Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

 

Faqja VI

Tetor 26, 2018

STALKER
Ku e lamë? E lamë tek kafeneja «winkie’s », ku Betty dhe Rita shkojne per te pire nje kafe. Dhe kur vjen kamarjerja qe mban mbi bluzen e saj emrin Diane, Rita kujtohet dhe thote : waaaaa, une njoh nje far Diane, Diane Selwyn !! (duhet pare si e ben fytyren Betty ne ate moment 😉 ).

E po mire- thote Betty, po kerkojme tek numeratori telefonik dhe gjejme nr e telefonit te Diane Selwynit, dhe e marrim.

Kthehen ne shtepi (ke Teze Ruthi) dhe kur Betty merr ne telefon Diane Selwynin, thote: «Jallaaa, sa e habitshme qenka te telefonoke vetveten » 😀

Une si spektator, edhe heren e dyte kur e kam pare ne kinema filmin, nuk kom nok gjo, edhe pse kjo ishte nje indicie jo e vogel nga ana e Lynch per të na thene : eshte enderr !! (pra Betty eshte Diana, dora vetë!!).

E nejse, Diana nuk pergjigjet (del sekretaria, pra Betty degjon zerin e Dianes, dmth te vetin – ndaj dhe thote : jallaaa, sa e habitshme eshte te degjosh vetveten ne telefon), por Betty i premton Rites qe, neser, do shkojne te dyja ke shpia e Dianes: o e gjen Dianen Betty «o vdes » ! 😉 (tamam sic thote dhe shprehja shqiptare).

Por para se te shkojne ke shpia e kesaj Diana Selwynit, Betty-t i duhet te shkoje ne nje audicion per nje film (zaten prandaj dhe ka ardhur ne LA: per tu bere aktore !!) dhe i thote Rites: te me falësh, por paradite do shkoj ke audicioni. Ama do kthehem shpejt, dhe pasdite do gjejme shtepine e ksaj Dianes.

Betty shkon ben audicionin (me ate plakun patetik), dhe ne fund, nje nga agjentet (producentet) i thote Betty-t :

Uaaa, nje bukurane si ty meriton shuuuume më teper se ky film me kete plakaruq te shpifur! Hajde te te tregoj audicionin e nje regjizori te ri, gjenial : quhet Adam Kesher. Do ngelesh pa fjale

 

STALKER 
Pa e bere të gjate, Betty mberrin në audicionin për filmin e ri të Adam Kesher, regjizor shume në mode për të cilin nje Hollywood i tere flet. Midis kandidatéve eshte dhe Camilla Rhodes, për të cilen mafia e Hollywoodit i ben presion të paparë regjizorit (paranojat e Dianes, në fakt) qe ta marrë si aktore kryesore në filmin e ardhshem: THIS IS THE GIRL!

image  image

Por pikerisht në ate moment, Adam Kesher kthen koken, dhe ç’te shohe: nje bukurane ! Nje yll të rene nga qielli ! Sigurisht, kë tjeter pervec se… Betty-n !

Por Betty as qe behet fjale të marrë pjese në audicion: ate e pret Rita, për të cilen Betty do behet copë qe ta ndihmoje për ta nxjerre nga amnezia, për ta mundesuar të gjeje identitetin e saj: “për shkak të Rites” Betty humb kete rast të arte për tu bere nje movie star.
Ah Rita Rita, c’nuk beri Betty për ty dhe ti ja shperbleve aq keq… 😉

 

STALKER
Kshu qe Betty kthehet tek teze Ruthi, merr Riten (qe deprimon për vdekje) dhe nisen në kerkim të shtepise se Diane Selwyn.
Shtepia, nje shtepi e ulet banale në L.A (pa dyshim banesa ku qendroi realisht Diana, kur erdhi në L.A) eshte e mbyllur dhe duket se nuk ka njeri brenda. Andej pari kalon nje grua e re, me pamje jo pak lezbikeje (tek pjesa reale, mesojme se ajo ka qene nje ex girlfirend e Dianes, tek skena kur ajo i troket në dere për të rekuperuar disa sende të sajat personale, gje qe le të nekuptohet se ato kanë jetuar për disa kohe bashke, nen të njejten çati). Biles eshte interesant fakti qe lezbikja eshte pothuaj i vetmi personazh qe ka të njejtin rol si në enderr ashtu edhe në realitet:

Duke qene se shtepia eshte e mbyllur me çels, Betty hyn nga dritarja, dhe pastaj ndihmon edhe Riten të hyje brenda. Edhe pse aty mban ere të keqe, Betty insiston qe Rita ta shikoje mirë atë qe ka para syve: nje grua e re, dergjet në shtrat… e vdekur!

image

Sigurisht, edhe pse Lynch ka vene trupin e nje aktoreje tjeter, gruaja e vdekur nuk eshte vecse vetë Betty/Diana (ose shkurt: Diana), e vetevrare: eshte fiks i njejti krevat me çarçafet roze qe shohim në minuten e dyte të filmit, kur fillon e famshmja enderr.

Thene ndryshe, Diana ka futur déjà në endrren e saj aktin e vetevrasjes, si për ti thene Rites/Camilles (ose shkurt, Camilles) : e shikon se c’kam bere unë për ty? Kam vrare veten!! Shikoje me syte e tu rezultatin!

Rita largohet shume e tronditur nga vendi i krimit (vetevrasjes). Betty jo! Sepse ja arriti qellimit: të fajesoje Riten/Camillen për vetevrasjen e saj (të mevonshme).

 

korriku
kur the ne fillim se filmi eshte endrra e Dianes ku ajo merr personazhet nga realiteti dhe ben cte doje me ta, u duk e kollajshme. Sa me tej procedon zberthimi, aq me shume kuptohet sa e komplimuar paska qene e gjithe kjo shthurje e thurjes se Lynch.

 

STALKER
Në darke, fort e tronditur nga ajo c’ka parë, Rita tenton të prese floket. Betty i ofron nje paruke të verdhe: brunia Rita transfromohet në bjonde! (duke ju afruar keshtu pamjes se Camilla Rodes, bjondjes se endrres qe zevendeson Camillen e vertete (brune, sigurisht) në enderr) :

Perpara se të flene, dy vajzat bejne dashuri për here të parë mes tyre. “E ke bere ndonje here tjeter kete gje?” – pyet Rita Bethy-n. Kjo e fundit nuk pergjigjet…

Nga ora 2 e nates, Rita fillon të flase pergjumesh gje qe zgjon dhe Betty-n. Rita zgjohet dhe i kerkon Betty-t të shkojne se bashku në nje teater, në klubin “Silencio”.

Fillon “hakmarrja” e Rites: fillon mesymja e saj për ti dhene fund endrres se Betty-t. Për kete i vjen në ndihme klubi Silencio ku, gjithshka eshte playback (kujtoni kengen e mrekullueshme të kenduar nga Rebekah del Rio, në spanjisht (Llamando, Crying), nje kenge e vjeter e vitit 1960 shkruar nga Roy orbison :

Në fund të kenges, Betty zgjat doren për nga çanta e saj dhe gjen nje kuti blu. Të dyja vajzat kthehen në shtepi, por kur futen brenda, Betty eshte… zhdukur!

Janë sekondat e fundit të endrres. Rita hap kutine me celesin blu, të cilit nuk dinte ti jepte pergjigje pse ndodhej në çanten e saj të dores, në fillim të filmit, fill pas “aksidentit” në veture. Kutia blu bie pertoke. Shohim teze Ruth-in (fantazma e saj me sakte, perderisa ajo ka vite qe ka vdekur!!) tek i duket se ka degjuar nje zhurme (zhurma e kutise blu).

Shohim Dianen tek fle, me kemishen e zeze të nates (sipas endrres).

Kaubojsi qe kalon dhe thote frazen e famshme: “Zgjohu bukuroshe. Boll fjete. Erdhi koha të zgjohesh”

Ekran i zi. Për disa sekonda:

Imazhet e para nga zgjimi i Djanes (kemishe nate gri: realiteti )

Fundi i endrres !

STALKER

Citim korriku:
Sa me tej procedon zberthimi, aq me shume kuptohet sa e komplimuar paska qene e gjithe kjo shthurje e thurjes se Lynch.

!!!

Prej nga ‘insistimi’ im në zberthimin e skenarit.

  • C’eshte permbajtja (skenari)? Forme (mizaskene)!
  • Po forma (mizaskena)? Permbajtje (skenar)!

 

(vijon ne faqen 7)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s