Ne vend te Top-ave te veres 2011: Debat per “Stalker” e Tarkovskin

 

Faqja IV

Gusht 25, 2011

korcar: 

Citim Sepse, per mendimin tim, sikurse e kam shkrujt ne koment, Tarkoja eshte vete stalkeri (personazhi), tek ai edhe identifikohet si individ, si Tarkovsk. Keshtu qe, meqe stalkeri (si personazh) ne film ja vë pak veshin gruas se tij, dhe nga ana tjeter sapo thame qe Tarkovski identifikohet jo pak me stalkerin, i bie qe edhe Tarkoja-regjizor mos t’ja vere fort veshin gjerave qe thote gruaja.

Ore mire qe Tarkoja identifikohet me heroin e filmit te vet, kete gje mund ta thuash per c’do kineast, per c’do shkrimtar apo poet, apo krijues… Por ama Tarkoja e krijoi Stalkerin, s’eshte Stalkeri qe krijoi Tarkon… Tarkoja s’eshte as nga ata regjizore qe punojne pa skenare, se keta qe punojne pa skenare nganjehere i degjon te thone se “aventura e xhirimit te nje filmi” i beri te zbulojne dicka tjeter, pra me nje llaf sikur heroi i filmit te tyre ne kerkim e siper, si vete regjizori, zbuloi vetveten etj. peralla. Pse e denon Tarkoja personazhin e gruas, apo vetem sa per te pasur pak dialektike? Apo per arsye mistike…? Eshte edhe ai momenti nga fundi ku gruaja i thote burrit te saj “po mua pse s’me merr me vete te Zona, mos kujton se une nuk kam gje per te kerkuar?” dhe Stalkeri i thote ” jo, jo, nuk eshte e mundur… Imagjino sikur mos te funksiononte.” Dhe kjo “imagjino sikur mos te funksiononte” per mua do te thote se i shoqi nuk ka besim te gruaja e vet… Sepse me sa duket dhoma e deshirave ploteson ate deshire me te thellen per njeriun, dhe njeriu nganjehere nuk e njeh deshiren e tij me te thelle (referoju dhe asaj historise se “porc epic-ut”, i cili me sa duket, ose si c’thote shkrimtari, me shume gjasa “porc epic-u” u kthye te dhoma per te kerkuar qe vellai i tij te ringjallej, kurse dhoma i plotesoi deshiren e tij me te thelle, q’ishte te behej i pasur… prandaj dhe vari veten). Nejse.

Dy fjale per leximin e filmit sepse edhe ato qe thua ti autor-o shkojne kryekeput ne kete drejtim… C’eshte ky drejtim? Me sa duket filmi duhet lexuar vetem e vetem si nje enderr, si dicka e pazberthyeshme, e pakuptimte, si dicka mistike… si nje enderr me sy hapur, enderr ne diell. Dhe pse jo mer daj… pse jo! Vecse mua nuk me bind ta shoh keshtu, fundja nuk dua ta shoh keshtu. Per kete pune eshte kinemaja eksperimentale, jo kinemaja e “fiksionit” ku ben pjese dhe “Stalker”. Dakort me ate qe thua (e qe them) qe Tarkoja eshte me shume poet se sa teoricien, por eshte edhe teoricien, ndryshe nuk do kish shkruar “Le temps scellé” (me qe ra fjala nuk e di kush e ka bere perkthimin e titullit si “Koha e skalitur”, nga rusishtja nuk marr vesh, por nga perkthimi i titullit frengjisht nuk i bie te jete “Koha e skalitur” por dicka si “Koha e mbyllur” ose neqofte se fjala “scellé” ka kuptim tjeter atehere i bie te jete “Koha e shenjuar” – nejse), dhe me sa thua ti ket liber e pat shkruar midis filmit “Pasqyra” dhe “Stalker”. Ore jo se nuk dua ta shoh si “mistik” por me duket se ka elemente ne film qe nuk jane mistike, ose neqofte se ka te beje me besimin atehere dua dhe une, qe nuk di si te besoj, te mesoj dicka nga besimi, te mesoj si besohet, ose te kuptoj se si i qaset besimit pastaj di vete une se c’bej… sepse ndryshe i bie te jete dicka e paprekshme, e pamendueshme, madje e pashikueshme. Po te jete keshtu atehere s’kam asgje per te thene e as per te pare te ai film.

Citim Ne fakt, prania e ujit ne pothuaj gjithe filmat e tij gjithmone eshte evidentuar dhe nenvizuar nga kritika
Prova : uje tek “Stalker”, uje tek “Pasqyra” (foto 1), uje tek “Solaris” (foto 2), uje tek “Nostalghia” (foto 3) …

Po po, prania e ujit eshte gati ne te gjithe filmat e tij, por jo si te “Stalker”. Edhe prania e zjarrit eshte te shuma filma, madje dhe te “Nostalghia”… po prape jo n’ate menyre qe shfaqet uji te Stalker. Me mire ta bejme me te thjeshte kete muhabet : une fola per skenen e fundit te dhoma, ose me mire per planin e parafundit, planin ku bie shiu, qe e quajta si nje “mizonabim”, packa se leximin mbase e kam te gabuar, pra ato qe flas per “tejdukshmerine” ne lidhje me kinemane e me the te thashe, a je dakort ti se eshte nje “mizonabim” a jo? Apo s’eshte vecse nje shi qe ja plas ne mes te dhomes dhe kaq, apo si c’ke thene te komenti yt “Ne fund fare, kur te tre ndodhen dy hapa larg dhomës dhe nuk sherrosen më (ulen kembekryq), nje shi i mrekullueshem qe zgjat 5 minuta rrjedh pa pushim si per te thene: “Zona po shfryn gjithe ç’hoqi nga dy njerez pa din e pa iman (qe nuk besojnë…)”.” ? Tani neqofte se i beson me shume kesaj qe ke thene vete (me te drejte mbase), a s’me thua se si e ben ti kete lexim, si arrin ta besh ti kete lexim, se si ka mundesi te jete ky leximi yt me goditur se i imi per shembull, apo se leximi i ndonje tjetri per te cilin shiu ne fund do te thote se qielli qan apo ku di une se cfare? Neqofte se filmi eshte i gjithi “mistik” si ka mundesi t’i besh nje lexim atehere?…
Le te perqendrohemi te keto pyetjet me lart, gjithesesi une po tregoj planin e fundit tek Zona, plani ku duket bomba qe fizikanti hodhi ne ujin e dhomes se deshirave, ne nje vend ku noton nje peshk, e uji fillon e nxihet, nga nje lende e zeze – tani kjo o do te thote se dhoma ne nje fare menyre “i plotesoi” deshiren bombes, ose duhet pare me ato qe them une per tejdukshmerine e ujit dhe me duket mua se perputhet me shume me ato qe thashe une (nejse).

Une per nje gje do isha dakort : se nje film i vetem nuk perfaqeson nje totalitet me vete, por duhet pare ne vije te filmave te tjere, apo librave, apo biografise te regjizorit ne fjale, per te pasur nje ide me te mire se c’ka dashur te ngjize…

 

(vijon ne faqen 5)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s