Tre filma produkt-Netflix: “Uncut Gems”, “Polar”, “Triple frontier”


5502811 4980802 4143127.jpg-r_1280_720-f_jpg-q_x-xxyxx

Shkurt 4, 2020

STALKER

Kam pare keto dite disa filma ‘produkt-Netflix’ qe me kane surprizuar per mire
Mbreme pashe te fundit te vellezerve Safdie, ata qe paten bere “Good time” me Robert Pattinsonin: filmi quhet Uncut gems. I mire (edhe pse fillon goxha keq: fillon si nje film meanstream hollywoodian
– pa dyshim,enkas i tille në minutat e para, me qellim qe spektatori i netflixit mos beje zapping dhe ta heqe filmin – në kinema eshte ndryshe, jane te rralle ata qe dalin nga kinemaja qe ne 10 minutat e para)
Pastaj filmi eshte i mire (ose si te thuash: vellezerit Safdie “dalin aty ku duan te dalin”. Ndofta joi aq surprizues (i mire, pasionues…) sa “Good Time”, por jo keq. Biles goxha i afert me “Go go tales”  i Abel Ferrares (per te cilin do vija noten pothuaj maksimale, edhe pse u be kohe qe e kam pare), ndersa per kete te Safdie aty tek 8.

Po ashtu kam pare “Polar”, film ne dukje tarantinian, por jo (ne fakt). Goxha mire.

Dhe nje tjeter jo te keq, “Triple frontier” (aty tek 7.5)

Më ben pershtypje qe po vjen dita qe edhe Netflix mund te perdoret me inteligjence, pra jo si nenshtrim ndaj tij, por duke i marre disa filma (qe jane production i tij e qe nuk kane mundur te gjejne tjeter financim pervec atij) per ti parë (se si ja merr pastaj, eshte tjeter muhabet, por dua te them qe ekziston realisht, me prova, mundesia qe dhe netflix te prodhoje filma te mire)

STALKER

STALKER: se si ja merr pastaj, eshte tjeter muhabet,

me kete, dua te them qe jo detyrimisht duhet me u abonu; ose, edhe nese abonohesh, jo detyrimisht duhen pare gjithe ç’ofron ai; dmth Netflixi

Shkurt 20, 2020

STALKER

Uncut gems ka nje te mire: ka nje mbyllje “siç duhet” (nuk po e them ketu fundin). Them “siç duhet” sepse, kur filmi ishte ne 2/3 e tij, më rrihte si çekiç ne koke ideja: regjizori duhet ME PATJETER ta… heroin e tij kryesor (perndryshe, filmi nuk do vlente nje grosh). Dhe ashtu ndodh. Në kete pikeshikim, eshte film OK.
Por pervec kesaj, nuk eshte film “aq i mire” sa mund te duket. Eshte më pak i lirë se “Good time”, më i ‘stisur’ se ai, më i kalkuluar (në mizaskene, sigurisht).
Per mua, një 7.8 dhe kaq (biles e ka shume)

Albano-id

per nga dinamika me kujtoi mad max, ishte me nje fryme e ritmike nga fillimi ne fund. Heroi kryesor i zhytur ne nje gjendje anksioze pasigurie nga fillimi ne fund, metafore e kapitalzmit spekullativ, post kriza 2008 si te big short.
Mbyllja ishte ashtu sic i takon nje filmi qe te le mbresa.

STALKER

Cdo mbyllje tjeter do te ishte e ‘pavlefshme’ (psh, happy end, ose ‘dhe jeta vazhdon’ etj) sepse, siç po shkonin punet, e vetmja mbyllje dinjitoze do ishte ajo qe dhe ndodhi (edhe pse, nje mbyllje e tille, në aspektin komercial, ka nje goxha çmim per te paguar – ka qene me fat regjizori qe producentêt ja kane pranuar si mbyllje).

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s