61-65: Walsh, Sirk, De Sica, De Palma, Myazaki.


61. Raoul WALSH (1887-1980) – USA-

 

Regjizori më prodhimtar i Historise se Kinematografise: 128 filma ne 40 vite karriere artistike!
Walsh eshte autori i filmave te tille si : “The Life of General Pancho Villa” (1914), “The Thief of Bagdad” (Hajduti i Bagdadit) 1924, “High Sierra” (La Grande évasion) 1941,“Pursued” (La vallée de la peur”) ne 1947 qe eshte dhe KRYEVEPRA E TIJ, “Colorado Territory” (1949), “Distant Drums” (1951), “Sea Devils” (1953), “Band of Angels”(1957), “The Naked and the Dead” (1958).

Dhuna, jeta, vdekja, jane temat e preferuara te Walsh qe mbetet nje nga rrëfimtarët më brilantë te kinemase amerikane te gjysmës se pare te shek. XX. Per me teper ne anglisht:

http://www.sensesofcinema.com/conten…/02/walsh.html

Ne foto: Raoul Walsh dhe filmi i tij kult : “Pursued” (1947) me Robert Mitchum.

.

 

Post: Nentor 09, 2005


.

62. Douglas SIRK (1900 – 1987) – USA- 

Mbreti i melodramës !
Lindur ne Hamburg ne nje familje daneze, Hans Detlef Sierck (emri i tij i vertete),pasi realizon disa filma ne vitet ’30 arrin te ikë nga Gjermania ne 1937 dhe vendoset perfundimisht ne USA.

Ne fillim te viteve ’50 fillon dhe karriera e tij e plote, kryesisht per studion “Universal” ku dhe realizon melodramat e tij më te njohura si : “Magnificent obsession” (1954), “All that Heaven allows” (1955), “Written on the wind” (1955), “The Tarnished Angels” (1957), “A Time to love and a time to die”(1958), “Imitation of Life” (1959).

Ne melodramat e Sirk, te cilët NUK jane filma sentimentalë, fytyrat e personazheve jane te lëmuar, por krisja eshte e supozuar: lufta dhe triumfi (jo gjithmone !) i dashurise ndaj rregullave konvencionale te borgjezisë, pranimi i ngjyrës se lëkurës kunder racizmit, fitorja e lumturise kunder fatkeqesise nuk jane gjithmone te garantuara ne filmat e tij, por për Sirk, kauza nuk eshte e humbur dhe ja vlen gjithmone te luftosh.
Thelbi i melodramave te Sirk eshte lekundja e forte midis momenteve te lumtura dhe momenteve fatkeqë, prezantuar gjithmone nen hijen e kercenimit qe fatkeqesia mund te triumfojë ne çdo moment.

Ne foto: Duglas Sirk dhe kryevepra e tij “Written on the wind” (1955) .

 

Post: Nentor 09, 2005


.

63. Vittorio DE SICA (1901 -1974) -ITALI- 

Nje nga perfaqesuesit më kryesore te neo-realizmit italin te viteve te pas-luftes se dyte boterore ne Itali.

De Sica eshte shembulli më tipik i kalimit te nje regjizori nga kinematografia indipendente ne ate komericiale. Pak perpara se te vdiste, De Sica deklaronte: “Filmat e mi te mire (behet fjalë per ato te periudhes se neo-realizmit 1945-1960) i financova vetë, por nuk më sollën asnje fitim. Te keqinjt (ata pas 1960-s) më sollën fitim. Paraja ishte gërmadha ime”.

Filmat me te njohur te tij te periudhes neo-realiste jane: “Sciuscia” (1945), “Ladri di biciclette” (Hajdutë biçikletash) 1948, “Miracolo a Milano” (1951), “Umberto D” (1952),“La ciociara” (1960). 15 filmat e tjere te tij, te realizuar pas 1960-s nuk vlen te permenden…

Ne foto: Vittorio de Sica dhe kryevepra e tij “Ladri di biciclette” (1948)

 

Post: Nentor 10, 2005


.

64. Brian DE PALMA (lindur ne 1940 – regjizor ne aktivitet) – USA- 

.

Poeti i dhunës ne kinematografi ! Shume i talentuar, 26 filma ne 35 vite karrierë, filmat e De Palma-s veçohen per fashinacionin e tyre ne raport me violencën, por edhe ne raport me hipnozen dhe paranormalen.

Nder filmat e tij më te mire :

“Dressed to Kill” (1980), “Blow out” (1981), “Scarface” (1983), “Body double” (1984), “The Untouchables” (1987), “Raising Cain” (1992), “Carlito’s Way” (L’impasse) (1993), “Mission: Impossible” (1996).

 

  

Post: Nentor 13, 2005


.

65. Hayao MIYAZAKI (lindur ne 1941 – regjizor ne aktivitet) – JAPONI- 

.

Perandori i filmit vizatimor japonez dhe nje nga autorët mê autentikë te artit te shtate!

Ne 2002-shin, per here te pare ne Historine e Kinematografise, nje film vizatimor fiton Ariun e Arte ne Festivalin e 52 te filmit ne Berlin: fjala ishte per “Chihiro” (aka “Spirited Away”, aka “Le voyage de Chihiro”). Qe nga ai moment, fama e Miyazaki-t i kalon caqet e Japonisë per t’u konsideruar si nje nga kineastët më interesante te njezete viteve te fundit.

Skenarist, dialogist, autor i vizatimeve te filmave te tij, piktor i dekoreve, producent i filmave te tij (ne 1985 ai krijon “Ghibli“, studion e tij personale), Miyazaki eshte nje regjizor më teper se i kompletuar dhe i gjithanshem.

Kapaciteti i punes se tij eshte kthyer ne diçka proverbiale dhe legjendare. Miyazaki flé veçse 4 ore natën dhe punon pa pushim pergjate 2 viteve te realizimit te filmit te tij vizatimor : Nje krijues-artist i llojit te Kubrick-ut !

I adhuruar nga kolegët e tij (nga amerikani Lasseter, autor i “Toy story”, nga Hong-Kongezi Tsui Hark, autor i “Time and Tide”), filmat e Miyazakit jane krejt e kunderta e Manga-ve, filmave vizatimore japoneze (te shquar per mesazhin e tyre shkaterrimtar).

Nder filmat më te njohur te Miyazakit shquhen:

“Laputa” (aka: ” Laputa: Castle in the Sky”, aka “Le château dans le ciel”) 1986
“Totoro” ( aka “My Neighbor Totoro”, aka “Mon voisin Totoro”) 1988
“Kiki” (aka ” Kiki’s Delivery Service”, aka “Kiki, la petite sorcière”) 1989
“Mononoke” (aka “Princess Mononoke”, aka “Princesse Mononoke”) 1997
“Chihiro” (aka “Spirited Away : Chihiro”, aka “Le Voyage de Chihiro”) 2001
“Howl’s Moving Castle” (aka “Le chateau ambulant”, aka “Keshtjella fluturuese”) 2004

Ne foto: Hayao Miyazaki dhe kryevepra e tij e fundit : “Howl’s Moving Castle” (aka “Le chateau ambulant”, aka “Keshtjella fluturuese”) 2004

.

 

Post: Nentor 13, 2005

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s