Breathless (“Synonymes” – film franco-izraelit me regji të Nadav Lapid)

Résultat de recherche d'images pour Lirik
Cinik
Ekscentrik
Poetik
Politik
Nevrik
Ironik
Irritues
Stimulues
Destabilizues
Ekspresionist
Antikonformist
Idealist
Antinatyralist
Kurajoz
Ambicioz
Rigoroz
Konceptual
Brutal
Seksual
Antiseksual
Radikal
Zjarr
Fishekzjarr
Revolucionar

*

Te vjen nga nuk e pret: filmi me i mire (më i bukur? më fashinant? më impresionues?) parë prej kohesh ne nje ekran kinemaje na qenka nje film franco-izraelit, i folur kryesisht në frengjisht (por dhe pjeserisht në hebraisht), me nje regjizor izraelit por qe i vendos ngjarjet në mes te Parisit (amà edhe me disa flashback në Izreal), gjithe duke mos rene ne multikulturalizem 5 lekesh.

Së pari, historia e filmit me dy fjale: Yoav, nje djale i ri izraelit mberrin ne Paris, me shpresen qe Franca dhe gjuha franceze te kthehet në strehen qe do e shpetoje nga çmendia qe e ka kapluar vendin e tij te origjines. Por Yoav eshte vetë “i çmendur”…

Image associée

*

“Synonymes” (nuk besoj se titulli ka nevoje per perkthim) eshte nje konstrukt kinematografik qe i ka brenda te gjithe epitetet që permend ne krye te kesaj review-je. Nje shembull : me te njejten shpejtesi qe dikush mund ta etiketoje si ‘film abstrakt’, po aq shpejt nje tjeter spektator do thosh: po ku eshte parë nje film më i misheruar (embodied) se ky? Ku eshte parë lojë më elektrike (nuk thashe histerike !) se ajo e aktorëve në kete film, me qellim ikjen nga natyralizmi, qe eshte dhe semundja nr 1 e kinemase aktuale? (mu kujtuan filmat e Pasolinit, sidomos ata te fundviteve ‘60, antinatyralistë ne kulm si “Edipo Re”, “Teorema”, “Porcile” apo “Medea”). Gjithçka në film ka per baze idenë dhe trupin (trupi biologjik) per te na ofruar nje film sa intelektual (ideja) aq dhe fizik (trupi), pa rene per asnje sekonde te vetme ne formalizem (imazhi si qellim ne vetvete).

Forma eshte permajtje dhe permbajtja eshte forme : ndofta u desh nje emigrant, nje elektron i lirë qe zbarkon ne Paris (permbajtja, historia e filmit), pra qe zbarkon në nje prej kryeqyteteve kryesore te Europes që nje film ne te cilin flitet frengjisht (pra nje film europian) te shperthejë vizualisht në mijra drita fishekzjarri (forma e filmit) per te mrekulluar syte e spektatorit (para se gjithash europian: filmi, habitshmerisht fitoi Ariun e Arte ne festivalin e filmit ne Berlin ne 2019) por edhe i cilesdo tjeter kombesi : “Synonimes” nuk i jep asnje shanc diktatures se identiteteve perkundrazi, ofron nje tjeter mundesi: ate qe revol(ta)ucioni edhe mund te ndodhe.

ps1 : filmat e mire, në me te shumten e rasteve, fshehin gjithmone nje homazh kinematografik dhe “Synonymes” eshte nje i tille : 60 vjet pas “Breathless” (1959) të Godard, nje regjizor po aq ‘i çmendur’ sa ai francez (por kete rradhe nje izraelit) filmon nje emigrant në… Paris ! Rastesi ??
L’image contient peut-être : 1 personne, gros plan et texte  Image associée

ps2 : në 2012, kam pas pare filmin e pare te ketij regjizori : Polici“. Nuk me ka pas pelqyer. Më eshte dukur tipik i filmave qellim-mirë por qe bien ne formalizem kinematografik. Nuk e para pare filmin e tij te dyte (Mësuesja, në 2014). “Synonimes” eshte ‘i treti i verteti’ : nje magji kinematografike qe ndodh ‘rralle e per mall’ !

ps3: me te gjitha gjasat, ky eshte film autobiografik, por ne kesi rastesh eshte koha qe e konfirmon nje gje te tille…

Résultat de recherche d'images pour

 

nota: 10.0 (me shume xixa fishekziarresh)

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2) 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s