Pagjumësia sipas shamanit tailandez të imazheve (“Blue” – metrazh i shkurtër nga Apichatpong Weerasethakul)

Faqja II

Tetor 8, 2018

korriku
xhami si medium i dyfishte, reflektues e transparent… he is crazy
por se mos eshte e vetmja ‘loje’ e tij.
Sfondet me pikturat jane po aq ‘crazy’,
duke vrare mendjen kujtova qe deri vone ne shek. XX fotografet i perdornin ato ne studiot e tyre si sfond per njerezit.
Ato jane edhe imitim i skenografise teatrale, nderrimit te saj.
Me kujtuan edhe disa lloje peisazhesh qe u varnin ne mure ne shtepiat tona nga vitet e pasluftes deri ne vitet ’70, piktura ne vaj me kopshte idilike mbreterore…
ka nje te shkurter tjeter Weerasethakul, ku djemte luajne me topa zjarri gjithashtu. Filipinasit, tajlandezet, ajo ane e botes ne pergjithesi, ka tjeter kulture, qe besoj, ne nga hemisfera veriore na ben te luajme vendit.
Ndonjehere nje film i shkurter eshte me kollaj te flasesh se per nje normal, ndonjehere

jo.

Tetor 10, 2018

Albano-id
meqe permende vellezerit dardenne, ku qendron ngjashmeria me Apichatpong, ndonese qasja formaliste e ndryshme, te paret me natyraliste sikurse e the?

Tetor 11, 2018

STALKER 
Pyetje me vend.

Edhe pse kinematografia a Apichatpong-ut vizualisht eshte thellesisht taliandeze (dhe spektatori oksidental mund ta ngaterroje me ekzotiken), ajo eshte po aq politike. Per shembull, po te marresh filmin e tij te fundit (Cemetery of splendour), konstaton se eshte film politik qe flet per Tailanden, per junten ushtarake (qe ka marre pushtetin qe prej 2014-s dhe shtyn zgjedhjet cdo 6 muaj) etj etj. Ndryshimi nga filmat e vellezerve Dardenne (per ti marre si arketip i kinemase se mire europiane) eshte se qasja per nga ana formale nuk eshte natyraliste por, te themi, romantike.

Fundja, ti me te drejte thua thua nganjehere qe, ‘Twin Peaks’ i Lynch-it eshte film politik (Amerika në krizen e ketyre 30 viteve te fundit). Eshte fiks e njejta gje me Apitchatpong (qe ne nje far’ menyre, eshte Lynch-i i Tailandes, vetem se kodet e kinematografise se tij jane te ndryshme nga ato te Lynch), dhe po ta mendosh mire, ne vlere absolute, në te dy rastet, kemi te bejme me kinema romantike.

Shkurt, po aq politik sa eshte amerikani Lynch (ose belgët Dardenne), eshte edhe tailandezi Apichatpong

 

Albano-id 
Ehe, kuptoj. Po e vertete, twin peaks ka mjaft ind politik, vete fakti qe trajtohen ngjarjet ne nje qyteze te humbur amerikane e ben mjaft politik, por duke i dhene dhe permasa globale sic di lynch.
Ne fakt me kane pelqyer vecanerisht ato pak qe kam pare nga vellezerit belge, ajo ftohtesia origjinale ne filmat e tyre, alla bresson ndaj dhe pyetja me teper.

 

STALKER 
Ndryshimi me vellezerit Dardenne eshte se, temat sociale (e per rrjedhoje, politike) tek ta trajtohen frontalisht, pra haptazi (e qe shpesh e quajme, në menyre natyraliste, pra “si prej verteti”), ndersa tek Lynch apo Apichatpong, në menyre më te terthorte, më onirike, më romantike. Por prap, politikë eshte.

ps: kjo puna e natyralizmit të Dardenne-ve, eshte çik edhe më ngaterruar se kaq sepse, sic permend ti me te drejte, ka goxha bressonizem në filmat e tyre. Por, natyralizmi, par définition, ndodh kur kinemaja imiton realitetin. Por, siç ka thene pikerisht Bresson, kinemaja nuk mund ta arrijë relaitetin duke e imituar (ndaj dhe kerkon rruge te terthorta per t’ja rritur ketij qellimi). Kshu qe hakshe hakshe, as filmat e dardenne, nuk jane puro natyralizem, por jane diçka mê shume se kaq.

ps2: per t’ju rikthyer filmave te Apichatpong-ut: ajo qe konfirmon faktin se filmat e tij jane politikë eshte dhe fakti qe, edhe pse thellesisht tailandezë (dmth vend ekzotik par excellence, nga pikeshikimi oksidental), ata kurre nuk jane ekzotikë, dmth kartolineskë. Per asnje sekond te vetme !

 

Albano-id
nuk e dija, tani e lexova, paskan fituar edhe nje cmim Bresson, Dardennet. A eshte natyralizmi nje tipar me i shprehur i kinemase autoriale europiane, pershtypja ime te pakten http://decentfilms.com/articles/dardennes

 

STALKER

E kam ripare “2 days 1 night”. Eshte definitivisht… masterpiece !

 

Albano-id
roli me i bunur i mariion cotilliard per mua, si dhe i nje depresiveje ai te two days one night. Akti altruist ne fundduket te jete dhe drita ne fund te tunelit per personazhin qe ajo luan. mungesa e sountrack gjate gjithe filmit i jep nje peshe emocionale kesaj skene https://youtu.be/MLA_fovLifwo
do ta shof patjeter filmin e zvicerianit
per sa i perket apichatpong, filmi i tij “cemetery of splendor” ishte edhe estetikisht shume i bukur. Filmat e tij jane mjaft statike ne plane.

 

(vijon ne faqen 3)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s