36-40: Fassbinder, Minnelli, Cronenberg, Bresson, Wilder.


36. Rainer Werner FASSBINDER (1946-1982) – GJERMANI –

.

Regjizori më prodhimtar i gjithe historise se kinemase: kur vdiq ne moshen 36 vjeçare, Fassbinderi kishte realizuar tashmë … 42 filma ! Qe do te thote, në 12 vite karriere (1970- 1982), 42 filma, ose gati… 4 filma ne vit ! A thua se Fassbinderi kishte parandjere vdekjen e tij tmerresisht te shpejte.

Gjenialiteti i filmave te tij do te permblidhej ne keto fjalë: antikonformizem, marksizem, pasion per Historine, homoseksualitet, natyralizem. “Homologët” e tij do te mund te ishin: Almodovar-i spanjoll, Jean-Claude Brisseau francez, Stephen Frears-i anglez, Nani Moretti italian.

Fassbinderi ekploroi frontalisht sa shoqerine aktuale gjermanine aq dhe historine e saj.
Punonte pa nderprerje, me etjen e nje njeriu qe ka shume gjera per te thene, per te rrefyer dhe per “te larë llogarite”, mbi te gjitha me veten, dhe ne kete menyre, me shoqerine gjermane te kohes. “Dua te kuptoj se ku ndodhem une ne raport me historine e vendit tim, pse jam gjerman“- thoshte ne nje nga intervistat e tij te fundit.

Nga filmat e tij me te njohur, permenden: “Die Bitteren Tranen Der Petra Von Kant” (Lotët e hidhur te Petra Von kantit) -1972, “Martha” (1973), “Die Ehe der Maria Braun”(dasma e maria Braunit” ) 1978, “Lili Marleen” (1980, “Veronika Voss” (1981).

Ne foto: Fassbinder dhe filmi i tij kult: “Die Bitteren Tranen Der Petra Von Kant” (Lotët e hidhur te Petra Von kantit) -1972

.

 

.


.

37. Vincente MINNELLI (1913-1986) – USA- 

.

Mbreti i komedise muzikore ! Por dhe regjizor i madh i filmave te zhanreve te tjere, sidomos i melodramave.

Filmat e Minellit shquhen per perdorim magjik te ngjyres e cila kthehet ne nje element determinues me fuqi te jashtezakonshme kinematografike.

Ne periudhen 1942 – 1955, Minelli realizon komedite e tij më te famshme muzikore. Sensi i tij i jashtezakonshem per dekorin dhe perdorimin e ngjyres ilustron më së miri boten prej ëndrre te kenges dhe te vallezimit ne filma te tille si : “Meet me in St. Louis“, “The Pirate“, “An American in Paris“, “The Band Wagon”. (ky i fundit, nje kryeveper e vertete !!)

Pas vitit 1955, realizoi disa melodrama tejet te njohura si : ” Some Came Running” (“Comme un torrent” – ne frengjisht), “Designing Woman” (La femme modèle), “Gigi”, ” Two Weeks in Another Town“.

Vincente Minnelli dhe Judy Garland u martuan ne 1945 dhe divorcuan ne 1951. Nga martesa e tyre lindi ne 1946-en … Liza Minelli !

Ne foto: Vincente Minelli dhe filmi i tij i famshem muzikor: “The Band Wagon” (Tous en scène).

.

 

.


.

38. David CRONENBERG (lindur ne 1943 – regjizor ne aktivitet) – KANADA-

.

Më i madhi i regjizorëve kanadezë ! Por dhe autori i filmave më te mishtë (truporë) te historise se kinemase.
Filmat e Cronenbergut (gjithsej 17 filma) vene ne perballe njeri-tjetrit aparencen e lëmuar te personazheve te tij me trazimin qe ata ndjejne ne brendesi te organeve te tyre. Sipas kinematografise se tij, ne boten moderne aktuale, organet e brendshme te trupit te njeriut fatkeqesisht injorohen po aq sa injorohej inkoshienca e tij ne shekujt e kaluar nderkohe qe, gjithmone sipas tij, nje veshkë apo nje zorrë, nje zemer apo nje mushkri ne trupin e njeriut i dikton ketij te fundit, pra trupit, ligjin e saj ne te njejten menyre sikur trupi i njeriut te ishte “kolonizuar” nga nje inteligjence e fshehte, e “huaj”, nga nje “alien”.

Filmi qe e ben te njohur ne gjithe boten eshte “The fly” -(La mouche) ne 1986. Ne 1988 realizon nje film psikologjik : ” Dead Ringers” (Faux semblants) ndersa ne 1995-en, krijon skandalin e rradhës ne Festivalin e Kanës me filmin e tij kult “Crash”, me te cilin fiton çmimin special te Jurise, film qe perzien erotizmin me aksidente veturash.

Ne 1999-n, ai realizon “eXistenZ”, nje fare perzierje e te gjithe temave te tij te meparshme: fuzionim i trupit njerezor dhe makinës, koshinencë realiteti, cibernetike etj.

Ne 2004-en Cronenberg realizon “Spider“, film me teme skizofreninë, ndersa kete vit, pra ne 2005-en, solli ne Festivalin e Kanës “A history of violence”, te cilit çuditerisht Juria nuk i akordoi asnje çmim. Filmi del ne Europe ne 3 nentor.

Ne foto: Cronenbergu dhe filmi i tij kult: “CRASH” !

.

     

.


.

39. Robert BRESSON (1901-1999) -FRANCE- 

.

“Duhet thene pa frike: Bressoni eshte gjeni. Nese ai zë vendin e pare, duhen lënë nëntë vende bosh per te vazhduar me ne te tjerët. Diferenca eshte gjigande !”
Andrei TARKOVSKI, Ditari, 19 janar 1986

Nëse Andrej Tarkovski (i 25-ti ne rradhe dhe qe realizoi pothuaj gjithe krijimtarine e tij gjate periudhes se komunizmit ne Bashkimin Sovietik) do kish nje homolog te tijin ne Oksident, sa per nga misioni si artist aq edhe per nga vlerat artistike, ky do te ishte Robert Bresson !

Edhe pse aq te ndryshem ne gjenialitetin e tyre, Bressoni dhe Tarkovski bashkohen ne ekzigjencen e tyre per dy gjera themeltare: se pari, per sa i perket filmicitetit te filmave te tyre, dmth gjithe ç’ka ndodhet ne shiritin e filmit dhe VETËM në të, dhe se dyti, per sa i perket perçapjes poetike: përçapje intuitive dhe armike e recetave te gatshme.

Robert Bresson realizoi pak filma, veçse 13, asnjeri nuk ishte sukses komercial, por secili nga te 13-et ka mbrojtes te flakte ne rradhet e kinefilëve dhe te kritikes serioze te kinematografise.

Filmat e tij shquhen per venien perballe njera tjetres se botes shpirterore te njeriut dhe realitetit brutal te botes qe ate e rrethon.

Universi bresonian, qe nuk pranon asnje lloj kompromisi, shquhet per spiritualitetin tragjik dhe per nje rrëfim kinematografik krejt unik e origjinal. Te gjithe aktoret ne filmat e tij jane jo-profesionale (Bresson i pergatiste vete aktoret, te cilet i quante “modele”). Kjo mundesoi qe ne filmat e tij te dominonte nje atmosfere realiste e veçante, e bazuar tek intesiteti i ndjenjave intime dhe e shoqeruar me nje precizion tejet te larte pershkrimi.

-Nga filmat e tij me te njohur:

Les Anges du péché (The Angels of Sin) (1943)
Les Dames du Bois de Boulogne (The Ladies of the Bois de Boulogne) (1945)
Journal d’un curé de campagne (Diary of a Country Priest) (1950)
Un Condamné à mort s’est échappé (A Man Escaped) (1956)
Pickpocket (1959)
Le Procès de Jeanne d’Arc (Trial of Joan of Arc) (1962)
Mouchette (1967)
L’Argent (Money) (1983)

-dy web-site interesante per Bressonin ne anglisht:
http://www.sensesofcinema.com/conten…2/bresson.html
www.robert-bresson.com

Ne foto lart: Robert Bresson dhe filmi i tij kult: “L’argent” (Money) 1983

.

  

.


.

40. Billy WILDER (1906-2002 ) – USA- 

.

Autori i komedise burleske më te famshme ne bote: “Some like it hot” me Marilyn Monroe (1959).
Lindi ne Austri ne 1906, por rreziku i nazizmit e detyroi te emigroje ne USA.
Karakteristike e filmave te tij eshte tonaliteti tragjik qe vihet re deri edhe tek komedite e tij. Realizoi filma te te gjitha zhanreve: filma sociale (“The big carnaval”, 1951), politikë ( “One , Two, Three” , 1961), policeskë (“Witness for the prosecution”, 1958; “The private life of Sherlock Holmes” 1970) edhe pse komedia mbetet zhanri i preferuar i tij (“The apartment” 1960; “The seven year itch” 1955).

Billy Willder vdes ne 2002-shin dhe ishte perfaqesuesi i fundit i gjenerates mitike te Hollywoodit te lavdishem te Hitchcock, Ford, Hawks, Capra, Cukor-it. Autor i filmit te famshem “Sunset boulevard” (1950), Billy Willder ishte mjeshter më shumë se i kompletuar: skenarist dhe regjizor njeheresh.

Ne foto: Billy Willder dhe filmi i tij kult: “Some like it hot ” (Certains l’aiment chaud)

pjese muzikore nga filmi: http://site.voila.fr/cinepho/realisa…certains01.mp3

.

 

 

Gusht 7, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s