Ne vend te Top-ave te veres 2011: Debat per “Stalker” e Tarkovskin

Melancholia – Film Danez me regji te Lars Von Trier

Gusht 22, 2011

autori: 

….Meqe ke pare edhe Antikrishtin: me “Melankoline”, duken si dy filma, qe mund te behen tre. Ose si puna e asaj trilogjise qe nuk u mbarua : “Dogville” + “Manderley” + ?

E vure re qe eshte vertet ne ujrat e Tarkovskit LVT-ja, me keto filmat e fundit. Fundja vetem ai dhe meksikani Reygadas çoç goxojne te notojne ne ato rrjedha. Por eshte e lezeçme qe, nga njera ane, na vjen mire (te pakten mua, po) qe dikush perpiqet denjesisht te beje diçka tarkovskiane (te themi keshtu), e nga ana tjeter, u duken qarte limitet… (jo detyrimisht ne sensin e keq te fjales).

 

korcar:

“Stalker”, rejgia Andrei Tarkovski

Fillim nga fundi : vajza e Stalker-it eshte duke lexuar nje liber me poezi, keshtu duket por mbase eshte dhe bibla (pune qe duhet qartesuar). Pasi zeri i saj OFF reciton poemen, nje qen len e klith lehtesisht e per se largeti (packa se sugjerohet se duhet te jete qeni i zi i zones qe ju ngjit Stalker-it), vajza kthen koken nga tavolina perbri mbi te cilen ndodhen tre sende, nje gote e mbushur me nje lende ngjyre kafe (caj apo birre apo dicka tjeter?), dhe dy vazo prej qelqi te tejdukshem, njera e mbushur me dicka qe nuk shihet, kuptohet, mire (vazoja qe vajza leviz pas gotes), dhe nje vazo tjeter bosh ; me dhuntite e saj mbinatyrore (apo mbibesuese?) vajza leviz si me telepati vec duke fiksuar, e ngjeshur, me syte e saj, goten e cila leviz, shperngulet, permbi tavoline nga njera ane te ana tjeter e tavolines, pas gotes vjen radha e vazos se mbushur me dicka te paqarte e cila ka pak a shume te njejten trajektore, dhe se fundmi vjen radha e vazos bosh qe ndodhej diku ne mes te tavolines dhe qe vajza e leviz deri ne kufi te tavolines e me pas pertej kufirit te tavolines, pra e rrezon pertoke dhe degjohet se vazoja thuhet ; vizualisht heqja e vazos prej tavolines liron dhe ftyren e vajzes e cila per nga kendveshtrimi i kameres ishte disi i fshehur pas kesaj vazoje : pertej ketij leximi konkret, une kam nje pyetje, pse vazoja qe thyen vajza eshte pikerisht vazoja bosh, dhe jo gota e mbushur deri ne gjysem “me ate c’ka eshte e mbushur” me ngjyre kafe, apo vazon e mbushur me dicka te paqarte? E perseris : pse vazon bosh?

Pertej kesaj me duhet te kallezoj nje intuite qe pata qe ne fillim te filmit, megjithese eshte e dyta a e treta here qe e shoh Stalker-in, por kisha shume kohe pa e rishikuar : po sikur ZONA te ishte nje MENDJE? “Dhe mendja e pare tek e cila me shkoi mendja ishte mendja e vajzes se Stalker-it…” (Hajde fjali hajde!) Si rrjedhoje mbase e faktit qe e kisha nje fare njohurie te filmit. Ne fillim e pata vetem intuite, ne zhvillim e siper me duket se kjo intuite u konfirmua permes disa elementeve qe zhdervillen, tregohen, ne film. Por nuk e di ne e forcova une interpretimin, apo m’u shfaq vete sepse keshtu eshte ne fakt.

Vijon…

 

autori: 

Citim Postuar më parë nga korçar
E perseris : pse vazon bosh?

Kete nuk e di. Por bindja ime eshte se regjizori, ja ka bere dhurate Stalkerit (heroit te tij) nje femi me dhunti te tilla.
E vetmja gje qe me vjen keq eshte fakti qe, kaq here sa e kam pare filmin, si nuk jam bere mbare te lexoj novelen e Arcadi dhe Boris Strougatski “Pique-nique au bord du chemin”, prej te ciles Tarkovski eshte frymezu per filmin e tij (jo se do ‘zbuloj’ ndonje gje permes noveles, por thjesht per te pare se sa larg ka shkuar vete Tarkoja, qofte dhe skenarisht.

Citim po sikur ZONA te ishte nje MENDJE?

Kete e kam sugjeruar edhe tek komenti im per filmin, dhe ne fakt, kjo vjen intuitivisht qofte edhe nga imazhet direkte te filmit : dhoma e parafundit (perpara se te mberrish ne “Dhomën e Deshirave”) ka ekzaktesisht trajtat e trurit njerezor (foto qe e kisha vene edhe tek blogu im, por qe çuditerisht nuk u shfaqka) :

por une nuk jam shume i bindur se duhet vrare mendja per te gjetur pergjigje per ‘rebuse’ te tipit lynchian, dmth te natyres “a eshte zona truri i vajzes” ose “pse e theu goten bosh dhe jo ate plot”. Tarkovski mua me duket se ka te beje shume pak me Lynch-in, per te mos thene asfare. Ka te beje thjesht me spiritualen dhe poetiken dhe “kaq”.

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s