Kinemaja që ndërtoi Lars-i (“The house that Jack built” – film danez me regji të Lars von Trier)


Filmi i fundit i LVT rrefen në 5 kapituj + 1 epilog historine Jack-ut, inxinier ndertimi (por qe enderron te ishte arkitekt) dhe transformimin e tij ne serial killer. Me pretendimin se keshtu ben art.

*

«The house that Jack bult» (Shtepia qe ndertoi Jack-u) ka nje vend preciz ne filmografine e danezit te talentuar i cili, eshte vendi te rikujtojme se e ka filluar karrieren e tij te regjizorit së pari me 3 filma (Element of crime, Epidemic, Europa) ne qender te te cileve ka qene nje hero mashkull.
Pastaj, Lars von Trier (LVT, tash e tutje) beri filma ne qender te te cileve kane qene heroina femra, kurajoze, te cilat perballeshin me vargonj roberimi sociale dhe familjare, ne perpjekje te fitimit te lirise se tyre (Breaking the waves, Dancer in the dark, Dogville, Manderlay). Biles edhe «Idotët » (filmi i tij më i mire, per mendimin tim), edhe pse me shume personazhe kryesorë, ne qender ka Karen, nje grua zemer-arte (siç i quan LVT heroinat e tij) qe sakrifikon jo pak nga vetja.

Pastaj, në 2013, LVT realizon «Nymf()maniac», film i shkelqyer (per te cilin ai do kish dashur aq shume te fitonte Palmen e Arte ne festivlin e filmit te atij viti ne Kanë !), por asokohe, paradoksalisht ndodh nje indicent ne sens te kundert : gjate nje konference per shtyp ai deklaron se, e citoj, «e kuptonte nje personazh historik si Hitleri».  Ose, siç eshte shpjeguar me vone, «jo se e falte Hitlerin, por ai e ndihmonte per te kuptuar se cfare e shtyu ate, pra Hitlerin, drejt horrorit (tmerrit) absolut ».
Regjizori, edhe pse kerkoi falje publike (duke thene se kish bere me se shumti humor) u perjashtua nga festivali (per antisemitizem dhe opinione me karakter pro-nazist), gje qe pa dyshim duhet ta kete prekur, emocionalisht., pa harruar problement e vazhdueshme te depresionit te tij tashme disa vjeçar.

Pikerisht, «The house that Jack built» eshte ne nje fare menyre nje forme pergjigjeje ndaj hipokritëve (siç i quan ai) pra, ndaj atyre qe nga njera ane shkrihen tek lexojne libra (ose shikojne filma) me serial killer (duke u ngazelluar me inteligjencen diabolike te kriminelit) e nga ana tjeter bejne moralistin. Por ai eshte gjithashtu nje ‘film-pasqyre’ ne raport me «Nymphomaniac», filmin e parafundit te regjizorit : kesaj rradhe, nuk kemi te bejme me historine e nje femre te pafajshmeje (qe e konsideron veten fajtore) por te nje mashkulli fajtor (qe e kujton veten te pafajshem).
E anasjellta.

*

Pra regjizori kesaj rradhe i kthehet heronjve te tij meshkuj (te fillimeve te tij kinematografike) : siç thame ne krye te heres, behet fjale per Jack-un, nje inxhiner banal, te kompleksuar nga amiciet e tij prej arkitekti te deshtuar, por qe beson se me ne fund po arrin te behet artist duke u transformuar në serial-killer.

Nga ana tjeter, skenarisht, te dy filmat e fundit (“Nymphomaniac” dhe ky i tanishmi) ngrihen paralelisht mbi nje çift: heroi(na) kryesor(e) shoqerohet nga nje deshmitar : tek Nymphomaniac ishte nje burre i moshuar; tek «The house that Jack built» eshte Verge, nje prift tek i cili Jack shpreson te gjeje nje dubël te Virgjilit (qe udhehiqte dikur Danten ne vepren e tij per Ferrin)

Ne fotot e meposhtme : tablloja «Varka e Dantes» se piktorit Delacroix dhe nje foto nga filmi ne fjale, haptazi e frymezuar nga ajo tabllo:

*

Por, nese tek Nymphomaniac, Joe, heroina kryesore (qe e konsideron veten fajtore, por qe nuk eshte) arrin te clirohet nga vargonjt e roberise mashkullore (ne fund te filmit, djelli lind tek shtepia e plakut ku ajo strehoet dhe, pasi ai tenton ta perdhunoje, ajo e vret), tek «The House that jack built», Jack perfundon ne skëterrë (ferr).
Pra, ajo qe shpesh quhet provokim (nga ana e LVT) mund te perkthehet edhe keshtu : regjizori «e kupton kete njeri-monster» (sikurse kuptonte Hitlerin ?), por dhe di te tallet me te (sikurse dhe me Hitlerin?).

*

Lars von Trier e ka bere tashme publike semundjen qe e mundon prej vitesh (nje depresion i madh e i thelle) dhe, ne nje interviste te fundit shprehej se kish vuajtur shume per realizimin e ketij filmi. Pra jane disa faktore qe, cuditerisht, kur behet fjale per filmat e ketij regjizori, ndikohesh dashur padashur.

Personalisht, filmi me pelqeu (gje qe do te thote gjithça por dhe asgje, njekohesisht). Por e kam nje pikepyetje : nuk di se si do me duket nese do e rishikoj nje dite (per shembull, kur kam ripare perpara disa kohesh «Dancer in the dark», jam habitur edhe vete se si nuk munda te shoh me teper se çerekun e tij – edhe pse e di qe nuk jam i vetmi qe mendon se ai eshte nje film shume i dobet). Per me teper qe per momentin, perkunder nga «Nymphomaniac», «The house that jack built» eshte nje film qe nuk do doja ta rishihja. Kjo nuk ka te beje fare me temen e filmit (ose me ate qe quhet rendom: film i rende) : filma te tille si “The texas chain saw massacre” apo “Salo” apo “Angst” i kam ripare disa here dhe i adhuroj.

Keshtu qe, po te kemi parasysh se nje film i mire shihet ndersa nje film shume i mire rishihet, me duket se ky problem ekziston me shumicen e filmave te LVT : me perjashtim te «Idiotëve» (e kam ripare mbi 3-4 here!)  apo telefilmit «Medea», te gjithe te tjeret nuk me kane nxitur ti rishoh.

Arsyeja me duket se eshte e meposhtmja :
Ka diçka prej «metafizikë for dummies » (per dudumët) në filmat e LVT. Per shembull, tek «The house that Jack Built» skenat shpjeguese me qingja dhe tigra vertet jane te nje naiviteti assumed nga ana e regjizorit, por prap se prap, naive jane! Po keshtu dhe me jo pak skena te tjera qe evokojne pikturen, muziken, etj etj, pra artet ne pergjithesi.

Kjo me ben te mendoj se, edhe pse LVT eshte nje regjizor fort i talentuar, ai mbetet nje krijues obsesionuar nga ideja e te qenit i shikuar nga sa me shume palë sysh spektatorësh, gje qe ndofta, qofte dhe padashur, e fut ate ne kategorine e atyre regjizoreve te cilet, me gjithe aspektin kontravers dhe radikal te filmave qe ata realizojne, vendi i tyre i vertete eshte diku midis regjizoreve realisht rigorozë dhe atyre komercialë.

Nje pikepyetje e fundit e skepticizmit tim me filmat e LVT vjen po ashtu edhe prej nje fakti te thjeshte : edhe pse ai eshte fans absolut i atyre te Tarkovskit (Melancholia i dedikohej literalisht mjeshtrit te kinemase ruse), ne dallim nga to, më shume se spiritualë, ata jane disi fetarë. Jo se ata predikojne. Kurrsesi. Por mbeten goxha te rrenjosur në universin kristian (gje qe, filmat e Tarkovskit, dinin aq mire ta tejkalonin)

7.8

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2) 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s