11-15: Mankiewicz, Truffaut, Visconti, Ray dhe Hawks.


11. Joseph L. MANKIEWICZ (1909-1993) -USA-

.

Ne 30 vite karrierë, Mankiewicz-i realizoi 20 filma, te cilet jane TË GJITHË te mrekullueshem.
Konsiderohet si regjizori qe ne karrieren e tij nuk beri asnje film te dobët.
Perdorimi i flash-back-ut dhe dialogjet e sofistikuara jane dy karakteristikat e kinematografise te tij.
Cilin nga filmat e tij te permendesh më pare …. Padyshim, Mankiewicz eshte autori i filmit me te bukur fantastik (ne kuptimin e vertete te fjales, pra “film me fantazëm”, por me nje lirizëm te pashoq qe asnje regjizor tjeter deri me sot nuk arrin persosmerine: “The Ghost and Mrs Muir” ! Master-piece !
Po aq te mrekullueshem jane: “All about Eve“, “Dragonwyck“, The late George Apley, The Ghost and Mrs Muir, A Letter to Three Wives, Five Fingers, The Barefoot Contessa. 

p.s. Mankiewicz-i eshte nje nga dy regjizorët e mi te preferuar amerikanë. Tjetri eshte i 16-ti ne rradhë…

.

   

.


.

12. François TRUFFAUT (1932 – 1984) –FRANCE-

.

Regjizor francez, i cili bashke me Jean Luc Godard (nr. 6) themelon “la nouvelle vague”, rryme e re e kinemase franceze, por dhe boterore, ne vitet ’60.
Qe ne moshe fare te vogel ishte kinefil i “çmendur”, duke shkuar disa here ne dite nga nje kinema ne nje tjeter. Nje nga kritiket më brilantë te kinemase!
Filmi i tij i pare, “Les quatre cents coups”, te cilin e realizon ne moshen 27 vjeçare , korr nje sukses te jashtezakonshem.
Truffaut kundershtoi me force akademizmin ne kinema si dhe kinemane “popullore” komerciale.
Nga filmat e tij me te njohur, veçohen: Les quatre cents coups, Tirez sur le pianiste , Jules et Jim, Baisers volés, La sirène du Mississipi (me Jean-Paul Belmondo dhe Catherine Deneuve !), L’histoire d’Adèle H. (me Isabelle Adjanin), La chambre verte, si dhe KRYEVEPRA e tij : “La femme d’à côté” me Gérard Depardieu dhe Fanny Ardant.

.

 

.


.

13. Luchino VISCONTI (1906 – 1976) –ITALI

.

Nje nga mê te medhenjte e te medhenjve te kinemase italiane, kryemjeshtri i filmave historikë!
Gjithsej 13 filma ne 30 vite karrierë, por pa asnje perjashtim, te gjithe filma te paharrueshëm: “Ossessione”, “Senso”, “Rocco e i suoi Fratelli”, “Il gattopardo”, “La Caduta degli dei”, “Morte a Venezia”.
Mjeshteria e Viscontit qendron kryesisht ne aftesine e realizimit te skenave te medha, shpesh te filmuara ne ngjyre te kuqe dhe te arte, siç eshte skena e operas ne filmin “Senso” apo skena e ballos gjigande tek “Il gattopardo”. Visconti filmonte qetë, pa nerva, pa ngut : nje maestro i vertete.
Vetem Visconti, ky arsitokrat i kinemase legjendare italiane, diti te filmoje dekompozimin dhe rënien e botes arsitokratike te pasur, si askush tjeter !!

Ne foto: Luchino Visconti dhe filmi i tij i famshem “Il gattopardo”

.

 

.


.

14. Satyajit RAY (1921 1992) – INDI- 

  

.

Gjeniu i kinemase indiane !
Gjithesej 30 filma. Tre filmat e pare, qe perbejne nje trilogji dhe qe i realizoi ne vitet ’56-’58, e bene te njohur ne Indi dhe ne gjithe boten.
Autor i kompletuar, ai eshte kompozitor i te gjithe filmave te tij.
Filmi i tij i pare, qe hap dhe trilogjine e historise se femijerise, “Pather Panchali” konsiderohet si kryevepra e tij, pa harruar “Jalsaghar” (“Salloni i muzikes” -Le salon de musique)

.

  

.


.

15. Howard Hawks (1896-1977) – USA-

 

.

Kineast amerikan, realizoi 40 filma gjate aktivitetit te tij; nga me te njohurit jane: “Scarface” (1932), “Bringing Up Baby” me Cary Grant dhe Katharine Hepburn, “Red River” (qe e konsideroj si westernin më te bukur qe kam pare ndonjehere), “The Big Sky“, komedine e famshme burleske “Gentlemen Prefer Blondes” (Les hommes préfèrent les blondes) me Marilyn Monroe, “Rio Bravo“.

 

.

 

 

 

 

Qershor 27, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s