Sea, sex & sun (“Mektoub, my love: Canto Uno” – film francez me regji te Abdellatif Kechiche


Qe prej filmit Blue is the Warmest Color, fituesit te Palmes se Arte ne festivalin e Kanes ne vitin 2013, regjizori franko-tunizian Abdellatif Kechiche nuk kish bere film tjeter keshtu qe, ne nje fare menyre, steka ishte goxha e larte per filmin e tij te ri.

I cili titullohet “Mektoub, My Love : Canto Uno”. Tre gjuhe te huaja në nje titull te vetem : mektoub, në arabisht (tunizisht) do te thote ‘fat i shkruar’ (destiny – fjale qe dhe ne shqip eshte ca e veshtire per tu perkthyer); dy fjale t e tjera te titullit nuk kane nevoje per perkthim besoj.

*

Filmi i vendos ngjarjet ne veren e vitit 1994, në qytetin Sète, ne jug te Frances (riviera franceze). Në qender te tij eshte nje djale i ri, Amini (Emini, në shqip), student parizian qe studion per fotografi, por qe shkon verë per verë per te kaluar pushimet ne jug prane te afermve te tij dhe shokeve dhe shoqeve te femijerise.

*

Per ta thene qe ne fillim, eshte me se evidente qe regjizori e projekton veten tek heroi i tij kryesor pra, mund te thuhet pa hezitim qe, hakshe hakshe, filmi eshte autobiografik (edhe regjizori  Abdellatif Kechiche kur ka qene i ri ishte me origjine nga jugu, por studimet per kinematografi i ka kryer ne Paris).

Amini eshte i heshtur tek zoti. Gjithe kohen me aparatin e tij fotografik (jemi ne vitin 1994, s’ka dale ende në dritë dixhitali, dmth numeriku), veçse vezhgon. Dhe flet shume pak. Po ashtu,  Amini te kujton Rocco-n e Viscontit (tek kryevepra e tij neo-realiste «Rocco e i suoi fratelli»), ndersa muzika qe shoqeron filmin eshte ajo e Bach-ut  (sikurse tek ata te Pasolinit) : pa dyshim kjo eshte dhe arsyeja e perdorimit të «canto uno» ne titull.

Amini takon nje bataljon me çika, njera më seksi se tjetra. Disa jane vendalije (shoqe te femijerise), disa jane kusherira,  disa jane pushuese te ardhura per plazh nga kater qoshet e Frances. Sea, sex & sun. Pra shume seks, lakuriqesi, muzike techno, puthje, ferkime, por Amini veçse kundron. Ka shume mundesi qe Amini te jete skopofil (pra arrin te kenaqet vetem duke veshtruar). Ndofta qejfi ja ka qe te beje edhe ai seks si te tjerët (te cilet gdhihen e ngrysen duke bere nje gje te tille), por Amini… jo. Ndofta kjo lidhet me skenen e parë te filmit (nje skene seksi gati 15 minuteshe e filmuar me nje realizem dhe precizion çarmatoses), por per kete nuk mund te them më shume (sepse  ka lidhje me skopofilinë e supozuar te Aminit). Edhe pse rrezet e djellit pervelojne shumicen e planeve filmike dhe perkedhelin kofshë e vithe pa fund (filmi eshte realisht nje kronikë e vertete vere, edhe pse fort e lidhur me aktivitetin profesional te secilit prej personazheve!!), “Mektoub” ka mbi te gjitha si qellim te pasqyroje ndikimin (terheqjen) qe ka nje qenie njerezore (ose edhe me sakte, nje trup fizik njerezor) tek nje tjeter, nepermjet mekanizmave te tille si fjala (filmi ka jo pak dialogje), kercimi (jane dy-tre skena te gjata pothuaj koreografike ne film), prekja (seksuale, sensuale, etj etj).

Shkurt : « Mektoub » eshte e kunderta e Adeles (film qe merrte persiper nje cope jo te vogel jete te heroines kryesore!): “Mektub” rrefen veçse disa dite (jave) vere dhe kaq.

*

Filmi eshte prekes (emocionues), per kete jam i sigurt. Pra nuk eshte ‘i keq’. Megjithate, eshte ca problematik, sepse ne fund te fundit, nuk eshte aq i mire (sa do te mund te ishte).
Besoj se problemi vjen nga perplasja midis natyralizmit me te cilin ai operon (filmi eshte në venën e filmave te Maurice Pialat, babait te natyralizmit francez), nderkohe qe ideja e regjizorit (evidente sidomos me skenen e fundit te fimit) ka qene pa dyshim Rohmeriane (dmth: trajtimi i temave te tilla si dyshimi (ne sensing filozofik te fjales), hezitimi i heroit kryesor etj etj).
Kjo perplasje (midis natyralizmit dhe rohmerizmit) e nxjerr koken tek montazhi i filmit (ky i fundit jo thjesht si shumatore imazhesh, por si zgjatim i nje ideje). Thene ndryshe: nje regjizor duhet te jete sa më i gjërë (te perqafoje sa me shume njerez), por te presë (cut !) aty ku duhet. Gjeresia e kendveshtrimit nuk mund te anashkaloje saktesine e raporteve njerezore, qofshin ato edhe te perkohshme. Pikerisht kjo me duket se krijon problem tek «Mektub, My Love», por dhe ne disa filma te tjere si psh ne ato te fundit te nje regjizori te shkelqyer si Terrence Malick apo Gus Van Saint: ashtu sikurse «Mektub», behet fjale per filma te gerryer së brendshmi nga shkaperdredhje te pafundme lidhjesh-montazhi, por qe fshehin keq mungesen e nje vizioni global, te pergjithshem (a thua se montazhi, per nga natyra plot me detaje ‘eksituese’, nuk ka ndonje rendesi te madhe per të tërën, per teresine e filmit).
“Montazh o halli im i bukur” do thosh Godard.

7.8

trailer:

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s