parë

Albano-id – Nën ’16
po pra ishte vone per kete te ken loach, po hajt mo keta nga viti ne viti se ku i degdisin ne ndonje qoshe ate festival larg syve te publikut, sa vjen e me elitar po behet.

Tjeter coment

Zjarr në det, akull në ekran…

Image result“Fuocoammare” – film italian me regji te Gianfranco Rosi-t Fitues i “Ariut te Arte” ne Festivalin e filmit ne Berlin në 2016, filmi eshte nje dokumentar-fiksion i gjithi i xhiruar ne ishullin italian te Lampeduzes, fare afer brigjeve afrikane te Mesdheut.

….

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/10/20/zjarr-ne-det-akull-ne-ekran/

“Miss Peregrine’s Home For Peculiar Children” ose: Magjia e humbur e Tim Burton-it

E kam patur kete ndjesi edhe kur pata parë “Dark Shadows, filmin e tij te parafundit: Tim Burton-it ka filluar ti shterroje përroi i frymezimit te tij prej magjistari. Dhe u bene jo pak, por 3-4 filma (”Liza ne boten e cudirave“, “Dark Shadows”, “Big Eyes”) qe më kane lene kete pershtypje.


korriku:
fakti qe filmat e fundit te Tim Burtonit jane te gjithe adaptime kinematografike veprash letrare. Ndersa ne nje gazete (te dores se trete) lista e librave te vjeshtes thuajse 50% ishin tituj perdorur per skenare filmi sivjet, ky ketu perfshire.

STALKER
Kjo puna e ketyre të talentuarve të kinemase:
Po shikoja para pak ditesh nje nga filmat e parë të Coppola-s (regjizorit të Kumbarit apo Apocalypse Now) :
THE RAIN PEOPLE. Eshte filmi i katert i tij, realizuar në 1969. Pure poetry !! Ta keshilloj nxehtesisht ta gjesh e ta shohesh (do e vija number One në nje top-10 të filmave të regjizorit, edhe pse jam fans absolut i “Rusty James”, po aq poetik!!). Dhe po mendoja : c’te semes ka patur Coppola qe, pasi realizon nje film kaq të mrekullueshem, kaq ‘pure cinema’, kaq ‘pure poetry’, disa vite më pas i futet realizimit të Kumbareve apo Drakulave, filma puro-romaneske dhe totalisht banale ne krahasim me nje margaritar si “The Rain People” ??
Njesoj dhe puna e Tim Burton qe s’ka c’ben dhe adapton romanet e fundit bestseller qe dalin në USA (Peregrine), nga frika se mos nuk “realizon planin”.
Veshtire, shume e veshtire të rilindesh artistikisht. Por edhe TA QEPËSH, e veshtire u dukerka. Dhe po flasim për artiste qe e kanë provuar talentin e tyre tashme, ok?
….
STALKER
Jo jo, nuk eshte vetem pune moshe. Coppola eshte ‘dorezuar’ shume heret, pothuaj në kulm të aktivitetit të tij.
Biles kjo më kujton faktin se Godard ka folur GJITHMONE mirë për të (ja ka njohur gjithmone meritat e asaj qe Coppola i ka dhene kinemase), gjithe duke e thumbuar me shakà e duke i kujtuar ‘pasionin’ qe i lindi papritur për vreshtarine

DC COMICS suicide

  “Suicide Squad” -film amerikan me regji te David Ayer


Gjithe duke adoptuar nje comics te famshem amerikan, filmi merr persiper te trondisë mitin e super-heroit, nepermjet nje doze jo te vogel “politikisht jo-korrekte” (anarko-punk ne fakt).
Fort i levdueshem si objektiv!
Problemi vjen sapo kalojne minutat e para: transgresioni ne fakt nuk rezulton veçse nje objektiv promocional (dmth, komercial), sepse filmi nuk eshte hiç ‘fun & trash’ siç duket se ka pretendimin te jete. Biles disa ‘kompjuterista’ jane argetuar te realizojne nje parodi 2 minuteshe te filmit, permes nje trajtimi alla-Tarantino. Rezultati, edhe pse veçse dy minutësh, eshte ku e ku me i mire se ai i vetë filmit qe zgjat kotnasikoti 2 orë

https://www.youtube.com/watch?v=NBlfSnsehC4

 

Shkurt: nese  studiot Marvel (Walt Disney) po ja dalin (here mire, here keq) te ndertojne nje mitologji te vertete ne universin e tyre kinematografik, DC Comics (Warner) jane vite drite larg nje gjeje te tille.

Blozë qesharake!

2.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=CmRih_VtVAs
click:
  

 

Posted on 26th August 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »

Burn after seeing (”Hail, Caesar!” -film amerikan me regji te vellzerve Coen)

Film i ngritur me të njejten lëndë “drusore” si dhe “Burn after reading” (farcë burleske, qellimisht e ngaterruar sa qe humbet dhe sensin e te kuptuarit, por që nga e cila vellezerit-regjizorë perpiqen te na ofrojne nje si pune anti-manifesti filozofiko-moral ekscentrik), kesaj rradhe në vend te klases se mesme amerikane te viteve ‘80 (vitet Regan) dhe CIA-s, ne shenjester te Coen’s bro eshte Hollywoodi i viteve ‘50.

“Hail, Ceasar” fare mire mund te quhej “Burn after seeing” : hidheni ne plera pasi ta shihni. Dhe, njesoj sikurse edhe ‘modeli’ i tij, ne fund te filmit jo vetem qe asgje nuk leviz, por fundi nuk shpie askund. (per me teper qe per nga forma, filmi te jep pershtypjen e nje kopjeje te zbehte te kryevepres “Shijes se lengut te shalqirit” ).
Nul !

trailer: https://www.youtube.com/watch?v=kMqeoW3XRa0

click:

***

Posted on 2nd March 2016
Under: Te ndryshme | No Comments »