E dhunshmja natyrë e Botës (“The gentle indifference of the world” – film kazak me regji te Adilkhan Yerzhanov)


Rralle te jepet per te parë nje film kazak (nje nga republikat me te medha te ish-BS dhe vend me nje trashegimi jo te vogel në kinematografi !). Por perveç filmave te Omirbaevit  (ndofta te vetmit trashegimtar te denjë te Robert Bresonit), kryesisht te tjeret kane qene, diç me shume a diç me pak,  filma ekzotikë, te predispozuar per publikun perendimor, kryesisht ne kuader te festivaleve te filmave. Pak a shume si ata qe bejne aktualisht regjizorët shqiptarë.

  «The gentle indifference of the world» fatmiresisht i iken ketij ‘mallkimi’ te kinematografise se vendeve ‘te vogla’ ekzotike (edhe pse, nga ana finaciare, ky fenomen ka shpjegimin e vet : keta filma jane ne shumcen e rasteve co-produksione me vendet perendimore, prej nga dhe predispozimi i tyre per nje publik te tille). As se filmi nuk ka konkuruar ne festivale (ai biles ka qene kete vit në Kanë, ne kategorine « Un certain regard ») por ndjehet dukshem pasioni i regjizorit per te shkuar pertej kalkulimeve te tilla.

Historia :

Bukuroshja Saltanat dhe Kuandyk-u jane shoke qe prej femijerise ne nje qyteze te humbur te Kazakistanit. E mbytur ne borxhe, familja e Saltanatit detyrohet te pranoje martesen e saj me nje bos ne qytet. Kuandyk-u behet eskorta e saj dhe fillmi rrefen peripecite qe ndeshin dy te rinjte (qe ne fakt dashurohen) gjate rrugetimit te tyre.

*

Film-poemë dhe tmerresisht poetik, «E buta indiference e botes» nuk eshte filmi më i arrirë i ketij viti, por eshte i tille qe nuk e harron nese e sheh. Dhe kjo eshte shenje e mire.
Varg tabllosh vertet te gjalla qe kane per lejtmotiv «dy te rinj nisen drejt qytetit dhe zbulojne shemtine e botes qe i rrethon» (asgje e re deri ketu : Romeo dhe Zhulieta apo Bonnie & Clyde), filmi fiton force tek pikturaliteti i tij i papare (ndofta mê pikturali i ketij viti !) duke anulluar impresionizmin (foto)

dhe primitivizmin(foto)

e tij nepermjet romantizmit qe buron sa nga pesimizmi i tij evident (korrupsioni ulëritës i shoqerise kazake), aq edhe nga drita qe rrezatojne (deri ne verberim !) personazhet e tij kryesore.

Burlesk (si nje film i Takeshi Kitanos), tragjik (si nje film i Mizogutchit) dhe poetik (si nje film i plot regjizoreve-poetë), dy referencat (rastesisht ?) japoneze më bejne te mendoj se universi kinofilik aziatik nuk duhet te jete i huaj  per regjizorin kazak.

8.0

TRAILER:

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s