Ku e ka shtëpinë Abas Kiarostami? (“3 faces” – film iranian me regji të Jafar Panahit)

 

Faqja II

Korrik 12, 2018

 

STALKER 
Filmi mund të shihet edhe si homazh për azerbajxhanasit e Iranit (“minoritet” 10 miljonesh). Irani eshte vend i madh (80 miljon fryme) por mozaik interesant popujsh dhe gjuhesh. Turqit (ose me sakte, turkofonet, pasi shumica e ish-republikave sovjetike të Azise qendrore janë të tilla) kane marre e dhene shume më teper se sa kujtojme ne me perset, indianet (sidomos ata te Raxhasitanit) etj etj.

Por filmi mund të shihet edhe si homazh për personalitetet e harruar të kultures iraniane të para revolucionit të 1979 (duhet patur parasysh se Panahi eshte, në nje fare menyre, produkt i atij revolucioni, duke qene se ka lindur në 1960-n dhe pikerisht origjina e tij i përket asaj shtrese të popullsise qe zbriti nga fshatrat drejt qytetit, pikerisht në fillim të viteve 80). Por për kete duhet parë filmi, se vertet qe zbulohet jo pak skenari i tij.

ps: edhe “Ku eshte shtepia e shokut tim”, “Mes permes ullinjve” apo “Dhe jeta vazhdon” të Kiarostamit kanë qene të gjithe xhiruar në Veri-perendim të Iranit, pra në zonen turkofone (azere)

 

STALKER

Dy aktoret e filmit, në mungese të regjizorit, prezantojne filmin në Kanë

image

 

Korrik 16, 2018

korriku

CitimIrani eshte vend i madh (80 miljon fryme) por mozaik interesant popujsh dhe gjuhesh. Turqit (ose me sakte, turkofonet, pasi shumica e ish-republikave sovjetike të Azise qendrore janë të tilla) kane marre e dhene shume më teper se sa kujtojme ne me perset, indianet (sidomos ata te Raxhasitanit) etj etj.

Ne fakt ne (shqiptaret dmth) shume pak dime mbi ate ane te botes dhe shumica s’besoj te kemi ndonje opinion mbi marrdheniet mes popullatave te ‘Azise qendrore’.
Personalisht edhe si gjeografi ajo zone me eshte e veshtire, ndersa historikisht kulturalisht etj, me eshte edhe me ‘obscure’/e erret.

STALKER 
U be për të thene “epo sepse ashtu ka qene nje pune” (Rilindja, Zogu, Enveri – si vazhdimesi për të njejtin qellim: shteti-komb). Por sikur vetem skenen e vizites se Panahit tek prinderit e vajzes fshatare të shikosh, thua: pervec gjuhes (biles dhe ajo ka plote fjale të perbashketa me tonen), é gjithe atmosfera e filmit, gjestet etj etj, zere se eshte xhiruar në nje fshat shqiptar

 

Korrik 18, 2018

korriku

 

STALKER 
Kur vdiq ky burri, Godard tha: “Kinemaja ishte nje art ikryesisht i shek XX qe filloi me David Wark Griffith-in dhe mbaroi me Abbas Kiarostamin”.
Dhe kete e thote dikush per te cilin mendohet se ikja e te cilit, nje dite, do te shenoje dhe fundin e kinemase.

 

Fund

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s