Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

 

Faqja V

Tetor 25, 2018

STALKER

E nejse, Betty fillon te kujdeset per “amneziken” Rita, qe kerkon identitetin e saj. Dhe zdruq zdruq, shkojne te dyja per te pire nje kafe pikerisht tek kafeneja “Winkie’s” (qe ndodhet ne Bulevardin e famshem “Sunset Bulevard”, titulli i nje prej 10 filmave me te bukur bardh-e-zi te historise se kinemase ! – biles shume kinofile mendojne qe MD eshte homazh (ose remake) i Sunset Bulevard, kryevepres se Billy Wilder-it).
Aty ka nje “detaj” te hatashem (prej nga lind nje skene po aq e hatashme): ne pjesen e fundit (reale) te filmit (pra në skenen kur Diana paguan vrasesin me pagese qe te eleminojë Camillen),

index

po në ate kafené eshte dhe nje djale i ri, klient i çfardoshem, i cili thjesht po paguan faturen e tij.

Diana e sheh, dhe i fiksohet si fytyre: e traumatizuar nga ideja se ai mund ta kete degjuar biseden e saj me vrasesin me pagese, e merr kete person (krejt te çfardoshem!) dhe e ‘fut’ në endrren e saj dhe e rivendos po ne te njejten kafené (Winkie’s) perballe me nje meso-burre (me siguri, psikologu i tij) dhe i jep emrin Dan. Dhe krijon ate skenen e famshme ku Dan i thote psikologut te tij se “ka pare nje enderr” (etj etj) dhe nje monster fshihet pas murit te kafenese :

Monstra, në pjesen ënderr, duke qene se Dan thote se e ka pare ne enderr (pra eshte enderr brenda endrres!!), nuk eshte veçse dubla e vete Dianes, his monstruous face  (edhe pse, duhet pranuar qe monstra shihet edhe pas mbarimit te endrres, pra tek pjesa reale e filmit: shihet pothuaj ne fund fare, ne te njejten qoshke prapa murit, si “bag lady”, si lypsare (gje qe supozon se Diana duhet ta kete pare tashme ate grua, dhe e fut ne endrren e Dan-it, gjithe duke bere pjese ne endrren e saj te madhe)

ne foto: David Lynch dhe monstra

 

STALKER
Biles, per te qene te sakte, ne minutat e fundit fare te filmit, monstra shfaqet me nje kuti blu ne dore, prej nga dalin… dy pleqte! (Lynch perdor metaforen e lindjes: nga mostra ‘lindin’ dy pleqte e veckel, në miniaturë, te cilet jane shtytesit definitive qe Diane te kryeje vetevrasje)

 

Albano-id

Naomi wats eshte nje aktore shume e mire qe ka lojtur mjaft role por shkelqen te mulholland dr. Madje diferenca me rolet e tjera qe ajo ka luajtur eshte e hatashme qofte dhe me vete twin peaks 3 ku ka nje rol.
Merita eshte pa dyshim e Lynch qe ka ditur ta filmoje empatikisht, por edhe e ndryshimit te rregjistrave te cilave ajo i ben brenda filmit.

 

STALKER
Vazhdimi i karrieres se nje aktori/eje te mire (pra me dhunti, të themi) por te lançuar (discovered) nga nje regjizor i mire, eshte çik edhe zgjedhje personale (pra nuk eshte vetem pune “kerkese/oferte tregu kinemaje) : po shikoja trailerin e filmit te ri te Claire Denis (regjizores se “Nje diell i bukur i brendshem”) dhe rolin kryesor aty e luan Robert Patinson. Para ca kohesh po shihja nje interviste te tij dhe ai shpjegonte se, edhe pse u lançua ne kinema nga “Twilight”, tani nuk i intereson më te luaje ne blockbuster, pra “sa per te bere leke” por ben maksimumin qe te punesohet nga regjizore te mire (ose po i quajme: ambicioze). Dhe ne fakt, qe prej “Twilight” ai ka luajtuar tek “Cosmopolis” dhe “maps to the stars” te Cronenbergut (jo pak !!), The Lost City of Z (e James Gray -edhe pse personalisht nuk e kam pelqyer fare ate film, por ky eshte tjeter debat: Gray eshte regjizor sh sh i mire), e mbi te gjitha “Good time” te vellezerve Safdie! Dhe kaq. Pra nuk ka luajtur edhe ne blocbuster (per leke) edhe ne filma ambicioze (autorialë), sic bejne psh Brad Pitt apo ku di une. Jo. vetem tek keta te fundit.
Pra eshte çik edhe zgjedhje personale (mu qesh biles, sepse ne interviste, ne nje moment thote: une kam leke, pra kam te ardhura financiare; nuk kam nevoje te ‘sforcohem’ kot e te luaj ne blockbuster, vetem e vetem se “kshu ben gjithe dynjaja” e te fitoj edhe me shume parà. Nuk më intereson”.

Mire e kish. Me të jam

 

korriku
nenjefare menyre, MD eshte ne pjese te madhe jo vetem kinematografi mbi nje enderr (se pjesa tjeter eshte realiteti i Dianes, qe eshte dhe substrati i ketij filmi noir) por edhe film qe ne menyre te papare formen e vet e realizon permes nje narrative e komplikuar me linja te shumta qe nderthuren ne forme rrjete gjate gjithe gjatesise e gjeresise se filmit.
sh. interesant, ne saje teje kjo stalker

 

Albano-id
gjithe shpjegimi i stalker me siper i ben nje zberthim te detajuar gjithe skenarit, ndihmon shume ne parjen e filmit, por vecoria e teoria e lynch rreth filmave (shikuesit ne pergjithsi jo te gjithe arrijne ti vlersojne keto filma, ndahen si me thike), adhurues i meditimit transhendental( teknike mjaft e perhapur hinduiste), eshte qe shikuesit nuk kane pse te kene te gjithe te njejtin interpretim apo te marrin te njejtin kuptim, apo nuk ka pse gjithcka te jete llogjike e te bej sens, gjera te ndryshme u ndodhin njerzve te ndryshem, por nese dicka eshte reale dhe e vertete autentike, edhe pse enderr, gjithcka lidhet dhe mund te rezonoje.
Nje interviste per ti shkuar deri ne fund ketij filmi, mjaft interesante ( lynch ka goxha dhimbsuri per aktoren ne fjale,) tregon historine e berjes se filmit qe nisi si nje pilot per ABC.Naomi ekish pare filmin per here te pare pas 15 vitesh

 

korriku
dmth 2 here ne 15 vjet kohe… ripare pas 15 vjetesh.
flm per kete video te kesaj interviste te mahnitshme. Edhe per mua N. Watts eshte nje fav. Ja ku me ne fund ajo edhe qendroi konkretisht mbi skenen e masturbimit te Dajanes me hollesite e veshtiresive a problemeve ne xhirim. Sic e permendet ti dhe stalker ajo eshte nje lezbike dhe e abuzuar emocionalisht. Jeta e saj eshte shpejt per ta gjykuar nje ‘failure’ / deshtim, megjithe mungesen e realizimeve ne aspektet kryesore: emocionale e karriere. Megjithate ajo vendos i jep fund jetes. Dy dekada me pare bota homoseksual  ka qenemjaft me e veshtire dhe me pengesa te medha.
Kisha pare ca klipe mbi Lynch dhe transcendential meditation.

 

STALKER
Haha, Lynch eshte bob : edhe pas 17 vjetesh “its about love” thote (të njejten gje thote edhe në intervisten qe shoqeron DVD e filmit, dalë në 2001 në France). Por edhe për të tjerat qe thote në videon e melartme: janë pak a shume ato qe thosh qe asokohe.
ps: nuk e kuptova ate punen me rusë… . Nese dikush e ka kuptu

 

Albano-id
megjithste mendoj se nuk vihet theksi thjesht mbi nje lezbike dhe boten homoeseksuale,por me e thelle, kryesisht mbi menyren se si ajo bie pre e endrraveve shpresave dhe deshirave. Skena e masturbimit eshte thjesht nje element filmik, it’s all about love thote lynch.

STALKER
Ne fakt filmi s’ka te beje fare (po fare amà!) me homoseksualizmin (dmth lezbizmin) por thjesht me dashurine (it’s all about love – thote e rithote Lynch ne intervistat e tij). Por dhe ne pergjithesi, filmat e mire, edhe kur ka qene fjala per ndjenjen e dashurise brenda gjinise (Tropical malady, po me vjen ne mend nje tjeter film i shkelqyer) nuk e kane trajtuar kurre ate, pra dashurine, ne prizmin e kultures homo, por thjesht si ndjenje (pa adjectif nga mbrapa).
ps: te pyeta me lart pse permend Rusine Lynch ne interviste. Por ndofta e kam degju gabim…

STALKER

Citim Albano-id:
shikuesit nuk kane pse te kene te gjithe te njejtin interpretim apo te marrin te njejtin kuptim, apo nuk ka pse gjithcka te jete llogjike e te bej sens, gjera te ndryshme u ndodhin njerzve te ndryshem, por nese dicka eshte reale dhe e vertete autentike, edhe pse enderr, gjithcka lidhet dhe mund te rezonoje.

Sigurisht !! 101% dakort !
“zberthimi” skenaristik i MD nga ana ime (e qe nuk e kam mbaruar ende 😀 ) sigurisht qe ka dicka diabolike: eshte i vetmi film per te cilin kam shkruar kaq në detaje per historine e tij, ndërkohe qe jo vetem behet fjale per nje nga filmat me te lire, me te magjishem te se pakten ketyre 20 viteve te fundit në kinema, por ti e ke parasysh se sa “rendesi” ka per mua skenari (bashke me lojen e aktoreve, jane dy gjerat per te cilat flas me pak, kur flas per nje film). E megjithate, MD e meriton nje «zberthim » te tille, sikur qofte dhe per ata (ka ende oO 😛 spektatorë qe mund të pretendojne se filmi nuk eshte i kuptueshem per nga skenari, pra nga ngjarja qe tregon.
Perkundrazi, ai eshte plotesisht i deshifrueshem! Edhe pse jo detyrimisht i deshifrueshem (dhe ketu qendron dhe forca dhe magjia e tij)

 

(vijon ne faqen 6)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s