Djali i pusaxhiut (“Dardha e egër” – film turk me regji të Nuri Bilge Ceylan)


Historia e filmit:
Sinani, djale i ri tek te 25-at, i sapo diplomuar per letersi  ne Universitetin e Çanakalesë (qytet ku ndodhet siti arkeologjik i Trojes) kthehet në Çen, në qytetin e tij te lindjes, 70 km nga Canakaleja.  Atje Sinani ka babain e tij (Rexhepi, mesues letersie gjimnazi), te jemen (Asumanen, shtepiake) dhe te motren (Jaseminen, adoleshente).  Tek romani i Stendalit, Zhylien Soreli hezitonte midis te kuqes (Ushtrise, rrobës ushtarake) dhe te zezes (prifterimit, veladonit te priftit). Sinani heziton midis shkrimtarllekut dhe mesimdhenies (edhe pse per kete te fundit, i duhet te kaloje nje konkurs : 300 mije te rinj turq presin nje vend pune në kete fushe).  Por edhe persa i perket asaj qe ai shkruan : askujt nuk i intereson pasioni i Sinanit per kulturen popullore lokale apo bukurine e nje peme te tharë nga koha (prej nga titulli I filmit: “Dardha e eger”, qe ne fakt eshte titulli i vepres se tij letrare).

  Keshtu qe heroit tone nuk i mbetet veçse te presë kryerjen e sherbimit ushtarak. Dhe në pritje te tij, Sinani takon nje ish-shoqe te femijerise, takon nje shok (qe eshte bere polic forcash speciale), nje tjeter qe eshte bere hoxhë etj etj. Me te tilla takime mbushet pothuaj e gjithe lënda (materja) e filmit 3 oresh. Por mbi te gjitha, më problematike per Sinanin eshte perballja me te atin, mesues gjimnazi ne prag te pensionit, qe ka huqin e keq te lojrave te fatit në ate derexhé sa merr aq shume parà borxh sa qe nuk arrin te rimbursoje (duke shkaterruar ekonomikisht familjen).  Dhe ç’eshte akoma më e paperballueshme per Sinanin eshte të konstatoje se edhe i ati, në rini te tij, ishte plot pasione e shpresa.

*
Nuri Bilge Ceylan (nderi dhe krenaria e kinemase indipendente turke!) eshte nje regjizor te cilit ja kam pare filmat pothuaj që në fillimet e krijimtarise se tij. “Uzak” (Larg) apo Climates (Klimat) në 2007 kane qene margaritarë kinematografikë.
Pastaj, në 2009, Tre majmunet  më ish dukur nje auto-parodi e filmave te tij te meparshem  (perseritje e vetvetes deri ne majmunllëk, a thua se titulli e paralajmeronte nje gje te tille) dhe pastaj, ne 2011, Na ishte nje here në Anadoll, film ‘i madh’ (por goxha problematik per syte e mi). Që atehere, nuk kam shkuar më te shoh filmat e rinj te turkut, ose me sakt nuk shkova te shoh “Winter Sleep” (në 2014) me te cilin ai fitoi Palmen e Arte ne festivalin e filmit ne Kanë. E pata snobuar.

*
  Kisha lexuar ‘lart e poshte’ që, me “Dardhën e eger” ka nje kthim te Nuriut nê frymen dhe ndjeshmerine e filmave te tij te parë (si per shembull, “Uzak”).
GJithsesi, shkova ne kinema me nje deshire jo fort te madhe per ta pare, por konstatova se nje gje e tille eshte plotesiht e vertete : « Dardha e eger » eshte vertet kthim i Nuri Bilge Ceylanit në koherat e tij më te mira, më autentike, më te frymezuara: rralle na jepet te shohim ne kinema personazhe kaq ‘te pasur’, te ‘shumefishte’, por asnjehere te braktisur apo te paragjykuar nga regjizori. Në ç’sens te braktisur? Sigurisht, ka diçka prej fataleje tek personazhi i Sinanit, dhe po aq mizori, por Nuri Bilge Ceylan eshte tmerresisht i kujdesshem ta shikoje heroin e tij me maksimumin e empatisë, te butesise (tenderness), deri ne minutat e fundit fare fare te filmit (nga me te paparashikueshmet, nga më bergmanianet parë ndonjehere ne kinema!).

In fine, «Dardha e eger» eshte historia e nje «Patersoni» tjeter, kesaj rradhe turk, por regjizori i tij nuk filmon fare aktin krijues te heroit (sikurse tek ai amerikan i Jim Jarmusch-it), por fjalen, bisedat e tij te rendomta, te perditshmen e tij ‘banale’, per te na dhuruar nje film (Dostojeksvkian e Cehovian njekohesisht) qe, ne fund te fundit, ka per teme kryesore ate qe po aq rendom shpesh here e quajme : melankoli kreative.

9.0

TRAILER :

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s