Ne vend te Top-ave te veres 2011: Debat per “Stalker” e Tarkovskin

 

Faqja II

korcar: 

Para se te vijoj… e kisha parashikuar edhe kete tenden, ose me mire te te them se e kisha parashikuar te thosha se nuk duhet me doemos ta zinxhirosesh filmin (Stalker) me nje apo disa kuptime (l’enchaîner à du sens), kjo per disa arsye : nje per mos te prishur qejfin ty autor-o qe dukesh sikur e ke idhull te padiskutuar (te padiskutuar ne kuptimin e pare te fjales), se dyti per arsye, gjasme, se mos i prishesh magjine, dhe tjeter arsye per te mos kerkuar kuptim, domethenie, medoemos aty ku mbase nuk ka… Dhe mua te tera keto arsye me duken pengesa konvencionale, per te mos thene arsye pertacie, apo pse jo dhe arsye te dyshimta, ne kuptimin e keq te fjales… Me duket pak e kollajte, per te mos thene bajate, “poezia”, magjia, per te cilen flet ti pa kerkuar njehere te kuptosh. Po kuptimi ka lloj e lloj te qenash… Ose me mire akoma, une s’kerkoj medoemos nje kuptim (e aq me pak absolut), se sa kerkoj nje lexim… Sepse di dhe kete, se shekulli i 20-te u marros pas lexim-kuptimit qe i beri Freud disa veprave letrare, dhe me te cilin une jam kryekeput “kondra”. Edhe dicka tjeter : sado ta kesh idhull ti per arsye subjektive, qe mbase vetem ti i di, mua thjesht me ben pershtypje fakti qe me kulturen kinematografike qe ke (edhe pse mbase kjo s’do te thote ndonje gje te madhe, per te mos thene qe lejon edhe interpretime te zeza, pak a shume si te thoshe se nje i pasur duke qene i pasur, ka dhe autoritet me shume, me shume se kush?, me shume se i varferi, pra ta kam llafin te vartesia e kollajte midis pasurise dhe autoritetit, si c’mund te jete pasuria-njohuria kulturore ndaj domethenies kulturore, me nje fjale ndjesia e superioritetit, mendjemadhesia etj.), pra me ben pershtypje fakti qe me kulturen kinematografike qe ke thua se “Stalker eshte filmi me i bukur ne bote”. Dhe kjo me ben pershtypje dy sekonda, aq me shume qe nuk e di se cfare do te thuash me “i bukur”. Por gjithesesi e marr ne konsiderate.

Tani sa per ate qe thua se “Ka te beje thjesht me spiritualen dhe poetiken dhe “kaq”. “, une s’jam hic dakort, referoju shpjegimit me lart, madje po te them edhe dicka tjeter, dhe po marr ate shembullin e “vazos bosh qe thyhet” : une nuk e di si i imagjinon ti se xhirohen filmat, por sendet, objektet, qe shfaqen neper filma, nuk qendrojne atje ku i sheh sikur t’i kish vene zoti me dore dhe njeriu s’ditka gje hic, ato vazo atje ne tavoline, i ka vendosur regjizori me ndihme te dekoruesit, fundja ky i fundit me shume gjasa duhet ta kete pyetur Tarkovskin “ore cfare te nevojitet per kete skene” dhe Tarkoja me shume gjasa i ka thene, me nevojitet kjo, kjo dhe kjo – “po ne cfare vendesh i do?” – “i dua ketu ketu dhe ketu ; dhe dua qe kjo gota te jete e mbushur kaq e aq, e dua qe kjo te jete keshtu e ashtu” – jo me qe vete dekoruesi (apo dekoratori?) duhet ta kete pyetur se pse e dashke kete goten keshtu e ashtu, e te tjera, por edhe sikur mos tja kete thene ketij te fundit, regjizori nje mendim e ka pasur per keto gjera, pavaresisht gjerave te pa-parashikuara qe ndodhin gjate xhirimit te nje filmi, dhe jane te shumta nganjehere. Ose pse ne vend te gotes e vazove nuk pashe ndonje filxhan, ndonje pjate, apo taketuke apo ku di une se cfare? Edhe sikur Tarkoja te kete bere perzgjedhje te pavetedijshme (gje qe s’me besohet kollaj), dale njehere se mbase mund ta kete nje lexim te mundshem ne rrjedhe te gjithckaje tregon filmi. Me thene te drejten sikur e dija qe ti do reagoje ne kete menyre, por s’me le as ta mbaroja ate qe desha te “flisja”. Ta kam llafin kete pelqimin e “opacitetit” te domethenies, une s’ta marr vesh mire, ti e di gjithesesi, por une per vete nuk mjaftohem me “kaq!”, sikur vetem per te pare se sa mund t’i reziztoje filmi nje tentative per domethenie, megjithese e perseris nuk dua t’i gjej domethenie (madje jam dhe kundra teorise qe do qe sapo gjerat marrin ndonje domethenie sikur zbehen – une per vete besoj se kjo behet qellimisht, pra i ben nje domethenie qe qellon ta zbehe, por ne varesi te atij qe e ben interpretimin, dicka mund ta besh dhe me te bukur akomaduke i gjetur nje domethenie, pavaresisht se ka dhe domethenie te domethenieve e keshtu me radhe), aq sa dua t’i gjej nje lexim te mundshem. Pastaj kush e di mbase nuk “zbuloj asgje”, ose si te tre qe shkojne te dhoma e nuk futen sepse dic kuptuan, ose mbase behet corbe fare.

P.S. Ate idene e leximit te tregimit e ke te mire me duket…

 

korcar:

Prape para se te vijoj…

Citim Por bindja ime eshte se regjizori, ja ka bere dhurate Stalkerit (heroit te tij) nje femi me dhunti te tilla.

Si te te them… ore a s’me thua se c’qenka kjo dhurate qe nje regjzor i beka nje personazhi? Si dhurate? Sepse pertej “opacitetit” te nje pohimi te tille, mua gjithesesi me duket ide e bukur kjo e dhurates… Po nuk e marr vesh.

 

autori: 

siç te shkrojta, vertet nuk kam ndonje interpretim per punen e gotave bosh… . ndofta ne kete sens, them se duhet lexuar edhe libri…

Sikunder qindra filma te tjere personalë (ne sensin, autorialë), kam pershtypjen se vete Tarkovski flet vetë jo pak, permes stalkerit (personazhit) te tij. Sigurisht, mbi te gjitha permes atyre se ç’u thote stalkeri dy bashkeudhetareve te tij.
Une kisha shkrujt tek komenti im :

“Stalker (personazhi) eshte toleranca, fragiliteti, butesia, njerezorja. Atij ja kushton filmin Tarkovski. Dhe jo rastesisht i ben nje dhuratë : nje njeri kaq i rendomte (stalkeri), ka sjelle ne jete nje vajze qe vertet eshte me te meta fizike (handikape), por qe ka dhunti hyjnore (skena e fundit e filmit)” 

mua si e qarte me duket kjo. S’di si ta them ndryshe… 

 

(vijon ne faqen 3)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s