“The woman in the rumour” – retrospektivë me filma të regjizorit japonez Kenji Mizoguchi

220px-Uwasa_no_onna_poster  MV5BM2RiZTNmYzAtYTdjZi00Yjk4LThiNmUtYzUwYWNjNmFhNTkyXkEyXkFqcGdeQXVyMjcxNjI4NTk@._V1_UX182_CR0,0,182,268_AL_

Gusht 13, 2019

STALKER

Per ta ilustruar akoma me tutje ate idene e melartme (po citoj veten, modestine menjane)

nese nga i njejti regjizor sheh dy filma te bere me po te njejtin talent (art, … etj,etj) dhe njeri ka tematike aktuale ndersa tjetri eshte film historik, jane te gjitha shancet qe i pari te te pelqeje me teper se i dyti

Keto dite po bej nje kurë Mizoguchiane : kinemaja ime ‘art & essai” shfaq nje cikel prej 8 filmash (te gjithe te dixhitalizuar, pra cilesia e filmit eshte kryeveper!!) te njerit prej dy regjizoreve japoneze me te medhej te te gjitha koherave : Kenji Mizoguchi (tjetri pa dyshim eshte Ozu).

Jane 8 filma te periudhes se fundit te jetes se tij: 1951-1956. 3 nga 8 filmat jane me teme aktuale (pra te kohes kur jane xhiruar: Street of Shame, The Woman in the Rumor, A Geisha aka. Gion Music Festival). Te tjeret jane me teme historike (Japonia mesjetare ose ajo e shek. XIX).

Une jam shume (po shume amà!) fan i filmave te Mizoguchit. Amà, 3 filmat me teme aktuale (te kohes kur jane xhiruar) ndjehet se jane më te bukur, me te magjishem, më kinematografikë. E perseiris, diferenca eshte e vogel, por eshte e dukshme

Gusht 14, 2019

STALKER

kjo eshte kryevepra e Mizoguchit por mua nuk me del me titra

Keto pastaj jane po aq te shkelqyer si filma, me te miret e tij

Gusht 19, 2019

STALKER

The woman of rumor eshte nje kryeveper e vertete, mbi temen e prostitucionit (tema kryesore e filmave me teme aktuale te Mizoguchit). Mundohu ta shohesh, nje ore e gjys zgjat.
Po ta mendosh mire, Mizoguchi mbetet regjizori absolut feminist i historise se kinemase (besoj se temen e prostitucionit, Godard (“Vivre sa vie”, “De trois choses que je sais d’elle”), i cili ka qene dishepull i regjizorit japonez, e ka te huazuar (frymezuar) nga ai

STALKER

Nejse, keto “djepet e emancipimit” jane cliché orientaliste (ne sensin qe Edward Said i jep ketij termi – pa lexu ate liber njeriu s’gjen derman ), porper te thene gjera praktike: ajo qe eshte interesantetek Mizoguchi eshte fakti qe ai “mban anë”, pra vendos me kë eshte: me pulen apo me vezen (fajin e ka sistemi apo njeriu qe ben sistemin: veza pule apo pula veze).
Ai ja ve fajin sistemit (dhe mban anen e njeriut, dmth te gruas ne rastin konkret). Tek filmi ne fjale kjo ndodh ne 4-5 minutat e fundit dhe, si gjithmone tek veprat e mira artistike, duhet me e pas mendjen në mesim per me e kuptu…

Gusht 20, 2019

STALKER

Meqe e ke pare tashme:
Ate qe thoja me lart pra pozicionimin e Mizoguchit ne raport me prostitucionin: ajo vjen ne 5-10 minutat e fundit te filmit.
Kur financieri pyet vajzen e pronares se bordelit nese ajo do te behet pronarja e ré në vend te se emes (qe eshte semure), ajo pergjigjet :

6FABC181-4838-45D4-A807-5E9778E58C6C

Pastaj kur takon te jemen, ajo i thote kesaj te fundit :

18B2BDFA-5FE7-4177-90AF-EA5297640B7A

Pak minuta me pas, kur ne bordel vjen ajo kandidatja per geisha,

FBFB5E3A-7BAC-44B1-A1B6-F22CA69B16C8

«pronarja» e ré i thote :

96FE5F75-44A4-49FB-AADE-4FBCF59B4479

Me te gjitha gjasat, do e pranojë.
Po te kemi parasysh se si erdhi ne fillim vajza e re (kembengulja e saj qe e ema te mbyllte bordelin) dhe fundin, i bie qe te kete ndodhor nje rrugetim jo i vogel per te, pra per vajzen e re. Ky rrugetim ndodhi pas historise se perbashket qe ajo pati me të jemen, per te njejtin mashkull. Gje qe e beri te ndergjegjesohet qe eshte sistemi (dmth maskilizmi i shoqerise japoneze) fajtori, dhe jo njeriu (gruaja, dmth pronarja e bordelit, pra e jema ne rastin konkret). Prej nga dhe ‘dorezimi’ i saj ne fund te filmit : sigurisht qe ajo e pranoi rolin e ri te pronares se bordelit, gjithe duke kuptuar shkaqet e nje situate te tille te femres japoneze.

Dhe mbyllja me sfilaten e trishtueshme te geishave…

Gusht 20, 2019

korriku

5-10 minutat e fundit jane si nje faqe komplet e re
nje lloj solidarizimi i perbashket

STALKER

Patjeter ! Sepse thyerja ndodhi: zhgenjimi prej historise se dashurise. Por jo thjesht si zhgenjim sentimental (dhe kaq) : fakti qe i njejti mashkull i vardisej EDHE te jemes, eshte kyç, eshte KAPITAL per filmin

Sepse thene ndryshe: konflikti kryesor ne film eshte nene-bije. Ok deri ketu. Dhe ne pamje te pare eshte thjesht çeshtje bordeli (mbylle, eshte imorale ta vazhdosh ta mbash hapur etj etj ).
Po mos kish qene historia e mashkullit TE PERBASHKET qe lidhi ëmë e bije, filmi do ish thjesht nje film progresist anti-prostitucion (nga ata qe jane me mijra) dhe kaq. Por pikerisht, gjenialiteti i filmit eshte se ai i shkon problemit aty ku ai e ka dhe gjenezen, arsyen themelore te ekzistences se tij (prej dhe nga reagimi im para dy ditesh tek thoja se Mizoguchi ka gjenialitetin te ndaje shapin nga sheqeri, pra te vendose deri dhe per gjera te tilla ne dukje te pamundura per te vendosur (a e ka fajin njeriu apo sistemi). Dhe duke qene se ne rastin konkret njeriu eshte e ema (pronare bordeli ) dhe sistemi eshte mashkulli japonez, Mizoguchi vendos të jete me të parën (kunder të dytit).

E megjithate, kjo nuk do te thote se Mizoguchi paragjykon disa personazhe, dhe te tjere jo. Fare. Mjeku i ri eshte filmuar me po aq kompasion sa dhe dy grate (mëmë e bije). Asnje dallim!

Gjenialiteti vjen ‘gjetiu’.
Vjen nga :
– krijimi i fabules (dy femra qe dashurojne te njejtin mashkull, dhe jo dy meshkuj te ndryshem
– nga zgjedhja qe ben vajza e re ne fund te filmit.

Po mendoja: le te imagjinojme per nje çast se ç’pershtypje do na linte filmi nese Yukiko, vajza e re, do zgjidhte te vazhdonte jeten me doktorin, e bla bla bla. Do kishim te benim thjesht me nje film gjoja ‘progresist’ (filmi do dënonte te jemen si pronare bordeli) dhe kaq. Pra fajin do e kishte njeriu (e ema). Dhe ne kete rast, ne fakt, do kishim te benim me nje film te djathte, cinik (“mire ti behet qelbesires”, pronares se bordelit : “e bija i tregoi vendin”). Pra do kishim nje film manikeist (e mira/e keqja). Biles mund ta themi keshtu: nje film ‘i djathte’ eshte nje film manikeist, pra qe merr persiper te beje moralizatorin.
Pa dyshim qe Mizoguchi (e ka pas lexuar apo jo), ka qene marksist (i bindur qe fajin e ka sistemi).
Nisur nga nje pikeveshtrim i tille, ai pastaj ngré mizasken e filmit (dolem tek forma, aq e lidhur me pemrbajtjen).

Mizoguchi (meqe jo vetem i kam pare te gjithe filmat e tij, por edhe nga dy-tre here), filmon pothuaj gjithmone “pak nga lart”, dhe disi larg nga aktorët , fiks si ne foton e meposhtme:

b6b7189a70ed0790867942c00c7d481ad481da15     b8e73a685f7e32a5a1fedb39446238c1e0aa82b7

Qellimi eshte perfshirja e hapsires ne kuadrin filmik, me qellim qe levizjet e personazheve te shprehin ndjenjat e tyre sentimentale. Në funksion te levizjes se personazheve leviz dhe aparati (kamera). Asnje plan i madh filmik (nga afer) në film; asnje tracking shot (karrelia), asnje ‘shot reverse shot’ (i konsideruar si artificial nga Mizoguchi) : te tilla figura stilistike kinematografike, per regjizorin jane nderhyrje te dhunshme, pra dhe te papranueshme, në lojen e personazheve, në jeten e tyre, në dramen qe jetojnë. Mund te thuhet biles se Mizoguchi eshte mbreti absolut i plansekuences (long sequence shot), i long take. Në kete sens, filmat e tij, sidomos ata te viteve 1950-1055 (te fundit te jetes se tij), te persosur artistikisht, kane qene shume shume te vleresuar dhe adhuruar nga kritiket e Cahiers du cinéma, qe me pas u bene regjizoret e rinj te Vales se Ré franceze (1959-1960) : Rivette, Godard, Chabrol, Rohmer… etj etj sidomos pikerisht per plansekuencat e tyre te cilat ndihmoje lidhjen e skenave te ndryshme ne hapsira te ndryshme (heterogjene) duke ofruar nje film, perfundimisht, ‘homogjen’ (filmi ishte si nje lule e bukur – kishe shkruar ti, qofte dhe “pa dashje”, por me shume shume te drejte!)

çdv. Ca deshem vertetuam 🙂

Gusht 21, 2019

STALKER

Diçka e fshehte me thote se koreani Hong Sang-Soo eshte sot per sot ndofta më mizoguchiani i kineasteve aktuale (edhe pse ai shpesh eshte asociuar me Rohmer-in, por nuk duhet harruar se ky i fundit ka qene në perendim nga ‘zbuluesit’ e parë fare te gjeniut japonez) : pakkush sot per sot i ‘terheq’, i ‘shtriq’ plan-sekuencat (long takes) filmike (si Mizoguchi) sa Hong Sang-Soo ! (dhe pakkush i refuzon aq kategorikisht ‘shot reverse shot’, ‘tracking shot’ etj etj : te vetmen figure stilistike qe Hong sang-soo perdor me shumice por qe nuk e shohim tek Mizoguchi eshte ‘zoom’-i, por ky eshte nje perjashtim qe (ndofta) konfirmon rregullen

 

STALKER

korriku: edhe nga prodhimtaria jugkoreani Hong Sang-soo duket se mund te krahasohet me japonezin Mizoguchi

Ekzakt. Gjithe duke mos harruar se nuk ka ndonje rregull per kete pune (sepse prodhimtaria lidhet shume me production-in, ne sensin filmik te fjales), Mizoguchit biles i kane humbur plot filma.

Pa dyshim nje nga 10 më te medhejt objektivisht (te kujtohet se kemi evoku bashke preferencat subjektive dhe ato objektive, si te thuash, edhe pse, vete prefrencat, jane gjithmone subjektive ne vetvete). Mizoguchi ka qene i ‘rraces’ se John Ford, Fritz Lang, Chaplinit, Jean Renoir, Eisensteinit, Hitchcockut, Bunuelit, Minnellit, Rossellinit, Satyajit Ray-t, Raul Walsh, Lubitch-it, Viscontit, Ophulsit, per te permendur vetem regjizore bashkemoshatare te tij.

Ajo puna e preferencave subjektive pastaj, gjithmone per te njejten periudhe kohore, eshte si puna e preferences se Dovjenkos në vend de Eisensteinit. Nê rastin ne fjale, do zgjidhja Ozu në vend te Mizoguchit, por edhe nje here: diferenca eshte me shume se e vogel! Eshte soooo tiny !

Nuk jane aq te lehte sa duken, as Mizoguchi, as Ozu. Edhe kronologjikisht keshtu ka ndodhur: i pari, u desh viti 1953 dhe perfaqesimi i tij ne festivalin e filmit ne Venecia me “Ugetsu Monogatari” qe europianet te zbulonin (dhe te mbesnin gojehapur – literalisht g o j e h a p u r !!) me Mizoguchin. André Bazin (babai), pat thene asokohe qe, “Eisenstein admironte teatrin kabuki sepse adhuronte kohezionin e sensacioneve vizuale, auditive, hapsinore, qe arrijne te stimulojne trurin njerezor ne menyren më te harmonishme dhe komplete te mundshme. “Ugetsu Monogatari” eshte ilustrimi sublim i asaj qe adhuronte Eisensteini”.

d62175a2a9b0fe7b9d7e1d72e1e74bf07c24594d.jpeg

 

Filmat e Ozu-se pastaj, vetem pasi ai vdiq erdhen ne Europe dhe USA. Nuk gjenin distributor (konsideroheshin shume japonizues, pra nuk do i kuptonte njeri)
eh…

tokyo-story.20190201000000

Më hollywoodiani pastaj (Kurosawa, 30 filma ne total), dhe pa dyshim më ‘accessible’ se dy te tjeret, ka qene shume e shume here më i shperndare (distribution) ne Europe dhe USA se dy të tjeret (dhe i konsideruar gjeresisht si nje nga 3 me te medhejt japoneze)

image (1)

 

Gusht 22, 2019

STALKER

Edhe dicka te fundit: ajo qe thoja me lart se nje film i djathte eshte nje film manikeist (moralist: e mira/e keqja) ndersa nje film i majte eshte nje film qe nuk moralizon konfirmon edhe nje here qe, kinematografia sovjetike (meqe me e madhja ne vendet socialiste) ne fakt, ishte në me te shumten e rasteve kinematografi manikeiste e per rrjedhoje, e djathte, dmth burokratike (ne kontekstin e Bashkimit Sovjetik). Nese te kujtohet, kemi folur per filmat e Boris Barnet te cilet, jo rastesisht, udheheqesit sovjetike të kohes nuk i kishin per zemer. Rastesi ? Aspak ! Duke mos qene manikeistë, ata nuk ishin burokratë, e per rrjedhoje, konsideroheshin si minorë. Nderkohe qe ata ishin realisht te majte. Domethene te lirë. Realisht te lire ! (njesoj si filmat e Mizog chit, qe ne fakt, ishin 100 here me te majte, më marksistë, se 90% e kinematografise sovjetike te kohes).

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s