41-45: Burton, Bunuel, Von Trier, Curtiz dhe Griffith


41. Tim BURTON (lindur ne 1960 — regjizor ne aktivitet) – USA – 

.

Regjizori barok par excellence ! Shpikës (inventive), gotik, fantastik e perrallor, Tim Burton ne filmat e tij e tejkalon kete univers arkaik dhe te frikshem duke nxjerre ne evidence idenë dhe moralin e rrefimit.

Heronjte e filmave te Burtonit jane me se shumti personazhe timidë, te ndrojtur, por pasionantë : Edward, Batman, Jack Skellington apo Ed Wood jane melankolikë dhe depresivë, te vetmuar dhe fantastikë, por me shpirt te paster dhe me zemër te nje fëmije.

Edhe pse shpesh produkte holliwoodiane, filmat e tij mbajne vulen origjinale te autorit dhe nuk bien asnjehere ne cliché apo formula te gatshme. (Me shume, ketu)

Nder filmat me te njohur te Burtonit permenden: “Beetlejuice” (1988), “Batman” (1989), “Edward scissorhands” (1990), “Batman Returns” (1992), “Ed Wood” (1994),“Mars Attacks !” (1996), “Sleepy Hollow” (1999), “Planet of the Apes” (2001), “Big fish” (2003), si dhe filmi i tij i fundit : “Charlie and the chocolate factory” (2005).

ne foto: Tim Burton dhe filmi i tj kult : “Sleepy Hollow” (1999)

.

  

.


.

42. Luis BUÑUEL (1900-1983) – SPANJË ( & Francë & Meksikë) –

.

Mjeshtri me i madh i surrealizmit ne gjithe historine e kinemase!

Buñuel eshte padyshim me i madhi i regjizoreve spanjolle, por dhe nje nga më te medhenjt e te medhenjve te kinematografise boterore, nga më origjinalët, autentikët dhe revolucionarizuesit e Artit te shtate, sidomos permes imazheve qe shpesh konsideroheshin si sakrilegj.

Krijimtraria e tij gjigande (33 filma gjate aktivitetit te tij) ndahet ne 3 periudha, ne funksion te tre vendeve ndryshme ku realizoi filmat e tij : Spanje, Meksike dhe France.

Luis Buñuel realizon filmat e tij te pare surrealiste ne Spanje ne bashkepunim me Salvadore Dalinë: Ne 1929-n, metrazhin e shkurter “An Andalusian Dog” (Un chien andalou) dhe ne 1930-en “The Golden Age” (L’Âge d’or), ky i fundit konsideruar edhe si manifest i surrealizmit ne kinema dhe i ndaluar te shfaqet per vite te tera. Ne te dy keto filma surrealiste, autori per asnje moment nuk i kerkon shikuesit interpretimin e asaj qe shikon.

Pas Luftes Civile ne Spanje (1936)n Bunuel largohet per ne USA e me pas ne Meksike ku fillon dhe periudha e dyte e tij, ajo meksikane. Atje dhe realizon nje nga filmat e tij më te njohur “Los olvidados” (1950).

Ne 1963, Bunuel zhvendoset ne France ku dhe fillon periudha e trete dhe e fundit e filmave te tij : “Viridiana” (1961) , ” Le Journal d’une femme de chambre” (Diary of a Chambermaid) (1964) , “Belle de jour” (1967), “Tristana” (1970) , “Le Charme discret de la bourgeoisie” (The Discreet Charm of the Bourgeoisie) (1972) , “Cet obscur objet du désir” (That Obscure Object of Desire) 1977.

Keto filma shquhen per ironine e tyre te holle, poetikën dhe fuqine krijuese te autorit i cili mbetet nje nga regjizorët më të paperseritshem e unike te gjithe Historise boterore te kinemase. Ne foto: Luis Buñuel dhe filmi i tij kult : “Los Olvidados” (1950)

.

  

.


.

43. Lars VON TRIER (lindur ne 1956 – regjizor ne aktivitet) – DANIMARKË –

.

Konsideruar si ardhmëria e kinemase, Lars Von Trier (LVT) eshte nga mjeshtrit më te talentuar aktualë.
Ne 20 vjet karriere, LVT ka realizuar veçse 9 filma, por te nëntë jane te njohur ne gjithe boten dhe pothuaj secili ka marre nga nje cmim ne festivalet e ndryshme te filmit.
Ne fillm te karrieres se tij, ai realizon filma te tille qe e bene shume shpejt te njohur, si “Element of crime” (1984), “Epidemic” (1987), “Europa” (1991).

Ne mars te 1995-es, LVT hyn ne Historine e Kinematografise si krijuesi i Traktatit te famshem “Dogma 95“. Ne baze te principeve te Dogmës, ai ka realizuar edhe filmat e tij te njohur : “Breaking the waves” (1996), “Idiots” (Idioterne) 1998, ” Dancer in the dark” (Palma e Arte ne festivalin e Kanës 2000), “Dogville” (2002).

“Dogma 95” permban 10 principe, te cilat janë: 

1. Xhirimi i filmit duhet te behet me dekore natyrale.
2. Zëri ne nje film nuk duhet te ndahet nga figura, pra ai eshte i drejtperdrejt, dhe jo i regjistruar ne studio. Ndalohet muzika ne film, me perjashtim kur ajo luhet gjate skenës qe xhirohet.
3. Kamera mbahet ne sup. Nuk shkon filmi tek kamera, por kamera tek filmi (tek aksioni)
4. Ndalohet ndriçimi artificial
5. Ndalohen truket dhe filtrat
6. Ndalohen aksionet siperfaqesore dhe fallco
7. Ndalohen tjetërsimet kohore dhe vendore(gjeografike)
8. Ndalohet ndarja e filmave “në zhanre”.
9. Formati i filmit duhet te jete standart: 35mm
10. Emri i regjizorit nuk duhet te figuroje ne film: thjesht “Dogma 95”.

Ne mars te 2005-es, fiks 10 vjet nga shpallja e “Dogmës 95“, Lars Von Trier prezanton “Dogville”, film i cili tashmë braktis principet e Dogmës.

Nje nga filmat më te medhenj te realizuar sipas pricipeve te ketij Traktati eshte “Festen” i regjizorit te ri danez Thomas Vinterberg (1998) .

Ne foto: Lars Von Trier gjate ceremonise se marrjes se Palmes se Arte ne festivalin e Kanes 2000, i shoqeruar nga 2 aktoret e tij: kengetarja Bjork dhe aktorja e madhe franceze Catherine Deneuve per filmin e tij: “Dancer in the dark”.

.

   

.


.

44. Michael CURTIZ (1888-1962) – USA 

.

Ndofta regjizori më prodhimtar i historise se kinemase: 180 filma ne 50 vite karrierë.
Curtiz lindi ne Hungari ku realizoi filmat e tij midis 1912 dhe 1919 e pastaj, deri ne 1926-en, ne Austri.
Duke filluar nga 1926-a, i ftuar nga vellezerit Warner Bros, vendoset ne USA ku dhe vazhdon gjithe krijimtarine e tij te mepasme, gjithmone sasiore.

Curtiz eshte autori i nje prej filmave me te njohur te historise se kinematografise: “Casablanca” (1943) por edhe i dhe “Captain Blood” (1935), “The Adventures of Robin Hood”(1938), “The sea hawk” (1940) etj.

Ne foto: Michael Curtiz dhe filmi i tij cult: “Casablanca” (1943)

 

.


.

45. David Wark GRIFFITH ((1875-1948) – USA- 

.

Babai i filmit te pare me metrazh te gjate ne Amerikë: “The Birth of a Nation” ne 1915, konsideruar si nje nga kryeveprat me te medha te artit te shtate !

Mberritja e kinemase me zë shenon dhe pothuaj fundin e karrieres se tij(fundi i viteve ’20). Nder filmat me te njohur, permenden: “Intolerance” (1916), “Way down East” (1920), “Orphans of the storm” (1922) etj.

Influenca e tij e madhe ne kinematografi, beri qe kineasti i madh rus Eisenstein te shprehet : “Ai eshte Zoti vete, ai krijoi gjithshka, shpiku gjithshka ! Nuk ka asnje regjizor ne bote qe te mos i “detyrohet” per diçka: sa per mua, i detyrohem per te gjitha !”.

.

 

Shtator 9, 2005

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s