Hëna kapak floriri (“First man” – film amerikan me regji të Damien Chazelle)


Macron-i i Hollywoodit, pra, më i riu në moshë nder gjithe fituesit e çmimit Oscar si “Regjizori më i mirë” (Best Director) në historine 90 vjeçare te ‘Academy Awards’  (veçse 32 vjeç kur fitoi kete trofé me La La Land), pra Damien Chazelle, ka bere nje film te ri qe titullohet “First man“.

Per te thene nje te vertete, nuk do kisha shkuar ta shihja (e kam shume mire parasysh se ç’lloj regjie, ç’lloj kinematografie ben dhe mbi te gjitha ofrojne filmat Chazelle: pertej shakasë dhe pertej Macron-it, filmat e tij vuajne rendshem nga deshira e pakontrollueshme e tij per tu treguar virtuoz, i paparë, agresiv, “i pari i klases“, pra nga deshira per te shock-uar spektatorin (gjithmone jo ne rrafshin skenaristik, por kryesisht ne ate te regjise, te mizaskenes).

Por duke qene se kisha lexuar (majtas-djathtas) e degjuar (lart e poshte) edhe disa komente qe thonin se filmi i tij i fundit nuk eshte fare heroik (me gjithe temen fort heroike!), nje ze i fshehte me thosh se disa gjera do ishin interesante në të, perderisa fltej per dicka te tille (per mungese heroizmi).

Dhe ashtu eshte ne fakt. Filmi eshte i mire, dhe ka plot gjera interesante (dmth qe zgjojne interes).

First Man” eshte historia e Neil Armstrong-ut, njeriut te parë ne bote qe vu kemben mbi hënë: filmi rrefen ngjarjet midis viteve 1962 dhe 1969, vit kur u realizua per here te pare misioni ‘Apollo 11’ ,nga NASA amerikane.

*
Damien Chazelle ka bere diçka me mend, edhe pse në pamje te pare jo fort origjinale: ashtu sikurse dhe regjizori Denis Villeneuve tek Arrival (qe ‘kapet’ pas detajit sipas te cilit, heroina kryesore e filmit ka patur nje vajze te vogel por qe ka vdekur nga kanceri, dhe e kthen ne lejtmotiv te filmit kete ‘detaj’), edhe regjizori i “First man” kapet pas nje fakti real: Neil Armstrong-ut, në vitin 1962 (pikerisht, pak perpara se ai te angazhohet si pilot në NASA!, i vdes vajza e tij e vogel (po ashtu si pasoje e nje kanceri).

Dhe qe nga ky moment, duke qene se filmi propozon nje Armstrong jo pak te merzitur (më e pakta) por pse jo edhe goxha depresiv (më e shumta), “First man” mund te shihet edhe si tentativa (e dalë huq) e Armstrong-ut per tu… vetëvrarë! Hëna (vdekja) kapak floriri!
Dhe ate qe ka te mire filmi eshte se nje gje te tille, nuk e rrefen permes hilesh psikologjizuese por permes imazhesh fort impresionuese (per shembull gjendja teknike jo fort e sigurt dhe goxha primitive e ‘Saturn V’, raketes kozmike dhe lançuesit te saj – sa per ta ilustruar me nje shembull) si dhe dinamikes se brendshme te tyre (pra te imazheve). Prej nga padyshim edhe pershtypja e shpeshte (në komentet e kritikes kinematografike) se filmi nuk eshte asfare heroik (aq më mire!), prej nga padyshim edhe suksesi më shume se medioker i filmit ne sallat e kinemave amerikane (spektatoret jane mesuar aq shume me heroizma, sa jane formatuar në pritshmerite e tyre…).

In fine, mund te themi se, nese “La La Land” (2016) ishte nje tentative per tu shkeputur disi nga agresiviteti dhe  heaviness i “Whiplash” (2014, filmi qe e beri regjizorin te njohur ne 2014), “First man” eshte nje shkeputje e vertete nga nje obsesion i tille (pasioni per te qene “i pari i klases“) duke u kthyer ne nje lajm shume te mire per kinofilinë.

8.8

TRAILER :

& 2 :

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s