Gjysma tjetër e vëllezërve Farrelly (“Green Book” – film amerikan me regji të Peter Farrelly)

 

U be kohe qe nuk kisha pare nje film nga vellezerit e famshem Farrelly, regjizoret e shume shume te famshmit “There’s Something about Mary” (me Cameron Diaz) apo “Stuck on You” (me vellezerit siameze Mat Damon & Greg Kinnear). Filmi i fundit qe kisha pare prej tyre ka qene para gati 10 vjetesh: The Heartbreak kid.

Kesaj rradhe, filmin e ka realizuar vetem njeri prej dy vellezerve dhe, në pamje te parë, “Green Book” eshte film i kalibruar per Oscar (prova me e pakundershtueshme: filmi eshte nominuar 5 here per statujen e Akademise se Hollywoodit ne shkurt te ketij viti). Shto faktin qe ai ploteson nje kusht pas te cilit marrosen anetaret e akademise ne fjale: faktin qe ai bazohet në nje histori te vertete, pra eshte biopic (historia e Don Shirley-t, nje pianisti me ngjyrë, gjate turneut te tij ne jugun racist te Amerikes se viteve ’60).

E megjithate, per fat te mire, “Green Book” nuk eshte aq oscarian sa mund te kujtojme. Biles nuk eshte pothuaj fare: llaku (shkelqimi) në aparence mjafton te kruhet pak fare dhe zbulohet nje film shume më ekscentrik se sa duket.

*

Vellezerit Farrelly e kane pas ngritur ngrehinen e tyre kinematografike mbi bazen e principt te meposhtem: filmat e tyre ishin komedi qe flisnin para se gjithash per dicka anormale, gjithe duke qene melodrama te shkeqyeshme e plot pasion. “Green Book” ne fakt nuk eshte as komedi, as melodrame. E megjithate, ai eshte farrellian par excellence. Nga buron nje perfundim i tille?
Pa dyshim nga fakti se, edhe ai, e ka anormalitetin në zemer te historise: muzikanti, delikat ne dukje, nuk eshte veçse nje ‘monster’ farelliane (mjafton te kujtojme se si shfaqet per here te pare ne film, si mbret i nje perandorie po aq autiste sa dhe delikate e delirante!). Qe nga ky moment, filmi, më teper se biopic, eshte nje rrugetim (e per rrjedhoje, road movie) i nje dysheje déjà anormale (nje muzikant zezak i shoqeruar nga nje bodygard ish-mafioz!), në nje bote (jugu i Amerikes) po aq anormale (segregacioniste).

Nga ana tjeter, më parë, xhentilesën (miresinë, pra anën e tyre melodramatike) te filmave te Farrely’s brother ishim mesuar ta ndjenim te ‘fshehur‘ permes humorit trash dhe regresiv. Por kesaj rradhe nuk kemi te bejme më me komedi.
E megjithate, xhentilesa (miresia) eshte prezente dhe fatmiresisht nuk merr forma moralizuese (sigurisht, me qellime oscarizuese) por arrin te shfaqet ne formen e diçkaje arkaike dhe naive: duke evituar kthimin e personazhin te pianistit zezak në simbol, duke e trajtuar atë gati-gati deri edhe si kalamà (sa kapriçioz aq edhe autist), regjizori e fut ate ne galerine e personazheve anormalë-monstra farrelliane. Ne kete menyre, vete “Green Book”, edhe pse i mungon burlesku, kthehet ne “gjysmen-tjeter” te komedive te vellezerve ne fjale: nje histori miqesie e thjeshte dhe prekese, në mungese te Bobby-t, vellait te Peter-it. Dhe Peter-i, ja ka dalë mbanë vetem po aq mire sa dhe “çift”!

8.0

TRAILER:

 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s