6-10: Godard, Antonioni, Lang, Mizoguchi, Renoir.


6. Jean-Luc GODARD (lindur ne 1930 – jeton dhe xhiron akoma) -FRANCE-

Në mos më i madhi, më i “çmënduri” nga kineastët francezë. Babai i “nouvelle vague” (vala e re) e viteve ’60-të, — rryma më e madhe rrevolucionarizuese qe ka njohur ndonjehere kinematografia boterore. “La Nouvelle Vague” (Vala e re) shkaterroi te gjithe rregullat klasike te kinemase dhe aplikoi per here te pare nje forme te re te shprehuri, dhe qe ne filmat e sotem nuk na bën më pershtypje dhe na duket normale.

Jean-Luc Godard ka realizuar gjithesej 52 filma dhe vazhdon te realizoje akoma. Filmat e tij mund te ndahen ne dy periudha: periudha e “Nouvelle vague” (1959-1969) dhe filmat qe vazhdoi dhe vazhdon të bëjë, pas 1970-ës.

Thelbi i kinemase godarjane eshte braktisja e rrefimit (diskursit) si aks qendror ne nje film. Nëse filmat e tij te viteve ’60 u duartrokiten fuqishem qofte nga publiku, qofte nga kritika, ato te mevonshmit (deri ne ditet tona), publiku pothuaj i injoron, ndersa kritika mbetet si e mekur… .

Nje gjë eshte e sigurt: imazhet e fimave te tij jane tmerresisht te bukur, dhe ato qe te degjojne veshet gjate filmave te tij, jane gjera po aq inteligjente. Problem mbetet fakti se kur del nga kinemaja, te duket se nuk ke kuptuar asgje…

Ata pak kritike qe guxojnë te interpretojne filmat aktuale te Godard-it, shtrojne pyetjen: “Ne fundin e shekullit te XIX-te, askush nuk i blinte tabllote e Van Gog-ut. Pesedhjete vjet me vone, punimet e tij u konsideruan dhe vazhdojne te konsiderohen si kryevepra te piktures dhe Van Gog-u u konsiderua nje gjeni. A do te ndodhe e njejta gjë me filmat e Jean-Luc Godard-it, pas 50 vjetesh ?” 

Nga filmat më te njohur te Jean-Luc Godarit jane:”A bout de souffle “, “Le Petit soldat”, “Pierrot le fou”, “Passion”, “Je vous salue Marie”, “Hélas pour moi”, si dhe “Le mépris“, (“Perbuzja”) -1963, nga jane shkeputur dhe fotot e meposhtme.

 

.


.

7. Michelangelo ANTONIONI (lindur ne 1912, jeton akoma por ka ndaluar aktivitetin artistik) ITALI-

 

Në mos me i madhi, më intriguesi i maestrove te kinemase italiane. GJithesej 17 filma, pothuaj te gjithe “capo lavoro” !

Ne 1960-en, Antonioni realizon “L’avventura”, qe konsiderohet si filmi i pare Modern i Historise se kinemase boterore. 

Thelbi i kinemase se Antonionit eshte: njerezit e kane te pamundur per te komunikuar (per tu marre vesh) me njeri-tjetrin sepse e tille eshte natyra njerezore.
Filmat me te njohur te tij: ” L’avventura”, “La notte”, “L’eclisse”, “Blow up” (qe konsiderohet kryevepra e tij absolute), “Professione: reporter” etj.

.

  

.


.

8. Fritz LANG (1890-1976) -AUSTRI / USA-  

     

.       

Mjeshter i madh i kinemase amerikane me origjine austriake, realizoi 41 filma. Autor i te parit dhe ndofta me te mirit film fantastik : “Metropolis” ne 1928-en. Ne 1931-shin realizon “M”, filmi i tij kult, nje nga filmat me te famshem te Historise se Artit te Shtate.

Fritz Lang largohet ne 1934-en nga Gjermania, duke ndjere rrezikun e Hitlerit edhe pse ky i fundit kishte per film te preferuar te tijin pikerisht filmin “Metropolis”.

Ne USA punon per komanite me te medha hollywoodiane filmat qe kane mbetur ne fondin e arte te kinematografise: “You only live once”, “Man Hunt“, “Hangman also die”, “House by the river”, “Dr.Mabuse”, “Moonfleet”.

.

 

.


.             

9. Kenji MIZOGUCHI (1898 1956) -JAPONI- 

   

.     

Nje nga dy më te medhenjte (tjetri eshte Akira Kurosawa) e kinemase japoneze. 89 filma te realizuar ne vetem 25 vjet karriere !

Tema e filmave te Mizoguchit eshte kundershtia midis aspiratave te thella te njeriut, siç jane seksualiteti, lufta apo paqja dhe realiteti i dominuar nga paraja.

Në foto: Kenji Mizoguchi dhe filmi i tij qe konsiderohet si më i rendesishmi i tij : “Sansho the bailiff”.

.

  

.


.

10. Jean RENOIR (1894 – 1979) –FRANCE-

       

.     

Babai i kinematografise franceze! 40 filma ne 40 vite karriere. “La grande illusion” (The big ilusion) e ben te njohur ne gjithe boten, ne 1937-en.

Nga filmat me te njohur: Boudu sauvé des eaux , Madame Bovary, Une partie de campagne, La grande illusion, French Cancan dhe kryevepra e tij : “La regle du jeu” (1937).

.

 

Qershor 23, 2005

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s