Together (“Happy Hour” – film japonez me regji të Ryusuke Hamaguchi)

 

Faqja II

Maj 30, 2018

STALKER 
Në fakt, filmi eshte goxha bergmanian (ka nje dramë ne qender, nje intrigë: divorcin e njeres prej vajzave) pra, jo dhe fort fort i veshtire per nga mizaskena (te themi keshtu). Po ashtu, per nga forma, kompozohet kryesisht nga skena te shtrira ne kohe, gje qe nuk eshte dhe shume novatore, fundja.
Nuk e kuptoj fort mire ku mund te qendroje veshtiresia e tij…

…. Ose kompleksiteti i personazheve: nuk eshte dhe aq ‘i padukshem’, më duket mua.
Per shembull, burri i Jun (Xhun), asaj qe kerkon divorcin (foto)

Happy-Hour-1108x0-c-default

Deri tek skena e leximit te prozes (nga treçereku i filmit), i shoqi i saj (te cilin e shohim 2 here: nje here në gjyq gjate procesit gjyqesor te divorcit dhe nje here tjeter tek shtepia e Jun, kur ai shkon papritur tek ajo) te krijon pershtypjen e nje personazhi tmerresisht negativ (ti e vure ré se sa e rende eshte pesha e diskriminimit gjinor ne Japoni !).

Por amà, tek skena e leximit te prozes nga romancierja e re, kur ai merr fjalen, na shfaqet nje personazh krejt tjeter, ose me sakte, nje fasade tjeter e tij! Biles romancierja e re, kur ata shkojne ne kafe (pas séances se leximit te romanit te saj), i jep atij te drejte (pasi ai rrefen historine e tij personale). Ai vertet eshte kokeforte (“Une e dua gruan time- thote ai, une e di qe ajo nuk me do, por une nuk mund te bej pa të.Une e di qe kjo eshte nje fatkeqesi e madhe, por më mire keshtu: une ndjehem i lumtur brenda kesaj fatkeqesie, perndryshe, jeta ime s’ka kuptim), por amà eshte tmerresisht i sinqerte (pikerisht, kete sinqeritet nuhat romancierja e re, ndaj dhe i jep te drejte, ose me sakte i thote: po une te kuptoj shume mire)

Dua te them: kompleksiteti i personazheve eshte… i papare! Asnjeri prej tyre nuk eshte kornizuar (close) në nje kornizë (burri japonez eshte maskilist dhe pike – do ishte shume e kollajshme nje gje e tille).

Dhe mora nje shembull te nje personazhi dytesor! (le pastaj 4 heroinat kryesore qe jane nuk ka ku te shkoje më komplese !!!)

 

STALKER

Ose marrim nje personazh tjeter (nje personazh kryesor), marrim më shushken (biles te vetmen qe duket shushkë) nga te katertat : Sakurako-n, te ciles nuk i qesh pothuajasnjehere buza ne film (ne foto, bashke me te shoqin)

Sakurako eshte e vetmja nga te katrat qe nuk punon, pra eshte shtepijake (eshte ajo qe ka ate djalin-adoleshent qe ka lene girlfriend-en e tij me barrë) dhe qe ka nje burre qe i perserit cdo 3 dite “une fitoj leket dhe mbaj shtepine me buke; po nuk ishe e kenaqur, shko e puno”).

Ti e pe se ç’beri ne fund fare te filmit Sukaro. E megjithate, kur u kthye ne shtepi (ne mengjes !!), tregoi te verteten dhe i tha te shoqit : po, shkova me dikë. Po: po deshe më debo nga shtepia, amà dije: falje nuk kerkoj !

Une rralle kisha pare personazhe kaq kompleksë, te filmuar me kaq empati nga nje regjizor.

 

STALKER

Ka nje film (te koheve te fundit e qe me vjen në mendje) e qe arrin deri ne kete pike (sa ç’arrin edhe “Happy Hour”) te filmoje personazhet e tij me nje humanizem (empati… etj etj) te tille: “Toni Erdmann”.
Ashtu sikurse Maren Ade (regjizorja) e “Toni Erdmann” nepermjet nje plani te vetem ne filmin e saj (foto e meposhtme) arrin te shprehe (pershfaqe, …) dinjitetin dhe empatinë njerezore,

ashtu edhe Hamaguchi ja del permes nje plani si ky i meposhtmi:

Por dhe ne pergjithesi: rralle kam parë portrete (por jo ne sensin metaforik te fjales, por ne sensin e fotos, fotos se filmit) kaq te vertete, kaq precizë, kaq te zhveshur nga çdo melodramatizem langaraq, nga çdo patetizem, nga çdo sentimentalizem (nga çdo … izëm: e gjeta!!) se sa ne kete film:

shembuj:

happy-hour-2015

maxresdefault

Dhe per ta mbyllur: amà e kam nje idé se nga buron nje neutralitet i tille, nje vertetesi e tille, nje mungese e tille absolute e çdo izmi : qetesia siperfaqesore vjen nga drejtimi regjizorial i aktoréve (working with actors) i cili, gjithe duke dhene pershtypjen se jemi në ujra cassavetesiane, fsheh tendencen bressoniane të actor-model.

 

korriku 
Koha filmike, e barabarte me kohen e spektatorit, eshte e vertete, dhe permes ketij filmi ilustrohet kuptimi i kesaj aq mire.
Pelqeu hapja jashte mase, udhetimi ne tren.
Filmi ndryshon ritem e behet me i shpejte ne 1 ore e gjysmen e fundit, ne permbledhje te tij por kjo nuk behet nga autori por sepse vete ngjarjet per 3 vajzat tashme kane marre moment e po rrokullisen vete. Vajza e pare ka mbaruar pune e ka bere dalje nga “loja” me 2/3 e filmit (cudi). Momenti i saj ndodhi andej nga gjysma. Filmi i hyn nje narrative e del ne nje tjeter, ku gjithe duke u fokusuar ne te, e pa lidhje me parardhesen, prapeseprape ato lidhen bashke e behen nje.
Ne narrativat personale te marrdhenieve per secilen ato, ka variacion nga me i paprituri gjithe duke ruajtur secili narracion nje profil te ulet, ne menyre qe te balancohet me te tjerat narrativa me te cilat do te lidhrt bashke ne film. Dalin aty problemet me 4 lloje te ndryshme ciftesh, probleme me punen, problrmet me vjerren, problrmet me femijet adoleshente, marrdheniet mes familjeve ne Japoni, patjeter sic the ti patriarkaliteti i shoqerise, etj etj.
Nje personazh i parendesishrm si vajza qe iu ben foton ke ujevara papritur ze qendren e filmit per nja 10-15 min me vone. Ashtu sikurse burri i njeres prej tyre shembullin e cilit e ilustrove ti behet qender ne nje kohe tjeter. Leximi i tregimit pushton 30 min e gjithe duke qene pa lidhje, nderhyn me personazhin e shkrimtares, me idete e te shkruarit, me te shoqin e Fumit, e te asaj tjetres. Nje film jashte kornizave i cili me kete pike me ngjajti me L’Avventura te Antonionit …
“Termeti” ne mbyllje te tij i mblodhi e i dha kuptim te gjithes. Personazhi me i preferuar qe Fumi.

 

STALKER 

Citimgjithe duke ruajtur secili narracion nje profil te ulet

!!

CitimNje personazh i parendesishrm si vajza qe iu ben foton ke ujevara papritur ze qendren e filmit per nja 10-15 min me vone.

Ai eshte personazhi im me i preferuar ! ❤ Ku i ka gjetur ai regjizor aman, keta aktorë amatore ??!! Ajo vajza e trenit, e thjeshte ke zoti, e nje vertetesie të paparë. Prej verteti – kur thone kalamajt në shqip. U shastisa unë pas saj, se si i thoshte ato qe thoshte, aq thjeshte, aq me zemer. Si ka mundesi ??

Pikerisht, edhe vajzen e trenit kisha parasysh kur thosha qe personazhet dytesore janë nganjehere EDHE me të rendesishem, me impresionues se ata kryesore. Por dhe shkrimtarja, sigurisht. Burrat respektive, po e po, e sidomos ai i Jun (qe do divorcin). Deri dhe vjerra eshte e papare (aty i ka dhe ajo hallet e saj).

ps. edhe për mua, nga 4 heroinat kryesore, Fumi eshte e preferuara. Si i tha Fumi shoqeve? “Epo doemos, unë jam më egoistja nga ne”.

ps2: regjizori thote në nje interviste se, kur i eshte dhene të shohe disa momente nga seria e famshme televizive amerikane “Deseperate housewives”, gjithmone ka thene me vete: “ah sa keq, po pse i keqtrajtojne keshtu seritë televizive njerezit! Edhe ato (shtepiaket), njerez janë, kanë ndjenjat é tyre, s’ka arsye me u tall me to” (se në fakt ashtu eshte)
Dhe kur i rastisi të asistoje në nje atelier literature dhe njohu 4 vajzat e filmit, i tha vetes: “filmi im do hakmerret ndaj regjizoreve qe tallen me shtepiaket. 🙂

Citimi cili me kete pike me ngjajti me L’Avventura te Antonionit …

E ke shume sakte kete, në fakt. Filmi eshte edhe nje “4 x Avventura” ! (edhe keshtu mund të shihet, për me teper qe “avventura” é secilit prej personazheve kryesore kurre nuk behet me harxhet e tjetres, asnjehere !! -secila eshte në ‘hall’ të vet, gjithe duke qene pjese e se teres
Ah dhe kjo: me ka lene pa fjale Japonia, e pershfaqur, e rrefyer nga ky kendveshtrim. Zero ekzotizem. 100% Japoni amà !!

Maj 31, 2018

STALKER 

Citimfillimisht njohim vetem Jun dhe vec fjalen e saj mbi mosmarreveshjet bashkeshortore. Avash avash ajo ia le stafeten te shoqit te saj

demokraci e kulluar në kinema! Te dyja anet e medaljes
Amà edhe divorci në Japoni, nga ana juridike: waaah ! Nje habi e vertete

Citime fundit pune/seri filmi qe mund te shkonte ne mendje se Happy Hour i ben ndonje homazh. Prandaj eshte titulluar “Happy Hour”? per kontrast ndaj “Desperate housewives”?

Ka shume mundesi! Shto qe “Desperates housewives” i vë damken e te deshperuarave qe ne fillim heroinave te tij. E tmerrshme po ta mendosh! Me ç’te drejte nje krijues (regjizor, shkrimtar…) i etiketon si te deshperuara, qe ne titull, personazhet e tij???
Por ajo qe eshte edhe më interesante eshte fakti qe, në kinemate franceze, filmi ka dale në 3 pjese (kam shku 3 here ne kinema per ta parë!) nën okelion: “Seria e parë në historine e kinemase”. Pra ka dale ne formen e serise.
Pjesa e pare e filmit (I & II) qe zgjat 2 ore e çerek, mbaron fiks pas bisedes ne tren (dhe mbyllja e skenes bën sens).
Pjesa e dyte (III & IV) zgjat 1 ore e gjys por nuk me kujtohet mire ku mbaron (sepse çerek ore me vone rihyra ne kinema per te pare pjesen e fundit)
Pjesa e trete (V) eshte e shkurter: 1 ore e çerek.

…. Ne fakt, po ta mendosh mirë, nuk behet fjale për nje film-gjykues, pra për nje film indictment kunder maskilizmit japonez, por as edhe nje film mbi gjendjen é gruas në ate vend. Hamaguchi “thjesht” vezhgon Japonine. Në kete sens, “Happy Hour” nuk eshte film qe bazohet mbi nje (disa) ngjarje, por mbi perceptimin, ndjesine e personazheve të tij në raport me kete (keto) ngjarje. Për shembull, ajo qe e ben shkelqyeshmerisht impresionues planin filmik të burrit të Sakurakos (nje rrogetar tmerresisht tradicional) tek shembet në lot rruges në mengjes duke shkuar për pune (pasi ka mesuar se e shoqja e ka tradhetuar) eshte fakti se ai plan i vetem filmik arrin të shprehe frustracionet e nje shoqerie të tërë, asaj japoneze: me teper se me ngjarjen vetë (me ke shkoi ajo, pse shkoi… etj etj, në terma skenaristikë), kemi të bejme me perceptimin e kesaj ngjarjeje (nga ana é burrit të Sakurakos, në kete rast, qe eshte në nje fare menyre arketip i nje kategorie jo të neglizhueshme në Japonine e sotme: ate të salaryman-it). Ndaj dhe ne si spektatorë, mbajme në kujtese atë plan filmik (dhe skemi nevoje për skena tradhetie bashkeshortore bla bla bla)

Divorce in Japan varies greatly from that in the United States

cdo vit, në Japoni, rreth 100 mije persona ‘zhduken’ pa lene gjurme. I quajne ‘evaporated people’

‘Evaporated people’ could be disappearing from Japanese society by the thousands

The Vanished: The “Evaporated People” of Japan in Stories and Photographs

 

Fund

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s