5 REGJISORËT E MI MË TË PREFERUAR AKTUALË – IV. FILMAT E PEDRO COSTA-S (PORTUGALI)

Pedro Costa e ka shpjeguar vetë si ka arritur aty ku ka arritur sot :

Deri në vitin 1997, regjizori i ri portugez kish xhiruar tashme dy filma : “O Sangue” dhe “Casa de lava“. Siç tregon ai vete, ne ne fare menyre, Costa kish filluar te fitoje statusin e regjizorit autorial. Po merrte patenten e “regjizorit autorial europian”. Po behej figurë !

Pikerisht ne 1997, Costa xhiron “Ossos” (Kockat), fitues i Luanit te argjente ne Festivalin e filmit ne Venecia. “Ossos” u xhirua ne periferite e varfra te Lisbones, gjithmone sipas kodeve te xhirimit te nje filmi : produksion e post-produksiton, camera 35mm, carrelio (travelling), drita prozhektoresh, asistentë regjizorë… bla bla bla.

Siç rrefen vete regjizori, sa më tepër qe xhirimi avanconte (gjithkush ne postin e tij, rutinë e perditshme filmimi… etj etj etj), aq me shume ndjehej nje far sikleti, ne gjirin e ekipit te xhirimit : ndihej shija e nje far genjeshtre, e nje çekuilibri moral midis realitetit mizerabel te kesaj periferie te Lisbones, dhe menyres “klasike” (profesionale) te filmimit; çekuliber konkret midis, nga njera anë varferise se pashprese qe pershfaqej perpara kamerave dhe nga ana tjeter, energjise se harxhuar prapa kamerave (nga ekipi teknik). A thua se kjo lagje, kjo periferi, e refuzonte nje kinema te tille, nje film te tille, nje xhirim qe perdorte teper dritë prozhektorësh per te ndriçuar nje zone te tille, te erret, te pisët, banoret e te ciles ngriheshin ne 5 te mengjesit per te punuar si shtrues asfalti rrugesh ose pastruese shtepish, dhe ktheheshin ne 9 te darkes per te fjetur. Shkurt, niseshin me nate e ktheheshin me nate !

Nje mbremje, Pedro Costa vendos te nderprese dritat e prozhektoreve. Qofte dhe per pak çaste. Duke vene gurin e pare te nje kinematografie te re, ku drita kthehet ne erresire/ditë : regjizori kuptoi se, ne fakt, ai nuk kish nevoje as per asistentë regjizorë, as per carrelio e prozhektore, as per producentë. Ndjeu qe ajo qe deshironte, ne fakt, ishte te qendruarit vetem per vetem me njerezit e kesaj lagje, te qendruarit vetem per vetem me disa njerez qe i do fort. Dhe keshtu, pak e nga pak te gjente ritmin e punes se xhirimit, ritem qe u shkonte per shtat banoreve ne fjale, hapsires se jetuar prej tyre. Lind keshtu “Ne dhomen e Vandës” (No quarto da Vanda, 2000) dhe Perpara Rini !”(Juventude em Marcha – COLOSSAL YOUTH, 2006). Dy kryevepra, dy monumente kinematografike.
Pedro Costa rishpiku kinemanë !

Vetë Costa thote se nuk ka shpikur asgje ! Biles sipas tij, ai eshte thjesht nje regjizor hollywoodian, ne sensin klasik. “Ne sensin qe, ashtu sikurese kufijte e kinemase hollywoodiane klasike ishin te kushtezuara nga studioja, njesoj edhe puna ime– thote Costa, eshte e kondicionuar nga lagja Fontainhas” (e cila, prej 4-5 vitesh nuk ekziston më).

Serge Daney, kritik francez i kinematografise, ka pas thene per Straub-ët qe, “Per ta, ekziston vetem ai(ajo) qe reziston, qe ben rezistencë“. Tek Pedro Costa, nxenes i Straub-ëve, reziston vetem ai(ajo) qe shuhet (zhduket, humbet), ku me shuarje (zhdukje), nenkuptohet ai (ajo) qe egziston permes kesaj shuarje(zhdukjeje). Vanda (”Ne dhomen e Vandes”)dhe Ventura (”Perpara Rini”– COLOSSAL YOUTH) misherojne pikerisht kete zhdukje (shuarje)- atë te lagjes Fontainhas.

prolog : Ne edicionin e vitit 2006 te festivalit te filmit ne Kane, ne konkurim zyrtar u shfaq edhe “COLOSAL YOUTH”, filmi i fundit i Pedro Costa-s. Thuhet se, edhe pse dalja e spektatoreve nga salla e kinemase gjate transmetimit te filmave eshte diçka më teper se e zakonshme (sidomos gjate shfaqjes se atyre ne konkurim zyrtar, artistikisht shpesh edhe më radikalët), nuk ish pare ndonjehere ndonje dalje aq masive me perplasje kolltuqesh ne shenje revolte e spektatoreve te perkedhelur te Kanes, si ajo qe shoqeroi shfaqjen e filmit ne fjale. Eshte shembulli më kuptimplote jo per te treguar se sa elitiste eshte kinematografia e portugezit ne fjale, kurrsesi ! Por se ç’dëm te hatashem i kane sjelle shijeve te publikut mender-filma perversë të kallëpit të “la vita e bella” apo “dancer in the dark”, dhe ç’perpjekje e mund duhet per te shpëlarë syte nga filma-spektakel te tille te shemtuar, per te arritur me ndjé nje kinematografi te tille e te rralle si ajo e Pedro Costa-s !

Top 5 – PEDRO COSTA :

1. Juventude em marcha (Colosal youth) – 2006
2. No Quarto da vanda (In Vanda’s room) – 2000
3. Ne change rien – 2009
4. Où gît votre sourire enfoui ? – 2001
5. Ossos – 1997

ps: Pedro Costa eshte Cesanne i kinematografise, por… shshshsht !
prova, me imazh :

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s