Faulkner-i, mandarina dhe maçoku (“Burning” – film koreano-jugor me regji te Lee Chang-dong)


Filmat e ketij regjizori (i cili, andej nga fillimi i viteve 2000 ka qene per pak kohe deri dhe minister kulture ne vendin e tij!) çuditerisht i kam pelqyer në perpjestim te zhdrejte me kalimin e viteve: nëse per “Oasis” (2002) ruaj nje souvenir te shkelqyer (edhe pse nuk e kam riparë më qe prej asaj kohe), Secret Sunshine (2007) më pat pelqyer disi më pak, ndersa Poetry (2010), pothuaj aspak.

Por Lee kish plot 8 vjet qe nuk kish bere ndonje film te ri dhe, per mendimin tim, kjo ishte shenje e mire. Nga ana tjeter, kritika kinematografike e kish pritur shume shume mire “Burning” gjate prezantimit te tij ne festivalin e fundit ne Kanë, në kategorine e 20 filmave kryesore te seleksionuar në konkurim per Palmen e Arte (filmi nuk mori asnje çmim, meqe ra fjala). Te gjitha keto e kishin rritur sa kuriozitetin, aq dhe pritshmerine time per të.
Dhe per fat, “Burning” eshte pa frike ne nivelin e pritshmerive dhe e kalon nivelin e thjesht nje “kurioziteti”.

*
Historia e “Burning” eshte ajo e nje trekendeshi sentimental (dy djem dhe nje vajze) : Jongsu, djalosh i ri i ndrojtur tek te 20at (dhe me deshira per tu bere nje dite shkrimtar) bën pune sezonale (odd jobs) në Seul gjithe duke banuar ne nje fshat jo fort larg kryeqytetit (dhe shume afer KDZ – Zones se Cmilitarizuar midis dy Koreve). Nje dite në Seul ai takon krejt rastesisht Haemi-n, nje shoqe gjimnazi te cilen nuk e ka pare prej vitesh, aktualisht shitese ne nje supermarket. Dy te rinjt bejne dashuri ne apartamentin e vogel te Haemi-t. Jongsu bie keqazi ne dashuri me të (dashuria e parë !) por kjo e fundit niset per nje udhetim në Kenia nga i cili kthehet pas disa javeve, duke i kerkuar atij ta prese diten e kthimit ne aeroport. Surprize: në aeroport, Haemi i prezanton Jongsu-së Benin, te djale te ri disi me te madh ne moshe se ajo, shume bukurosh, shume elegant e shume i pasur (te pakten ne dukje), per te cilin ajo thote se e ka takuar ne aeroportin e Kenias, diten e kthimit.
Kaq eshte nje e treta e filmit. Vazhdimin nuk mund ta tregoj sepse «Burning» eshte nga ata filma qe jane thriller ne dukje (pra skenari merr forma intrige), edhe pse ai nuk eshte vetem nje i tille.

*

Film hipnotizues (sepse nga ana skenaristike, i mbushur me ‘boshlleqe’ enigmatike qe e lene spektatorin te habitur dhe dyshues jo vetem deri ne fund por edhe më pas), «Burning » mund te interpretohet në 101 menyra (disa kane parë në të nje mataforë midis dy Koreve, kjo nepermjet antagonizmit te dy djemve; mua nuk me shkoi mendja; sikurse plot te tjere mund te shikojne raporte lufte klasash, pse jo! etj etj).

E megjithate, vlerat e tij nuk qendrojne aq shume tek pluralizmi i interpretimeve se sa tek menyra elegante se si lenda filmike eshte ndertuar : evitimi i thriller-it mental vjen para se gjithash nga lirizmi i mizaskenes dhe nga ambiguiteti i raporteve plot/bosh, domethene : imagjinare/e imagjinuar ose raportet fjala/heshtja ose drita/erresira ose «Blow Up»/«Avventura» te dy te Antonionit (nuk mund ta them arsyen e evokimit te nje antiteze te tille).

Ps : filmi eshte nje adaptim i lehte i nje tregimi te shkurter te romancierit japonez Haruki Murakami, prej vitesh e vitesh kandidat i forte per Nobelin ne letersi)

nota: 8.8

Trailer:

 

(vijon ne faqen 2) 

 

Advertisements

2 comments

  1. Ka 3 dite qe e pashe filmin ne kinema edhe nuk po me hiqet prej mendjes. Nuk po e blej edhe shume ngjajshmerine me Murakamin, adaptimi i tij osht ne aspektin narrativ po jo edhe ne substancen e filmit, i cili nuk mu duk postmodern (perkunder Murakamit) ne qellimin e tij. Ngjajshmeria me storien e Faulknerit mu dok ma e afert ne kete aspekt.
    Sidoqofte, filmi osht e bëma e vet mjaftushem qe mu konsideru si veper autentike.
    E di qe ambiguiteti te lejon shume interpretime po prape nuk besoj qe me kaq duhet lene ky film. As lufta klasore nuk mendoj qe osht aq prevalente sa te jepet me kuptu.

    Personazhi me intrigus padyshim qe mbetet protagonisti Jungso, i cili me harresen edhe paqartesine qe e ka ndaj botes e reflekton nje shoqeri te re e cila osht e humbur ne raport me identitetin e saj, perpos kesaj, e ka pergjegjesine qe ta zgjedh katrahuren qe e kane lene pas gjeneratat e mehershme. Besoj kjo ilustrohet bukur te ajo skena e vallezimit lakuriq (skena me e bukur qe kam pare kete vit ne film) kur pas inhalimit te barit dhe muzikes se Miles Davis, euforia e Haemit e bene qe bota te jete e saja ne ato momente, vetem qe te kaloj efekti dhe te filloj te qaj nen pellitjet e lopeve.
    Ne momente te tilla te konfuzitetit, protagonisti kerkon ti jep kuptim jetes se vet pasi ajo fillimisht ju morr “padrejtesisht” (loja me perceptim nga Chang-dong osht shume e bukur ketu) nga nje person misterioz. Te gjitha keto bejne qe Jungso ta fajesoj te jashtmen, misteriozen, te paspjegueshmen qe po e rrethon, Kjo pastaj e bene shume e lehte ta ndertosh nje trajektore ku ky problem thjeshtezohet ne nje individ (ala guvernatori ne Taxi Driver) dhe rruga drejt heroit (te pakten te mendjen e protagonistit) osht e pashmangshme.

    Sigurisht qe konteksti osht i rendesishem ketu, nuk do kishte kaq fuqi sikur t vinte ky film nga ni vend skandinav psh po per Korene dhe vendet tjera (keto vendet nga vime ne psh) te te cilat hapjet neoliberale globale na kane zene pa arritur ta njohim vetem, konfuzioni shume lehte kthehet ne dhune aq me pak kur Kosova apo Shqiperia jane ende shume me te padefinuara identitarisht se sa Korea Jugore.

    Liked by 1 person

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s