Filmat me te fundit te Hong Sang-soo. Te perbashketat me Eric Rohmer.

    Image result for claire's camera

Prill 17, 2018

STALKER 

Citimkorriku: Interneti kish te dy filmat me te fundit te Sang-soo, 2017 e 2018, i cili by the way, sikur s’eshte ne listen e Kanes

shkelqyeshem! Me siguri behet fjale per keto 2 filma te tijte:
“On the Beach at Night Alone” dhe “The Day After”, dy mrekulli te tjera nga Hong Sang-soo.

 

Fakti qe gjehen ne internet keto dy filma (nese behet fjale per to), lidhet me aktoren kryesore tek te dy: Kim Min-hee, aktorja më e famshme (më e bukur, më…, më…) mainstream aktuale ne Korene e Jugut e cila, prej 2-3 vjetesh eshte jo vetem muza kryesore e Hong Sang-soo, por ka zaptuar kopertinat e revistave me skandale të atij vendi: Hong Sang-soo, pasi ra ne dashuri me të, ndau gruan e tij.

ps: “The Day after” ka qene vjet ne festivalin e Kanes, ne kategorine kryesore (por nuk mori çmim). Ndersa “On the beach at night alone”ka qene vjet ne festivalin e filmit ne Berlin, nga i cili u kthye me Ariun e argjendte per aktoren më te mire (per Kim Min-hee)

I kam pare te dy, por filmat e jug-koreanit i adhuroj gati-gati ne menyre unconditional (pa kushte) dhe ‘harroj’ ti komentoj. Ndersa prezenca e tyre ne Top10 ne fund te vitit po ashtu varet nese arrij ti shoh brenda vitit (duke qene se dalja e tyre ne kinema eshte me pikatore dhe shume e reduktuar në kohë: më ka ndodhur te shkoj ‘enkas’ ne kryeqytet per te pare ndonjerin prej tyre) 😉 😀

 

STALKER 

Citimkorriku: Nga ana tjeter mjaft prodhimtar Hong Sang-soo, tre filma ne me pak se 2 vjet.

qe kur rà ne dashuri ! 🙂
ps: kater filma, ne fakt. Eshte dhe “Claire’s Camera ” (qe e pashe para 3 javesh)

 

 

STALKER

Citimkorriku: Aq sa pashe ben mjaft pershtypje zgjedhja e soundtrack, megjithqe Hong Sang soo gjithnje shquhet per to.

si gjithmone me Hong-un: pak (muzike), por sakt!

 

ps: mbaroje (filmin) dhe flasim 🙂

 

korriku 
filmi mbaroi dhe duket qe eshte sic thua.
Nuk mund te flasesh per te, te qepet goja. Film autobiografik (?)
Soundtrack i On the beach at night alone, funksionon si ai i Mepris te Godard (interesant si u kthyem ne temen e godard) edhe pse njeri eshte muzike origjinale (kompozuar apostafat per filmin), e tjetri jo. Ne fakt, edhe reagimi pas filmit te Hong, eshte si reagimi pas Mepris.

 

Prill 18, 2018

STALKER 

Image result for On the Beach at Night Alone

 

Nje film, dhe dy zona gjeografike:
1. Ne pjesen e pare te filmit, Hamburgu, qytet gjermano-verior ne buze te lumti Elba:

830x532_ville-hambourg-allemagne

.

2. Ne pjesen e dyte, Gangneung, qytet bregdetar koreano-jugor :

gangneung

.

Nje film në dy pjese.

Hong Sang-soo ka shume pika te perbashketa me kinematografine e Eric Rohmer:

  • personazhi kryesor shpreh nje deshire, nje vullnet moral, i cili me vone do te perballet me realitetin (kjo pasqyrohet permes bisedave dhe debateve mes personazheve)
  • forma kinematografike eshte fort elegante (“shot revers shot” nuk ekzistojne, por vetem plane filmike te gjera, te nderprera nga zoom-e te herepashershme, zoom nga afer ose nga larg, gjithmone ne funskion te permbajtjes;
  • ngjarja e rrefyer zhvillohet ne disa’ copeza’, po aq kohore (time) aq edhe vendore (place)

Mund ti marrim me rradhe:

Kur heroina gjunjezohet krejt papritur tek parku, i thote shoqes se vet (pak a shume): “po bej nje lutje: premtoj te njoh vetveten, dhe te çoj nje jete qe i ngjan vetes sime”.

fiks si personazhet rohmerianë: premtimit qe heroina i ben vetes, me pas ajo perpiqet ti jape zgjidhje nepermjet vetmise, vetmi e desheruar dhe me koshience, accentuated (e nenvizuar) permes muzikes qe ti permend (adaxhio e Shubertit). Leitmotiv i personazhit kryesor, melodia ne fjale degjohet sa hereheroina i del zot vetmise se saj melankolike por dhe te mrekullueshme.
Edhe ne pjesen e dyte (e cila fillon me heroinen tek shikon nje film ne kinema, fiks si nje spektatore qe kundron nje deshtim te parë te jetes se saj (pjesa e pare e filmit), heroina u thote miqve te saj: “Askush prej jush nuk eshte i denje te dashuroje. jeni te gjithe dhjaksa; ju vazhdoni te beni gjasme dhe vazhdoni te beni gjera te shemtuara. Ju nuk mund te kualifikoheni per te dashuruar“.
Sa per veten, ajo thote se do te vazhdoje te besoje ne dashuri, te besoje ne kete Bote, dhe nje dite te vdese me elegancë.
Sigurisht qe shume elemente autobiografike – siç ke shruar edhe ti me te drejte.

E te tjera e te tjera.

ps: po ‘i cmenduri’ qe shfaqet dy here ne film (nje here ne fund te pjeses se pare, ne plazh, dhe heren tjeter prapa xhamave te viles, ne Kore, kush eshte??

 

Prill 19, 2018

korriku 
Ne fakt ndodhi dicka, pas shpjegimit qe dhe mbi “On the beach at night alone”, vec te  tjerash e te tjerash (nuk me erdhi mire qe kisha qene larg kuptimit te vertete te filmit, sic e solle ti. Por hajde se kjo s’eshte e 1re here me mua, ka bere vaki plot here. Etj).
Pas pertypjes se shpjegimit, filmi mori nje hije te rende, dhe u be shkak per merzi. Nuk ka bere vaki me pare ky lloj shnderrimi nga filmi.
Film i erret, i cili evidenton mungesen e drites ne fund te tunelit. Gjithe duke qene i bukur e i lehte ne qasje te pare, u be ne te njejten kohe i thelle e i rende. Nje pesimizem i pamate.

korriku 
‘I cmenduri’ shfaqet me se 1 here te pj. 1re, psh. ne park ai therret nga larg e pyet per oren. Dhe kur e shofin te afrohej ndersa dy shoqet bisedojne ne stol e ngrihen e ikin nga frika se mos iu flet.
Ti e kuptove qe s’ia kam idene c’perfaqeson ai.
Ndonjehere ne raste si ky film ku kisha humbur goxha, vjen ne mendje Godard qe ne nje inerviste te hershme thote se, per publikun e gjere, filmat autoriale mire eshte te paraprihen nga nje ‘parafjale’ e autorit para se te shihen.

 

STALKER 
Për mendimin tim, ka dy kuptime:

  • nga njera anë (dhe për kete jam i sigurt), eshte personazh-homazh ndaj nje filmi të Truffaut : “Baiser volés” (në të ka nje personazh qe po ashtu ndjek here pas here heroinen kryesore dhe i flet à saj vetem në fund fare).
  • nga ana tjeter, duhet patur parasysh qe, nese në pjesen e parë ‘i cmenduri’ merret seriozisht (dhe krijon pershtypjen e dikujt qe di mirë se ç’ do), në pjesen e dyte ai eshte ‘i padukshem’: askush nuk é shikon prezencen é tij.

Për mendimin tim ai eshte vdekja (“dhe në fund të vdes me élégance” – thote heroina në nje moment), por mund të jem edhe gabim…

STALKER

image

image

 

 

STALKER

Citimkorriku: On the beach at night alone, ngjan se merret me metafizike, ate te vetmise, pak a shume sic ben Patterson i Jarmusch.

Mbi te gjitha, eshte mënyra e te berit filma qe e dallon HSS nga e tjeret, pra edhe nga Jim Jarmusch: ka shume shume pak pergatitje në filmat e tij (thuhet se ai shkon në platetë e xhirimit vetem me nje flete A4 ne dore (gje qe supozon qe aktoret nuk ja kane idene de cfare do thone, c’rol do luajne etj etj). Kjo eshte sh e rrezikshme per nje regjizor (eshte thike me dy presa), sepse po aq sa jep LIRI, aq edhe mund te rezultoje deshtim total.

Avantazhi i HSS eshte se AI DI se per c’flet në filmat e tij. Avantazhi i dyte (qe prej dy-tre) vjetesh eshte lidhja e tij sentimentale me aktoren në fjale (gje qe e ka ndihmuar dukshem në rinovimin e filmave te tij). Perndryshe s’ka si shpjegohet qe, gjithe duke qene ne dukje ‘te njejte’, ata jane kaq te ndryshem!

Hong Sang-soo eshte gjení ! (dhe s’ka gje qe nuk e kam pas vene tek 5 regjizoret aktualë te mi te preferuar: tani qe Kiarostami nuk eshte më në kete bote, HSS ja ka zene plotesisht vendin ne zemren dhe syte e mi).

Per tja bere qokën deri në fund: 🙂

f61c0d47-0c7d-4cfc-9e2f-618219a1a8be

ff027544-5931-4349-ba9f-12ad1316731e

17a06d03-5fa8-41fc-95f1-bf38c39a01a4

Prill 22, 2018

STALKER 
Mund te me japesh ndonje liste te filmave te HSS qe ti mund ti gjesh kollaj dhe keshtu mund të sugjeroj disa syresh (edhe pse duhet pranuar qe HSS ben pjese tek ata pak regjizore per te cilet eshte pothuaj e pamundur te besh top liste, ngaqe pothuaj te gjithe filmat jo vetem jane te se njejtes cilesi, por edhe sepse ata komunikojne me njeri-tjetrin: te tille jane filmat e Godard apo Rohmer dhe aferia e atyre te HSS me kete te fundit ka te beje edhe me natyren e tyre ne formen e nje opusi, ku pjeset perberese komunikojne mes vedi).

korriku 
The day a pig fell, 1996
The power of Kangwon Province, 1998
Woman is the future of man, 2004
A tale of cinema, 2005
Woman on the beach, 2006 (do ripare)
Night and Day, 2008
Oki’s movie, 2010 (do ripare)
The day he arrives, 2011 (do ripare)
In another country, 2012 (pare)
Our Sunhi, 2013
Right now, wrong then, 2015
Yourself and yours, 2016 (pare)
The day after, 2017 (pare)

 

STALKER 
“The day after” ka histori kryesisht te thjeshte, ama ka jo pak ‘flash back’ (te cilet mundImage result for right now wrong then te dallohen vetem nepermjet veshjeve te personazheve – une dua ta rishikoj sepse heren e pare, jam i bindur qe nuk i kam kapur te gjitha).

Nga lista jote, «Right now, wrong than »eshte i vetmi qe nuk kam pare (biles eshte i vetmi film i HSS qe nuk e kam pare kurre). Ka qene roli i pare fare i partneres se tij ne nje film po te tij.
“Woman is the future of man” eshte filmi i HSS qe kam pare me shume here (e kam ne dvd). Kur ta shohesh, bej kujdes per flash-back dhe endrrat.

“Night & day” po ashtu eshte i shkelqyer.
Por “Woman on the beach” eshte vertet i shkelqyer, mos hezito ta rishohesh. Jam i bindur qe do te te shijoje shume, pasi tani je gjithe e me e mesuar me filmat e HSS

 

 

Advertisements

2 comments

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s