Ne vend te Top-ave te veres 2011: Debat per “Stalker” e Tarkovskin

 

Faqja V

Gusht 25, 2011

autori: 

Mendoj se ideja qe eshte film mistik, duhet te kete qene nje ‘paragjykim’ qe ndofta ke patur me pare. Per kuriozitet, bej nje prove : shko tek komenti im, dhe bej nje search te fjales – mistik -. Nuk do ta gjesh asnje here te vetme.
Une nuk e ‘lexoj’ “Stalkerin” si te tille, si mistik. Jam ne nje mendje me ty qe nuk mund te lexohet mistikshe. Biles per mua, zyrtarisht, filmi eshte i zhanrit fantastiko-shkencor (jemi ne nje te ardhme te afert ose te larget) : ka rene nje meteor apo nje katastrofe berthamore dhe e ka bere Token cope e fërtele. Nisur nga ky fakt, regjizori ngre historine e tij me “Zonë” dhe me “Dhome te Deshirave”… etj etj.

Kur them se kete film e beri fiks pasi kish shkrujt “koha e skalitur”, nuk e kisha fjalen per ndonje misticizem por e isha fjalen per anen artistike te filmit. Per shembull : ne 2h40 minuta sa zgjat filmi, e di sa plane ka gjithese ‘Stalkeri’ ? vetem… 142 !

Ajo puna e shiut 5 minutesh : mendoj se eshte natyra qe shfryhet, sepse gjate gjithe filmit, dy ‘karafilat’ e tjere, (ai kapuçi i profesorit eshte vertet karagjoz – kuptohet, enkas!  ), perpiqen ti bien shkurt, mos ta respektojne udhen (qe duhet) te bejne. Qysh nga fillmi i rrugetimit, kur njeri perpiqet ti bjere shkurt, nese te kujtohet, fillon nje erë e marre ! Dhe Stalkeri u thote explicitement : “e shikoni ! duhet te jeni te sjellshem me Zonen, ta respektoni. perndryshe, ajo reagon keq”.
Nisur nga kjo, u nisa dhe une ne perfundimin qe, me ne fund, vetem kur ata ulen te tre te paqetuar, natyra shfryhet permes nje shiu te mrekullueshem. Ose qe mund te thuhet siç je shprehur ti : “natyra qan” ! Po kë qan ? Qan njeriun, sa mendjelehte qe eshte !

Ore, duke folur, na hape oreksin per ta ripare filmin… 

ps: po sigurisht qe stalker-i nuk ka besim tek gruja e vet ! Eshte fiks siç thua ti ! Piken e besimit, biles ! Ajo eshte realiste, ajo eshte realiteti. Ndera Stalkeri e ka mendjen tek zhbirilimi i natyres njerezore (ne fakt, aty e ka mendjen tarkovski, dv – dora vete, po hajt mo, po mbyllim nje sy  , per te pare me mire me tjetrin lol).

Citim nje film i vetem nuk perfaqeson nje totalitet me vete, por duhet pare ne vije te filmave te tjere, apo librave, apo biografise te regjizorit ne fjale, per te pasur nje ide me te mire se c’ka dashur te ngjize…

ah, dhe kjo.

Sigurisht, sigurisht ! “Stalker” eshte ne vije edhe te “Ivanit”, edhe te Rublevit”, edhe te “Pasqyres”, biles edhe te “Solarisit”. Por per mua, eshte apoteoza e kinematografise tarkovskiane, le summum (the ultimate – na u perktheka ne ang.).
C’eshte interesante eshte fakti se, fiks pas “Stalkerit” (1979) tarkovski del jasht shtetit (iken nga BRSS-ja), dhe realizon “Nostalgjine” (1983) dhe “Sakrificen” (1986), te cilat per mua, jane vertet “tjeter gjë” ne filmografine e tij… Tashme diçka mungon ne to… (ose diçka tjeter ka zevendesuar ate qe ishte ne 5 filmat e tij te meparshem…E mbi te gjitha, tek “Stalkeri” !).

 

Gusht 27, 2011

kino:

“Atëherë cila është tema kryesore që përshkon filmin “Stalker”? Në vija të përgjithshme, është tema e dinjitetit njerëzor; dhe se si një njeri vuan nëse nuk ka respekt për veten.

Më lejoni të kujtoj lexuesin se kur personazhet në film përgatiten për udhëtimin drejt Zonës, destinacioni i tyre është një dhomë, në të cilën thuhet se plotësohet dëshira më e fshehtë e çdo njeriu. Dhe ndërsa Shkrimtari dhe Shkencëtari, të udhëhequr nga Stalkeri, po bëjnë udhën e rrezikshme nëpër trajtat e çuditshme të Zonës, një një pikë udhërrëfyesi i tregon atyre një histori të vërtetë apo një legjendë, rreth një Stalkeri tjetër, të mbiquajtur Porcupine. Ky kishte shkuar tek vendi i fshehtë për të kërkuar të vëllanë, të vrarë për faj të tij, që të kthehej përsëri në jetë. Sidoqoftë kur Porcupine ishte kthyer në shtëpi, kishte marre vesh se ishte bërë shumë i pasur. Zona i kishte plotësuar atij atë që në të vërtetë ishte dëshira e tij e zemrës, dhe jo dëshira të cilën ai kishte dashur t’ja mbushte mendjen vetes. Dhe Porcupine kishte vrarë veten.

Dhe kështu dy burrat arrijnë objektivin. Ata kanë kaluar shumë vështirësi, kanë menduar mbi veten, kanë rivlerësuar veten; dhe nuk e kanë më guximin për të kaluar pragun e dhomës, për arritjen tek e cila rrezikuan jetën. Ata janë bërë të ndërgjegjshëm se se në nivelin më thellë të ndërgjegjjes së tyre janë jo perfektë. Ata patën forcën të shohin brenda vetes së tyre – dhe u tmerruan; por në fund atyre i mungon guximi shpirtëror për të besuar në vetvete.

Mbërritja e gruas së Stalkerit tek kafeneja ku pushojnë, e përball Shkrimtarin dhe Shkencëtarin me një fenomen misterioz, të pakuptueshëm për ta. Para tyre qëndron një grua që ka kaluar aq shumë vështirësi për shkak të burrit, dhe ka një fëmijë të sëmurë prej tij; por ajo vazhdon ta duajë atë me të njëjtën devotshmëri të sinqertë si në rini. Dashuria dhe devotshmëria e saj janë mrekullia përfundimtare që mund t’i bëjë ballë mosbesimit, cinizmit, boshllëkut moral që helmon botën moderne, viktima të së cilës janë Shkrimtari dhe Shkencëtari.

Ndoshta tek “Stalker” ndjeva për herë të parë nevojën për të treguar qartë dhe pa ekuivoke vlerën supreme për të cilën, siç thonë, njeriu jeton.

…….

Tek “Stalker”, vetëm situata bazë mund të quhet fantastike. Ishte e përshtatshme sepse ndihmoi të vinte më në dukje konfliktin moral qendror. Por, sa i përket asaj çfarë i ndodh personazheve, nuk ka asnjë element fantastik. Filmi synonte ta bënte spektatorin që të ndihej sikur gjithshka po ndodhte këtu dhe tani, se Zona është pranë nesh.

Shpesh njerëzit më kanë pyetur se ç’është Zona, se çfarë simbolizon, dhe kanë bërë hamendje të çmendura mbi këtë. Zona nuk simbolizon ndonjë gjë, ashtu si çdo gjë tjetër në filmat e mi: zona është një zonë, është jeta, e ndërsa një njeri udhëton në të, ai mund të thyhet ose t’ja dalë mbanë. Nëse ai ja del mbanë apo jo, varet nga respekti i tij për veten, dhe aftësia për të dalluar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është kalimtare.”

“Sculpting in Time” (fq 198), A. Tarkosvky.

 

Fund

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s