Më jep një ide, të të jap një iPhone (“Unsane” – film amerikan me regji te Steven Soderbergh)


Në qershor te 2013 kam komentuar ne kete blog per here te fundit nje film te Soderbergut, ndersa  ne 2012 kam shkruar dicka me shume per te si regjizor, me rastin e daljes se Magic Mike ne kinema.

Asokohe, Soderbergu u betua se nuk do bente me filma (ne pozicionin e regjizorit) por personalisht, nje gje e tille nuk me vinte per mbare sepse ne pergjithesi, i kam pelqyer filmat e tij (ka qene gjithmone evidente qe Soderbergh ishte kineast kinofil, edhe pse alternonte filma blockbuster si “Ocean 13” me ata autorialë, e gjitha kjo per arsye financiare).

Soderbergu nuk e mbajti fjalen (aq me mire !!) dhe vazhdoi te beje filma. Në 2017 realizoi «Logan Lucky» te cilin e pashe para pak kohesh ne tv. E qe ishte, si zakonisht me filmat e tij, jo fort i keq (por pa qene as filmi me i mrekullueshem i vitit): ajo qe ka rendesi, eshte se Soderbergh duket se gjithmone, diku me pak e diku me shume, ka dicka per te thene. Pra interesi per filmat e tij mbetet konstant (per sa me perket mua, te pakten).

  Keto dite paska dale ne France (ne USA filmi thuhet se nuk ka gjetur distributor, dhe nuk ka dale fare ne kinema) « Unsane » nen titullin e francizuar « Paranoia ». Por siç thashe dhe me lart, une jam gjithmone kurioz per filmat e tij ndaj shkova ta shoh, shto qe filmi eshte i gjithi i xhiruar me nje… iPhone!

Filmi rrefen historine dy-tre javore te nje vajze te re, (e bindur se eshte e perndjekur (harassed) nga nje person), te cilen e mbyllin (gabimisht) ne nje spital psikatrik per dy jave. Gjithe duke u perpjekur te binde mjeket se ky eshte nje gabim nga ana e tyre, vajza e re fillon te dyshoje nese frika e saj eshte e bazuar, apo eshte fantazi e semure (paranoje).

*

Intriga eshte interesante, shto qe Soderbergu di (ne kuptimin e zanatliut) te beje filma, ti ujdisë ata (gje qe deri diku nuk ka ndonje gje te keqe).
Problemi eshte se ne film fillojne e grumbullohen shume gjera njeheresh dhe ai kthehet ne nje  aplikues te kodeve te filmit suspens (me tendence horrori) dhe kaq. Dakort, filmi eshte efikas ( «ta fut friken» – thone kalamojt), por i varfer në idé (kinematografike, sigurisht) : edhe ajo më interesantja (paranoja e supozuar nga vete heroina), nuk shkon shume larg : qe nga momenti qe sekreti (skenaristikisht) zbulohet, zbehet edhe vete ideja (kinematografike) ne fjale.

Sigurisht, disa mund ta shikojne spitalin psikiatrik si nje metafore e shoqerise amerikane te epokes #MeToo, shoqeruar me proteksionizem paranojak, por kjo nuk ndryshon ndonje gje te madhe : rezultati eshte goxha skeletik (skinny) per nje sipermarrje te tille : filmi kerruset nen peshen e psikologji se dhe vetem psikologjise (drama, drama !), e gjitha nen aspektin e imazhit te kamerave video-pergjuese (rezultat i xhirimit me iPhone) dhe deformimeve subjektive te perspektives (se imazhit, gjithmone).

Ps : po ta kisha perballe Soderbergun, do i thosha : “filmat e tu i kam qef, por kete rradhe… , s’ke ndritur gje. Nese do te kuptosh ku qendron problemi, hidhi nje sy The Visit te M. Shyamalan (e qe eshte fiks e kunderta e “Unsane”, gjithe duke patur te perbashket me të faktin e te realizuarit me mjete te vogla – “The Visit” ka qene xhiruar me ‘found footage’ dmth  kamera subjective dhe ka pas kushtuar vetem 5 miljon $).

nota: 6.5

 

trailer:

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s