1-5: Ford, Welles, Bergman, Hitchcock, Chaplin.


1. John FORD (1895-1973)

regjizor i famshem amerikan, më produktivi, dhe kineasti me numrin më të madh te filmave kult !

54 filmat e tij te pare jane zhdukur (realizuar kryesisht midis viteve 1917-1925) dhe kane mbetur rreth 60 filma te tjere, realizuar deri ne fund te jetes se tij.

Mjeshter ABSOLUT i filmave western, ne te cilet angazhoi aktoret me te medhenj te asaj kohe: Wallace Berry, Ronald Colman, Edward G. Robinson, Katherine Hepburn, Henry Fonda, Claudette Colbert.

Nder filmat e tij, te cilet shquhen si filma epikë dhe romaneskë, me te njohurit jane: “Stagecoach”, “The grapes of wrath”, “Fort Apache”, “Cheyenne Autumn”, “She wore a yellow ribbon”, “Rio Grande”, “The man who shot Liberty Valance” si dhe filmi i tij qe kam perzgjedhur ne fotot e meposhtme, i famshmi “The Searchers” (1956) me: John Wayne (Ethan Edwards), Jeffrey Hunter (Martin Pawley), Vera Miles (Laurie Jorgensen), Ward Bond (Capt. Révérend Samuel Johnson Clayton), Natalie Wood (Debbie Edwards).

 

 

.


2. Orson WELLES (1915-1985)

regjizor dhe aktor i madh amerikan, autori i te famshmit “Citizen Kane” (1941), filmi i PARË i tij, te cilin e realizoi ne moshën … 25 vjeçare !
Film i ovacionuar asokohe nga kritika, por i injoruar nga publiku, “Citizen Kane” konsiderohet si “filmi me i madh i te gjitha koherave”.

Orson Welles eshte konsideruar shpesh nga kritikët si fëmija-gjeni i kinemase! Gjithesej 15 filma te realizuar ne 30 vjet karriere, pothuaj te gjithe kryevepra te kinemase; nga me te permendurit, veçohen: “The magnificent Ambersons”, “The lady from Shanghai”, “Othello”, “The trial” etj.

.

 

 

.


3Ingmar BERGMAN (lindur ne 1918- jeton akoma) – SUEDI- 

Më i madhi i regjizoreve skandinavë, nga më të medhenjt e te mëdhenjve ! Tejet prodhimtar : 47 filma ne 60 vjet karriere, pothuaj te gjithe “master-piece” (kryevepra).
Tema kryesore e filmave bergmanianë eshte frika dhe vetmia e njeriut, e shikuar si mallkim.
Cilin nga filmat e tij të permendesh më parë…! Gjithsesi, nga më te njohurit, jane: “Cries & whispers”, “Persona”, “Monika”, “The seventh seal”, “Fanny och Alexander” si dhe filmi i fundit qe realizoi vjet, ne moshen 86 vjeçare : “SARABAND” !

Ne foto: Ingmar Bergman-i dhe foto nga filmi i tij kult: “Cries & whispers”

.

 

.


.

4. Alfred HITCHCOCK (1899-1980) – ANGLI / USA-   

Karriera e Hitchcock-ut ndahet ne dy pjese: periudha angleze (1922-1940) dhe periudha amerikane (1940-1975).

Mjeshtri me i madh i filmit suspens : Babai i suspensit !

Lista e filmave me te njohur te tij do ishte e pafundme : “Rebecca”, “Shadow of a doubt”, “Spellbound”, “Under Capricorne”, “Dial M for murder”, “Rear window”, “The Trouble with Harry”, “The wrong man”,Vertigo“, “North by northwest”, “Psycho”, “The birds”. 

Keto 4 te fundit konsiderohen si veprat ABSOLUTE te Hitchcock-ut.
Zgjodha per ilustim ate qe konsiderohet si maja e majave te filmave te tij: “VERTIGO” (1958)

.

  

.


.

5. Charles Chaplin (1889-1977) -USA-

I vetmi nga gjigandët e kineasteve amerikane qe kemi mundur të njohim gjate diktatures komuniste.
Lindur ne Londer (Angli) më 16 prill 1889, autor i kompletuar, Charles Spencer Chaplin ka qene inkarnacioni i kinemase per miljona njerez pergjate disa gjeneratave.
Charlot-i, personazhi i tij i interpretuar nga ai vete, eshte ne fund te fundit nje “anarkist” qe tallet po aq me mizerabilitetin sa edhe me idealet e epokes qe jetoi. Por ne filmat e tij, Charlot-i gjithsesi beson tek Njeriu dhe mesazhi kryesor mbetet: Njeriu duhet ti qendroje me dinjitet mizerabilitetit dhe duhet te harxhoje gjithe energjite e tij per tu çliruar nga kondicionimi shoqeror.

Githsej 15 filma si dhe 64 metrazhe te shkurtra te realizuara midis viteve 1914-1917.

Nder filmat me te njohur: “The kid”, “The gold rush”, “A woman of Paris”, “City light”, “The modern times”, “Diktatori”, etj

Ne foto: filmi “Dritat e qytetit”.

 

.

Qershor 22, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s