30-35: Pasolini, Scorsese, Eisenstein, Ray, Kurosawa


31. Pier Paolo PASOLINI (1922-1975) – ITALI-

.

shenim: teksti i meposhtem eshte pergatitur nga “peoples” te cilin e falenderoj per bashkepunimin !

Pasolini eshte pa dyshim regjizori, por dhe artisti mê antikonformist italian i shekullit qe shkoi, dhe ndofta nje nga autorêt më antikonformiste qe ka njohur arti i shtatë.

Lindi në Bologna, në kohën kur Mussolini po merrte pushtetin.
Një nga intelektualët më të kompletuar, por edhe më problematiku për një shoqeri si ajo italiane e pas luftës së dytë botërore, ku varfëria dhe rritja ekonomike e disa shtresave, prapambetja dhe pamundësia për të jetuar, injoranca e një borgjezie të pasuruar shumë shpejt, i dhanë shumë informacione për të punuar dhe kritikuar.

Thoshte: “Italia është duke u mykur në një mirqënie që është egoizëm, budallallëk, antikulturë, thashetheme, moralizëm, bllokim, konformizëm: të marrësh pjesë në një farë mënyre në këte proçes mykjeje është, sot, fashizmi”. Ai kritikonte shoqërinë me anë të veprave letrare dhe me të jetuarit me varfërine dhe njerëzit e strehuar nëpër kasolle (le borgate romane) ne periferi të Romes. Këto do të ishin dhe streha për krijimtarinë e tij.

Vepra e Pasolinit është e kompletuar dhe interesante: Duke filluar nga poezia, tregimi, kritika politike dhe duke vazhduar pastaj me kinemane, teatrin dhe dokumentarin. Pasolini shkroi jeten e tij ne lidhje me ambjentin që e rrethonte dhe me pamundësite që ai jepte. Libri i tij, “Ragazzi di Vita”, tregon me se miri se ai nuk shkruante ne një studio të ngrohtë dhe lluksoze, përkundrazi, skamja dhe mungesa e një ambjenti për të punuar, ishin fondamentet e vepres së tij.

Realizoi plot 22 filma. Ne veprat kinematografike mjeshteria e Pasolinit eshte e dukshme. Filmi i pare i tij, i çensuruar, ngjalli shumë diskutime ne festivalin e Venecies: Accatone, 1961. Ky film eshte një permbledhje veprash letrare nga libri “Una vita violenta”, të kthyera ne kinema.

Të tjere filma të njohur të Pasolinit janë: La ricotta, 1963; Il Vangelo secondo Matteo, 1963-64; Uccellacci e uccellini, 1965; Edipo re, 1967; Teorema, 1968; Medea, 1969-70; Il fiore delle Mille e una notte, 1973-74.

Vdes në rrethana tragjike, në periferi të Romës, aty ku më vonë Ettore Scola do të realizojë filmin Brutti, sporchi e cattivi, 1975.

Filmi i fundit i tij, nje nga filmat kult te historise se kinemase per nga origjinalite ishte “Salò o le centoventi giornate di Sodoma“, ne 1975.

.

  

.


.

32. Martin SCORSESE (lindur në 1942 – regjizor ne aktivitet) – USA-

.

Nga shumkush, konsiderohet si regjizori me i madh ne aktivitet ne USA (meqe Coppola nuk xhiron më filma). Gjithsesi, nje gje eshte e sigurt: Scosese eshte tejet kinefil dhe filmat e tij, edhe pse shpesh here filma te komanduar nga kompanite hollywoodjane, mbajne vulen e origjinalitetit te tij dhe menyren e tij te filmuarit.

Scorsese vjen nga nje familje siçiliane emigrantesh dhe kaloi femijerine e tij ne lagjen “Little Italy” ne NY. Elementet autobiografike kane frymezuar filmat e tij te pare: Who’s that knocking at my door?Mean streets, dhe Italianamerican . Tema e droges dhe e gangstereve te lagjeve italiane jane temat e tij te para.

Nga filmat e tij me te njohur jane: Taxi driver (1976), Raging Bull (1979), After hours (1985), The last tentation of the Christ (1988), The age of innocence (1993), Casino(1995), Gangs of NY (2002), Aviator (2004)

Scorsese ka realizuar 22 filma gjate karrieres se tij dhe eshte gjithmone ne aktivitet. Aktori i tij fetish eshte Robert De Niro!

ps: une i dua fort filmat e tij ! Scosese eshte artist i madh por dhe xhentelman!
ne foto: Scorsese dhe filmi i tij kult: TAXI DRIVER (Palma e Arte ne Kanë, 1976).

 

.


.

33. Nicholas RAY (1911-1979) – USA- 

.

Nje nga regjizoret më autentike te kinemase amerikane: 22 filma te realizuar ne 13 vite karriere (Ray detyrohet te nderprese punen e tij si rezultat i nje infarkti), por pothuaj te gjithe, filma te paharruar dhe suksese te medha kinematografike. Nga me te njohurit: They drive by night (1949), In a lonely place (1950), Born to be bad (1950), Rebel without a cause (1954) – filmi qe ben te njohur ne gjithe boten aktorin James Dean, Party Girl (1958).

Ne foto: Nicholas Ray dhe nje nga filmat e tij kult: Rebel without a cause (La fureur de vivre) -1954.

 

.


.

34. Serguei EISENSTEIN (1898-1948) –RUSI (Bashkimi Sovietik)

.

Babai i kinematografise ruse, ose me sakt, sovietike.

Lindur ne Letoni ne fund te shek. te XIX, Eisenstein realizon ne moshen 27 vjeçare filmin e tij te dyte, Battleship Potemkin (Anija Potemkine) – Le cuirassé Potemkine (ne frengjisht), pranuar unanimisht nga kritika boterore si nje nga 10 filmat me te medhenj te historise se kinemase !

Sergei Mikhailovich Eisenstein vdes shpejt, ne moshen 50 vjeçare dhe realizoi gjithesej veçse 8 filma, por pothuaj te gjithe filma tejet te njohur dhe qe kane bere emer ne historine e kinemase: October (1928), Alexandre Newski (1938), Ivan the Terrible (Ivani i Tmerrshem)- 1943.

Ne foto: Serguei Eisenstein dhe filmi i tij kult: Battleship Potemkin.

 

.


.

35. Akira KUROSAWA (1910-1998) – JAPONI-

.

Perandori i kinematografise japoneze !

Lindur ne Tokyo ne 1910-n, krijimtarine e tij artistike e fillon si piktor, per te vazhduar me pas si regjizor.

Famen nderkombetare Kurosawa e fiton shpjet, qe ne 1950-n, kur papritur me filmin e tij “Rashomon” fiton Luanin e arte ne “Mostra di Venezia” dhe Oscar si filmi me i mire i huaj ne 1950. Ne kete menyre ai ja hapi dyert e perendimit kinematografise japoneze, e cila deri ne ate kohe pothuaj injorohej totalisht.

Vijojne filmat e tij te famshem, adaptime te literatures boterore si: “The idiot” (sipas Dostoievskit), Throne of Blood (adaptim i Makbethit), Ran (sipas “mbretit Lear” te Shekspirit), por qe i vendosin ngjarjet e tyre ne Japoni.
Nje tjeter film i madh i tij eshte “Seven Samurai” (1954).

Pas nje tentative vetevrasjeje ne 1980-en, me ndihmen e Copolas dhe Lucas (regjizore amerikane dhe admiratore te medhenj te Kurosawas), realizoi “Kagemusha” (The Shadow Warrior) me te cilin fiton Palmen e Arte ne Kanë. Ky film shenon dhe kthimin e tij ne skenen nderkombetare te kinemase.

Filmat e Kurosawes jane te pershkuar nga humanizmi universal dhe mizaskena, me nje precizion te hatashem, eshte gjithmone ne sherbim te historise qe ajo rrefen.

Ne foto: Kurosawa dhe filmi i tij kult: Rashomon

.

  

.

Gusht 4, 2005

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s