Kur fantastikja flirton me realizmin (Asako I & II – film japonez me regji te Ryusuke Hamaguchi)

Résultat de recherche d'images pour

 

Japonezi i te famshmit «Happy Hour» (nje nga filmat me te paharrueshem qe kam pare kete dhjetevjeçar te dyte te shek XXI) ka bere nje film te ri (e qe ishte ne konkurim per Palmen e Arte në festivalin e Kanës ne maj te 2018) dhe nje film i ri nga ai, te pakten per mua, ishte eveniment.

«Asako I &II» nuk i zhgenjeu pritshmerite e mia : edhe pse film goxha i ndryshem nga «Happy Hour » (nuk luajne aktorë amatorë, filmi nuk ka shtrirje 5 oreshe si i meparshmi, eshte më ‘aksesibël’ etj etj), perseri eshte mbreselenes.

*

Historia :
Yll e bukur, vasheza e re Asako bie ne dashuri me Baku-n.

Ky i fundit, nje dite zhduket pa lene gjurmë.

ASAKO I&II : Photo Erika Karata

Pas dy vjetesh, Asako nderron vend (iken nga Osaka, qyteti i dyte japonez per nga madhesia dhe shkon ne kryeqytet, ne Tokio). Shitese ne dyqan kafeje, Asako bie ne dashuri me Ryohei-n, qe ngjan si dy pika uji me… Baku-n! (rolin e te dy meshkujve e luan i njejti aktor, edhe pse ne shikim te pare eshte goxha e veshtire per ta kuptuar).

Asako martohet me Ryhei-n. Jemi pothuaj ne fund te filmit, por pikerisht ne fund ndodh dicka qe nuk duhet ta them.
Kaq.

ASAKO I&II : Photo

*

Film po aq prustian (titulli ne japonisht eshte «Netemo sametemo» qe literalisht perkthehet : «Edhe kur jam në gjumë, edhe kur jam zgjuar», pra film qe ka te beje me kohën në sensin e kryeveperes se Marsel Prustit «Në kerkim te kohes se humbur») aq edhe rohmerian (Eric Rohmer, pa dyshim jo vetem nje nga 5 kineastet e mi te preferuar, ever, por pa dyshim nje nga më te rendesishmit e gjithe historise se kinemase), tregon se si mund te jetojme me fantazmën (apo «fantazmën»?) e nje dashurie te parë (ah të parat!), e gjitha kjo e rrefyer me nje delikatese dhe precizion te rralle (gjithçka eshte e perqendruar tek gjestet, tek shikimet, tek fjala) ku fantastikja (I) flirton me hiper-realizmin (II) po aq ne sensin e mizaskenes (II) sa dhe te vetë ngjarjes (I).
Ose edhe: kur forma (I) dhe permbajtja (II) alternohen me njera tjetren. Ose: “Asako I & II”.

Ps : filmi evokon «Vertigo»-n e Hitchcock-ut, por nuk eshte homazh per te. Por ndofta, ashtu si edhe njerezit («qui se ressemble se rassemble» – thote frengu, literalisht : «ata qe ngjajne mes njeri-tjetrit rrinë bashke»), edhe filmat, ata te mirët, rrijne bashke në shoqeri te njeri-tjetrit (ose sipas proverbit shqip : me thuaj me kë rri te te them se cili je)

ASAKO I&II : Photo Erika Karata

.

nota: 9.9

TRAILER:

 
 
 
 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s