Jo(aquin)ker (“Joker” – film amerikan me regji të Todd Phillips)

Faqja II

Tetor 13, 2019

STALKER

Nese shikon Joker, thuaj dicka: une nuk kam mundesi ta shoh per momentin

Albano-id

nuk e kam pare, por rregjizor eshte todd philips, rregjizori i hangoverave, ndaj u stepa per ta pare.
Performanca e aktorit kryesor nuk kam dyshim i shton nje vlere.

STALKER

… Po, Jocker ka per regjizor ate qe thua ti. Nuk kam akses tek Cahiers du cinéma (në leter) por lexova tek faqja e tyre virtuale vetem kete fjali: “Joker eshte nje hop i vogel i Hollywoodit, i kesaj kadavre te pispillosur qe , kur i teket, ndonjehere provon se ende mund te beje pak kinematografi”

Qe i bie: per syte e atij qe e ka shkruar, filmi nuk ish dhe aq i keq (meriton te shikohet). Kete ndesi e kam pas edhe vete, sidomos prej faktit qe Luanin e Arte në Venecia para pak ditesh, Jocker-it ja dha nje juri qe kishte per présidente Lucrecia Martel, nje kineaste argjentinase te ciles gjithmone ja kam pelqyer shume filmat (edhe pse, nje fakt i tille, nuk do te thote automatikisht ndonje gje te madhe !).

Albano-id

Joker mund te shifet, nuk eshte film i keq. mos prit qe te mahnitesh, gjithsesi. Merita e filmit eshte qe ecen ne gjurmet e taxi driver te cilit perpiqet ti kopjoje atmosferen filmike, realizmin, mizanskenen, gjendjen hipnotike. Skenari eshte mjaft i mire. Loja e joaqin phoenix eshte padyshim autentike, anipse dominon me koreografine gjate gjithe filmit. Merite tjeter e tij mbetet fakti qe sjell nje jocker mjaft te brishte e njerzor, nje nga publiku me nje fjale, nje person qe duhet vazhdimisht te jete i gezuar per te qene pjese e sistemit, cka sjell ne nje skizofreni kolektive. Metafora e huazuar nga joker i batman, nje gotham city ku mbreteron rremuja e vlimi social, eshte nje nga arsyet e tjera pse filmi funksionon
Megjithe realizmin dhe impresioniozmin qe tod philips i jep filmit, fotografia eshte mjaft e mire, nuk mund te vecoje ndonje sekuence te vecante.

Tetor  24, 2019

Albano-id

skenari i filmit ishte mjaft i levdueshem, madje kish me teper sesa duhet.
nuk eshte cudi qe Warner te hedh ndonje Joker 2, vazhdimi.
Pjesa e spektaklit ne fund ishte mjaft kontemporane per sa i perket idese qe percon filmi: you have to put on a happy face dhe shoqerine e spektaklit.

STALKER

CitimAlbano-id: nuk eshte cudi qe warner te hedh ndonje joker 2

Po te shohesh skenen e fundit fare-fare… , si zor

Albano-id

kjo ideja e vazhdimit me pershkroi andej nga fundi, ndoshta gjate skenes kur prindrit e Bruce Wayne …ne sy te tij.
po ndoshta dhe jo.
Si quhet ai filmi me de niro dhe corsese ku i pari luan rolin e atij komedianit. Per De Niro zgjedhur si Reminishence.

STALKER

«The King of Comedie » (1983)
Ka plot qe e kane pare «Joker» si remake i tij

Albano-id

Po pikerisht ai, shoqeria e spektaklit, cinizmi i tij, jane elemente te huazuar prej atij filmi.
Duhet thene qe Joker pati goxha sukses ne shikueshmeri ne tirane, vijon ende te shfaqet. Nje publik ndoshta i mesuar ne te ri me serialin vizatimor Batman, apo mjaft elemente te tjere sollen nje shikueshmeri mjaft te larte te nje brez pak me i ri, qe ndjek krzesisht kinemane ketu, duke patur parasysh dhe faktin qe nuk eshte filmi tipik komercial qe shfaqet ne kinemate tona rendom.

STALKER

Hatà dhe ketu. Dhe do zgjase suksesi komercial sepse pa dyshim filmi do marre mbi 7-8 Oscar keshtu qe filmi do kete nje ‘jete te dyte’, si te thuash.
Shto qe ai bashkon disa lloj publiqesh : duke qene se mori «Luanin e Arte » në Venecia para nje muaji, publiku ‘intelektual’ doemos qe ka shkuar e do shkoje masivisht ta shohe.
Por dhe qeflinjte e Comics jane shume të entuziazmuar : nje koleg, i apasionuar pas Marvelleve & Co. me fliste me pasion se si ‘Joker’ na e respektoka historine autentike te Comics (muhabeti qe Joker eshte djali ilegjitim i bosit – nuk po jap shume detaje per te mos SPOILER filmin) etj etj. Mua me vinte me qesh se as me shkon ne mendje te mesoj se si na paskan qene hallet e Batmanëve dhe Jokerave te Comicsave po nejse 😀

Shkurt, jane bere bashke disa publiqe per kete film dhe Akademia e Oscar vdes fare-fare kur behet fjale per sukses komercial (dmth numer i larte shikuesish), kshu qe vuuuu Oscar ne shkurt

Ps : sic shkuaja dhe në review, me ka impressionuar shume Joaquin Phoenix. Por dhe nje here : jo per lojen e tij (ajo po e po), por per investimin e tij artistik: kam pershtypjen qe ne menyre te terthorte, ai ka ndikuar shume tek mizaskena e filmit. Dhe po te kemi parasysh qe ai ka punu me regjizore-autorë si James Gray ose Gus Van Sant apo Paul Thomas Anderson, pa dyshim qe Tod Philipps nuk ka pas qar mos me ja degju fjalen 😉

Tetor 25, 2019

Albano-id

CitimSTALKER: Mua me vinte me qesh se as me shkon ne mendje te mesoj se si na paskan qene hallet e Batmanëve dhe Jokerave te Comicsave po nejse

ti qesh po jane keto hallet e superheronjve qe i cojne njerzit ne kinema 😀

STALKER

Meqe me doli para: Joker review – the most disappointing film of the year

E di. Ngela pa fjale me pasionin (energjine) qe harxhonte kolegu per te shpjeguar hallet skenaristike të Batmanit 🙂

Dhjetor 3, 2019

STALKER

5 miljone spektatore ne kinema per “Joker” në France ! Rekord qe normalisht e kap vetem Spidermani, Supermani dhe Borebardha !!!
Mystère… !

Dhjetor 15, 2019

squarepusher

Joker-i eshte film qe jep mundesi per shume interpretime, pak a shume si nje test projektiv. Kete merite e ka. Phoenix m’u duk ‘too much’ ne kuptimin e mire te fjales.

 

Fund

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s