BEST MOVIES FOR 2018

Faqja II

Dhjetor 17, 2018

STALKER 
Isle of dogs” eshte filmi i dyte multiplikativ qe pelqej ne jeten time (i pari ka qene “Caroline”)
Do i bej nje review më vete sepse e meriton; sidomos per arsyen se pse me pelqeu, ose me sakte: pse e besova si film pra, pse funskionoi tek une, edhe pse eshte film multiplikativ (nuk them rastesisht multiplikativ, dhe jo thjesht vizatimor) 😉

STALKER 
cahiers du cinéma 2018 :

STALKER
Sa per filmin e fundit te W Anderson, ‘çelesi’ qendron tek teknika e perdorur (nuk eshte film vizatimor)

Eshte multiplikariv, ok, por jo vizatimor.
Por ka goxha per te shpjeguar…

The post e paskam harru 😀 : andej nga vendi 15-20 pa frike
Ai i Dumont eshte mini-seri televizive (5h gjithesej). Te vetmin qe nuk kam parë nga lista e tyre (e ka shfaqur ARTE)

squarepusher
Lista duket ne pamje te pare me varietet te larte kulturash. Fatkeqesisht ketej nga ne eshte veshtire t’i gjesh.
Nga keta qe ke sjelle duhet te kem pare nja 4 a 5 te cilat i kemi komentuar dhe ne ppu. Duhet te shtoj qe kete vit nuk kam pare shume filma, po filmi qe me ka lene mbresat me pozitive eshte Phantom Thread qe ka nje realizim te pergjithshem pa asnje defekt. Mektoub shume i vecante por ka ate problem qe e ke vene ne dukje dhe ti qe sterzgjatet shume. Nga filmat horror qe me kane pelqyer kete vit do vecoja Hereditary, Suspiria, Upgrade dhe The Endless.

STALKER 
…. nuk nisem fare nga aspekti kulturor (nga cili vend vjen filan film etj etj ). “Cahiers” ndofta po : jo shume, por nje cike, po. Kjo vjen sepse jane 13 kritike, dhe lista finale eshte si permbledhje e 13 dishepujve te Krishtit (ky i fundit eshte sigurisht vete Kinematografia). Dhe ka nje tendence (dhe ka patur gjithmone nje tendence !!) per filmat amerikane (si vendlindja Por dhe vendi prej nga vjen prurja me e madhe filmike). Une them se 2018 ka qene e dobet ne filma amerikane. The Post e shoh çik “me mik” tek lista e Cahiers. Phantom Thread PO, eshte film shume shume kinematografik, dmth I MIRE.

STALKER 
Ose thene ndryshe: Cahiers e ka cik te veshtire (sepse eshte shume shume e konsultueshme nder rrethet kinofilike dhe te profesionit) qe te shpallte nje Top10 me 80% filma franceze, sepse do e etiketonin kollajshmerisht si nacionaliste (too much patriotike). Por ne keto 2-3 vitet e fundit eshte évidente qe kinemaja e mire franceze eshte në majat e saj me TE larta (kujto filmat ekscentrikë, pra TE LIRË te ketyre viteve te fundit) dhe s’ka asgje c’ti lakmoje kinemase (qofte edhe asaj autoriale, por jo vetem) amerikane.

STALKER 
Psh, kjo eshte lista e zv. Kryeredaktorit (nje nga më te lashtët nder gazetaret e revistes – edhe pse i ri në moshe, në fakt)
Personalisht, kam vene ré se kam jo pak afinitet me ‘gustot’ e tij :

0115b298-af50-4d7d-8eea-d5bc48cf8d60

 

STALKER 
Dhe kjo, e kryeredaktorit, dora vete 😛 :

44e072aa-e745-4022-8e31-7991d85c344d

STALKER 
Happy Hour ka dale ne France nen titullin Senses. Dhe, The Post nen titullin Pentagone papers.
… [Cahiers] Ata I kane dhene shume rendesi faktit qe Dumont realizon nga nje film te ri cdo verë (kur pothuaj askush nuk xhiron) dhe kjo prodhueshmeri sipas tyre (me te drejte Sigurisht!) tregon se Dumont ka arritur te gjeje nje menyre prodhimi (productioni) fort te levdueshme duke alternuar filma ekzigjente (Jeanne D’Arc) me seri televizive te financuara nga ARTE (filmi i tij i fundit eshte vazhdim i Quinquin (séria e para dy vjeteve).

STALKER 
Ose per shembull, nuk “guxojne” ta mbrojne shume “Madame Hyde” apo “Nje qiell me yje…” sepse regjizoret e tyre kane qene ish-gazetarë (kritikë kinemaje) tek Cahiers (dhe kane frike de mos i “akuzojne” per “mbajtje ane” te ish-shokeve).
Por gjithsesi, keto jane detaje te vogla. Shume te vogla biles. Revista ne fjale mbetet besnike e vijes historike editorialiste, dmth mbeshtet nje kinematografi kurajoze, qe tenton forma te reja shprehjesh artistike.

STALKER 

korriku: sa mire qe gjen financimet

Pikerisht, kete menyre se si Dumont i gjen finacimet duartroket Cahiers: seritë e fundit televizive te Dumont kane patur sukses tek publiku i ARTE gje qe provon se regjizori ka ditur te “martojë” urinë aktuale per seri televizive me cilesinë kinematografike. Shto qe serite ne fjale jane komedi (ose me sakte, komedi burleske) dhe po ashtu eshte e njohur uria e spektatorit, sot, per komedite.
Ne nje fare menyre, Cahiers u thote regjizoreve te talentuar: dilni nga skemat rigjide, gjeni alternativa te reja produksioni, jemi ne shek XXI !

shkurt, Bruno Dumont “a tout compris” ! 🙂

Albano-id 
Lista ka filma mjaft te rinj e autor dhe si te tille mjaft te veshtire per tu gjetur.
Munda te gjej nga keto qe nuk kam pare vetem on the beach at night alone, burning gjithashtu, me titra, ndonese i perkthyer pak keq. Filmat koreane dalkan shume shpejt online
Pentagon papers qendron per the post dhe manhattan stories per person to person. Francezet i ndryshokan titujt, ceshtje distribucioni me sa duket.

Albano-id 
sipas the Guardian top 50, UK (Mbreteria e bashkuar)

The 50 best films of 2018 in the UK: the full list

dhe ne US:

The 50 best movies of 2018 in the US: the full list

STALKER 
Ah ah ah listat e pervitshme sentimentalo-mizerabiliste të The Guardian! Lista pa nje fije kurajo ekscentrizmi dhe ‘lajthitjeje’. Lisse – thote frengu (so smooth – thote inglizi)

Albano-id 
po do thoja qe mjaft politikisht korrekte lista, nje lloj e mesme e arte, si politika e tyre editoriale pak a shume.
Ne kete aspekt lexova review e tyre mbi filmin e Lars von trier “the house that jack built”, e kishin masakruar, nderkohe qe filmi nuk eshte aspak i keq.

STALKER 
E mesmja e arte = “shpirtrat e bukur”

ps: Lars von Trier-it i behet nder po të kritikohet nga gazetaret “shpirtra-bukur” të The Guardian

Janar 5, 2019

STALKER

image

 

 

Fund

Advertisements

5 comments

  1. me behet qejfi te zbuloj se Dardha e Eger qenka ne 10she, kisha pershtypjen qe jo.
    Film i madh, per mua, ndoshta me spirituali i Ceylan (pas Kasaba). U pa mbreme, e adhuroj, dhe ka shume per te folur.

    Liked by 1 person

    1. frengu i quan filma te tille ‘une fresque’ (qe ne e kemi : afresk). Thuhet sigurisht para se gjithash per pikturen (afresket murale) por perdoret (ne fr) edhe per filmat qe marrin shtrirje kohore (ky zgjat gati 3 ore!).
      ashtu eshte sic thua ti, film edhe i madh (i shtrire, i ‘shtriqur’) edhe spiritual. Skena e fundit fare fare eshte ‘terror’ (eshte shume bergmaniane ne fakt) por mbaron mire. Une kerceva nga kolltuku i kinemase nga habia (po me dilte nepsi te mesoja se SI do e mbyllte filmin e tij, sigurisht shume autobiografik, Ceylan-i). Dhe u mrekullova

      Like

      1. kam frike se filmi m’u duk i madh pertej shtrirjes se tij te gjate kohore. Vete filmi si i tille, i madh. Me pelqeu mjaft.

        Turqia, fshati i saj, qyteti i saj…. Familja e djalit, nena, shtepia, dhoma e tij,…

        Djaloshi i ri me aventurat e tij dhe piketakimi me babain. As unë, s’doja ta besoja se po mbyllej siç po na sugjeronte Ceylan.

        Po sa ka marre nga Tarkowski Ceylan, sidomos flashback-et/endrrat qe jane pertej kesaj bote

        Me afrimin e fundit, interesant sesi permbysen edhe pozitat e nenes dhe te babait ne film, me 180 grade secili, nje transformim

        Poo…. autobiografik mund jene gjasat, aq mire gjetur pergjigja, ke te drejte….

        shume te faleminderit

        Liked by 1 person

    2. Perndryshe, krej rastesisht kam pare RIparë në avjon Paul Sanchez. I njejti efekt si në heren e parë. Film epokal, qe parashikon fillimin e nje ere te ré, te nje epoke te re (“je suis Paul Sanchez”, “We are Paul Sanchez”).
      hatà !

      Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s