16-20: Lubitsch, Murnau, Rossellini, Kubrick, Coppola.


16. Ernst LUBITSCH (1892-1947) – USA-

.
Perveç faktit qe realizoi 70 filma te mrekullueshem gjate karrieres se tij, Ernst Lubitsch eshte i njohur edhe per stilin e tij unik e qe sot thirret : “Lubitsch’s touch “. 
Emri i tij eshte sinonim i komedise se sofistikuar, i elegances dhe i shijes TEJET te hollë !
Lindur ne Berlin ne 1892, largohet per ne USA ku dhe zhvillon aktivitetin e tij artistik : Nga 1937 deri ne 1942 xhiron disa nga filmat e tij me te njohur: “Angel“, ku i ofron Marlene Dietrich-it nje nga rolet e saj më te bukur, “Bluebeard’s Eighth Wife” , “Ninotchka” , filmin e fashem “To be or not to be” (1942) si dhe komedine “The shop around the corner” (te cilen e konsideroj si komedinë me te bukur qe kam pare ndonjehere!!)

.

.


.

17. Friedrich W. MURNAU (1888 – 1931) – GJERMANI / USA- 

  

.

Lindi ne Gjermani dhe duke filluar qe prej 1918-es filloi ti kushtohet filmit, duke qene nismetari i ekspresionizmit ne kinema. Asokohe realizon dhe filmin e tij “Nosferatu“, filmi I PARE ne historine e kinemase me vampirin DRACULA , dhe ndofta më i arriri deri me sot. Po ashtu realizon “Der letzte mann” (Njeriu i fundit) dhe “Faust”.

Duke filluar nga 1926, xhiron filmat e tij ne USA dhe realizon ate qe konsiderohet si kulmin e kinemase pa zë : “SUNRISE“, (i njohur ne frengjisht si “L’aurore“) por qe per nje kineast si François Truffaut (nr. 12), eshte filmi më i bukur ne bote (“le plus beau film du monde” !).

“SUNRISE” eshte nje perlë kinematografike, nepermjet te cilit Murnau konfirmon se ishte nje mjeshter absolut i dritë-hijes.

Friedrich Wilhelm Murnau vdes shume shpejt, ne vitin 1931, ne nje aksident me makine, kur kinemaja me zë sapo kish filluar.

Charles Chaplin-i ka shkruar: “Friedrich Murnau e çoi kinemane pa zë ne kulmin e saj”.

.


.

18. Roberto ROSSELLINI (1906 – 1977) –ITALI

.

Babai i neo-realizmit italian me filmin e tij “Roma, citta aperta” te cilin e realizoi ne 1944, ne ditet e fundit te fashizmit.

Ne 1953-shin, regjizori i madh, realizon me ate qe me vone do te behet gruaja e tij, pra me aktoren Ingrid Bergman, “Stromboli“, film qe e ben te famshem ne gjithe boten, dhe me vone, ne 1955, kryevepren e tij “Viaggio in Italia“, udhetim ne Itali. Ne total, 25 filma.

 

.

     

.


.

19. Stanley KUBRICK (1928 -1999) – USA- 

.

Kubrick-u i famshem ka lindur ne nje familje çifute njujorkeze te Bronx-it dhe eshte i njohur per filmat e tij me famë, si “Paths of glory“, “Dr Strangelove“, “2001, a space odyssay“, “A Clockwork orange” (orange mécanique), “Barry Lyndon“, “Shining“, “Full metal jacket “, dhe i fundit i tij: “Eyes wide shut “.
Realizoi pak filma, vetem 13 ne gati 50 vjet karriere. Me se shumti, filmat e tij jane adaptime te romaneve te njohur, siç eshte “Shining“, bazuar ne romanin e shkrimtarit te madh Stephen King.
Nese ka nje film qe mund te veçohet nga te tjeret (te cilet jane po aq te njohur, sidomos “barry Lyndon”) dhe qe figuron ne te gjitha listat e filmave me te medhenj te te gjithe kohrave, eshte “2001: “A Space Odyssay“.

.

        

.


.

20. Francis Ford COPPOLA (lindur në 1939-en . Jeton akoma) – USA

.

Filmat e Coppola-s jane po aq te famshem sa dhe te Kubrick-ut. Me nje ndryshim: Coppola ka pushuar se xhiruari filma qe prej 10 vitesh (i fundit i tij eshte “Dracula”, ne 1992-shin).

Aktualisht, Coppola eshte producent.

Nga filmat e tij mê te njohur jane:

-The Godfather 1, 2, 3
-The Conversation – Palmë e Arte ne festivalin e Kanës 1974
-Apocalypse now – Palmë e Arte ne Festivalin e kanes 1979
-The Outsiders
-Dracula

Vajza e tij, Sofia Coppola eshte regjizore dhe vazhdon trashegimine kinematografike te te atit. Ne foto: Coppola dhe filmi tij mitik “Godfather”.

.

 

 

Qershor 28, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s