5 REGJISORËT E MI MË TË PREFERUAR AKTUALË – I. FILMAT E ABBAS KIAROSTAMIT

Vjet ne verë, shkruaja se “meqe keto kohe nuk ka ndonje gje interesante ne kinema, po bej ca lista te vogla, per filma te vjeter, te cilet, ndarë sipas zhanrit, më duken te domosdoshem per tu parë“.

Meqe situata edhe kete vit eshte “e njejte”, kesaj rradhe po i ndaj postimet sipas autorëve (regjizorëve), pra po postoj disa lista filmash te autoreve te mi te preferuar.

Nje rast i mire per te rifreskuar kujtesen !

Po e filloj me filmat e 5 kineasteve te mi te preferuar, e qe jane gjallë e në aktivitet artistik.

I. Filmat e Abbas KIAROSTAMI-t:

E pra sot per sot, midis atyre qe jane gjallë dhe ne aktivitet artistik, iraniani Abbas Kiarostami eshte regjizori im i preferuar (nje portret te tij e kam pas shkrujt dikur ketu ).

Megjithate, edhe pse regjizori eshte gjalle, me perjashtim te filmit te tij te fundit The Certified Copy, asnjehere nuk më eshte dhene mundesia te shikoj filmat te tij, ne momentin kur kane dalë ne kinema. Kjo per arsyen e thjeshte se Kiarostami, ne kete dekade te shek te XXI, eshte marre me se shumti me art video, ndersa filmat e tij me metrazh te gjate i ka realizuar kryesisht ne vitet ‘80, e mbi te gjitha ne vitet ‘90 : asokohe nuk e kisha me sevdà kinemanë !

E pra, edhe pse nuk i kam pare kur kane dalë ne kinema (nje film i ri ka gjithmone nje impakt më te fuqishëm kur shihet ne kinema, se sa kur shihet kohë më pas !), filmat e Kiarostami-t jane ata me te cilët ndjehem më afer, ata te cilet do doja ti rishikoja me dhjetra here (si puna a atyre filmave te vjeter shqiptarë qe do doja ti rishihja e rishihja, por qe per fat te keq, artistikisht lënë shuuuume per te desheruar, dhe ti rishikosh, eshte thjesht kohe e humbur…).

Me te gjitha gjasat, gjenialiteti i regjizorit ndikon shume ne kete preference timen, por ka dhe diçka tjeter, dhe qe mê duket se eshte vendimtare: origjina e tij iraniane. Nuk di, por kur shoh nje film te tij, gjithmone them me vete : ah sikur ky film te ishte shqiptar !

Eshte e vertete se shqiptarët kane ngjashmeri me jo pak popuj, qofte ata te Ballkanit, qofte dhe te Mesdheut; eshte llogjike po ashtu te kemi fort aferi me turqit; por mendimi im eshte se me iranianët kemi nje ngjashmëri (kuptohet, nuk flas thjesht ne planin fizik) gati-gati turbulluese, e per te cilen jam shprehur diku, ne nje forum shqiptar, e ku kam shkruar:

Jeniçerët (midis te cileve, shqiptaret kane qene goxha në numer), ne kontakt me kundershtarin iranian, kane qene “infektuar” nga nje far ekzoterizmi per historine e Aliut (dhendri i Muhametit) dhe Fatimesë (goca e ketij te fundit) – Aliu qendron ne thelb te shiizmit iranian.
Ky fashinacion, ky mrekullim i jeniçereve per Aliun (jeniçerët ishin ushtri modernizuese dhe fort admiruese edhe ndaj Oksindentit !), i beri ata te distancohen disi nga Sulltani. Sot, vetem ne Turqi, rreth 30-40% te popullates adhurojne Aliun (ose jane alevi). Shkurt, nuk jane sunitë.

Nje dege e kesaj fryme turke adhurimi ndaj Aliut, eshte dhe bektashizmi yne, padyshim i lidhur fort me fenomenin jeniçer, dmth me fenomenin shiit (iranian)“.
(http://www.peshkupauje.com/2010/07/s…he-eposi-pers-)

Kuptohet, komenti im eshte jo pak skematik, duke u perpjekur te shikoj aferitê midis shiizmit iranian me bektashizmit shqiptar. Por kjo nuk duhet pare vetem ne planin fetar, relixhioz, por me gjere, ne planin kulturor. Dhe pa dyshim, kjo duhet te jete nje nga arsyet e forta te familjaritetit qe ndjej, sa here me jepet te shikoj filmat e iranianit ne fjale qe per mendimin tim, jane trashegimtarët më brilantë te kultures se dyfishte perse : sa oksidentale aq dhe orientale  (islami vertet ndalon imitimin e krijesave te animuara, si dublim te qenies njerezore (per shembull,ndalon teatrin e kukullave) por nuk ndalon figurativen, pikturen; nga ana tjeter, persët (iranianët e vjeter) pranojne artin e imitimit, ne marreveshje me filozofine e Platonit : bota qe shikojme nuk eshte veçse dublim i nje bote absolute – keshtu qe i bie qe te pershfaqim (reprezentojmë) absoluten, dhe jo ate qe besojme se shikojme).

Megjithate, magjia e filmave te tij nuk mund te reduktohet vetem ne afërinë kulturore qe ndjej me to: gjenialiteti i tyre artistik pa dyshim i ka meritat edhe falë mjeshterise se Kiarostamit, thelbi i kinematografise te se cilit duket se eshte e famshmja pyetje: ç’eshte kinematografia ? Pyetje, te ciles vete regjizori i eshte pergjigjur qe “eshte nje genjeshter me bisht, por qe paradoksalisht prodhon nje te vertete edhe me te madhe se vete realiteti“.
Pra nje pjese e madhe e filmave te tij pershkohen nga e famshmja dilemë : ç’far eshte e filmueshme ? Si filmohet ? Dhe, kur Kiarostami realizoi “Close-up” (1990), kryevepren e tij, kritika me te drejte kuptoi se kjo dilemë eshte ne origjinë te vepres se tij.

Top 7 i preferencave te mia ndër filmat e Abbas Kiarostami-t:

1– Close-Up (1990) aka “Nema-ye Nazdik”
2– Life, and Nothing More… (1991) aka “Zendegi va digar hich” (aka “Et la vie continue“)
3– Where is My Friend’s House ? (1987) aka “Khane-ye doust kodjast?” (aka “Où est la maison de mon ami“)
4– Taste of Cherry (1997) “Ta’m e guilass”  (aka “Le gout de la cerise“)
5– Ten (2002)
6– Under the Olive Trees (1994) aka “Zire darakhatan zeyton” (aka “Au travers des oliviers” )
7– The Wind Will Carry Us (1999) aka “Bad ma ra khahad bord” (aka “Le vent nous emportera”)

   

    

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s