«Valë e Re» franceze apo maverick-ë të vetmuar ? (3 filma te rinj francezë të 2018-s)


Qe te flasesh per  «Vale te Re» kinematografike te nje vendi, tradita e do qe protagonistet e saj te vijne pak a shume nga e njejta shkolle (ne sensin akademik por dhe artistik te termit),  qe te njihen mes vetit, etj etj.
Në fakt, origjina e togefjaleshit vjen prej “Nouvelle vague”-s franceze te viteve ‘60 : regjizoret e saj ishin pothuaj te gjithe ish-redaktorë te revistes se famshme kinematografike  «Cahiers du cinéma», pra behej fjale per nje valë te formuar nga krijues qe kalonin nga kritika e shkruar tek realizimi (regjia), pa bërë asnje dite shkolle kinematografike (në kete rast,  Godard do thoshte : «shkolla me e mire ne kinema eshte jeta»).

Qe prej asaj kohe, kemi degjuar te flitet per Valen e Re te kineasteve gjermanë te viteve 2000 (ose me sakt, “Shkolla e Berlinit” (Berliner Schule) ose per Valen e re rumune (e etiketuar si e tille per arsye te faktit qe vendi dilte pas dekadash sistemi politik monist dhe jo sepse regjizoret perbenin detyrimisht ndonje grup homogjen), per ate Tajvaneze e ndonje tjeter. Dhe kaq.

Tani kalojme tek kinematografia franceze.
Sot qe flasim, ne pergjithesi, kinemaja franceze mbahet mire (sikur qofte dhe prej faktit te thjeshte qe, nje vend me jo më shume se 70 miljone banore, renditet i katerti , pas Kines SHBA-ve dhe Indise,  me rreth 200 miljon bileta kinemaje te shitura ne vit).
Po ashtu, per nga produksioni kinematografik, në Europe, Franca eshte vendi i pare me 300 filma te rinj ne vit (edhe pse disi larg SHBA-ve me 500 dhe Indise me… 1200 !). por edhe 300 filma te rinj ne vit nuk jane pak : kur shetit neper kryeqytetet e vendeve europiane dhe nese syri te sheh ndonje kinema, me te gjitha gjasat do ndeshesh edhe posterin e nje filmi francez.

Keto javet e fundit më eshte dhene te shoh 3-4 te tille, ndaj po i permbledh ne nje postim te vetem.

*

Se pari, duhet te them se ti etiketosh filmat e meposhtem thjesht si ‘film autor’ do ishte gje shume e kollajte : eshte evidente qe te kater filmat ne fjale jane firmosur nga regjizorë te cilet, kush me pak e kush me shume, jane te afirmuar (fjala ‘afirmim’ e ka fjalën ‘firmë’ brenda, pra nuk ka nevoje per me teper shpjegim se ç’kuptojme me ‘firmosje’ te nje filmi, dmth me film autorial).
Nga ana tjeter, filmat e meposhtem nuk kane qene prezantuar ne festivale filmash (asgje te keqe ne kete mes !), ndaj dhe kane patur nje shperndarje (marketing) disi me te vecante se ata qe i konsiderojme si filma-autorë (ose indipendente).

Me mire ti marrim nje e nga nje, dhe ne fund te shohim nese ata kane dicka te perbashket midis tyre :

1. “Nje qiell me yje mbi koken time” (Le ciel étoilé au-dessus de ma tête) – regjia Ilan Klipper.

Ky eshte filmi i pare fare i ketij regjizori tek te 40-at keshtu qe eshte normale te mos kisha pare asnje pune pararendese te tij.
Filmi rrefen 24 ore (ose me sakt, veçse nje mbremje) nga jeta e Brunos, nje beqari te stazhionuar tek te 50-at i cili, pasi ka botuar nje roman super te sukseshsem 20 vite me pare, qe prej asaj kohe… asgje më. Bruno nuk ka me frymezim per te shkruar, ndaj dhe zgjohet ne 2 te drekes dhe flé ne 4 te nates.
Bruno eshte, siç thuhet rendom, depresiv.

Really ?

Pikerisht, me nje situate te tille ‘dy-fytyreshe’ luan filmi (i cili trajton pergjate pothuaj 2/3-ave te tij shqetesimin e te afermve te Brunos te cilet vendosin ta shtrojne ne klinike private psikiatrike, per ta sheruar !) duke shtuar ne menyre tragjikomike pyetjen : kush jane te semuret e vertete ?
Forca e «Nje qiell me yje mbi koken time » qendron pikerisht tek humori i hidhur por kurre cinik, I cili ‘fsheh’ (por pa bere gjasme sikur fsheh) nje mesazh te forte politik per epoken ne te cilen jetojme.

10!

trailer:

************************************************************************

2. “Madame Hyde” me regji te Serge Bozon

I kam pare edhe filmat e tjere te ketij regjizori (kam pas komentuar “La France”  , dale ne kinema në 2007 dhe “Tip top” në 2013.
Serge Bozon ben nga nje te ri pothuaj cdo 5-6 vjet (pra rralle e per mall) por une perpiqem gjithmone ti shoh filmat e tij. Më interesojne shume! Nuk me lene kurre indiferent.

Veçanti e tyre eshte te mos qenit te ‘arrirë’ nga fillmi ne fund. Ose siç paskam shkruar per « Tip top », “Ozon ben filma vertet unikë, edhe pse jo teresisht te arrire nga fillim ne fund. Por, qe nga momenti qe ai eshte kurajoz dhe jo qullac, trazues dhe jo akademik (si 99% e filmave qe qarkullojne sot neper kinema), why does it matter??”.

“Madame Hyde” kap maja te papara dhe per mendimin tim, eshte filmi më kurajoz i regjizorit. Se pari, duhet thene se gjithshka ne film eshte menduar ne terma kinematografikë (idetë narrative, zgjedhjet per nga ana e formës artistike) etj. Ama nuk kemi te bejme thjesht me ‘loje vizuale’ (perzierje zhanresh, tonalitetesh etj etj) por kemi te bejme me nje film qe transhendon (‘kapercen’, tejkalon) realitetin, gjithe duke mbetur nje… mister! Si dhe vete kinemaja (o eshte mister arti kinematografik, o nuk eshte asnje art tjeter).

Ajo qe me ben pershtypje tek “Madame Hyde” (historia e nje zysheje fizike, mbiemri i te ciles te kujton “Dr Jekyll and Mr Hyde”, tmerresisht timede per nga natyra, në nje shkolle te mesme ne periferine e Parisit, me te cilen nxenesit tallen keqaz), eshte menyra se si regjizori filmon nje klase mesimi (te cfardoshme) ne nje gjimnaz te çfardoshem. Biles po mendoja se, fundja, nje regjizor na ngel ne mendje, per nga menyra se si filmon nje vend, nje ambjent, nje fshat etj etj te çfardoshem. Dhe nese ai e filmon krejt ndryshe nga gjithe te tjeret, ai film na mbetet ne mendje.

Sikurse edhe ne dy filmat pararendes, Serge Bozon vazhdon te filmoje Francen, vendin ku jeton. Por ne menyre ‘origjinale’ (autentike). Ose me sakt, siç nuk e kemi pare kurre me pare. Ne rastin konkret, objekti (ose me sakt, objektivi i kameras se tij) eshte fokusuar tek nje klase mesimi banale, por siç shkruajta ne fillim te komentit, Bozon arrin ne menyre te papare te transhendoje realitetin (nje klase ordinere mensimi) per te na e kthyer para syve tane ne diçka te mistershme ! Dhe filmi vete, ne nje objekt fantastik, politik dhe extatic !

10!

TRAILER :


*****************************************************************************

 

.

3. “Pol Sançez eshte rikthyer”  (Paul Sanchez est revenu !) – regjia nga Patricia Mazuy

Zonja Mazuy eshte zonje (e vertete) e kinemase franceze. Regjizore qe ben shume rralle filma (me siguri, jo se i ka munguar frymezimi apo deshira, por me se shumti, mendoj, i kane munguar producentet, pra financimi) ajo ka mbetur në memorjen time si regjizorja e telefilmit me te bukur qe kam pare ndonjehere ne jeten time : «Travolta et moi» (Une dhe Travolta) ne vitin 1994.

Edhe filmat e saj nuk bejne pjese ne ndonje rreth te veçante (psh filmash autorë) apo ‘shkolle’.
Mazuy vazhdon rrugetimin e saj te vetmuar dhe nje film i ri i saj, per mua te pakten, eshte eveniment.

“Pol Saçnezi eshte rikthyer” frymezohet lehtazi nga nje ngjarje e vertete: zhdukja pa gjurme e Xavier Dupont, nje francez tek te pesedhjetat i cili dyshohet si autori i vrasjes se 5 personave te familjes se tij në Nantes (verilindje te Frances) në vitin 2011.
Filmi i vendos ngjarjet ne jug (Var). Po ashtu, shume shpejt spektatori kupton se Paul Sanchez nuk eshte veçse nje pseudonim, por nuk mund te them më teper sepse te flasesh per filmin, duhet pothuaj paevitueshmerisht te flasesh per skenarin e tij, sidomos per ‘the plot twist’-in e tij final.

«C’est quoi la France ?» (What about France ?) duket te jete pyetja qe shtron regjizorja, por lum ata spektatore qe e kane kuptuar kete (them keshtu, sepse filmi eshte pritur tmerresisht keq nga publiku, i cili me siguri priste te shihte thriller-in e 1001-të policor qe zbaton akademikisht kodet e stërperdorura te thrillerave te tille). Eshte pak a shume i njejti lejtmotiv qe e ka shtyre Serge Bozon (filmin e ri te te cilit e komentova pak me lart) kur realizoi ne vitin 2007 «La France» por dhe kete te te tanishmin : «Madame Hyde».

Gjenialiteti i ketyre filmave (te cilet nuk jane ‘kryevepra’, por jane gjenialë, fiks ne sensin qe kemi diskutuar déjà ketu), qendron ne ate se ata nuk japin pergjigje te gatshme por «thjesht» informojne mbi situaten aktuale, mbi ‘te rejat e fundit’, nepermjet nje tensioni filmik te forte dhe gati-gati autodestruktor, sigurisht gjithmone permes mizaskenes. Kjo e fundit, pa patur frike nga referencat, sidomos ato amerikane (“Duel in the sun” i King Vidor), arrin te tejkaloje sa natyren disi cinike dhe nganjhere edhe moraliste te personazheve te vellezerve Coen, po aq edhe aspektin disi spektakolar te «plot twist»-ve të amerikanit M. Shyamalan. Regjizorja Patricia Mazuy, ne menyre gjeniale, shkon pertej tyre, pikerisht sepse arrin te filmoje nje territor ordiner (ashtu siç filmon Bozon nje klase mesimi ordinere) në menyre unike, si askush më parë, gjithe duke u perpjekur te japë «lajme nga Franca» (What about France ?). Plani i fundit filmik i «Pol Sançez eshte rikthyer” (i cili, më shume se thjesht nje plan filmik, eshte nje ide e shkelqyer kinematografike) eshte nje nga aktet më liberatore, më gjeniale qe me eshte dhene te shoh ne kinema. Prej vitesh!

10!

TRAILER:

***

Epilog :

Tre filma qe marrin persiper te flasin ‘per Francen’, 3 filma gjeniale nga tre regjizorë vetmitarë, nga 3 mavericks te kinematografise franceze.
Nuk jane te vetmit, per te thene nje te vertete. Po me vjen ne mend nje tjeter emer : Alain Guiraudie (por ka dhe te tjere e te tjere). Ne filmin e tij te fundit (Rester vertical – Staying vertical), nje artist transformohej në te pastreh, duke kaluar nga diagonalja e hiçit, njesoj sic trasformohen personazhet kryesore të 3 filmave të komentuar më lart.
E perbashketa e tij me regjizorët e tjere te permendur ne kete review eshte fakti se asnjeri prej tyre nuk propozon nje label (etiketë) «ésprit français» (french style). Fare! As per “Vale te Re” nuk mund te flitet (kur kohet jane cinike, arti mbyllet ne vetvete dhe poetet mbyllen po aq ne vetmine e tyre). Nuk behet fjale as per regjizore  qe perpiqen te na japin leksione mbi «sensin e jetes» (largqofte !) : thjesht filmojne personazhe (nje shkrimtar 50 vjeçar te cilit i ka ikur frymezimi ; nje zysh timide me te cilen tallen nxenesit ; nje tip qe hiqet sikur eshte ish-kriminel) te cilet jane ne zgrip te ekzistences se tyre dhe te vetmen menyre per te ekzistuar kane shperthimin (explosion), si te vetmen menyyre per te arritur LIRINË.

Qe do te thote : ka ende poetë kjo botë. Dhe poetet jane gjithmone vetmitarë. Maverick-ë.
Per fat, disa prej tyre jane regjizorë. E qe na kumtojne disa gjera te rendesishme. Pak a shume si ajo fraza e tmerrshme e heroit kryesor te filmit te Patricia Mazuy:  “Je suis Sanchez. On est tous Sanchez !” (replika më gjeniale e llojit “Je suis…“, aq ne modë ne ditet tona)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s