Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

Faqja IV

Tetor 24, 2018

STALKER 
Pra:
Nje dite te bukur, nje aktore diletante nga Ontario, nje farë Diane Selwyn, zbarkon ne LA.
Ne aeroport, me te gjitha gjasat ajo ka takuar nje cift pleqsh, Irinën dhe te shoqin e saj, nga te rrallet personazhe qe ndodhen vetem në endrren 90 minutesh. Kjo nuk do te thote se ata nuk kane ekzistuar (perderisa, sapo thame qe, endrra, eshte “nje enderr prej verteti”); biles pee te qene 100% te sakte, dy pleqte shfaqen edhe ne pjesen reale te filmit, ne fund fare, kur ata rreshkasin te veckël fare si liliputë, nen derë, dhe ulerijne si histerike drej Dianes, si per ti thene: “ti nuk u bere aktore e madhe, nuk u bëre! Vrit veten më mire!”
(dhe pak sekonda me vone, Diana realisht vret veten).

Kjo tregon qe, pjesa e dyte e filmit (pra pjesa reale, pra 40 minutat e fundit) rrefejne diten e fundit te jetes se Dianes: zgjimin e mundimshem te saj nga gjumi (dhe endrra) cfilitese dhe vendimin e saj per te kryer vetevrasje.

Por (por!!) ne ato 40 minuta ka dhe aluçinacione (futja e dy pleqve nen derë!!) dhe disa flashback-e, pra ngjarje qe kane ndodhur më parë nga ajo ditë e fundit e jetes se Dianes (Dianes i rikujtohet psh, se si tek kafja “Winkie’s” pagoi nje vrases me pagesë per te eleminuar Camillen. Biles vrasesi i thote: “kur ta shikosh kete çeles blu ne tavolinen tende, do te thote qe vrasja u krye”:

Diana shikon çelesin blu tek tavolina e vogel ne shtepine e saj, ne minutat e fundit te filmit, gje qe i konformon se Camilla nuk eshte më ne kete dynjà

Në fakt, objektet, tek ky film, gjoithmone jane dubël : çelesi ne fjale eshte blu (ne filmat e Lynch, BLU eshte simbol i vdekjes; edhe ajo spektatorja në lozhë, ne fund te filmit e qe thote “Silenzio” i ka floket blu!!), dhe korrespondon me çelesin blu te kutise (së Pandorës?) tek pjesa e ëndrres:

Po e njejta gje ndodh dhe me telefonat, me filxhanët e kafese etj etj : (do i shpjegoj më vonë) : te gjithe jane dubël (ënderr/realitet)
vijon

STALKER 
Pra: Diane Selwyn shkon ne Los Angeles per te bere karriere ne Hollywood, dhe strehoet tek tezja e saj, teze Ruth-i e cila, ne fakt, ka vdekur (kete Diana e thote më vone, ne nje moment tjeter te filmit), por gjate ëndrres, shohim teze Ruth-in tek iken nga shtepia (nuk me kujtohet ku iken – gjithsesi, nje gje e tille eshte e pavertete, sepse ajo ka vdek prej kohesh) dhe ja le shtepine gati Dianës.
Kur Diana mberrin tek shtepia e teze Ruth-it (jemi ne pjesen ENDERR, sigurisht) e ku gjoja concierge e pallatit eshte Coco-ja, nje grua e pispillosur (por qe ne fakt, shume me vone, mesojme qe eshte mire e bukur nena e regjizorit Adam Kesher!!), Diana na gjen nje grua te re brune, te plagosur ne balle, te cilen nuk e njeh, te fshehur brenda apartamentit, e qe na paskerka bere nje aksident rrugor, dhe na e kerkoka policia dhe mafia!
Por qe, ngaqe eshte e tronditur nga aksidenti, nuk i kujtohet as emri ! 😀

Thene ndryshe: Diana e ‘zbukuron’ (në ënderr, sigurisht!!) sipas qejjfit te saj menyren se si eshte takuar per here te pare me Camillen (brunen) : ne fakt, ajo eshte taku me te gjate xhirimit te filmit “Sylvia North Story” (kete e mesojme gjate ceremonise se darkes tek vila e regjizorit, kur te ftuarit prezantojne veten, e me kete rast, veten e prezanton edhe Diana). Por në ënderr, ajo sajon nje skenar tjeter, sajon nje aksident, si per ti mbushur mendjen vetes (dhe ne, spektatoreve) : “Ja, une e shpetova Camillen ! Kur e gjeta te plagosur të fshehur tek shtepia e teze Ruth-it, nuk e denoncova, por e shpetova, e strehova, e ushqeva, biles e ndihmova qe te gjeje identitetin e saj. Sa kam bere une per Camillen, s’ka bere njeri!” (dhe indirekt, kete ja thote dhe vete Camilles, gjate gjithe pjeses endrres, edhe pse kjo e fundit, kur i vjen ne maje te hundes, i tregon vendin Dianes: vendi eshte teatri “Club Silencio”, teatri qe do ndihmoje qe Dianes ti dale endrra (“No hay banda ! There is no band ! … It is an illusion!”), por kjo eshte shume më vone, pothuaj ne fund te endrres, dhe do ti kthehemi më vonë).

Pra Diana e strehon brunen (ende nuk ja dime as emrin prej verteti, as emrin-gjasme). Gjithmone sipas endrres. Gjithmone sipas asaj se si do donte Diana te kishin rrjedhur ngjarjet.
Bile ketu ka nje detaj shume ‘komik’ qe sterkonfirmon se eshte enderr: kur teze Ruth-i iken nga shtepia, brunia e plagosur sapo mberrin ne oborrin e saj: tezja eshte duke mbyllur deren e shtepise kur brunia fshihet tek kaçubet e kopshtit te shtepise se teze Ruthi-t.
Vizualisht, ne ate moment, Lynch perdor nje ‘shot reverse shot ’, teknikë qe perdoret midis dy njerezish qe shihen mes tyre. Pra, normalisht, teze ruthi duhet ta shihte qe ç’ke me të brunen, tek kalon tek kopshti i shtepise se saj. Por jo! Tezja nuk e sheh 😀

image

Spektatori me siguri thote me vete: po kjo, si nuk e pa?? Nuk i ka syte ne balle?? Por, duke qene i perfshire ne ethet e intriges, spektatori e ‘harron’ kete gje, dhe vazhdon te ndjeke rrefimin qe i ofrohet para syve…
Ne fakt, jo vetem qe jemi në enderr, por i bie qe teze Ruth-i, duke qene se ka vdekur para shume vitesh, nuk eshte veçse nje… fantazëm!

 

Albano-id
Do shtoja qe Te pjesa e fundit reale janw nja dy plane mjeshterisht te arrira, njera ku Dajana masturbon duke qare e duke veshtruar tavanin me forma kodrinore, aludim per hiret femerore te kamiles. Mjerimi e zhgenjimi i Dajanes aty arrin kulmin.

Si dhe nje skene tjeter flashback ku bie telefoni dhe dajana merr ftesen per te fejesa e kamiles nga kjo e fundit, muri i shpelare dhoma e erret, postura e dajanes, nje nga mizanskenat me simbolike te filmit.
Vetem duke pare keto plane kupton 70 per qind te gjendjes psiqike te personazhit, masterpiece. Eshte nje nga ato filma ku mund te kuptosh edhe rolin e rendesishem te mizanskenes ne nje film.

Nje nga skenat me magjepese ajo e shtegut te fshehte neper te cilen kamila teheq daianen eshte nje nga skenat me te bukura kinematografikisht e dhene nepermjet nje rrugetimi ne terr pra nje rrugetimi ne mendjen, ndjenjat psiken e Dajanes, te abuzuar emocionalisht, e gjitha nen efektin e muzikes perforcuese te badalamentit

Se harrova edhe sekuencen e audicionit gjate filmit, eshte nje film brenda filmit, pasi stonon me pjesen tjeter te endrres qe eshte e nje cektesie emocionale qe paralajmeron vertetesine e endrres, ne momentin qe aktrimi behet serioz, emocionues, pra i vertete, . Pra lynch loz shume me pritshmerite tona (gati deja vu), mjeshterisht ne kete aspekt.

Ne nje menyre Lynch duke u futur ne koken e personazhit te dajanes arrin te futet ne mendjen e cdo njeriu me endrra xhelozi e pasione.

Tetor 25, 2018

STALKER 
Ti dole “ne fund te filmit” (s’ka gje, po bej shakà), por meqe dole e meqe u kenaqa me ato qe kishe shkruar, per here te pare pas kaq vitesh po mendoja qe, hakshe hakshe, edhe pse “ja merr shpirtin Dianes” (e torturon me endrren e saj te pafundme), prap se prap, eshte Diana ajo qe Lynch do më shume (edhe pse ai i filmon, emocionalisht dhe empatikisht, ne menyre te barabarte). Jam pothuaj i sigurt per kete : sikur qofte dhe ne prizmin e te berit nje film: rolin e Djanes e luan Naomi Watts, aktore anglo-australiane e cila, edhe pse kish luajtur ndonje rol koti para MD, eshte ky i fundit qe e ben realisht te njohur ne gjithe boten dhe lançoi realisht karrieren e saj (fundja si gjithmone: kane qene regjizoret e mire ata qe kane zbuluar aktorët/aktoret e talentuar, ose më sakt, u kane ofruar mundesine te kuptojne se cdo te thote te luash ne nje film te mire). Nderkohe rolin e Camilles/Ritës e luan Laura Elena Harring, nje ish-Miss Amerike (qellimisht Lynch ka pas zgjedhur nje te tille, sepse roli i saj, në te pakten 2/3 e filmit, ishte rol i nje kukulle prej-plasteline) e cila, qe prej MD, sikur s’ka qullosur gje…

Kshu qe, sikur vetem ne kete aspekt ta shohesh, Diana eshte, perfundimisht, e preferuara e Lynch

 

STALKER
vazhdojme:
Pra Diana strehon ne shtepine e tezes se saj brunen, te ciles as emri nuk i kujtohet.
Por brunia, ne sallen e banjes, sheh nje poster te filmit te famshem “Gilda”, ku duket Rita Hayworth, nje nga aktoret me te famshme te Hollywoodit te viteve ’40, thirrur ndryshe “Perendeshe e dashurise” dhe i thote Dianes: “Une e kam emrin Rita!”

“Gezohem qe u njojtem” – i thote Diana. Une e kam emrin Betty ! 😀
Dhe keshtu do te therritet Diana, pergjate 2/3-ve te filmit: Betty.
Lind pyetja: po nga doli ky emer?
Kete e mesojme nga nje skene e shkurter, ne pjesen reale te filmit (pra ne çerekun e fundit te tij), skene qe ne fakt eshte nje flashback (pra Diana, e zgjuar nga endrra e gjate, rikujton nje skene në kafen “Winkie’s” gjate te ciles ajo paguan nje vrases me pagese per te eleminuar Camillen). Por ne ate café (bar), kamarjerja qe sherben e ka emrin… Betty !

Dhe ç’fare ben Diana ? Merr emrin e kamarieres (bjonde dhe ajo!! dhe shume kinge) dhe ja mvesh vetes në enderr (vetequhet BETTY), ndersa kamarjeres, gjithmone ne enderr, i jep emrin e saj: Diane!

(vijon ne faqen 5)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s