Memento mori ose: kur atë që nuk e bën dot teatri e bën kinemaja (“Grass” – film jug-korean me regji te Hong Sang-soo)

Faqja II

Dhjetor 26, 2018

STALKER

Ndersa, sa per te parin e filmit, kesaj rradhe eshte çik edhe me e ngaterruar se kaq (pra, te parit me syte e mendjes) sepse, per mendimin tim, siç e kam thene dhe ne titull, filmi evokon (vetem evokon, ok?) teatrin (pra jo se behet fjale per ndonje trupe teatrale qe ve ne skene nje drame, si psh tek “Opening night” i Cassavetes).

Në sensin :

raporti i kinemase me teatrin eshte rast tipik i kalimit te nje te Vertete nepermjet tre niveleve (teze, antiteze, sinteze):

  1. Pohimi i pare: po, kinemaja afërine më te madhe e ka me teatrin (ky eshte dhe pohimi qe ndeshet me se shpeshti, meqe te dy i lidh fuqishem akti i aktrimit).
  2. Pohimi i dyte : jo, kinemaja nuk ka te beje me teatrin, perderisa ka te beje me imazhin. Dhe, duke mos qene nje shumatore reduktuese e arteve (piktures, muzikes, teatrit,… ) por nje kuntesence e tyre, nuk ka se si ta kete aferine me te madhe me teatrin, perderisa ky i fundit eshte veçse njëri prej ‘komponenteve’ te tij
  3. Po, although it looks simple, po ta mendosh mire, siç thote Jacques Rivette (ndergjegja morale e “Vales se Re” franceze te viteve ’60!), “subjekti i vertete i gjithe fiksioneve te botes nuk eshte veçse teatri (ne sensin e lojes). Nuk mund te kete tjeter subjekt” (ne sensin: filmat rrefejne para se gjithash se si luhet, si (sa?) “behet sikur”, si aktrohet).

Pra, jo se kinemaja eshte teater i filmuar. Kurrsesi. Por se nje fiksion, gjithsesi, ka per subjekt te parë, te vertete, aktrimin.

Ne kete sens, “Grass” eshte i nje pasurie akoma më te papare deri me sot per nga mizaskena, gjithe duke qene, “paradoksalisht”, nga me te thjeshtet (minimalistet) e regjizorit.

Albano-id 

I hodha nje sy trailerit, ne bardh e zi, te kujton vizualisht “Vivre sa vie” te Godard. Sa ngjashmeri ka permbajtja pastaj, duhet pare 😉

STALKER

Ka të beje mbi të gjitha me faktin qe, ashtu si dhe Godard, Hong Sang-soo refuzon kategorikisht ‘shot reverse shot’ (qe eshte ‘normalisht’ teknika më e perhapur kur behet fjale për të filmuar dy personazhe qe bisedojne më njeri-tjetrin). Shto dhe zoom, qe në nje fare menyre eshte konsideruar keto 30-40 vitet e fundit si teknike démodé (dhe qe Hong e perdor me aq élégance)

Albano-id 

CitimShto dhe zoom, qe në nje fare menyre eshte konsideruar keto 30-40 vitet e fundit si teknike démodé (dhe qe Hong e perdor me aq élégance)

te skena me siper ka nje zoom te perdorur mjaft bukur

STALKER 

Exactemõ, ate kisha parasysh 🙂

Fund

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s