51-55: Kusturica, Cimino, Wenders, Disney, McCarey.


51. Emir Kusturica (lindur ne 1954 – regjizor ne aktivitet) – Serbi & Mali i Zi

.
Ambasadori i kinematografise ballkanase ne bote dhe nje nga regjizorët aktualë më te talentuar !
Kusturica ka lindur ne Sarajeve. Studimet per kinematografi i ka kryer ne Pragë (Cekosllovaki) ne 1978. Ne 1981 kthehet ne Sarajeve dhe realizon filmin e tij te pare : ” Sjecas li se Dolly Bell” (A te kujtohet Dolly Bell ?”) qe fiton Luanin e arte per filmin e parë te nje regjizori ne Mostra di Venezia.

Kater vjet me vone, ne 1985, ndodh habia: me filmin e tij te dyte “Otac na sluzbenom putu” (Babai ka shkuar me sherbim pune (When Father Was Away On Business), fiton Palmën e arte ne festivalin e filmit ne Kanë te Frances.

Ky eveniment e bën tashmë te famshem dhe Kusturica rikonfirmon talentin e tij ne 1988 me “Dom za vesanje” i njohur shpesh nen titullin “Epoka e jevgjve” (Time of the Gypsies — Le temps de gitans), nje film-poemê barok ku aspektet më te ashpra te jetes perzihen me nje lirizem gati surrealist dhe filmi fiton çmimin e mizaskenes ne Kanë, ne 1988.

Ne 1993 realizon ne USA “Arizona Dream” me Johnny Depp, Jerry Lewis dhe Faye Dunaway dhe ne 1995 fiton per here te dyte Palmen e Arte ne Festivalin e Kanës me opusin e tij “Underground“, film polemik qe rrefen luften ne ish-Jugosllavi, nepermjet historise se nje miqesie te tradhetuar. Perfundimisht, Kusturica hyn ne rradhen e te Medhenjve !
Në 1998 realizon filmin farsë “Crna macka, beli macor” (Black Cat, White Cat) -“Mace e zeze, maçok i bardhe” , nje nga filmat e tij më me kripë.
Në 2004, pas nje turneu te suksesshem me grupin e tij muzikor “No Smoking orchestra”, ai i rikthehet kinemase me filmin e fundit: “Zivot je cudo” – Life Is a Miracle (Jeta eshte nje mrekulli).

Kusturica ka bere pak filma gjate krijimtarise se tij te deritanishme: veçse 7 ne 25 vite karriere, por te gjithe, filma mbresëlënes: arti i Kusturices eshte i veçante dhe Ballkani shfaqet me gjithe koloritin e tij si rralle ndonjehere: Cdo film i ri i tij eshte nje eveniment!

 

.


.

52. Michael CIMINO (lindur ne 1943 – regjizor ne aktivitet) – USA

.

Regjizori i mallkuar i Hollywoodit por dhe i fundit nga mjeshtrat e medhenj hollywoodjanë !
Michael Cimino eshte autori i nje filmi gjigand, pa dyshim nga me te njohurit e viteve ’70 sa per publikun, aq edhe per kritiken kinematografilke : “The deer hunter” (“Voyage au bout de l’enfer” – fr; “Il cacciatore” -it.).

Në 1979, “The deer hunter” (“Gjuetari i drerave”) fiton 5 Oscar dhe sot konsiderohet si filmi i fundit me vlerë qe te kete merituar Oscar. Duke filluar prej viteve ’80, fillon dhe fundi i kinemase së mire se Hollywood-it dhe triumfi i filmave komercialë dhe debilizues per trurin e njeriut. (ndofta nje farë “korrigjimi” ka filluar, me fitimin e Oscar nga i mrekullueshmi “Million dollar baby”, ne 2004). Pas suksesit me “ The deer hunter“, 1979, film qe trajton faqen më te dhimshme te Amerikes se shek XX, pra luften absurde ne Vietnam, Cimino realizon ne 1980 “Heaven’s gate” (Les portes du paradis – fr), me temë nje tjeter faqe te dhimshme, por pak te njohur te USA gjate shek XIX: masakrën ndaj emigranteve polakë gjate periudhes se pushtimit te Perendimit (West Conquest).

Filmi, qe zgjat 3 ore e 40 minuta, kushtoi 30 miljon $ por arrin te mbledhe veçse… 3 miljon $. Publiku amerikan, me sa duket i traumatizuar nga lufta e Vietnamit, nuk deshironte te shikonte nje tjeter faqe te erret te historise kombetare dhe e injoroi filmin. I konsideruar si katastrofa me e madhe financare e historise se kinemase, “Heaven’s gate” (Porta e Parajses) beri qe “United Artists”, kompania qe financoi filmin, te falimentonte. Qe prej atij momenti, Michael Cimino u konsiderua si gjeniu-regjizor i mallkuar i Hollywood-it dhe pothuaj nuk xhiroi më filma…

Por fiaskoja komerciale e “Heaven’s gate” (konsideruar ne ditet tona si nje nga filmat më te mrekulleshem historike !) nuk shenon vetem mallkimin e nje regjizori te madh: ajo shenon mbarimin e nje epoke te mrekullueshme, vitet ’60 – ’70, vite kur regjizore te talentuar si Coppola apo Scosese kishin zënë pozita te fuqishme ne Hollywood dhe ua kishin imponuar artin dhe talentin e tyre kompanive financuese te filmave. Duke filluar nga viti ’80, studiot e medha hollywoodjane vendosin te mos financojne më filmat me autorësi regjizorësh indipendentë ne artin e tyre, por filma komerciale qe vjelin thjesht parà. Katastrofa vazhdon me po te njetin ritëm ne ditet tona…

E gjitha kjo nuk eshte rastesi: fiaskoja financiare e “Heaven’s Gate” korrespondon me nje date kyçe ne historine politike, morale dhe sociale te USA: zgjedhjen e nje ultra konservatori siç ishte Ronald Regan si president. Era liberale e viteve ’60-70 kish marre definitivisht fund …
Ne foto: Michael Chimino dhe filmi i tij kult: “The deer hunter” (1979)

 

.


.

53. Wim WENDERS (lindur ne 1945 -regjizor ne aktivitet) – GJERMANI-

.

Nje nga regjizorët më te talentuar (ne mos më i talentuari) europian i viteve ’70-80.
Krijimtaria e tij fillon ne Gjermani, ne fillim te viteve ’70 me nje trilogji road-movie (film-udhëtim) : “Alice in den Städten” (“Alice in the Cities” aka “Alice dans les villes”) -1974; “Falsche Bewegung” ( The Wrong Movement aka “Faux movement”)-1975 dhe “Im Lauf der Zeit” ( “Kings of the Road” aka “Au fils du temps”)- 1976 qe per shume nga kritiket e specializuar, konsiderohen si 3 filmat më te frymëzuar te Wenders-it.

Ne 1982-shin, Wenders fiton Luanin e arte ne Festivalin e Venecia (Mostra di Venezia) me “Der Stand der Dinge” (“The State of Things” aka “L’état des choses”) ndersa ne 1984 fiton Palmën e Artë ne Kanë me “Paris,Texas“, nje road-movie i realizuar ne USA, duke bere qe karriera e Wenders-it te ndahet midis Europes dhe Amerikës.

Tre vjet me vone (1987) realizon filmin e tij më te njohur, “Der Himmel über Berlin” (“The Sky Over Berlin” aka “Les ailes du désir”) film-poemë per Berlinin, me te cilin korr nje sukses gjigandesk te kritikës dhe te publikut, duke hyre ne rrethin e ngushte te mjeshtrave te medhenj te kinemase.

Duke filluar nga vitet ’90, Wenders kalon nje periudhe luhatjesh e medyshjesh artistike, dhe me gjithe elegancen e tij stilistike, nuk arrin te perçoje tek spektatori ndjeshmerine e filmave te tij të mëparshëm.
Ne mesin e viteve ’90 rikthehet ne USA, ku xhiron nje dokumetarin “Buona vista social club” mbi muziken kubane, si dhe filmat “The soul of a man”, “Land of planty” dhe te fundit “Don’t come knocking”, (2005) qe gjithsesi, mbeten filma minorë ne raport me arritjet e tij kinematografike te viteve ’80-’90

Ne foto: Wim Wenders dhe filmi i tij kult : “Der Himmel über Berlin” (“The Sky Over Berlin” aka “Les ailes du désir”)

   

.


.

54. Walt DISNEY (1901-1966) – USA-

Babai i filmit multiplikativ (cartoon) pra edhe i Mickey Mouse (1928), qe me vone do te kthehet ne simbol te studiove “Disney”.

Filmin e pare multiplikativ me metrazh te gjate ne historine e kinemase, “Snow White and the seven dwarfs” (Borebardha dhe 7 xhuxhët) Walt Disnay e realizoi ne 1937, pas 3 vitesh pune. Pak a shume ne te njejten periudhe lindin edhe personazhet e tjere te Walt Disney-t : qeni Pluto, rosaku Donald dhe e fejuara e Mickey : Minnie.

Nder filmat me metrazh te gjate, nga me te njohrit te Walt Disney-t jane: “Pinocchio” (1940), “Fantasia” (1940), “Cinderella” (1950), “Peter Pan” (1953) dhe “101 Dalmatians”, filmi i tij i fundit te cilin e realizon ne 1961.

Pas vdekjes se tij ne 1966, perandoria qe ai là vazhdoi me filma te tjere te njohur si “The Aristocats” (1971) apo “The Lion King” (1994) etj.

Ne foTo: Walt Disney dhe filmi i pare multiplikativ me metrazh te gjate “Snow White and the seven dwarfs” (Borebardha dhe 7 xhuxhët)

    

.


.

55. Leo MCCAREY ((1898-1969) – USA – 

Kur Leo McCarey vdiq me 5 korrik 1969, pothuaj askujt nuk i ra ne sy vdekja e tij. Vite me vone, kritika ju rikthye veprave te McCarey-t me shume interes dhe ajo qe eshte evidente, eshte persosmëria e filmave te tij.

Veçantia e menyres se te punuarit te McCarey-t (24 filma ne 40 vite karriere) ka qene dhenia e skenarit aktoreve veçse nje dite perpara xhirimit !

Filmi i pare qe e ben te njohur eshte “Ruggles of Red Gap”, ne 1935, nje nga komedite me te bukura dhe te holla te historise se kinemase. Shume te njohur jane po ashtu komedite burleske “Duck Soup” (1935), komedia sentimentale “The Awful Truth” (1937), melodrama “An Affair to Remember” (1957).

Thelbi i filmave te McCarey-t permblidhet ne ate qe ai deklaronte disa muaj para se te vdiste: “Kam qejf kur njerezit qajne, kam qejf kur njerezit qeshin ! Dua qe historia qe u tregoj permes filmit tim t’u ngjallë nje nga keto te dyja”.

Ne foto: Leo McCarey dhe filmi i tij kult: “Ruggles of Red Gap” (aka “L’extravagant Mr. Ruggles” fr.)

   

 

Tetor 22, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s