Faulkner-i, mandarina dhe maçoku (“Burning” – film koreano-jugor me regji te Lee Chang-dong)

 

Faqja II

Albano-id Dhj ’18
Interesante te Burning lagjia ne seul ku dukshem jeton nje shtrese e mesme e larte, e pasur, ngjason mjaft me lagjen kodra e djellit, ndertuar kohet e fundit, ku kane shtepine mjaft nga vipat dhe elitat e Tiranes

STALKER Dhj ’18
PER TE MOS SPOILER FILMIN:
edhe pse nuk eshte aty ‘çeshtja’, gjithsesi per kuriozitet : ti mendon qe pasaniku e … vajzen ? (tek Burning e kam fjalen)

Albano-id Dhj ’18
po une ne fillim mendoja se ishte trillim i ketij tjetrit. imagjinate e tij, por disa detaje te benin te mendosh se e ka … prej verteti.

STALKER Dhj ’18
CitimAlbano-id:Interesante te Burning lagjia ne seul

Normal, sepse sociologjikisht, jemi vende te ngjashme. Koreanet kane qene nga 2-3 popujt me te varfer te planetit, ne fillim te shek XX. Dhe, sikurse ne Shqiperi ku gjithcka shpertheu pas hapjes se vendit ne 1990, i njejti fenomen ka ndodhur ne Korene e Jugut pas viteve 70.
Ne vende, per shembull, si Franca (me histori e sociologji krejt tjeter) ne qytete nuk sheh fenomene e tilla (ose, pothuaj JO) : perzierja e shtresave te popullsise eshte me kaotike

korriku Dhj ’18
pashe ‘Burning’, nuk kam fjale…
loja me realen-irrealen, e prekshmja-virtualja, universet paralele sic thosh Haemi. Mbyllja e menjehershme thike, si thika me te cilen mbyllet. Perkthimi keq ne angl., pak sic kur te huajt flasin shqip pa bere lakimin e emrave a zgjedhimin e foljeve, etj.

STALKER Dhj ’18
hehe, eshte film që shënjon, sigurisht falë formes thriller (eshte film antonionian, nese do na duhet me patjeter ta fusim “diku”)

Citimkorriku: Mbyllja e menjehershme thike

@Albano-id too :

Tek mbyllja, ka nje plan filmik 8-10 sekondesh (long take) qe eshte per mendimin tim edhe ideja me e mire kinematografike e gjithe filmit (per te thene nje te vertete: pa të, per mua, filmi do ishte banal, i çfardoshem):
kur Jongsu e … (nuk e them dot foljen, per te mos zbuluar sekretin skenaristik te filmit) Beny-n, ky i fundit (duke qene se regjizori i filmon fytyren në plan te madh), pasi habitet nga akti i Jongsu-së, dale e ngadale, gjithe duke …, e rrok ne krahet e tij Jongsu-në. Dhe nje buzeqeshje i lind ne fytyre.

It’s all about this smiling, sepse ka 101 menyra per ta lexuar ate buzeqeshje:

  • ne të gjithe jemi “in the same shit” (pra, ta kam falur që më…)
  • pse, vertet kujtove ti qe une e kam… Haemi-n ? (vajzen)
  • mire ma bere, fundja e meritoja (jam une qe e… Haemi-n)
    etj etj

Nje buzeqeshje = sa nje film i tërë

 

Janar 5, 2017

squarepusher 
Sapo mbarova Burning. Digjet ngadale-ngadale. Kulmi i thjeshtesise dhe misherimi i ‘pak dhe sakte’.

 

Advertisements

2 comments

  1. Ka 3 dite qe e pashe filmin ne kinema edhe nuk po me hiqet prej mendjes. Nuk po e blej edhe shume ngjajshmerine me Murakamin, adaptimi i tij osht ne aspektin narrativ po jo edhe ne substancen e filmit, i cili nuk mu duk postmodern (perkunder Murakamit) ne qellimin e tij. Ngjajshmeria me storien e Faulknerit mu dok ma e afert ne kete aspekt.
    Sidoqofte, filmi osht e bëma e vet mjaftushem qe mu konsideru si veper autentike.
    E di qe ambiguiteti te lejon shume interpretime po prape nuk besoj qe me kaq duhet lene ky film. As lufta klasore nuk mendoj qe osht aq prevalente sa te jepet me kuptu.

    Personazhi me intrigus padyshim qe mbetet protagonisti Jungso, i cili me harresen edhe paqartesine qe e ka ndaj botes e reflekton nje shoqeri te re e cila osht e humbur ne raport me identitetin e saj, perpos kesaj, e ka pergjegjesine qe ta zgjedh katrahuren qe e kane lene pas gjeneratat e mehershme. Besoj kjo ilustrohet bukur te ajo skena e vallezimit lakuriq (skena me e bukur qe kam pare kete vit ne film) kur pas inhalimit te barit dhe muzikes se Miles Davis, euforia e Haemit e bene qe bota te jete e saja ne ato momente, vetem qe te kaloj efekti dhe te filloj te qaj nen pellitjet e lopeve.
    Ne momente te tilla te konfuzitetit, protagonisti kerkon ti jep kuptim jetes se vet pasi ajo fillimisht ju morr “padrejtesisht” (loja me perceptim nga Chang-dong osht shume e bukur ketu) nga nje person misterioz. Te gjitha keto bejne qe Jungso ta fajesoj te jashtmen, misteriozen, te paspjegueshmen qe po e rrethon, Kjo pastaj e bene shume e lehte ta ndertosh nje trajektore ku ky problem thjeshtezohet ne nje individ (ala guvernatori ne Taxi Driver) dhe rruga drejt heroit (te pakten te mendjen e protagonistit) osht e pashmangshme.

    Sigurisht qe konteksti osht i rendesishem ketu, nuk do kishte kaq fuqi sikur t vinte ky film nga ni vend skandinav psh po per Korene dhe vendet tjera (keto vendet nga vime ne psh) te te cilat hapjet neoliberale globale na kane zene pa arritur ta njohim vetem, konfuzioni shume lehte kthehet ne dhune aq me pak kur Kosova apo Shqiperia jane ende shume me te padefinuara identitarisht se sa Korea Jugore.

    Liked by 1 person

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s